ShowBiz

Tashmë është zyrtare, zbulohen detajet e emisionit të ri të Kimikatit me Bes Kallakun dhe Erion Isain

Tashmë është zyrtare, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku do të jenë bashkë në një emision të ri. Ndërkohë që ata ishin disa nga emrat më të “nxehtë” në këtë merkato televizive, djemtë kanë hedhur poshtë çdo aludim duke publikuar foto në Instagram, nëpërmjet së cilës na kanë treguar që do të jenë pjesë e Tv Klan në sezonin e ri.

Ata u shfaqën krah Ardit Gjebreas dhe Aleksandër Frangaj ndërkohë që po punonin. Por çfarë do të përmbajë emisioni i tyre? Olsi Bylyku, ose i njohur nga publiku me emrin e artit Kimikati, në një prononcim për intv.al ka zbuluar detajet e emisionit. Ai u shpreh se 3 aktorët e njohur do të kenë një minutazh kohor rreth 1 orë-1 orë e gjysmë në spektalin e të Dielës Shqiptare ku do të realizojnë emisionin e tyre me skena të ndryshme gazmore, “Stand up-e”, por edhe personazhet e njohur komikë që ata kanë bërë gjatë gjithë viteve me të cilët jemi familjarizuar.

Olsi u shpreh gjithashtu për intv.al se në programin e tyre do të ketë të ftuar të ndryshëm, personazhe të njohur nga bota e showbizz-it në vend. Aftësitë e djemve si aktorë komedianë dihen tashmë dhe për detajet e tjera, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Tashmë është zyrtare, zbulohen detajet e emisionit të ri të Kimikatit me Bes Kallakun dhe Erion Isain Read More »

Eni Vasili firmos me Vjollca Hoxhën, çfarë do të sjellë ajo në ekranin e Top Channel

Edhe Eni Vasili ikën nga News24 me emisionin e saj politik për t’iu bashkuar familjes së madhe mediatike të “Top Channel”. Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme, Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi. Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

Eni Vasili firmos me Vjollca Hoxhën, çfarë do të sjellë ajo në ekranin e Top Channel Read More »

Bebe Rexha feston 29-vjetorin e lindjes, shihni dhuratën që mori nga i vëllai

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është kthyer në të preferuarën e publikut dhe këngët e saj numërojnë me mijëra klikime. Kënga e saj e fundit “I’m e mess” ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe sot në ditëlindjen e saj Bebe duhet të jetë më e realizuar se kurrë.

Këngëtarja feston 29 vjetorin e lindjes dhe ndër vite në pamjen e saj vihen re ndryshime të shumta. Sot për ditëlindje këngëtarja shqiptare mori urime dhe surpriza të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Bebe ka zbuluar në Instagram dhuratën e shtrenjtë, që mori nga vëllai i saj në këtë ditë të shënuar, një unazë me gurë të çmuar. “Vëllai im më i mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha feston 29-vjetorin e lindjes, shihni dhuratën që mori nga i vëllai Read More »

7 vite në këtë grup mediatik, Marsela na la pa fjalë të gjithëve me vendimin e fundit

Gazetarja simpatike qe shkelqente ne daljet e saj ne ekran, se fundmi spikere e lajmeve, Marsela Karapanco eshte larguar nga gjigandi mediatik ku ka kaluar 7 vitet e fundit te karrieres se saj.

Ajo ka bere kete postim ne FB:

Faleminderit News24, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare! Mbyllet sot nje kapitull me shume se 7-vjecar, tejet i rendesishem i jetes sime ne kete grup mediatik ku u rrita dhe mesova shume!

Me qindra lajme, gjithmone te paret…ndonjehere mund te ndodhte edhe te dytet e te tretet…por gjithmone me lajme te verteta dhe te konfirmuara.

Here me nerva, por gjithmone me te qeshuren time kane kaluar si pakuptuar 7 vite! Nga i pari e deri tek i fundit, te ata qe kane ikur e te ata qe jane ende.. ju falenderoj nga zemra per mbeshtjetjen qe me keni dhene. Ne kembim jam perpjekur te jap dashurine time ne cdo gje qe kam krijuar ne News24, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare.

FALEMINDERIT!!!

Ps. Mos kujto se te harrova! Radio Rash!

Per mua radio nuk ka qene asnjehere ajo zyre me muret kuqeblu, sfungjeret ne studio apo mikrofoni dhe mixeri mbi tryeze. Per mua ajo radio ka qene dhe do mbetet Anjeza Mio.

E mban mend Mio!? Mua m kujtohet si tani… me pantallonat e shkurtra zbrita nga autobusi i uzines. As nuk e dija ku kisha ardhur. ( sot e di mire, ne maje te Shkozes 🤣)

Une prisja drejtoreshen e Radios…dhe perpara me doli nje zonje e veshur me jeshile, me floket e zinj pis (shyqyr qe ma ke degjuar fjalen tani) dhe qerpikun der ne vetull…( nuk po vazhdoj me pershkrimet e tjera) ti hape deren e me dhe doren, mua studentes qe si nje zyshe e shkelqyer qe ishe, nuk besoj se te kam zhgenjyer ndonjehere!

Fale teje Mio, une jam ketu sot! Dhe sukseset e mia ti dedikoj dhe ty! Sepse je njeriu qe sfidon cdo peshore me drejtesine qe ke, dhe urtesia jote ne cdo gje eshte per tu marre shembull.

(E di qe tani do jesh duke thene: e me mja, ci ke keto?!) ti e di qe i kam nga zemra, dhe ska qene kurre e nevojshme te ti them, sepse ti i di me vepra.

Dhe per sa kohe ka njerez si ti… nuk ka kurre vend per Lamtumire…por vetem per Mireupafshim!!!

E fundit: ejjjjj… nuk iki une, do te kthehem shpejt ne shtepite e cdo shqiptari me projekte te reja.

Faleminderit, respekte, M.K.

7 vite në këtë grup mediatik, Marsela na la pa fjalë të gjithëve me vendimin e fundit Read More »

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur

Nevina Shtylla, bukuroshja moderatore e cila është shumë e dashur per publikun, është parë në formate të ndryshme televizive por njëkohësisht ka ndërruar disa herë ekran.

Pasi la InTv, Nevina moderoi emisionin ‘JO Vetëm modë’ në Tv Klan. Gjithashtu gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’ po ashtu në Klan.

Por sipas burimeve të Express, rrugëtimit të moderatores në TV Klan i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e Top Channel, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.

Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti, se ajo nuk u shfaq në spotin e fillimit të sezonit televiziv në Klan. Nuk dihet ende formati që ajo do të drejtojë Nevina në Top.

Ka ndërruar disa media, tani ikën edhe nga Klan. Zbulohet surpriza e moderatores së njohur Read More »

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës

Edhe pse vetem pak kohe me pare u be nene, këngëtarja e dashur shqiptare Xhensila Myrtezaj duket ne top forme.

Në një nga fotot e publikuara ditët e fundit e shohim këngëtaren teksa relaksohet në plazh.

Ajo që ka rënë në sy është edhe kostumi i banjës i saj.

Ai arrin shifrën 215 euro dhe Xhensila duket vërtet bukur në të.

U bë nënë para disa javësh, sot relaksohet në plazh. Ja sa kushton kostumi i Xhensilës Read More »

Emocionale: Fëmija arbëresh luan këngën e Gjergj Kastriotit

Një faqe në Facebook që iu dedikohet arbëreshëve, ka publikuar një video mjaft emocionale.

Një fëmijë arbëresh, i veshur me rroba kombëtare dhe me një plis në kokë, luan një këngë të Gjergj Kastriotit me çifteli.

Vogëlushi, që prapa vetes ka flamurin kombëtar shqiptar, duket se ka një dashuri të madhe për traditën e kombit, transmeton Gazeta Express.

Videoja e shpërndarë në Facebook do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni.

https://www.facebook.com/pianadeglialbanesihora/videos/261733264455164/?t=0

Emocionale: Fëmija arbëresh luan këngën e Gjergj Kastriotit Read More »

Florjan Binaj na prezanton me sozinë e tij

Asnjëri nuk e mendon se diku nëpër botë mund të jetë një person shumë i ngjashëm me ne.

Duket se personazhet e njohur e kanë më të lehtë të zbulojnë sozinë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale ose një takimi të rastësishëm.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara.

Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me aktorin.

E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, – ka shkruar Florjani.

Përshkrimi i aktorit është i duhuri dhe ne nuk kemi çfarë t’i shtojmë më tepër.

 

Florjan Binaj na prezanton me sozinë e tij Read More »