Vajza e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topallit, Megi ka marrë post të rëndësishëm në bankën ndërkombëtare. Ky lajm bëhet i ditur nga vetë Megi Topalli nëpërmjet një postimi në “ Facebook”.
Postimi: Si perfaqesuese e Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes ne Paris, sot mora pjese ne nje nder konferencat me te mira politike, ekonomike, financiare boterore, The Dialogue of Continents Forum: Drifts or Connectivity?
Ne konference mes te tjereve merrte pjese nje nder mendjet me brilante te financave globale Lorenzo Bini Smaghi, Ish kancelari austriak Alfred Gusenbauer, Profesor i Princeton University, Harold James, si dhe guvernatore te bankave me te medha te evropes, perfaqesues te larte te Ëorld Bank, EBRD, ECB, BRICS, etj.
Ditën e sotme moderatorja e njohur Luana Vjollca feston ditëlindjen e saj dhe mbush 27 vjeç. Në rrjetet sociale ka patur shumë urime nga miqtë, të afërmit dhe fansat e saj të shumtë. Ka qenë vetë Luana që na ka mbajtur të “update-uar” me foto e video të ndryshme ditën e sotme në Instagram dhe më në fund na ka zbuluar dhuratën më të bukur që ka marrë për diltëlindje. Ndoshta as nuk e keni çuar nëpër mend, por bëhet fjalë për këngën e saj me Bujar Qamilin, pikërisht “Mi dhe flakë mallit tim” që ka shkuar mbi 9 milion klikime në YouTube.
Luana u shpreh shumë e lumtur për këtë dhe tha në instastory që është dhurata më e bukur për të.
Dy ditë më parë këngëtari nga Kosova Enis Bytyqi i dha fund beqarisë duke i martuar me partneren e tij, Rina. Ai organizoi dy ceremoni, një për familjarët dhe një për miqtë.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtari Sinan Hoxha bashkë me bashkëshorten e tij, Andrra Destani.
Në një moment, këngëtari shfaqet me daulle në mes të dasmorëve, të cilët e mbulojnë përplot me para.
Atmosfera në dasmën e Enisit ishte në maksimum, kurse çifti dukeshin për mrekulli.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po shijon ende dhe disa ditë pushime para se t’i rikthehet politikës aktive, ku janë paralajmëruar se shtatori do të shoqërohet me protesta.
Basha është fotografuar duke shëtitur buzë detit nën shoqërinë e të bijës. Ai ishte ndër të vetmit politikanë që përgjatë kësaj vere, ndau shumë pak të dhëna lidhur me pushimet e tij verore. Privacia e ruajtur nga kryedemokrati, hapi një valë “konspiracioni” në rrjet, nëse kryetari i PD-së, kishte pushuar në Shqipëri, apo ishte larguar jashtë shtetit këtë verë.
Por “Shqiptarja.com” ka siguruar disa foto një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në plazhin e Qerretit, ku po pushon me familjen. Basha është fotografuar duke shëtitur buzë detit nën shoqërinë e të bijës. Duket se kryetari i PD-së po përgatitet me energji të reja për nisjen e parlamentit më 3 shtator.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqet djali i tij Zaho me disa lule në dorë të cilat ja jep nënës së kryeministrit me rastin e ditëlindjes sw saj.
Në fotot e publikuar, duket djali i kryeministrit që është rritur mjaft, pasi daljet e tij në media janë të rralla.
“Nona edhe 100”- ka shkruar Rama në fotot e postuara në Instagram.
Çdo gjë që ajo thotë apo bën ngjall kuriozitet të jashtëzakonshëm te fansat e saj. Elvana Gjata është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit së bashku me mikun dhe aktorin Ermal Mamaqi, për shkak të filmit më të ri që ata janë duke xhiruar. Por një tjetër detaj i ka bërë kuriozë fansat e këngëtares dhe kjo është unaza që ajo mban në gisht në këto xhirime.
Elvana ka postuar një foto të saj ku shihet qartë unaza me gur, që ajo ka vendosur në gisht. Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë me urimet për fejesën. Kjo nuk është hera e parë që komentohet fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e rrjetit. Gjatë një koncerti në Prishtinë ajo mori dhuratën e ëndrrave për çdo vajzë, një unazë me diamant, identiteti i të cilit mbeti ende i panjohur për publikun.
Ekipi i Prive po qëndronte në suitën e Elvanës ndërsa ajo po bëhej gati për koncertin, ku dhe u përball edhe me pyetjen se nga kush e mori unazën me diamant. Por Elvana i bëri gjatë gjithë kohës bisht pyetjes dhe insistimit, duke lënë të kuptohej se kjo ishte dhurata e të dashurit të saj pasanik nga Tirana. Kuptohet që Elvana tashmë po del hapur në marrëdhënien e saj, duke qenë se gjatë pushimeve të fundit në Francë në një prej videove, që ajo postoi, shihej dhe partneri i saj.
Kujtojmë që për historinë e saj të dashurisë ajo foli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku deklaroi nga shtëpia e saj se Zoti e kishte bekuar më një fat të mirë. Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për koncertin intim në ditëlindjen e saj të 31-të. Në këtë natë ditëlindjeje mes të ftuarve ishin dhe prindërit e të fejuarit, dëshmi kjo që marrëdhënia ishte bërë shumë serioze dhe familjare, njofton panorama plus.
Edhe pse pa ndonjë ceremoni publike, Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tyre, duke shijuar paralelisht dhe dashurinë, dhe karrierën. Ajo i gëzohet lidhjes me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Dhe kështu Elvanës nuk i mungon asnjë gjë për të jetuar si në ëndërr. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ajo festoi një 30- vjetor përrallor vitin e kaluar me shpenzime, që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavës.
Tuna është shumë aktive në rrjete sociale. Këngëtarja këto ditë po shijon suksesin e këngës së re, me të cilën është rikthyer në skenë pas një pauze të gjatë.
Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi në të cilën shfaqet në një moment intim me bashkëshortin e saj, Patrisin.
Tuna po puthte me plot pasion bashkëshortin, ndersa po shijonin një mbrëmje jashtë.
Kujtojmë që pas projektit “Chonga”, Tuna ka paralajmëruar edhe një këngë të re, e cila do të jetë në duet me Seven Saraçin.
Në 7 shtator, Tirana do të përfshihet nga “Tornado”. Grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën shqiptare, ka përzgjedhur Tiranën për koncertin madhështor, me hitet dhe albumin më të ri të tyre, i titulluar “Tornado”.
“Elita 5”, grup i themeluar në 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”. Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata.
Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët. Megjithatë ata thonë se ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet ‘Al Kapone’. Publiku kryeqytetas do të mund të shijojë albumin më të ri “Tornado” dhe këngën e realizuar në rrugët e Tiranës./atsh