ShowBiz

Sherr i madh në koncertin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ja plas të qarit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Shangai të Kinës, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet.

Në rreshtin e parë të turmës ka plasur sherri mes disa vajzave dhe forcave policore.

Sipas raportimeve të para arsyeja ka qenë se njerëzit në rresht të parë mbanin flamuj të komunitetit LGBT, shfaqje të cilat në Kinë konsiderohen të paligjshme.

Menjëherë pas incidentit, Dua Lipa është kthyer në skenë dhe ka filluar të qajë.

Në një postim në Twitter, Dua sqaron:

“Shanghai♥. Nata e djeshme ishte e gjitha kushtuar fansave të mi. Një koncert i premtuar më parë. Do të qëndroj pranë jush gjithnjë dhe jam krenarë që patët guximin të tregonit krenarinë tuaj në koncertin tim. Gjithë çka bëtë kërkon guxim të madh. Kam dashur gjithnjë që muzika ime të transmetonte fuqi, shpresë dhe bashkim. U tmerrova nga ngjarja që ndodhi, gjithë fansat e përfshirë kanë mbështetjen time.”

Screenshot_4.jpg

Sherr i madh në koncertin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ja plas të qarit Read More »

Era Istrefi nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018”

Këngëtarja Era Istrefi së fundmi ka shënuar, një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisti i ri ndërkombëtar).

Istrefi një nga tre zërat interpretues të himnit të Kampionatit Botëror, që këtë vit u mbajt në Rusi.

Kënga “Live it up”  e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.

Era Istrefi nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” Read More »

Sex simboli shqiptar shfaqet pa tualet, nuk do ta njihni/Foto

Ajo është një nga aktoret më të njohura dhe të pëlqyera shqiptare.
Këtë herë bukuroshja Olta Gixhari ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up dhe e rrethuar nga rrezet e diellit.

Nuk dihet se kur do e shohim sërish në ekran apo në teatër me ndonjë projekt të ri aktoren bukuroshe.

Sex simboli shqiptar shfaqet pa tualet, nuk do ta njihni/Foto Read More »

“Një pëllëmbë mbi tokë, mendjemadhe…”, Roza Lati u kthehet keq komentuesve: Me atë gojë të pisët…

Moderatorja e njohur Roza Lati postoi disa ditë më parë disa foto shumë seksi që kishte realizuar. Pozat e saj morën mijëra pëlqime si dhe qindra komente si pozitive ashtu edhe negative.

Për këtë arsye, Roza ka vendosur që t’i lexojë komentet dhe tu kthejë përgjigje. Gjithashtu ajo komentet më pikante i ka publikuar në “Instastory”, së bashku me përgjigjet që Roza ka dhënë.

“Sa keq më vjen… vend të vej trurin në punë e të arrijë sukses apo famë me zgjuarsi… por për të qenë në qendër të vëmendjes ekspozojnë trupin në çdo mënyrë për të qenë e famshme”, i shkruan një komentuese.

“Unë trurin dhe zgjuarsinë kam 7 vjet që i vë në punë sepse kam 7 vjet që punoj vetë dhe jam e zonja vetes. Më pëlqen ti bëj fotot si dua UNË, sepse jam shumë në formë të mirë fizike. Dhe jam ekspresive. Dhe guxoj. Unë nuk ekspozoj trupin të bëhem e famshme. Zonjë unë e famshme kam lindur. Jam fëmija e një të famshmeje. Shko ndërro pampersat dhe futju palestrës se qeke bloz për vete. Sot s’ka goca të shëmtuara. Ka veç femra dembele”, i përgjigjet Roza.

Një komentuese ka menduar të japë mendimin e saj duke i shkruar Rozës në foton e postuar: “ Nuk mund ta shesësh lakuriqësin si vlerë sepse s’ka ndonjë vlerë, shtuar kësaj dhe faktin që nuk je ti ajo, je një modifikim total e jo origjinal, rritu mendërisht vocërrake”, koment ky që mesa duket me të drejtë i ka dhënë shkas Rozës që t’i japi përgjigjen e merituar.

“Seti tjetër fotografik që do bëj, mesa duket do të lej pa bateri telefoni, e do të prehet oreksi. Do bëhesh keq. Ta siguroj. Dhe po më pëlqen që tani ideja”, shkruan Roza në përgjigjen e saj.

“Sa kot një copë zhgarravinë do të bëj diven një pëllëmbë sipër tokës nuk je ti për këto lloj fotosh, çfarë të tregosh edhe gjyshja ime ka linja më të bukura se ti mendjemadhe dhe porllace”, është një tjetër koment që moderatorja e ka publikuar në “Instastory”.

“Me atë gojë të pisët e puth gocën dhe burrin? O Zot… jepi këtyre që hajn mbeturina ushqimore trupore kot”, është përgjigja e Latit.

“Një pëllëmbë mbi tokë, mendjemadhe…”, Roza Lati u kthehet keq komentuesve: Me atë gojë të pisët… Read More »

Djali ish-deputetit të PS i jep fund beqarisë, vendi i veçantë që zgjodhi të celebrohej

Djali i ish-deputetit të PS, Namik Dokles, i ka dhënë sot fund beqarisë duke u martuar me të dashurën e tij, Ornela Bela.

41688225_10156745037676926_7627400603848671232_n

 

 

Lajmin për këtë martesë e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë Tiranë, i cili ka postuar foto nga celebrimi, që është bërë në tarracën e bashkisë.

“Shumë urime Bleron Dokle & Ornela Bela! Të trashëgoheni e lumturoheni teksa nisni jetën e re bashkë në Tiranën tonë! Qyteti bëhet më i mirë e më i fortë me çdo familje të re! Mbarësi!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Instagram.

41678540_10156744544066926_8407820973557940224_o41572250_10156744543646926_6290244892236972032_o-1

Djali ish-deputetit të PS i jep fund beqarisë, vendi i veçantë që zgjodhi të celebrohej Read More »

‘Aq shoqe sa ndërrojnë dhe burrat!’ Gazetarja shqiptare: Ka shumë kohë pa bërë seks

Një artikull në të cilin shkruhej se Aulona dhe Fatma janë aq shumë mikesha saqë ndërrojnë edhe bashkëshortët me njëra-tjetrën, ka irrituar tej mase Fatmën, e cila nuk ia ka kursyer disa thumba gazetarit që ka bërë shkrimin.

Në reagimin e saj, Fatma e cilëson gazetarin si të virgjër, njeri që ka shumë kohë pa bërë seks ose si një pervers, ndërsa nuk nguron të saktësojë se me babanë e fëmijës nuk është martuar ende dhe se e konsideron atë të dashur, jo burrë.

Reagimi i plotë:

Ky robi që ka bërë këtë artikullin ose është i virgjer, ose ka shume koheeeee pa bërë seks, ose është aq pervers saqë cdo gjë që merr fryme i duket objekt seksual dhe e ka lënë pamend fakti që dy shoqe kërcejne me burrat e njëra-tjetrës????

ImageImageImageImage

/korrieri

‘Aq shoqe sa ndërrojnë dhe burrat!’ Gazetarja shqiptare: Ka shumë kohë pa bërë seks Read More »

Sezoni i ri televiziv, Marina Vjollca surprizon me lëvizjen e saj

Ndonëse u përfol shumë për lëvizjen e saj në këtë sezon të ri televiziv, duket se Marina Vjollca ka marrë një tjetër drejtim.

Ndërkohë që të gjithë janë kurioz të zbulojnë ndonjë detaj më shumë për të, Marina na ka surprizuar teksa na ka treguar se sot ka marrë valixhet dhe është larguar nga Shqipëria.

Marina dhe Geti janë nisur së bashku me pushime dhe këtë na e kanë bërë të ditur përmes postimeve në Instastory.

Ky detaj na e përforcon edhe më shumë dyshimin se Marinën nuk do ta shohim në ekran në këtë fillim sezoni të ri televiziv.

Sezoni i ri televiziv, Marina Vjollca surprizon me lëvizjen e saj Read More »

Olti Curri bëhet si Muç Nano, kapet me spikeret e njohura për veshjen

Vetëm para pak kohësh u bë i bujshëm debati se si duhet të paraqiten moderatoret, përsa i përket look-ut në emisionet televizive. Këtë debat e nisi Mustafa Nano, i cili e konsideronte si të tepruar veshjet e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit pasi paraqesin një imazh seksist në ekran, ndryshe nga misioni kryesor i televizionit që është edukimi i audiencave.

Jo vetëm Muçi, por tashmë edhe Olti Curri e ka prekur pak këtë temë duke u kapur me veshjet e dy spikereve të njohura.

Blogeri i famshëm ka postuar në Instastory fotot e spikereve, Fabiola Hoxha dhe Nisida Tufa, duke u fokusuar tek veshja e tyre dhe duke i cilësuar si veshjet e gabuara për të prezantuar në ekran duke qenë se janë veshje për plazh dhe palestër.

 

Po ju si mendoni a ka të drejtë blogeri?/korrieri

Olti Curri bëhet si Muç Nano, kapet me spikeret e njohura për veshjen Read More »