ShowBiz

Moderatori i njohur rikthehet në TV. Adi Krasta paralajmëron ndryshime të mëdha…

Një nga prezantuesit më të njohur që ka pasur ndonjëherë Shqipëria pritet të rikthehet me një emision të tij. Pas largimit nga Top Channel, Adi Krasta pritet të nis një eksperiencë të re te News24.

Gazetari ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin dhe e  hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera. Ndërkohë ai është rikthyer edhe në rrjetin social Facebook, ku paralajmëron për projektin e tij. “Gati për të dëgjuar…”- shkruan Krasta në Facebook duke paralajmëruar kështu nisjen e emisionit të ri.

Moderatori i njohur rikthehet në TV. Adi Krasta paralajmëron ndryshime të mëdha… Read More »

Tufa eurosh për një lëvdat! A u pagua Stresi nga Ilir Meta për këtë ‘dashuri të zjarrtë’?!

“Për mu është një super super president. I nderuar president ka dhunti të mira është shumë fisnik. E them me bindje të plotë që ai është një njeri hyjnor, është waw. Unë gëzoj shumë respekt për të”, tha Stresi.

Një ‘dashuri’ e tillë për Ilir Metën, të cilit po i ngushtohet gjithnjë e më shumë laku i Vettingut, nuk pritej nga reperi i njohur, që e duan shumë shqiptarë, por që padyshim pas kësaj deklarate do të humbasë gjithë urrejtësit e Presidentit. Për një këngëtar numri i fansave është gjëja më e rëndësishme, që janë ata janë në luftë të hapur se kush ka më shumë fansa, ndaj dhe diçka shumë e fortë duhet ta ketë shtyrë patjetër Stresin të bëjë këtë deklaratë dhe këtë vlerësim maksimal për Metën.

Dhe në fakt ne nuk e dimë pse gjithë kjo simpati e vrullshme dhe e zjarrtë e Stresit për politikanin më kriminel dhe më të korruptuar të gjithë piramidës politike, por nuk përjashtohet mundësia që reperi të ketë marrë ndonjë ‘dorë të ngrohtë’ nga Presidenti.

Ky i fundit është pushtuar nga ankthi dhe paniku kohët e fundit, teksa po i afrohet fundi dhe po e pret burgu, dhe po shfrytëzon çdo lloj mundësie t’i shpëtojë burgut, një ‘grusht euro’ për Stresin nuk do t’i kishte asgjë vetëm që të përmirësohet pak imazhi i tij në opinionin publik. Megjithatë, ne nuk e dimë dhe urojmë që reperi ynë i dashur të mos ketë rënë pre e intrigave të Presidentit./Pamfleti

Tufa eurosh për një lëvdat! A u pagua Stresi nga Ilir Meta për këtë ‘dashuri të zjarrtë’?! Read More »

“Se gjetëm ne or ti, e gjeti Sorosi te gabi”, aktori ironizon Ramën: E bëmë sallatë!

Aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka ironizuar me kryeministrin Rama, përmes një fotoje të publikuar nga Beogradi.

Në të Liçaj tregon bisedën që ka pasur me ‘’Aleksandër Vuçiç” në kryeqytetin e Serbisë, teksa e ka pyetur se kush e ka votuar Ramën.

Sipas Liçajt kryeministrin shqiptar e ka gjetur Soros te gabi, dhe sigurisht që e gjithë situata është një inskenim me doza të forta humori nga ana e aktorit.

Reagimi:

Za parlamentu,za Beogradu? Takova dhe presidentin e ketyre…kishte ardhe per pune ne parlament!
He me Ner-me tha-c’thote Edi Fusha? Hic-i thash-ben gam-gam,te emisjoni i Eni Vasilit! E paskeni rraf keq,ju te teatrit eeeee….!!!

Po-i thash-e bem sallat! Edhe me mu keshtu ben Ner-me tha ai-se here e takoj,e rrah dhe ai fillon e qan e ben gam-gam… Pastaj mu kthye e me tha:Ner me gjithe respektin…po ku e gjetet kete kryeminister ju shqipetaret mor aman?! I fyer i thash:-Se gjetem ne or tiii…e gjeti Sorosi te gabi dhe po do me na e shit per firmato. E ja keshtu keshtu…. Morali i fabules-Edi Fusha gam-gam style…

“Se gjetëm ne or ti, e gjeti Sorosi te gabi”, aktori ironizon Ramën: E bëmë sallatë! Read More »

Stresi: Qeveria më m*t që kam parë deri tani, ja si kam kaluar në Mal të Zi me pasaporten e shokut tim

Stresi ka qenë në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” për të treguar me krenari se si i ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe nuk është ndëshkuar nga organet kopetente.

Stresi është shprehur  se qeveria “Rama” është qeveria më m*t që ka parë deri më tani duke bërë thirrje që t’i bashkohen Lulzim Bashës për ta rrëzuar. 

“Qeveria më m*t që kam parë deri më tani. Turpi i mbuloftë përjetësisht, ato familje shqiptare që shitën votën për 50 euro”, ka vazhduar këngëtari. Më tej ai ka thënë se kupa është mbushur duke rrëfyer se si i ka shkelur ligjet e shtetit. 

“Unë kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Holandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia. 

Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas, por po re në dorë të tyre të ndalojnë, nëse jo vazhdon i qetë.

Ai po ashtu tregoi detaje rreth ngjarjes teksa theksoi se arma e gjetur nuk ishte e tij.“Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj.

 Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjet pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë.

Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë.

Unë isha i dyshuar për armën. Atë natë unë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen.  Më nisën në Whatsaap faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë isha në kërkim. 

Pas Gjirokastrës, unë shkova në Sarandë ku qëndrova për dy javë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë.

Ka patur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin, nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë isha në kërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza”, tha ai.

Stresi: Qeveria më m*t që kam parë deri tani, ja si kam kaluar në Mal të Zi me pasaporten e shokut tim Read More »

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, shikoni si ia merr këngës kryeministri

E ftuar pasditen e së premtes në “Ftesë për 5” në Top Channel ishte Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Teksa po fliste për bashkëshortin e saj, ajo u shpreh se Haradinaj e provon shpesh të këndojë. Më pas, u shfaq një video, ku Kryeministri i Kosovës ia merr këngës ekskluzivisht për “Ftesë për 5”.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë.

Prezantuesja e emisionit i ka thënë se ishte e njoftuar se një prej pasioneve të kryeministrit të Kosovës është kënga.
“Kam dëshirë të këndoj, por nuk di, vetëm se kam dëshirë”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa më pas, prezantuesja i ka kërkuar atij që ta këndojë një fragment apo refren të ndonjë kënge të preferuar.

Kryeministri i Kosovës i ka treguar titujt e disa këngëve që i pëlqejnë t’i këndojë, ndërsa në atë emision e ka interpretuar këngën “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, shikoni si ia merr këngës kryeministri Read More »

Publikohet fotoja e Vera Grabocka kur ishte 18 vjeç, sa shumë ka ndryshuar

Sot ajo është një ndër femrat më të suksesshme në Shqipëri, idhull për shumë personazhe. Ka fituar zemrat e të gjithëve dhe është padyshim një nga të famshmet më të dashura për publikun. Disa nga formatet më të suksesshme si “Dance with me”, “X Factor”, “Your face sounds familiar”, “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë Vera Grabocka që i ka sjellë në Shqipëri e që ju kanë argëtuar çdo mbrëmje.

Po ashtu, Vera është edhe një ndër VIP-at më të komentuar në media, ndonëse vetë ajo është shumë e rezervuar. Ditën e sotme “Tiranapost.al” ka publikuar një foto të rrallë të maturës së vitit 1968. Në foto shfaqet edhe producentja, vajza me flokët me baluke dhe trikon e bardhë, mes maturantëve të tjerë. “Tiranapost.al”, shkruan se foto është realizuar 50 vite më parë kur Vera ishte vetëm 18 vjeç.

Publikohet fotoja e Vera Grabocka kur ishte 18 vjeç, sa shumë ka ndryshuar Read More »

Rudina plas të radhës: Para se të lindja doja të shkoja…

Vijon të na surprizojë Rudina Magjistari me ato që thotë herë pas here në emision. Ajo ka rrëfyer një ngjarje jo të zakontë ditën e djeshme, e cila ka lidhje me momentin kur do të sillte në jetë të bijën.

Teksa i kishin filluar dhimbjet e lindjes dhe Mia e vogël nuk qëndronte dot më në placentën e së ëmës, Rudina, ndryshe nga nënat e tjera, ka pasur një kërkesë të pazakontë.

Ajo ka dashur që të shkonte në parukeri dhe të krihte flokët, përpara se të lindte e të shkonte në spital. Disi për të qeshur dhe tepër e çuditshme kjo histori…

Rudina plas të radhës: Para se të lindja doja të shkoja… Read More »

Kurorëzojnë Dashurinë duke mbjellë pemë, Leli: Nismë që duhet vlerësuar

Armir Duka dhe Natasha Gelato zgjodhën ta kurorezojnë ndryshe martesen e tyre, duke mbjellë një pemë në qytetin e Vlorës. Të dy se bashku me mbeshtetjen edhe të kreut të bashkisë Dritan Leli ata zgjodhën lulishten e tre racave për të mbjellë një pemë ulliri, me simbolikën ashtu sikurse rritet pema të rritet dhe dashuria mes tyre. Ndërsa ka vlerësuar këtë nisëm, kryebashkiaku ju ka bërë apel edhe të rinjve të tjerë ti bashkohen këtij cifti. Armiri nga Dibra dhe Natasha Italiane jo pa qëllim kanë zgjedhur Vlorën për të mbjellë pemën e dashurisë së tyre, ata shprehen se janë mbështetur tek historia por dhe bukuria që Vlora ka.

Kurorëzojnë Dashurinë duke mbjellë pemë, Leli: Nismë që duhet vlerësuar Read More »