ShowBiz

Me sa futbollistë ke bërë seks? Ish-banorja e ‘Big Brotherit’ befason me rrëfimin e saj

Rrëfim i pazakontë nga Belén Roca, ish-konkurrente e “Big Brother” në Spanjë. Në një intervistë për “Primera Linea”, ajo zbulon:

“Kam patur raporte seksuale me disa futbollistë. Janë të rinj, të bukur dhe të çojnë me pushime në vende të mrekullueshme. Pse nuk duhet të më pëlqejnë? Kam shkuar me një lojtar të Sevillas, një tjetër të Barcelonës dhe një të Realit të Madridit…”

Nëse Belen Roco do të lejohej t’i numëronte të gjithë, me siguri intervista do të ishte shumë më e gjatë.

Me sa futbollistë ke bërë seks? Ish-banorja e ‘Big Brotherit’ befason me rrëfimin e saj Read More »

Zbulohet çfarë profesioni kishte Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe përmes emisionit një fanse e këngëtares e pyeti me kuriozitet se cili do të ishte profesioni saj, nëse nuk do të ishte bërë këngëtare.

Ndërkohë Eli rrëfeu me nostalgji periudhën kur punonte si mësuese në një fshat të Korçës, teksa tha se ndoshta profesioni i saj mund të ishte edhe mësuesia.

Fansja: Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të ishit këngëtare?

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë. Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme”, tregoi këngëtarja.

Gjatë emisionit, këngëtarja po ashtu prezantoi këngën e saj më të re të titulluar “Dua më” dhe tregoi prapaskenat e realizimit të klipit.

“Duam” me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Rovena Dilos është një këngë verore, e ëmbël, është realizuar pastër. Fabula e këngës është dashuria dhe neglizhenca mes çifteve siç ndodh në përditshmëri. Berati na ka dhënë një bukuri të madhe në klip me rrugicat kaq të bukura. Mikpritja ishte e paimagjinueshme. Kanë dalë të gjithë nëpër dyer janë kënaqur me muzikën. Na kanë ndihmuar, na kanë nxjerrë gliko, ujë e kafe”, tha këngëtarja./tvklan

Zbulohet çfarë profesioni kishte Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare Read More »

Ish deputeti i PS në situatë të sikletshme, hapet dera dhe shfaqet në vaskë teksa i këndonin… (VIDEO)

Një urim të veçantë dhe në një situatë të sikletshme na shfaqet ish deputeti i PS në ditën e lindjes së tij. Eduard Ndocaj shfaqet në vaske teksa bashkëshortja dhe fëmijët e tij i këndojnë këngët e ditëlindjes Happy Birthday për të uruar.

Bashkëshortja i ka përgatitur një tortë, dhe ndërsa ai ndodhet në vaskë, ata futen dhe i këndojnë këngën e ditëlindjes. Për më shumë shihni videon e mëposhtme…

Klikoni ketu per te shikuar videon

Ish deputeti i PS në situatë të sikletshme, hapet dera dhe shfaqet në vaskë teksa i këndonin… (VIDEO) Read More »

Rita Ora pas 6 vjetësh jep lajmin e bukur për fansat

Rita Ora ka lumturuar të gjithë fansat e saj me lajmin që sapo ka dhënë. Prej 6 vitesh këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar për albumin e saj të parë që titullohet “Phoenix”.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku falenderon fansat për durimin, këngëtarja tregon së më 23 nëntor do të hedhë në treg albumin e shumëpritur.

“Jam shumë e lumtur që do të lançoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”- ka thënë këngëtarja shqiptare.
(BalkanWeb)

Rita Ora pas 6 vjetësh jep lajmin e bukur për fansat Read More »

“Të hoqën nga Top Channel se s’ja le shefit”, moderatorja sherr me komentuesit në rrjete sociale

Një sherr me komentuesit ka konsumuar figura e ekranit shqiptar Anjeza Maja, e cila është larguar nga Top Channel dhe pikërisht për këtë ajo është ngacmuar në rrjetet sociale. Maja hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkë prezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance ëith me”.

Në lidhje me këtë ndryshim, fansat e moderatores së njohur janë kuriozë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”. “O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, komentoi një person në një foto të Anjezës në profilin e saj në “Instagram”. Ky koment nuk i ka pëlqyer Anjeza Majës, e cila nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje komentuesit. “Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias.

“Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.

“Të hoqën nga Top Channel se s’ja le shefit”, moderatorja sherr me komentuesit në rrjete sociale Read More »

‘Uhhh na trullose trurin’, moderatorja e njohur sulmon Alketa Vejsiun

Mbrëmjen e kaluar startoi edicioni i 5-të i spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.
Nata e parë u shoqëruaa me surpriza dhe spektakël, por nuk munguan as kritikat. Kësaj rradhe kritika ishte për moderatoren Alketa Vjesiu, nga kolegia e saj Eva Idrizllari. Ajo, me anë të një statusi në “Facebook” është shprehur se ishte kurioze të ndiqte programin, por e ndërroi kanalin për shkak se e tmerroi stili i prezantimit të Alketës. Sipas Evës, mënyra e saj e të folurit me ritëm të ngutshëm është shumë stresuese.

Postimi i plotë i Eva Idrizllarit:
U bera kurioze per te pare programin “Dance With Me”, por e nderrova menjehere kanalin pasi me tmerroi stili i prezantimit te Alketes.
Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtesi marramendese, aq sa te trullos trurin kur te degjon?! Une kam simpati per Alketen si nje figure televizive, por menyra e saj e te folurit me kaq ritem te ngutshem eshte vertet stresuese. Prezantimi i nje spektakli kerkon vertet dinamizem dhe entuziasem, por kjo nuk do te thote qe prezantuesja t’i nxjerre me super shpejtesi fjalet, por t’u jape frymemarrjen e duhur.

‘Uhhh na trullose trurin’, moderatorja e njohur sulmon Alketa Vejsiun Read More »

Kush janë milionerët shqiptarë që e nisën nga zeroja

Dëshira për tu bërë të suksesshem ,puna  e palodhur dhe vullneti i hekurt  janë shpeshherë çelsi drejt arritjeve të mëdha.
Ja cilat janë disa prej figurave të rëndësishme  qe e kanë nisur nga zero.

Behgjet Pacolli
Duket sikur biznesmenët më të mëdhenj në vend, duke përfshirë këtu dhe Behgjet Pacollin, e kanë nisur të gjithë nga një pikë. Më pak para në xhep, por me një guxim që dallon sipërmarrësit, Pacolli ka arritur të shndërrohet në një nga njerëzit më të pasur në trojet shqiptare.

Në një intervistë për Opinion, ai ka treguar sesi ia doli në Gjermani me ndihmën e një pronari të një lokali, në kohën kur nuk dinte as gjuhën.

”U ula aty dhe ai më dha jo një, por dy pica me coca-cola. Më pas, unë e ndihmova të fshinte lokalin dhe kështu u bëmë pak miq. Kuptova që ai ishte shefi i lokalit dhe më tha se do më ndihmonte. Më punësoi aty rreth tre muaj dhe më ndihmoi të regjistrohesha në kursin e gjuhës gjermane”, tregon sipërmarësi I njohur.

Samir Mane
Një emër gjithashtu shumë i njohur në botën e biznesit është dhe Samir Mane. Biznesmeni përfaqëson një histori të vërtetë suksesi. Ai ka rrëfyer për Blendi Fevziun se e ka nisur karrierën duke shitur ora të përdorura. Edhe pse fitimi ishte në shuma të vogla, pasi ishte e paligjshme. Ai shprehet se guximi nuk i mungonte as në atë kohë, as tani.

Sinan Hoxha

Është padyshim një nga këngëtarët më të kërkuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarë. Prej më shumë se 15 vitesh në skenë, Sinan Hoxha është tani një nga zërat më të njohur të skenës. Në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Në emisionin “Xing” ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke.
“Kam punuar furrxhi, bëja bukë”, ka thënë këngëtari.

Dua Lipa

Suksesi i saj ka tejkaluar kufinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës .Dua Lipa ,një nga vajzat më të njohura shqiptare në botë më parë ka punuar si mikëpritëse  në një restorant meksikan.
“Kam punuar si mikpritëse e të ftuarve në një restorant meksikan, megjithëse kurrë nuk më kanë pëlqyer restorantet meksikane.Njerëzit deheshin, dhe pikërisht në ato momente më vinte të hoqja dorë nga ajo punë”, ka thënë Dua për revistën Spin.

Agron Llakaj
Ka punuar që në moshën 13-vjeçare, dhe pse humorin e ka patur gjithmonë pikë të fortë. Aktori i njohur Agron Llakaj, ka punuar në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj.

Siç tregon vetë aktori, kjo punë ishtë shumë e vështirë dhe e mundimshme, por i mësoi atij vlerën e të punuarit.

Ermal Mamaqi
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka dalë jashtë kornizave të tij si humorist për të rrëfyer fëmijërinë e vështirë.
Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.

Kush janë milionerët shqiptarë që e nisën nga zeroja Read More »

Varfanjakja” që u bë e pasur me para droge, luksi i shfrenuar i Rezarta Shkurtës pas njohjes me Ermal Hoxhën

Ermal Hoxha njihet edhe më parë nga publiku, jo si një trafikant droge, por si një biznesmen dhe burri i këngëtares Rezarta Shkurta.

Nëse kthehemi vite më parë në fillimet e karrierës së Rezartës, do të kujtojmë një vajzë të thjeshtë e dashuruar me muzikën, modelingun. Me pak fjalë Rezarta ishte e thjeshtë.
Por një ‘aksident’ i vogël i ndodhur te sheshi ‘Nënë Tereza’ ishte shkopi magjik i saj. Ishte pikërisht ky aksident shkëndija e parë e takimit të këngëtares me Ermalin, ky i fundit një biznesmen i nderuar në Shqipëri, por që deri atëherë biznesi i tij nuk njihet, askush nuk e dinte.

2

Pas këtij takimi rastësor, Rezarta dhe Ermali nuk do të ndaheshin më dhe do të ktheheshin në një çift mjaft të dashur për botën e showbizit, por që kurrë nuk e bënë lidhjen e tyre publike.
Nipi i Hoxhës edhe pse në krah kishte një femër që shumë meshkuj do jepnin dhe jetën për ta pasur, kurrë nuk doli me të në publik, duke preferuar të rrinte gjithnjë në heshtje.
Por 14 janari i vitit 2015 nxori në dritë edhe biznesnin e tij, laboratrorin e kokainës në ‘Xibrakë’ të Elbasanit. Në kohën kur do të zbulohej skandali dhe Ermali ishte në ‘ditë të hallit’, Rezarta thuhet se ishte në Kinë, ku prej andej publikonte foto duke u larë me qumësht.

3Komentuesve u bënte përshtypje mirëqenia e Rezartës, e cila sipas tyre, vitet e fundit ishte rritur shumë. Deri atëherë, të ardhurat e këngëtares ishin gjysmë sekrete, themi gjysmë duke llogaritur edhe fitimet që ajo merr si këngëtare apo nga biznesi i fotografive.

4

Klipet e Rezartës ishin të mbushura me luks, disa herë edhe të tepruara, me makina dhe veshje milionëshe, a thua se kënga do të kishte po aq shumë klikime dhe fitime.
Zbulimi i laboratorit gjigant të kokainës, të ngritur nga bashkëshorti i saj, ngriti dyshime të forta për jetën e saj luksoze. Nga vajzë e thjeshtë, në një super yll të ‘larë në ar’! Kjo padyshim që fsheh pas diçka, që ishin pikërisht fitimet miliona euroshe të Ermal Hoxhës nga kokaina. Ky i fundit mund të cilësohet pa të keq si ‘bosi’ shqiptar i kokainës, pasi në laboratorin e tij u kapën mbi 100 kg kokainë, që kapnin vlerën e mbi 10 milionë euro. Milionat e trafikut të kokainës ishin dhe burimi i të ardhurave të Rezartës, jeta e së cilës ndryshoi me themel dhe mori tjetër rrjedhë pas atij aksidenti rastësor, që e njohu me biznesmenin e kokainës.

Rezarta mos u mërzit si ju janë të gjithë ‘famozat’ në Shqipëri, kujtojmë Violën, Elvanës etjetj, fundja skeni faj shijoni luksin përderisa drejtësia hesht./korrieri

1

Varfanjakja” që u bë e pasur me para droge, luksi i shfrenuar i Rezarta Shkurtës pas njohjes me Ermal Hoxhën Read More »