ShowBiz

Marina Vjollca ju kënaq syrin me fotot e saj, e lagur dhe vetëm me peshqir

Siç u njoftua dhe më parë, moderatorja Marina Vjollca dhe partneri i saj Getoar Selimi janë duke shijuar pushimet në Kubë.

Ata kanë ndarë disa fotografi mjaft romantike, por që godasin më tepër janë këto postimet e fundit të Marinës.

Pa filtra dhe me një perëndim dielli që ju ngazëllon shpirtin. Marina duket e sapo dalë nga deti dhe e mbështjellë me peshqir.

Marina Vjollca do t’jua kënaqë syrin me pamjet e publikuara.

ImageImageImage

Marina Vjollca ju kënaq syrin me fotot e saj, e lagur dhe vetëm me peshqir Read More »

“O dritë e jetës time”, miku i ngushtë i Adelës publikon mesazhet që do ju përlotin

Vdekja e parakohshme e gazetares dhe ish banores së Big Brother rreth një vit më parë preku zemrat e të gjithëve. Edhe pse kanë kaluar rreth 1 vit nga vdekja e saj, miqtë dhe njerëzit e afërt nuk e kanë harruar.

Gazetari Eraldo Rexho ishte një nga miqtë e saj në të afërt, ndërsa me anë të një postimi në ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adelën në kohën kur ajo ishte gjallë.

“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjerëve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet e Eraldos.

“O dritë e jetës time”, miku i ngushtë i Adelës publikon mesazhet që do ju përlotin Read More »

Ermal Hoxhën e shpëtoi gruaja nga burgu, ja pse gjykata vendosi ta lirojë me kusht

Ermal Hoxha u arrestua në janar 2015 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe pavarësisht se u dënua me mbi 6 vite burg, është liruar nga gjykata pas 3 vitesh. Vendimi për lirimin me kusht duket se ka ardhur nga raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lirimit me kusht të Ermal Hoxhës, pasi kishte kryer fizikisht vetëm gjysmën e dënimit.

Vendimi i lirimit, të cilin BIRN e disponon, është firmosur nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota dhe mban datën 13 shtator 2018. Ermal Hoxha- nipi i diktatorit Enver Hoxha u arrestua më 14 janar 2015 si pjesë e organizatës kriminale që kishte ngritur një laborator të prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Ai u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa në Apel dënimi u reduktua me 1/3 në 6 vjet e 8 muaj burg.
Sipas vendimit të gjykatës, Hoxha kishte kryer fizikisht 3 vjet, 6 muaj dhe 5 ditë burg deri më 20 korrik 2018, kur dorëzoi një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Fierit. Pas përfitimit të 1.5 viteve nga periudha e paraburgimit dhe një uljeje 1 mujore dënimi për shkak të aktivizimit me punë në burg, atij i mbeteshin për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj. Në kërkesën për lirimin me kusht, Hoxha pretendon se burgu e ka arritur qëllimin e riedukimit dhe se ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ai ka paraqitur edhe një kontratë për t’u punësuar si ekonomist në kompaninë Hera Company, e cila zotërohet 100 për qind nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.

Lirimi me kusht parashikohet në nenin 64 të Kodit Penal, në rrethanat kur i dënuari ka “arsye të veçanta” dhe ka kryer ¾ e dënimit në rastet e vendimeve mbi 5 vjet. E përfaqësuar nga prokurori Asllan Barjamaj, prokuroria e Fierit e kundërshtoi kërkesën e Ermal Hoxhës me argumentin se ai nuk kishte “arsye të veçanta” dhe se vepra e kryer prej tij përfshihej në format e sofistikuara të krimit në Republikën e Shqipërisë. “Nuk ka asnjë provë ose të dhënë që i dënuari paraqet arsye të veçantë që mundet të ligjërojë lirimin e tij para kohe dhe vënien e tij në provë…,” thuhet në kundërshtimin e prokurorit Asllan Barjamaj.

“I dënuari nuk paraqiti në gjykim asnjë deklaratë ku të tregojë pendim për veprimet e kryera dhe të kërkojë falje, nuk ka bashkëpunuar në asnjë moment me organet e drejtësisë dhe as nuk ka kryer ndonjë veprim tjetër që të krijojë bindjen se me punën dhe qëndrimin e tij është arritur rehabilitimi…,” shtoi prokurori i Fierit. Gjyqtari Pirro Sota i rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë si të pabazuara. Ai e argumentoi vendimin e tij te raportet pozitive të drejtorisë së burgut të Fierit dhe Shërbimit të Provës, të cilat vlerësuan sjelljen e Hoxhës në burg si dhe mundësitë e tij për rehabilitim jashtë tij.

Gjyqtari përmend edhe kontratën e punësimit si një argument për riintegrimin e tij në shoqëri. “I dënuari do të punësohet me detyrën e ekonomistit pranë shoqërisë “Hera Company, gjë e cila e ndihmon në rehabilitim e shpejtë,” argumenton gjykata. Gjyqtari shtoi gjithashtu se i dënuari e ka plotësuar kushtin e vuajtjes së ¾ të dënimit dhe se “me punën dhe sjelljen e tij gjatë periudhës së burgimit ka treguar se ia ka arritur qëllimit të edukimit të tij”.

Si “arsye të veçantë”, Gjykata e Fierit ka marrë parasysh gjendjen familjare të Ermal Hoxhës, i cili sipas vendimit është baba i dy fëmijëve të mitur. “Ligjvënësi duke përdorur shprehjen arsye të veçanta ka bërë një vlerësim të përgjithshëm, pa i nominuar ato e duke e lënë në vlerësim të gjykatës sipas rrethanave konkrete që i paraqiten,” thuhet në vendimin e gjyqtarit Sota. “Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethanat konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri,” shtohet aty.

I pyetur nga BIRN, avokati i Ermal Hoxhës tha se liria me kusht është një e drejtë e klientit të tij, e garantuar jo vetëm nga ligji por edhe nga precedentët e mëparshëm. “Ne kemi konsideruar se plotësohen kërkesat e nenit 64 të Kodit Penal. Gjithashtu kemi ndjekur praktikën e gjerë të Gjykatave Shqiptare lidhur me çështje të tilla, prej nga rezulton që rasti ynë përputhet më së miri me subjekte te mëparshme të ngjashme, por jo për nga publiciteti,” tha avokati Ermir Beta.

Ndërsa prokurori që ndoqi çështjen në Gjykatën e Fierit, Asllan Barjamaj tha se do ta apelojë vendimin. “Pres që gjykata të zbardhë vendimin për të bërë apelimin, por ne kundërshtuam kërkesën e bërë nga Hoxha pasi nuk mendojmë se ai ka përmbushur kushtet e nenit 64 që kërkon dispozita e lirimit me kusht,” tha prokurori për BIRN.
“Nga sa u tha në gjykatë, unë nuk besoj se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë pendesën për veprën penale për të cilën është dënuar apo ka dhe garanci që të vërtetojnë mospërsëritjen e veprës penale, por gjithsesi do të shohim vendimin e arsyetuar të gjykatës se ku është mbështetur për të dhënë vendimin e lirimit për rastin Hoxha,” shtoi prokurori Barjamaj.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ermal Hoxha u akuzua si një prej personave kyç në dosjen e njohur si “Xibraka”. Sipas dosjes hetimore, roli në tij në grupin kriminal ishte transportimi i dy ekspertëve kolumbianë të kokainës drejt laboratorit në Xibrakë të Elbasanit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Pas lirimit të Ermal Hoxhës, për këtë çështje mbeten në qeli dy shtetasit kolumbianë dhe Saimir Batku e Ilir Hyseni./korrieri

Ermal Hoxhën e shpëtoi gruaja nga burgu, ja pse gjykata vendosi ta lirojë me kusht Read More »

Justin Bieber është me origjinë nga Korça?

Justin Bieber i ka befasuar fansat kur i bëri serenatë të dashurës së tij, Hailey Baldwin jashtë Pallatit Buckingham në Londër.

Këngëtari kishte vendosur që të surprizonte partneren e tij duke i performuar versionet akustike “Cold Water”, “MO” dhe “Fast Car”.

Megjithatë, menjëherë pas këtij veprimi, ishin të shumtë ata që komentuan rreth faktit se Justin dhe Hailey mund të jenë martuar.

Në një postim në Twitter që e fshiu më vonë, Hailey shkruajti:

E kuptoj se si vijnë thashethemet, por nuk jam martuar ende!”
Në Shqipëri, qyteti i Korçës është i njohur për serenatat e dashurisë që performohen në evente të ndryshme.

Mos vallë Justin ka ndonjë “fije” frymëzimi nga Korça?

Justin Bieber është me origjinë nga Korça? Read More »

Ardit Gjebrea pret në shtëpinë e tij kryepeshkopin Anastas.Pse?

Në shtëpinë e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka qenë së fundmi një mysafir i veçantë.Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka vizituar së fundmi shtëpinë e Gjebreas.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatori përmes një postimi në rrjetet sociale.”Zoti është dashuri” – mesazhi që përcolli sot në familjen time Kryepeshkopi Anastas.

Mirënjohje pafund për kohën që kaluam bashkë. Ndihemi të bekuar!”, shkruan Ardit teksa ndan edhe fotot e vizitës së Kryepeshkopit në shtëpinë e tij.

Ardit Gjebrea pret në shtëpinë e tij kryepeshkopin Anastas.Pse? Read More »

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku njerëzit kanë harruar dashurinë, ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta…”

Nga Keanu Reeves*

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”. Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan një familje.

Ku pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi. Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë false se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre. Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitiv dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja më shumë se askund…”

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku njerëzit kanë harruar dashurinë, ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta…” Read More »

Rikthehet Aida Shtino publikon fotot ku përlot fansat me dedikimin plot emocion

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri.

Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka përlotur fansat e saj me letrën kushtuar të atit i cili ka një muaj që ka ndërruar jetë.

“Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…”- shkruan ajo në Instagram.

Postimi i plotë i moderatores:

Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet…

Ti ke qene i pranishem ne jeten time ,qe diten qe une linda dhe deri diten qe ike ashtu pa zhurme , pa shqetesuar njeri…
Ke qene nje baba shume i mire dhe shume i drejte gjithe jeten tende.

Femijet nuk i zgjedhin prinderit , ata i percakton Zoti, por une nese do te me jepej mundesia te zgjidhja , prape do te kisha zgjedhur ty babi, ne te gjitha jetet qe do te jetoja. Ne gjithe jeten time deri me sot, nuk kam njohur dhe nuk njoh nje njeri me te drejte se ty dhe me me zemer te madhe se ty.

Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te te kem baba dhe te jem aq afer teje. Ti je dashuria ime e pare ne kete jete , ti je ai qe me percolle aq shume siguri ne jeten time. Prane teje une gjithmoe isha e sigurt dhe sot me duket se pa ty asgje nuk do jete me njesoj…

Do te me mungoje shume prania jote fizike ne cdo moment te jetes time, por tashme ngushellohem dhe e di se ti je diku ne anen tjeter, vetem se syte e mi nuk te shikojne , por shpirti im e ndjej se je diku…

Shpirti im te ndjen se je serish me mua , por tashme ne nje menyre tjeter, me te cilen me duhet te mesohem.

Je ne kujtimet e mia qe i kam dhe i ruaj si gjerat me te shtrenjta, qe kam ne mendje e zemer.

Je me mua e ndjej , sepse gjerat me te bukura , ndihen me zemer dhe shpirt, panvaresisht se nuk i shohim , por i ndjejme perjetesisht.

Keto dite pa ty kur ngre koken lart nga qielli ne mbremje, me duket se kam pare nje yll te ri. Thone se kur lind nje njeri lind nje yll dhe zbret ne toke, per te realizuar misionin e tij te paracaktuar nga Zoti e mbasi e mbaron kete mision, rikthehet aty ku ka qene ne qiell e shkelqen ne formen e nje ylli , ashtu edhe ti je rikthyet dhe je ylli im, qe me ndricon ne rrugen time cdo mbremje, babi im i shtrenjte!

Rikthehet Aida Shtino publikon fotot ku përlot fansat me dedikimin plot emocion Read More »

E njohur si femra më seksi në botë, mbetet e verbër pasi ndërron…

Yllit  të  medias sociale Nadine Bruna iu dha një shans për të ndryshuar ngjyrën e syve të saj.

Dr. Tomy Stark, ka thënë gjithashtu se këto procedura nuk janë miratuar nga FDA, prandaj ajo duhej të shkonte në Kolumbi për ta bërë atë. Pas procedurës, Bruna humbi 50 përqind të shikimit  të saj. Stark tha se shiringa shkakton copat e irisit që të notojnë brenda syrit dhe pastaj të bllokohen duke prodhuar glaukoma të rëndë. Doktori shtoi duke thënë se  kjo është një procedurë potencialisht verbuese.

Naddine Brun dëshironte që t’i bënte sytë ngjyrë gri, por përfundoi duke humbur 80% të shikimit në syrin e djathtë dhe 50% në syrin e majtë. Sipas burimeve thuhet se  kirurgjia ka kushtuar 3 mijë dollarë.

E njohur si femra më seksi në botë, mbetet e verbër pasi ndërron… Read More »