ShowBiz

Cilet janë Yjet e skenës që u fundosën nga politika, si u shua talenti i tyre pasi iu bashkuan PD, PS dhe LSI

Bota e madhe e politikës i tërhoqi të gjithë në vorbullën e saj. Të pakënaqur me atë që bënin ose për tu bërë më shumë të famshëm vendosën të merrnin hapat drejt një profesioni që nuk do t’i çonte askund përkundrazi humbën edhe më shumë. Bëhet fjalë për personazhet publikë që dikur ishin të famshëm si këngëtarë apo aktorë dhe sot nuk e kanë më atë shkëlqimin e tyre sepse dashje pa dashje u pozicionuan në një anë që nuk ishte fort e dashur për publikun. Politika në Shqipëri është ku thërret qameti, ku krimi, vrasjet dhe droga po lëvizin çdo ditë. Shumë të famshëm u tërhoqën nga postet apo statusi i politikanit por dështuan me sukses.

Le të kujtojmë disa prej tyre

Greta Koçi ishte një nga mbështetëset e Partisë Demokratike dhe në çdo dalje dhe protestë shihej krah deputetëve të PD. Gjatë kohës që merrej me politikë u distancua nga muzika falë së cilës u bë e famshsme dhe po korrte mjaft suksese. Pas humbjes në zgjedhje të PD-së  ajo hoqi dorë nga ko fushë duke iu rikthyer sërish muzikës por ndryshe. Tashmë njerëzit nuk e njihnin më si Greta që këndonte por si Greta që merrej me politikë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Çiljeta Xhilagën që gjithashtu gëzonte një simpati tejet të veçantë për Doktorin por pas dorëheqjes së tij, u largua dhe ajo.

Klajdi Musabelliu doli nga ‘Ethet e së premtes’ ku dhe u dallua me talentin dhe zërin e tij. Por si shumë të tjerë dhe ai iu bashkua politikës me LSI pasi nuk ia doli të merrte famën e shumëkërkuar në muzikë. Para pak kohësh ai u hoq nga puna në ministri për tu larguar për në Itali ku ndodhet aktualisht.

Luiza Xhuvani ishte një ndër aktoret më të mira shqiptare që numëronte në repertorin e saj filma të sukseshëm nga të cilët u bë e njohur. Më pas ajo iu bashkua PS-së, por me ngjarjet e ndodhura së fundmi me djalin e saj i cili u akuzua për vrasje, bëri që ajo të jepte dorëheqjen nga posti.

Rajmonda Bulku gjithashtu ishte një nga aktoret më të dashura derisa vendosi të ishte pjesë e PD.  Ajo qe deputete e kuvendit e në atë periudhë u bë e njohur për reagimet e ndryshme në media sa i përket problematikave sociale. Tani që kanë kaluar disa vite Bulku ngelet anëtare e thjeshtë e PD-së, ku merr pjesë në mbledhje të partisë.

Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi vazhdojnë të jenë të angazhuar me politikë. Tre aktorët e njohur të humorit kanë qenë mjaft aktiv në PD. Edhe sot ata nuk mundojnë në ngjarjet e rëndësishme të kësaj partie. Mamaqi nuk e fsheh adhurimin që ka për ish-kryeministrin e shqiptarëve Sali Berishën. Mirëpo në ditët e sotme falë profesionit të tyre dhe programeve televizive qëndrojnë ende në preferencat e publikut.

Cilet janë Yjet e skenës që u fundosën nga politika, si u shua talenti i tyre pasi iu bashkuan PD, PS dhe LSI Read More »

“Bëj qejf me lekët tona”, Armina i sulet komentuesit si asnjëherë më parë

Armina Mevlani është një nga blogeret më të komentuara që gjithmonë tërheq vëmendjen.

Nuk janë të pakta rastet kur fansat e saj e ‘sulmojnë” për udhëtimet, veshjet dhe jetën luksoze që ajo bën. Kështu, i radhës ka qenë një komentues në llogarinë e saj në Instagram.

Bëj qejfin me lekët tona bëj…”- shkruante komentuesi.

Ndërkohë,Armina ka marrë mundimin t’i kthejë përgjigje pavarësisht se , siç thotë edhe vetë ajo, nuk e ka për detyrim t’i japë llogari njeriu.

Blogeria i shpjegon komentuesit:

Atëherë po ju kthej përgjigje për mirësjellje dhe për t`ju sqaruar, sepse nuk kam asnjë detyrim. Puna ime është të reklamoj firma, evente apo sjellje të reja në industrinë e modës, si e tillë çdo udhëtim për mua është punë, e mbuluar nga firmat me të cilat bashkëpunoj.”

“Bëj qejf me lekët tona”, Armina i sulet komentuesit si asnjëherë më parë Read More »

Deputeti shqiptar lë nam, shkon në parlament me zinxhirin e pantallonave hapur

Ai njihet si një nga deputetët e veshur më me stil dhe pikërisht për këtë arsye tërheq shpesh vëmendjen. Mirëpo këtë herë fotot e Fate Velajt po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak se deputeti i Grupit Parlamentar të PS-së ka harruar zinxhirin hapur.

“Panorama plus” e ka fotografuar Velajn teksa shkonte në parlament këtë javë, i veshur me xhaketë blu, kollare me viza, kapele dhe pantallona të bardha të cilave kishte harruar t’ua mbyllte zinxhirin.

Deputeti shqiptar lë nam, shkon në parlament me zinxhirin e pantallonave hapur Read More »

“Jam përdhunuar kur isha 16 vjeç”, Robert Aliaj: Bëra shaka, mediat ranë në grackë

Aktori dhe piktori shqiptar, Robert Aliaj, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija”, të moderuar nga Mustafa Nano. Mes shumë të tjerash, Roberti ka rrëfyer diçka shumë personale rreth jetës së tij.

Nano e pyeti Aliajn, se kur ka qenë hera e tij e parë që ka bërë seks, dhe aktori u përgjigj se, kur ka qenë fëmijë e kanë përdhunuar “Për herë të parë më kanë përdhunuar. Kam qenë në një dasmë. Një grua e madhe më tërhoqi nga dasmorët dhe më çoi te shkolla e partisë dhe aty ndodhi”, ka thënë Roberti.

Por Robert Aliaj, mëngjesin e sotëm, i kontaktuar nga 360grade.al ka bërë të ditur se kjo histori ishte një shaka, një provokim për mediat dhe këto të fundit ranë në grackë. “Nuk jam përdhunuar asnjëherë. Ishte një batutë, një shkaka me të kaluarën. Më pëlqen të bëjë batuta, por mediat ranë në grackë dhe të dëshiruara për klikime krijuan tituj bombastik. Fatmirësisht nuk jam përdhunuar asnjëherë”, deklaroi Aliaj.

“Jam përdhunuar kur isha 16 vjeç”, Robert Aliaj: Bëra shaka, mediat ranë në grackë Read More »

“Nuk doja t’i bëja publike”, Zaimina Vasjari flet për marrëdhënien me vajzat e partnerit

Zaimina Vasjari u bë nënë para disa kohësh me bashkëshortin e saj Klodi, por nuk kanë treguar ende një histori.

Sot, këngëtarja ka vendosur për herë të parë të flasë për marrëdhënien që ka me vajzat e mëdha të Klodit.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, tha ajo në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Nuk doja t’i bëja publike”, Zaimina Vasjari flet për marrëdhënien me vajzat e partnerit Read More »

“Bythëlëpirëse”, gazetarja brenda avionit të Ramës tregon durim derri

Ditën e sotme kreu i qeverisë, Edi Rama, u dhuroi një udhëtim për në Turqi me avionin e AirAlbania disa prej gazetarëve të zgjedhur me kujdes nga ai dhe stafi i tij.

Mes tyre ishte dhe gazetarja Iva Tiço, e cila nuk ka nguruar të publikojë në rrjetet sociale një foto nga shkallët e avionit.

Ky imazh ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe ato negativet.

Nuk kanë munguar ata persona që me nënkuptim e kanë cilësuar Tiçon edhe “bythëlëpirëse”, ndërsa kjo e fundit ka patur një reagim vërtetë për t’u marrë shembull.

Në ndryshim nga ç’pritej, një ofendim dhe kundërslum ndaj ndjekësit, Tiço i është kthyer me mirësjellje, duke i kërkuar të shprehë mendimin e tij të lirë në profilin e tij dhe të largohej nga Instagrami i saj.

Pavarësisht lëpirjeve apo jo (gjithmonë sipas komentuesve), reagimi i Ivës është për t’u ndjekur edhe nga VIP-a e gazetarë të tjerë në vendin tonë, por mirë do të ishte që edhe Rama të mësonte pak nga kjo zonjushë e kulturuar!

(Më poshtë gjeni bisedën e plotë dhe komentet)

“Bythëlëpirëse”, gazetarja brenda avionit të Ramës tregon durim derri Read More »

I tërboi femrat, DJ Sardi “fsheh” një motër super të njohur

Ka një të qeshur karakteristike që e dallon dhe e bën të veçantë nga të gjithë personazhet e tjerë të showbizzit, ndërsa talenti e diferencon në punën që ai bën.

E kemi fjalën për DJ Sardin, pas së cilit janë marrosur mjaft femra, të cilat e ndjekin në rrjetet sociale dhe nuk rrinë asnjë moment pa i komentuar.

Por ajo që nuk dimë për Sardi Shehun, është fakti se ai është vëllai i një prezantueseje të njohur lajmesh.

E kemi fjalën për Fjoralba Mishaxhi, e cila sikurse dhe Sardi, është e bija e Flamur Shehut. Fjoralba ka punuar për një kohë të gjatë si spikere në TV Klan, ndërsa prej disa vitesh jeton në Angli.

Sardi dhe Fjoralba kanë gjithashtu edhe një vëlla tjetër.

I tërboi femrat, DJ Sardi “fsheh” një motër super të njohur Read More »

Nga trafiku i drogës te miqësia me Ilir Meten, si arriti Noizy te ngrinte nje perandori luksi, jeta e tij mes femrash, sherreve dhe hashashit

Të gjithë e kemi një idhull, por sa të drejtë jemi në këtë zgjedhje nuk e dimë sidomos kur jemi në një moshë të re. Të hedhim një vështrim te moshat e reja, idhujtë e tyre janë kryesisht këngëtarët, sidomos ato të zhanerit rrep, ku videoklipet janë të mbushura me makina të shtrenjta, armë dhe fjalor banal.

Sot ne do të ‘skanojmë’ Rigels Rajkun, i njohur ndryshe si Noizy. I ardhur nga Londra në Shqipëri në moshën 20 vjeçari ai hyri vrullshëm në tregun muzikor me këngën Kosovë-Shqipëri. Noizy krijoi një grup repi të cilin e quajti OTR (On Top of the Rest). Ajo çka këngëtari ka deklaruar vetë më parë ishte se në Lodër është marrë me ‘Boks rruge’, por shkaku i kthimit të tij në Shqipëri ishte jo vetëm të kthehej për të krijuar një emër, por edhe se policia e ka kapur atë me një sasi të konsiderueshme droge. Kjo ngjarje ka bërë që ai të deportohet drejt Shqipërisë, duke ju ndaluar hyrja në shtetin britanik për një kohë të gjatë.

Rozana Radi ishte këngëtarja e parë femër që bëri një videoklip me të dhe pas saj, ‘vërshuan me vrull’ këngëtaret e tjera shqiptare Kujtojmë bashkëpunimet e Noizy me Dafina Zeqiri, Enca, Eni Koçi, Ciljeta dhe shume emra të tjerë të showbizit shqiptar. Noizy u tregua i zgjuar, ‘peshkoi’ një target-grup adoleshentësh duke rritur famën e tij.

Këngëtari njihet edhe për sherret e shumta, ai ka disa ‘beteja’ të hapura me disa grupe të tjera rrepi ku secili grup i bën ‘dis’ grupit tjetër. Kujtojmë ngjarjen e vitit 2016 ndodhur në Prishtinë, ku pati shkëmbime zjarri mes tij dhe këngëtarit Gozman. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.. ‘Cherchez la femme’, sebepi i sherrit është femra. Pikërishtë një deklaratë e Noizy-t në një studio televizive ku ai tha se ka pasur marrëdhënje me partneren e reperit Gozman, këngëtaren Ajtuna Sejdini e njohur ndryshe si TUNA. Gozman për të ruajtur dhe vënë në vend “nderin” u përplas me të në një hotel në Prishtinë, ku vetëm disa ditë më parë gjykata i cilësoi të dy reperët me faj.

Kujtojmë që Tuna jeton e lumtur me partnerin e saj të ri që tashme ka edhe një fëmi me të. Famën e Noizyt nuk e lakmuan vetëm këngëtaret, por edhe njerëz të biznesit dhe të politikës. Në videoklipet e tij, Noizy shihet me biznesmenin e njohur Samir Mane.

Noizyn e shohim shpesh edhe krah presidentit Ilir Meta. Në një klip të tij ‘E bardhë apo jeshile’, i cili ka kushtuar shumë që nga Ferrarri, orët e shtrenjta etj., ajo çka ti vret sytë dhe veshët është teksti i këngës. Mesazhi që ai përcjell me anë të këngës, që për fat të keq është këngëtari që dëgjohet më se shumti nga adolëshentët jep është trafiku i paligjshëm. Noizy pyet se si e do drogën, sa kilogram do dhe se paratë i ka të paluara pale- palë.

Këngëtari ka deklaruar se ka në zotërim një ferrarri, 3 biznese, dy locale, një në Durrës dhe një në Tiranë, si dhe një dyqan veshjesh. Këngëtari 30 vjeçar nga Dibra, i dënuar në Angli ka një ‘perandori’ luksi të krijuar me një shpejtësi ere.

“Gojët e liga” flasin se ai merret me punë të pista edhe përgjatë koncerteve ku merr pjesë si brenda dhe jashtë vendit. Madje ai e bën këtë pa frikë sepse ka mbeshtetje të politikanëve me peshë në Shqipëri, është i përkëdheluri i tyre, të dy palët ndihmojnë njeri tjerin.

Këngëtari pasurohet, rrit famën dhe politikani pasurohet dhe nëpërmjet këngëtarit merr mbështetjen e një pjese të ‘droguarish’ që hedhin votën çdo katër vite pa e menduar mirë se ku po e hedhin, thjesht nën ndikimin e idhullit të tyre. Problemi ynë është se brezi i ri, e ardhmja e Shqipërisë po rritet në një mjedis shumë kontravers, ku i ndershëm është Fullani, i zoti është Noizy dhe burrë i fjalës është Ilir Meta.

Fundja e ‘bardha apo jeshilja’ i ka futur trurit lavazh.. Ne shpresojmë që drejtësia e re të merret edhe me njërëzit që janë jashtë politike, por të afërt me politikën, ku bëhet fjalë për ‘punë’.

Noizy, dhe jo vetëm ky, deklarojnë fitime përrallore në një koncerti… Po tatimet a i paguajnë në shtet?!

P.S. Noizy kujdes me “tortat me hashash”, është vepër penale./pamfleti

Nga trafiku i drogës te miqësia me Ilir Meten, si arriti Noizy te ngrinte nje perandori luksi, jeta e tij mes femrash, sherreve dhe hashashit Read More »