ShowBiz

“Ma kishte vënë syrin”, Nard Ndokës i del në shesh historia e dashurisë…

Ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në ekran, jashtë politikës Nard Ndoka është një person me ndjenja të forta. Këtë e ka treguar dhe lidhja e fortë me bashkëshorten e tij.

Nard Ndoka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta. Çifti të cilët kanë 30 vjet bashkë treguan historinë e tyre të dashurisë duke u shprehur se janë rritur bashkë duke qenë se janë martuar shumë të rinj.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak.

Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë”- tha Kozeta.

“Ma kishte vënë syrin”, Nard Ndokës i del në shesh historia e dashurisë… Read More »

Seldi tha se kishte respekt, habit Mimoza Shkodra me reagimin

Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës bëri bujë në mediat rozë. Lajmi i ndarjes së tyre u konfirmua pak ditë më parë nga vetë Seldi, në spektaklin ‘Dance with me’, ku edhe është konkurent këtë edicion.

 Këngëtari u shpreh se pavarësisht ndarjes ai vazhdon të ketë respekt për Mimozën dhe familjen e saj duke e falenderuar publikisht për gjërat e bukura që kanë kaluar bashkë.

Ndërkohë, Mimoza nuk ka folur ende për ndarjen, por në një postim të fundit ajo shfaqet më e lumtur se kurrë. Këngëtarja shihet duke vallëzuar në rrugë, duke treguar kështu se nuk e ka mendjen tek ato që ka kaluar.

javascript:;

Seldi tha se kishte respekt, habit Mimoza Shkodra me reagimin Read More »

Super-Dasma që theu konvencionet tradicionale, kurorëzimi i dashurisë në martesë të Enxhit dhe Ledios

Dasma që theu konvencionet tradicionale. Data 9 shtator kurorëzoi dashurinë në martesë të Enxhit dhe Ledios. 1000 trendafila të kuq të vendosura në makinën e nuses dhe një autobus i personalizuar me foton e ciftit në marrjen e nuses nga Vlora në Fier ishin vecantite e para të kësaj dasme, që solli edhe komentimin e dasmës së vecantë edhe në mediat shqiptare.

Blerimi Palace në Lushnje ishte destinacioni i radhës i dasmës. Startuar me pritjen që prindërit e ciftit dhe kokteji me lëng trëndafili ishte vetëm fillimi i asaj cfarë surprizash të tjera do të shijonin të ftuarit në dasmën e Enxhit dhe Ledios. Çdo detaj ishte rregulluar me shumë kujdes nga Idea 2 Group Agency në sallen e madhe me një numër të madh të ftuarish. Tavolinat ishin xham të kombinuar me detajet ngjyre gold dhe të zeze dhe lulet ishin me trendafila të kuq. Vecantia ishte tavolina e ciftit me prindërit dhe mbrapa një ekran led ku do shfaqej pamja e hyrjes të ciftit që jashtë salles. Jo vetëm aredimi ishte konceptuar ndryshe, por edhe ajo cfarë do të shijonin të ftuarit e shumtë ishte një surprize edhe tek ushqimi. E përbërë nga gjashtë pjata person dhe një larmishmëri e shumëllojshmëri që në dasëm ishin sjellë me shumë shije. Momenti i hyrjes së ciftit erdhi, të shoqëruar me Bandën e qytetit të Fierit.

Suprizat e kësaj dasme perallore nisen me kengen që i dedikoi Enxhi Ledios “Shpirtin tek ti e kam”, me pas tre cifte daullesh ndezën atmosferën e dasmës, grupi Indian Spirit me ëmbëlsinë e tyre sollën për të ftuarit pak caste Indie Endri Mallkuqi përshendeti ciftin dhe të ftuarit me këngën “Dasma e Madhe” Adi Sybardhi me saksofon elektrizoi të ftuarit me vetë vecantinë e tij. Por surpriza ishte pikërisht momenti i tortës. Të ftuarit prisnin të zakonshmen, por dasma e Enxhit dhe Ledios nuk mund të ishte e tille, e vecantë si i gjithë organizimi, një ndarje torte e rrallë, duke zbritur nga lart dhe krijuar një tjetër atmosferë ndryshe. E tillë ishte dasma e Enxhit dhe Ledios, sepse Çifti Enxhi dhe Ledio guxoj t’i thyejë ato sepse dashuria e tyre është e tillë: e lirë dhe pa paragjykime. Enxhi dhe Ledio falenderojnë shumë të gjithë të ftuarit si dhe ata që janë marrë me pamjen e tyre: Glamour Bridal, Fustan Orkid, Parukeri Liza. Një falenderim të madh për të gjithë këtë dasëm mer Studio Bleta.

Super-Dasma që theu konvencionet tradicionale, kurorëzimi i dashurisë në martesë të Enxhit dhe Ledios Read More »

Nard Ndoka kërkon të martohet sërish, nuk duam fëmijët

Politikani Nard Ndoka ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë, me bashkëshorten Kozeta, me të cilën ka më shumë se 30 vite të martuar. Të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, deputeti shqiptar tregoi se ata njihen që fëmijë dhe se gjyshja e tij e kishte pagëzuar Kozëtën si “nusen e shtëpisë” kur ajo ishte fare e vogël.“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës.

Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër” – tha deputeti shqiptar.Duke iu rikthyer kujtimeve të dasmës,

Nard Ndoka tregoi se do të kishte shumë dëshirë të realizonte një festë të dytë, por që fëmijët e tij nuk janë dakort sepse tani është rradha e tyre.300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi.

Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona”, tha politikani.

Nard Ndoka kërkon të martohet sërish, nuk duam fëmijët Read More »

Prezantuesja shqiptare kërkon publikisht rritje rroge, arsyeja është e çuditshme

Prezantuesja e programit të mëngjesit në Top Channel, Ori Nebiaj është e njohur për natyrën e saj spontane në televizion e jo vetëm.

Ajo së bashku me Isli Islamin prezantojnë programin e mëngjesit “Wake up” dhe përpos punës ndajnë së bashku edhe një lidhje miqësore shumë të mire.

Të shpeshta janë shakatë dhe batutat që shkëmbejnë me njëri-tjetrin e madje e radhës ka qenë edhe kjo e postuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Instagram.

Në video shfaqet Ori dhe Isli teksa ky i fundit ‘i shkatërron’ flokët veprim të cilin Ori e ka komentuar duke shkruar “Dua rritje rroge për vështirësi në punë”, duke bërë atë që pak personazhe publike ‘guxojnë’ ta bëjnë publikisht, ndonëse në kontekstin e shakasë.

Image

Prezantuesja shqiptare kërkon publikisht rritje rroge, arsyeja është e çuditshme Read More »

Moderatorja shqiptare i kthehet keq ndjekëses: E ke fytyrën si b*thë

Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh debaton dhe me ndjekësit e saj të cilët shpesh nuk kursejnë as kritikat.

Një pjesë e tyre janë kritike me zhveshjen e Aulonës duke i bërë hera-herës “moral”.

Pas një kritike të një ndjekëseje, Aulona ka reaguar shumë keq, duke u shprehur me fjalë banale.

Ndërsa komentues të tjerë kanë dhënë kritika të ndryshme pas reagimit të vetë Aulonës.

htguftuy.PNG

ytujy.PNG

fgesgydf.PNG

re.PNG

/korrieri

Moderatorja shqiptare i kthehet keq ndjekëses: E ke fytyrën si b*thë Read More »

E pyesin se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë, habit me përgjigjen Rovena Stefa

Rovena Stefa është padyshim një nga këngëtaret më të preferuara nga publiku e kjo shihet në suksesin që ka sapo publikon një projekt të ri. Gjithashtu Rovena është e shumë komentuar në media e rrjete sociale si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private.

Këtë herë Rovena ka vendosur të zbulojë më shumë nga vetja duke i lënë fansat t’i bëjnë pyetje e ajo të përgjigjet.

“Sa vjec ke qen kur ke humbur virgjerine?”, e pyet një fans ndërsa Rovena ja kthen me humor: “Pse do martohesh me mua”.

E pyesin se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë, habit me përgjigjen Rovena Stefa Read More »

Arian Çani flet për jetën e natës, meshkujt i konsideron BUDALLENJ…!

Ai është një “cunam” i vërtetë, një nga moderatorët më të dashur për publikun. Arian Çani mban trofeun e së premtes për emisionin më të ndjekur ndër vite.

Personazhe dhe karaktere mjaft interesantë, trajtesa ndryshe të temave, duke filluar që nga ato të politikës, për të vazhduar te lajmet rozë. Gjithçka merr një dimension tjetër tek “Zonë e lirë”.

Ariani nuk lodhet kurrë së qenuri vetvetja. Një shpirt i lirë, pa komplekse që vjen në rrëfimin për “Gazeta Shqiptare“, për të ndarë me ne disa të fshehta, që jo çdokush i di. Këtë herë duke lënë larg petkun e moderatorit të suksesshëm, Çani na tregon se si është të heqësh dorë nga jeta e natës, pse ka folur së fundmi me veten, porosinë më të madhe që i ka dhënë të birit, për pasionin që ka për vrapin dhe politikën. Ai e sheh botën me plot ngjyra e këtë ua përcjell fëmijëve të tij. Gjithmonë vajzën e ka cilësuar si pikë të dobët.

I pyetur se si e mendon çastin kur ajo do jetë para altarit, Çani parapëlqen të mos e mendojë fare. Më tej, ai na thotë se nuk do heqë asnjëherë dorë nga vrapi. Sa i përket politikës, moderatori pohon se e sheh si gjithë zanatet e tjerë.

Si është të heqësh dorë nga jeta e natës? ‘Cool’. Kompleksi më i fortë që ke mundur ta kapërcesh? S’kam pasur komplekse. Mendimi që ke për meshkujt posesivë? Budallenj.

Për çfarë ke folur së fundmi me veten? A mos jemi thjesht ëndrra e një qeni? Si e mendon çastin kur vajza jote do jetë para altarit? S’e mendoj fare.

Porosia më e madhe që i ke dhënë tët biri? Që jeta nuk është bardhë e zi, por është me ngjyra. Kur mbaron për ty një raport në çift? Kur njëri ikën.

Ka diçka që nuk ka ndryshuar te gruaja jote, që nga çasti i parë që e ke njohur? Vështrimi i saj. Mendon se do heqësh dorë ndonjëherë nga vrapi? Asnjëherë.

Me çfarë do e krahasoje politikën në Shqipëri? Zanat si gjithë të tjerët.

Arian Çani flet për jetën e natës, meshkujt i konsideron BUDALLENJ…! Read More »