ShowBiz

Luizi ‘thyen’ një tjetër rekord në rrjetet sociale ende pa u bërë 24 orë

Luiz Ejlli padyshim është fenomeni shqiptar.

Ditën e djeshme ka reaguar për herë të parë pas shpalljes fitues.
Ai ka falenderuar mbështetësit e tij, teksa u ka premtuar se do t’i shpërblejë me punën në karrierën e tij në vazhdim.

Ky reagim ka shpërthyer nga klikimet e pëlqimet.

Për 18 orë ka marrë mbi 250 mijë pëlqime.

E në anën tjetër videoja e tij është shikuar mbi një milionë herë.

Luizi ‘thyen’ një tjetër rekord në rrjetet sociale ende pa u bërë 24 orë Read More »

Menjëherë pas daljes nga BBVA, Luizi dhe Donaldi sjellin bashkëpunimin e parë

Këngëtari Luiz Ejlli të shtunën e 6 majti u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, menjëherë pas kësaj, Luizi ka nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja.

Tashmë, këngëtari nga Shkodra ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.

Donaldi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.

Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.

Por, ndryshe nga Luizi, Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBVA ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Menjëherë pas daljes nga BBVA, Luizi dhe Donaldi sjellin bashkëpunimin e parë Read More »

Luiz Ejlli i hyn fushatës, për kë kërkon vota

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram pas fotos me Benet Becin.

Këngëtari e ka falënderuar publikisht Becin edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Luiz Ejlli i hyn fushatës, për kë kërkon vota Read More »

Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB

Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes, e cila arriti të ishte një ndër 4 finalistet e spektaklit të madh të organizuar nga Top Channel, ka reaguar pasditen e sotme përmes një postimi në Instagram.

Efi shkruan se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për eksperiecën e saj në BBV2. Ajo shprehet falenderuese ndaj mbështetësve, ndërsa shkruan se u përpoq t’iu qëndronte vlerave të saj edhe në momentet më të vështira brenda shtëpisë.
Ajo ka folur edhe për Kiarën dhe Luizin, ku shprehet se këta dy të fundit kanë qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother Vip 2.

Efi nuk ka lënë pa përmendur edhe Kristin dhe Dean, ku e falenderon për momentet që i ka qëndruar pranë.

Në fund të postimit ajo ka falenderuar producentet e BBV2, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.

Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB Read More »

‘Ndryshoi vizioni im për Oltën’/ Kristi flet hapur: Ajo donte të manipulonte, ndërsa Luizi…

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish banori i Big Brother, Krist Dragot Aliaj foli në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për dinamikat më të forta.

Ai ndaloi edhe në analizën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.

Bieta Sulo: Kë ndieve më afër?

“Olta më jepte një lloj konforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, konforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vetë dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulus dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ektreme që luftonin”, tha Kristi gjatë intervistës.

‘Ndryshoi vizioni im për Oltën’/ Kristi flet hapur: Ajo donte të manipulonte, ndërsa Luizi… Read More »

Kriset marrëdhënia? Luiz Ejlli bën veprimin e papritur ndaj djalit të Tom Doshit

Pas daljes nga BBV dhe jehonës për më shumë se 4 muaj, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e Luiz Ejllit.

Duke nisur nga marrëdhëniet familjare e miqësore e deri të paraqitja e tij fizike.
Ajo çfarë vihet re është se pas daljes, Luizi nuk mban më as aksesorin që e shoqëroi për muaj me rradhë. Varësen e dhuruar nga djali i Tom Doshit,

për të cilën mori mjaft falenderime e përshëndetje.

Përshëndetjet për djalin e Tom Doshit nuk kanë munguar herë pas here nga ana e Luizit, i cili në këto raste ka folur drejtëpërdrejtë me kamerat për tu siguruar se mesazhi po shkon në destinacionin e duhur.

Kriset marrëdhënia? Luiz Ejlli bën veprimin e papritur ndaj djalit të Tom Doshit Read More »

Policia ndalon ish-banoren e ‘Big Brother VIP’, tre efektivë i shkojnë në makinë dhe…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, është ndaluar mbrëmë nga policia. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa ka postuar në “Instastory” një video.

“Panik”, ka shkruar modelja bashkëngjitur në fjalë.
Ndërkohë Jori ka zbuluar edhe arsyen se pse policia e ka ndaluar teksa ajo ndodhej në makinë.

Bukuroshja brune shprehet se ka menduar se ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi.

“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregon policët që po qeshnin.

Policia ndalon ish-banoren e ‘Big Brother VIP’, tre efektivë i shkojnë në makinë dhe… Read More »

Ish-banorja e BBV publikon foton që i habiti të gjithë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Jori Delli, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet duke bërë masazh barku. Por fansat nuk e kanë kuptuar dhe mendojnë se është shtatzënë.
Një ndjekëse i ka shkruar me mesazh dhe e pyet: “A je shtatzënë? Je duke bërë ekografinë?”.

Modelja e njohur i ka kthyer përgjigjen epike: “Po, të frymës së shenjtë”.

Jori shtatzënë? Ish-banorja e BBV publikon FOTO-n që i habiti

Kujtojmë se Jori u bë shumë e njohur për publikun shqiptar pasi u bë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Përveç bukurisë, ajo fitoi zemrën e publikut me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.

Ish-banorja e BBV publikon foton që i habiti të gjithë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com