ShowBiz

Çfarë po ndodh mes finalistëve të BBV? Dea i bën komentin epik Kristit

Një ditë më parë, Krist Aliaj bëri një postim në “Instagram”, ku falenderoi shqiptarët në mbarë botën për vlerësimin dhe respektin që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.

Në postimin e tij, Kristi nuk la pa përmendur edhe 3 finalistët e tjerë, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Dea Mishel. Aliaj iu tha se ishin kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.
“Unë e dua të dedikuar me…”/ Çfarë po ndodh

“Faleminderit Shqipëri!

Faleminderit shqiptarë në mbarë botën!

Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj!

Ishte një udhëtim i vështirë, por një eksperience shume pasuruese

Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj

@itsluizejlli @efi.dhedhes @deamichellee

Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit për kohën dhe përkushtimin e madh!!

@arbanao @topchannelalbania @bigbrotheralb_vip @lorihoxha

@eduartgrishaj @zhaklin.lekatari @arberhajdari”, shkruan Kristi në postimin e tij në “Instagram”.

Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, por vëmendjen e mori komenti i Dea Mishel.

Ish-banorja e BB VIP i shkroi: “Jo, unë dua falenderim të dedikuar me postim me vete??”. Këtë e ka lexuar edhe Krist, i cili i është përgjigjur “direkt”.

Në fakt Kristi ende nuk e ka bërë dedikimin veçmas për Dean dhe fansat po e presin me padurim.

Kujtojmë se Dea dhe Kristi krijuan një raport mjaft të bukur shoqërore javët e fundit brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Aliaj nëpër intervista të ndryshme tani që është jashtë, është shprehur se komunikon shpesh me Dean.

Çfarë po ndodh mes finalistëve të BBV? Dea i bën komentin epik Kristit Read More »

Ashtu siç kishin lajmëruar, Luizi dhe Donaldi publikojnë projektin e shumëpritur për fansat

Momenti i shumëpritur erdhi! Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj kanë publikuar këngën që kishin paralajmëruar bashkë.

Projekti i titulluar “2 shotsa” u publikua sot, ashtu siç ishte lajmëruar dhe pritet të jetë një nga hitet e verës.

Kujtojmë që Luizi u shpall një javë më parë fitues i Big Brother VIP, teksa Donaldi ishte finalist i edicionit të kaluar.

Ashtu siç kishin lajmëruar, Luizi dhe Donaldi publikojnë projektin e shumëpritur për fansat Read More »

Mbështeti kandidatin socialist, gazetari shpërthen kundër Luizit: Na tradhtove si…

Gazetari Çim Peka, është revoltuar me ish banorin e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, pasi ky i fundit u shfaq në fushatë duke mbështetur Benet Becin.

Peka e krahason Luizin me Lulzim Bashën, duke thënë se u tregua tradhtar, pasi mbështeti kandidatin e PS në Shkodër.

“Mos e gjykoni kaq shumë këtë Luizin e BBV që u shit, në këtë vend u shit kryetari i opozitës dhe nuk pati kaq shumë reagim… Mos e teproni,” shkruan Peka.

Mbështeti kandidatin socialist, gazetari shpërthen kundër Luizit: Na tradhtove si… Read More »

Çfarë ndodhi kaq papritur? Ermal Mamaqi sulmon keq Luizin: Ka një afat skadence shumë të shkurtër

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli.

Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3.
“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

Çfarë ndodhi kaq papritur? Ermal Mamaqi sulmon keq Luizin: Ka një afat skadence shumë të shkurtër Read More »

Arbër Hajdari tregon eksperiencën në ‘BBV’

I ftuar në “Ftesë në 5”ishte opinionisti i “BBV2”, Arbër Hajdari, i cili na tregoi shumë rreth këtij edicioni rreth banorëve, ngjarjeve, fansave etj.

Unë nuk rri më tepër se dy orë e kam provuar dhe vjet po aty ka ndriçim, kamera dhe sa herë futem dua të dal dhe kuptoj që më ka humbur truri nga kamerat më pas harron dhe dukesh sikur po kapesh vetdije…

ata janë heronj për mua, kush ka kaluar 100 ditë brenda shtëpisë së “BBV2” është akoma i fortë, nuk është e lehtë…

Arbër Hajdari tregon eksperiencën në ‘BBV’ Read More »

Dea Mishel ndan me ndjekësit udhëtimin e parë pas BBV

Dea Mishel përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se udhëtimi i saj i parë pas “Big Brother VIP” ka qenë në Kolonjë.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është shprehur se ka shkuar në Kolonjë, për t’u rikthyer te rrënjët e saj, për të takuar njerëzit e saj të bukur, të butë dhe të mençur.
Dea shkruan gjithashtu se ‘asgjë në këtë jetë nuk vlen më shumë se dashuria dhe familja’.

“Për shpirtin?

Udhëtimi i pare pas Big Brother ishte ne Kolonje per t’u rikthyer te rrenjet e mia, për te takuar njerëzit e mi te bukur, te bute e te mençur. Xhaxha Veliu vëllai i gjyshit tim te ndjere, me tha qe është krenar për mua dhe për mua kaq mjafton. Asgjë ne këtë jete nuk vlen me shume se dashuria dhe familja. Një nga netët me te kuptimplota e me relaksuese për mua.?

Faleminderit Genci Zupa për organizimin dhe për ftesën!??

Fotografitë nga Babi me shume talente??”, shkruan ish-banorja e BB VIP bashkëngjitur me imazhet e këtij udhëtimi.

Dea Mishel ndan me ndjekësit udhëtimin e parë pas BBV Read More »

Ish- banorët e BBV ‘bëjnë namin’, ja kush theu rekord në rrjetet sociale

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Në vend të dhjetë për këtë javë renditet ish-opinionistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Zhaklina Lekatari. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar në 68.2K ndjekës.

9. Menjëherë pas saj vjen Arbër Hajdari, i cili ka qenë në kolltukun e opinionistit për të dyja edicionet e “Big Brother VIP”. Ai ka fituar 8 mijë ndjekës këtë javë.

8. Vendi i tetë shkon për Jori Dellin, një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale. Jori ka fituar 10 mijë ndjekës më shumë.

7. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 11 mijë ndjekës.

6. Olta Gixhari, ‘luanesha’ e këtij edicioni të “Big Brother VIP” fatkeqësisht e la në gjysmë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, por ka qenë ndër banoret më të komentuara. Aktorja ka fituar 18 mijë ndjekës në “Instagram”.

5. Dea Mishel, një nga katër finalistet e “BBV”, për këtë javë ka shtuar plot 29 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 286 mijë ndjekës në rrjetin e saj social.

4. Krist Aliaj ishte kokë më kokë me Luizin në finalen e madhe të BBV, ku u shpall fitues ky i fundit. Ai ka fituar këtë javë 29800 ndjekës.

3. Efi Dhedhes, gjithashtu një lojtare mjaft e fortë brenda shtëpisë, ka fituar plot 30 mijë ndjekës këtë javë. Nga 559 mijë, ajo ka shkuar në 589 mijë ndjekës në “Instagram”.

2. Vendi i dytë për këtë javë shkon për Kiara Titon. Moderatorja ka fituar 34 mijë ndjekës dhe tani ka 709K fansa në “Instagram”.

1. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe vendi i parë për këtë javë shkon sërish për Luiz Ejllin. Fituesi i “Big Brother VIP” ka thyer rekord duke fituar plot 215 mijë ndjekës më shumë brenda vetëm 1 jave.

Ish- banorët e BBV ‘bëjnë namin’, ja kush theu rekord në rrjetet sociale Read More »

Dalin fotot, çfarë po bëjnë bashkë në jaht Noizy dhe Jori

Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format.

Kanë qenë vetë dy protagonistët që kanë treguar që ndodhen në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi disi më i “hapur” duke postuar këtë foto ku duket Jori me bikini të bardha në një jaht në mes të detit.

Edhe vetë modeja ka publikuar në Instagram një foto vetëm të vendit, i cili qartë është i njëjti.

Çfarë po kurdisin dyshja? Mos ndoshta Jori do të jetë protagoniste në ndonjë nga klipet verore të Noizy-t? Këtë nuk e themi dot akoma me shumë siguri, por e sigurt që do t’i dalë tymi shpejt kësaj pune.

Dalin fotot, çfarë po bëjnë bashkë në jaht Noizy dhe Jori Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com