Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.
Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:
“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.
Por nga ana e Balinës nuk mungoi një koment. Nëpërmjet një video në profilin e saj në Instagram, Balina shprehet:
“Në lidhje me komentin e Arbanës, unë personalisht e kam të vështirë ta marr seriozisht, pasi ka qenë vetë Arbana ajo që më ka ftuar për të qenë sërish pjesë e BBV 2, si opinioniste. Kshuqë në rrethana të tjera, mbrëmë do më kishte pasur në stduio. Kështu që qetësohuni, them se ka qenë shaka”, shprhehet Balina.
Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte padyshim ndër ceremonitë më romantike që kemi parë në ekran. Çifti, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht.
Ishte pikërisht kryebashkiaku Veliaj, që ndonëse në një orë të vonë, priti në Bashki dyshen, për t’i celebruar. Nuk kishte sesi mos të vihej emocioni në sytë e dyshes, teksa festuan dashurinë e tyre edhe përpara familjarëve dhe miqve.
E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, që me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.
Kjo përgjigje habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.
Dyshja ka nisur bashkëjetesën që pas përfundimit të lojës dhe po jetojnë dashurinë e tyre tek shtëpia që Kiara ka tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Luiz Ejlli ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale duke postuar një video me një falënderim për të gjithë ndjekësit. Ai thotë se i janë dashur tre ditë për të marrë veten dhe shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen e fansave përgjatë katër muajve e gjysmë.
“Si ju kam o çapaçula. Iu deshën nja tre ditë me marrë vete para se me bërë këtë video. Ju kërkon falje që nuk ju kam falënderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vete, Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Shpresoj t ‘jua shpërblej me karrierën time, me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush. Nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni dhënë dhe keni bërë për mua gjatë katër muajve e gjysmë”, shprehet Luizi.Ajo që bie në sy është se Luizi po qëndron në shtëpinë e partneres së tij, Kiarës, duke hedhur poshtë dyshimet për një krizë në çift për shkak të mungesës së familjarëve në dasmën e tyre.
Pas kurrizit të Luizit shfaqen të njëjtat piktura ku Megi Pojani realizoi një intervistë në “Fun Club” me tezen e Kiarës, teksa moderatorja ndodhej në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Nga ana tjetër, ata kanë nisur të publikojnë edhe foto si çift, teksa ditët e tyre tashmë janë mjaft të ngarkuara, duke nisur menjëherë projekte të reja.
Por, teksa dashuria dhe projektet janë në ditët më të mira, pak informacion ka rreth raporteve që ata kanë me familjarët e tyre. Veç mungesës së nënës në dasmën e çiftit, u vu re edhe mungesa e së motrës së këngëtarit. Bëhet me dije se motra e Luizit, nuk është kthyer nga SHBA.
Ndonëse pak javë më parë, nëna e tij udhëtoi nga New York për në Tiranë, për të takuar të birin, e motra, Ina, nuk ka mundur që të kthehet. Megjithatë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Luizi ka mundur të komunikojë me familjarët e tij dhe raportet mes tyre janë sistemuar ndjeshëm. Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është diskutuar shumë për ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe për ato jashtë.
Pas daljes për herë të dytë nga BBVIP, Kiara hapi një “Instagram” të ri për Luizin, pas mbylljes së atij, që menaxhohej nga shoqja e këngëtarit. Menjëherë pas kësaj, në “Intsagram”-in e kunatit të Luizit, Sokol Tahiri, u pa një postim ku u kërkohej fansave që të mos bëhej “follow” kjo adresë e re, duke aluduar se mes kiarës dhe familjarëve të Luizit marrëdhëniet nuk janë të mira. Por, duket se pas daljes së këngëtarit nga BBVIP, gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë ky postim është fshirë dhe nuk gjendet më në faqen e kunatit të këngëtarit.
Ndërkohë një koment për këtë dyshe ka ardhur edhe nga babai i Kiarës. ArbeTito ka treguar emocionet që ka përjetuar në momentin kur vajza e tij u martua me Luiz Ejllin, një ceremoni e zhvilluar në bashkinë e Tiranës. Ai shprehet se ka besim që Luizi do e mbajë në pëllëmbë të dorës Kiarën. Sipas tij, historia e Luizit dhe Kiarës është një përrallë dhe është i bindur se do i përballojnë më së miri çdo pengesë që do i dalë.
“I gjithë ky ‘BigBrother’ ishte si një përrallë dhe zakonisht përrallat përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe kjo përrallë u realizua në formën më të bukur për mua. E prisja të them të drejtën sepse unë kam pasur gjithmonë besim te Kiara. Kiara asnjëherë nuk më ka tradhtuar në vendimet që merr vetë dhe në të gjitha veprimet që ka bërë vetë”, tregoi ai për “Tch”.
Ai gjithashtu shprehet se ka prerë biletën nesër sepse preferon që të mos jetë nëpër këmbë dhe çifti t’i shijojë sa më shumë momentet pas dasmës.
“Unë e kam prerë biletën, qysh nesër iki. Nuk dua t’i rri njerëzve nëpër këmbë.Urimi që kam për çiftin, të vazhdojnë këtë rrugë kështu siç e kanë nisur. Ta kuptojnë që ‘Big Brother’, ka mbaruar, jeta është e vështirë. I ka të gjitha të mirat dhe të bukurat, por ka dhe ato të këqijat dhe pengesat e veta, por jam shumë i bindur që do i përballojnë me sukses, sepse ma çfarë kam parë, Luizi është një djalë shumë i zgjuar, shumë inteligjent”, u shpreh Arben Tito.
Grida Duma shfaqet si kurrë më parë, por cili është djaloshi që e shoqëron me motorr?
Grida Duma i ka suprizuar të gjithë këtë fundjavë me postimmin e fundit, pasi ëhstë shfaqur n një mënyrë krej tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Grida ka hequr petkun e politikanes, moderatores, zonjës së angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe të aktivistes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Këtë fundjavë Grida Duma ka zgjedhur të udhëtojë nëpër Shqipëri, por jo me makinë, por me motorr.
Ajo që menjëherë të tërheq vëmendjen është se cili është motoristi që e shoqëron, por kësaj pyetjeje i jep menjëherë përgjije vetë Grida, e cila sqaron se në këtë udhëtim “shpirtëror” është sëbashku me djalin e saj.
Jori Delli fitoi zemrën e publikut që në ditët e para kur ajo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Madje jo vetëm publiku e donte atë, por edhe banorët që i kishte kundërshtarë në rrugëtimin e saj në BB VIP.
Tani që reality show ka përfunduar, modelja e njohur po merret me projekte të ndryshme. Nga postimet në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të Noizy-t.
Nga ana tjetër, Jori për të qenë sa më pranë fansave të saj, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ta. Ajo ka lënë kutinë e pyetjeve në “Instastory”, ku ndjekësit kanë qenë kuriozë për shumë gjëra.
“A je e virgjër”, e ka pyetur dikush. Modelja ka bërë sikur nuk e ka kuptuar pyetjen dhe i ka kthyer një përgjigje epike.
“Jo, jam ujor”, shkruan Jori, duke treguar shenjën e saj të horoskopit.
A do ta takojë Sali Berisha, Luizin? Përgjigja e Arminës për fansin është epike
Luiz Ejlli vijon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas daljes së tij nga shtëpia, kjo edhe për shkak të fushatës zgjedhore, por dhe daljes së tij në krah të Benet Becit.
Duke patur parasysh të shkuarën e tij, ku ka qenë i afrët me PD-në,fansat janë bërë kuriozë se a do të takohet ai me Sali Berishën në të ardhmen. për të shuar këtë kuriozitet, një nga fansat ka pyetu nusen e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlanin, nëse vjehrri i saj do të takohet me Luizin apo jo.
Përgjigja e Arminës ka qenë vërtetë epike. “Për momentin nuk jam sekretarja e asnjërit pre tyre”, i përgjigjet Armina fansit. /AlbEu/
Në përballjen e parë në Post Big Brother Luizi ka treguar se ai e ndiente që diçka po ndodhte jashtë shtëpisë.
Ai u shpreh se nëse do ta dinte se po e donin aq shumë populli jashtë, atëherë mbase sot nuk do të ishte fitues.
Luizi: Impaktin e kam ndjerë tek banorët që hynin dhe afroheshin tek unë. Unë mendoja se Bledi ka hy me bo telef.
Për protestën nuk e dija, dhe mirë që nuk e dija sepse mbase nëse do dija sot nuk do të isha fitues.
Olta: Unë e kisha kuptuar fenomenin Luiz, sepse e ndjeja që nga banorët që hynin në shtëpi dhe ishin të sharmuar nga ai. Dhe mendoja që diçka po ndodhte jashtë.
Mungesa e nënës se Luizit në ceremoninë e kurorëzimit me Kiarën prej ditësh mundon fansat, të cilët nuk ka ditë që nuk e pyesin këngëtarin në rjetet sociale për arsyen.
Sot në Post Big Brother Luizi ka zbuluar se nëna është e sëmurë e madje do operohet.
Ai ëstë shprehur se në mëngjesin e parë të daljes nga BBV u nis për në Shkodër, pasi u shqetësua për gjëndjen e nënës.
“Nëna është pa terezi dhe do operohet. Nuk ka mundur të vi. Por kjo ishte arsyeja e vetme. Prandaj jam nis në 6 për Shkodër sepse e pashë që ishte keq. Kam shkuar në Shkodër në mëngjes”, tha Luizi.
Pas shumë e shumë personzhesh që kanë dalë në pah vetëm nga situatat e BBV, së fundmi një vëmendje të veçantë ka marrë edhe burri i tezes së Kiara Titos.
Fillimisht ai u përfshi në diskutime mediake pasi Tea Trifoni e akuzoi për kërcënim, për të cilin përflitet se janë edhe në çështje gjyqsore.
Ndërkohë sonte në Post BBV, Luizi tregoi se makinën luksoze që u fotografua menjëherë pas daljes nga BBV, Range Rover i viteve të fudit, është piëkrisht e burrit të tezes së Kiarës.
“Makina ishte e burrit të tezes së Kiarës. Unë Golf 5 kam prap”, tha Luizi.
Ndërkohë më poshtë mund të shihni burrin e tezes së Kiarës, i cili ishte i pranishëm në dasmën e tyre./albeu.com/