ShowBiz

Ermiona Lekbello shpërthen papritur ndaj Luiz Ejllit: Ça ka Luizi,po Luizi ça ka?

Ermiona nuk e fshehu kurrë mbështetjen dhe simpatinë kundrejt Luiz Ejllit brenda dhe jashtë shtëpisë.
Dyshja dhuroi momente shumë të bukura dhe meme që kujtohen ende sot.

Pas përfundimit të spektaklit, dyshja nuk janë parë bashkë, por askush nuk e vuri re duke menduar se Ermiona jeton në Itali.
Por ndryshe qënka situata..

Jona ka reaguar në një live TikTok ku flet edhe për fituesin, i cili sipas saj nuk i kthen as mesazh.

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi,po Luizi ça ka?Po ktej do vish o Luizi, ke shpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”.

Ermiona Lekbello shpërthen papritur ndaj Luiz Ejllit: Ça ka Luizi,po Luizi ça ka? Read More »

Ke qenë e lidhur me Luizin para BB VIP? Jori habit me përgjigjen

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Jori Delli.

Kur modelja e njohur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur aludime se mes saj dhe Luiz Ejllit ka pasur një romancë para se ata të futeshin aty brenda.
Si qëndron e vërteta e kësaj?

Jori: Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun.

Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile. Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të BB VIP. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalë.(qesh)

Ke qenë e lidhur me Luizin para BB VIP? Jori habit me përgjigjen Read More »

E famshmja shqiptare zotohet se do të ndajë Luizin dhe Kiarën

Sapo thua emrin e Kiçes, të gjithë e njohin për batuatat e saj në rrjetin social Instagram. Ajo është një nga personazhet më ‘In’ të rrjetit dhe madje është “pagëzuar” si Mbretëresha e Instagramit.

Edhe pse së fundmi ka rënë në qetësi dhe daljet e saj televizive janë rralluar, Kicja ka marrë vëmendjen me çiftin më të përfolur të momentit, Luiz dhe Kiara.

“Një deklaratë e fortë. Luizi dhe Kiara do të jenë bashkë derisa unë t’i gjej anën Luit”, thotë Kicja në një nga qindra deklaratat e saj të çuditshme.

Luizi dhe Kiara, edhe pas martesës e pas daljes nga shtëpia e famshme nuk po gjejnë qetësi. Krah numrit të madh të fansave dhe përkrahësve, çifti përballet edhe me persona të shumtë që nuk besojnë në dashurinë e tyre. Një vend të madh në diskutime ka zënë edhe mungesa e familjarëve të Luizit në ceremoninë e martesës me Kiarën duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.

E famshmja shqiptare zotohet se do të ndajë Luizin dhe Kiarën Read More »

Fansat brohoritën emrin e Oltës teksa performonte në koncert, reagon Luizi dhe bën veprimin e papritur

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Tashmë Luiz Ejlli është mjaft i angaxhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. E mbrëmjen e djeshme Luizi ka zhvilluar një koncert në Gjakovë, ku gjatë performancës së tij disa pjesëtarë nga audienca brohorisnin emrin “Olta”. Pasi i ka dëgjuar Luizi ka bërë një reagim shumë interesant teksa ka thënë:

Olta Olta, po çfarë Olte?

Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”. Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube e vetëm 1 ditë pas publikimit të saj, kënga ka kaluar 1.3 milion klikime.

Fansat brohoritën emrin e Oltës teksa performonte në koncert, reagon Luizi dhe bën veprimin e papritur Read More »

Familjarët e Kiarës kanë kërcënuar Zhaklinën?! Reagon Gent Hazizi: Dhe ti moj Zhak the diçka që…

Mbrëmjen e djehsme në “Post Big Borther VIP 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull aktorin Gent Hazizi.

Ky i fundit, në një postim në Instastory, e mohoi një ngjarje të tillë dhe shkroi: “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

Loja e reposteve vijoi dhe Genti u shpreh: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

Akuzat për kërcënimin nga ana e familjarëve të Kiarës i bëri fillimisht Tea, në “Më lër të flas”, ku u shpreh:

“Mua më kanë kërcënuar. I gjithë produksioni i “BBVA” është në dijeni për këtë. Ndërkohë që po dilja nga “BBVA”, pasi mbaroi spektakli, nja 2 javë më parë, ndërkohë që po dilja, po më prisnin te dera Kiara bashkë me familjarin e saj dhe më kërcënuan “do të të vras”. Ndodhi para dy javësh”, tha Tea, duke shtuar se i kishin thënë se familjari në fjalë ishte burri i tezes së Kiarës dhe theksoi se ndodhi te dera e “BBVA” dhe se kishte edhe dëshmitarë prezentë, madje edhe Ronaldo, i cili i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë tematikë.

Më pas, Zhaklina i konfirmoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E vërtetë”.

Familjarët e Kiarës kanë kërcënuar Zhaklinën?! Reagon Gent Hazizi: Dhe ti moj Zhak the diçka që… Read More »

Tha se nuk flasin, Luizi shoqërohet nga Jurgena në koncertin në Kosovë? (foto)

Një profil në Instagram me emrin e Jurgena Tushës, vajzës që menaxhoi për shumë kohë Luizin në rrjetet sociale, teksa ai ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother, ka trazuar rrjetin.

Në profilin e Tushës gjatë ditës së djeshme dhe sot janë postuar disa foto, që hedhin dyshime në lidhje me raportin mes Kiarës dhe Luizit.

Fillimisht është një foto e këmbëve të saj, dhe të Luizit, ku sipas faqes pretendohet që po bëhen thashetheme, dhe më pas Tusha ka postuar një foto nga Gjakova, ku dje këngëtari ka qenë i ftuar.

Në koncertin e parë të Luizit në Kosovë ka munguar Kiara, ose të paktën asnjë gjurmë e saj nuk është parë në rrjetet sociale.

Më pas në një postim Jurgena shkuar se në vijim ajo do të japë disa sqarime, dhe të gjithë sytë e ndjekësve janë drejt saj.

Luizi pranoi pak ditë më parë në një intervistë televizive, se përpara se të futej në Big Brother me Jurgenën kishin dalë disa herë dhe ishin në një njohje, por gjithçka që pason mbetet për t’u parë.

Tha se nuk flasin, Luizi shoqërohet nga Jurgena në koncertin në Kosovë? (foto) Read More »

Voton edhe Olta Gixhari, kush është kryebashkiaku që zgjodhi ish-banorja e BBV

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Olta Gixhari ka treguar se e ka dhënë votën e saj sot.

“Votoni”, ka bërë thirrje aktorja në Instagramin e saj. Kujtojmë se pak ditë më parë Gixhari tregoi se vota e saj shkon për kandidatin e PS, Veliajn.

Por nuk harrohet kur pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën e madje ajo ka një miqësi të ngushtë me nusen e tij, Armina Mevlanin.

Voton edhe Olta Gixhari, kush është kryebashkiaku që zgjodhi ish-banorja e BBV Read More »

Luizi bën dedikimin e veçantë nga Gjakova për moderatoren

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Kosovë.

Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij.
Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.

Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.

Luizi bën dedikimin e veçantë nga Gjakova për moderatoren Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com