Alida Duka, këngëtarja e hitit “Ani” dhe e disa hiteve të tjera, i prek në zemër fansat e saj me historitë personale në këngë. E vërteta dhemb gjithmonë edhe në art, por thotë se jeta e ka mësuar të përballojë gjithçka.
Motra e Stines rrëfen për “Panorama Plus” si e ktheu periudhën e pandemisë në avantazh, me dy këngë të reja plot energji dhe biznesin e saj. Për dashurinë, martesën dhe paratë, ajo bën këtë rrëfim të hapur, si artistët e vërtetë…
Dy projekte të reja muzikore në kohë pandemie. Si e përjetove realisht këtë periudhë e ç’të motivoi për të realizuar këto këngë të bukura plot jetë?
Në fillim na dukej si në film gjithçka, nuk po e besonim dot në të vërtetë. Pastaj filluam të ambientoheshim me situatën, duke menduar se si mund të dilnim prej saj. Unë e mbylla biznesin në hotel, sepse më merrte 80 për qind të kohës dhe 20 për qind më mbetej për fundjavat apo të lëvizja për koncerte. Ndërsa për jetë private nuk bëhej fjalë kurrë. Në fakt, unë kisha kohë që po e mendoja të hapja firmën për shitblerje apartamentesh, si dhe dhënien me qira për firmat që kanë bizneset e tyre në Hannover dhe rrethinat.
Pashë që po funksiononte në periudhën e koronës, pasi hotelet u mbyllën. “D&D immobilen UG” ndryshoi shumë gjëra tek unë, pasi fillova të kem shumë më shumë kohë për veten. Si dhe projektet që kisha në plan t’i realizoja, por që për çështje kohe ishin lënë mënjanë. Pastaj, fati im që në kohën e koronës rastisi edhe vëllai im, Stine, këtu në Gjermani. Kjo ishte si një ëndërr për mua, të kishim kaq shumë kohë me njëri-tjetrin, gjë që më ka munguar prej vitesh.
Një klip me Stinen dhe tjetrin me artistin Juanito. Ç’mund të tregosh për fabulat e dy projekteve?
Duke ndenjur në dhomën e pritjes, Nesti u ul në piano dhe filloi të kompozonte këngën “Du warst nicht da” (Ti nuk ishe kurrë aty). Them se më ngjiti direkt e kështu filluam ta shkruanim më tej. Ky ishte projekti i parë që në kushte korone e realizuam në Hannover me Jayo, artist i ri në tregun gjerman.
Po bashkëpunimi me Juaniton, si ndodhi?
Më pas vijoi dhe “Gitana” në duet me Juanito nga Puerto Rico, bashkëpunim me të cilin erdhi krejt papritur dhe në gjuhën spanjolle, diçka që kurrë më parë nuk e kisha provuar.
Duket se ndryshe nga këngëtarët në përgjithësi që patën një lloj pezmatimi, ti e ke kaluar me shumë aktivitet muzikor. Je natyrë që sfidon edhe vetë realitetin?
Në fakt, periudhën e koronavirusit kemi qenë shumë aktivë falë Zotit, saqë më thoshte ndonjëherë Stine: “Do bëjmë ndonjë ditë pushim ne, ku i gjen këto punët përditë?!”
Liria, suksesi, të qenit energjike dhe në formë i tërheq meshkujt si magnet drejt teje, apo i largon ata?
Energjia që kam dhe të qenit në formë dhe e pavarur i habit meshkujt, pasi thonë: “Nuk e shohim shpesh këtë gjë te femrat, sidomos në ditët e sotme. Kjo nga ana tjetër i largon ata, sepse nuk guxojnë të kenë një femër të tillë në krah. Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta.
Pavarësisht të gjithave, i beson dashurisë në këto kohë? Çfarë mësimesh ke marrë nga jeta?
Nuk besoj më në dashuri, them se nuk ekziston më. Gjithçka është kthyer në interes, për fat të keq.
Ndonjë ndodhi personale e ke rrëfyer në këngët e tua, duke i bërë më të ndjera dhe të prekshme nga publiku. Ka ndodhur e njëjta histori me dy klipet e reja?
Te kënga “Du warst nicht da”, flet qartë për ndarjen që kisha verën e kaluar. Por jeta të mëson të përballosh çdo gjë dhe jam shumë e lumtur që nëpërmjet këngëve që përcjell te njerëzit, të mund të prek ndjenjat e tyre.
Për ty, martesa sot është dashuri apo një lloj kompromisi e biznesi? Dhe kur mund të të shohim në altar?
Nëse do të vendosja të martohesha, do ta bëja nëse do jem e dashuruar dhe kurrë për çështje biznesi.
Ti hyn te personat që i kanë boshatisur llogaritë e tyre bankare këto ditë të vështira, apo ata që i kanë shtuar paratë pavarësisht situatës?
Llogaria bankare ka qenë plus-minus-barazim prapë. Plus këta 4 muaj ka pasur shumë lëkundje, por falë biznesit që hapa nuk e ndjeva dhe aq shumë. Nga ana tjetër, realizova dy projektet me klip, si dhe po përgatitemi të dalë projekti “Panamera ft.Salva” nga producentët Siessto dhe Oster, që mezi pres të dalë në tregun gjerman.
Ndërkohë si artiste në Gjermani patëm ndihmë shtetërore mbi 9000 euro, ndaj dhe kjo më ndihmoi të mos bëja pauzë, por të isha aktive përveç vështirësive që patëm.
Një fundjavë e kaluar buzë detit dhe një mbrëmje e mbyllur në mënyrë romantike.
Këngëtarja Rezarta Shkurta është surprizuar nga bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha mbrëmjen e kësaj të diele.
Ai ka shkruar në rërë shkronjën “R” si emri i Rezartës, duke e emocionuar të shoqen, e cila i ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.
Çifti ka kaluar jo pak vështirësi, pas arrestimit të Ermalit si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, teksa Rezi ngeli vetëm me Herën e vogël.
Ermali u lirua nga burgu para dy vitesh, duke bërë që familja të bashkohet.
Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. /noa.al
Një lajm i trishtë ka ardhur nga këngëtari i njohur, Vlashent Sata. Ai ka humbur babain e tij, studiuesin dhe kritikun e muzikës. Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Vlashenti i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera, ku mes të tjerash shprehet se ai është për të muzika dhe dashuria për jetën.
“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!
Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.
Gazetari Bledi Strakosha është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë publik vetë moderator përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka rezultuar negativ në tamponin e dytë.
Ai tregon se kjo betejë nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.
Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime.
Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan moderator.
Kriza e teksteve të këngës shqipe ka kohë që ka uzurpuar dhe banalizuar pjesën më të madhe të produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza këngëtarësh të të gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore”.
Gazetari Aleksandër Çip nuk e ka pritur mirë këngën e fundit të Aurel Gaçes, e cila është e njohur për interpretimet e saj të kaluara, me vlera artistike.
Edhe pse vera e sivjetjme ka qenë pak ndryshe nga ato të viteve të shkuara, për shkak të pandemisë, asgjë nuk i ka penguar këngëtarët shqiptarë të sjellin projekte të reja muzikore për publikun.
E fundit që i është bashkuar listës së artistëve që e kanë “djegur” verën është Aurela Gaçe, që dje publikoi “Lento lento”. Por duket se pavarësisht klikimeve të marra deri tani, ka edhe nga ata që kanë mbetur të zhgënjyer ngan kjo këngë.
Gazetari Aleksandër Çipa, përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se kriza e teksteve shqiptare ka përfshirë edhe Aurelën, pasi refreni i “Lento-lento” të lë shijen e zhargonit të lagjes Çole në Vlorë. Ndër të tjera, Çipa deklaron se tekstet e këngëve të Gaçes dikur i kanë shkruar poetë të njohur si Xhevahir Spahiu apo Ilirian Zhupa, ndërsa teksti i këngës së fundit lë shumë për të dëshiruar.
Postimi i plotë i Aleksandër Çipës:
“E madhe Aurela e Vlores sime! E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe! Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht. Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.
Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore
Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.” /NOA.al