ShowBiz

Luiz Ejllit i ndodh e papritura me rrjetet sociale

Luizit, pavarësisht famës së madhe dhe simpatisë në publik, duket se me rrjetet sociale nuk po i ecën shumë.

Faqja në Instagram që iu hap këngëtarit nga Kiara, pak ditë përpara se ai të shpallej fitues në Big Brother, është mbyllur.

Edhe pse kishte shkuar afërsisht 600 mijë ndjekës, prej mbrëmjes së djeshme, faqja e Luizit nuk është më aktive.

“Mallkimi” vazhdon, Luiz Ejllit i ndodh e papritura me rrjetet

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj këngëtarit, apo thjesht ka vendosur që përkohësisht të qëndrojë larg rrjeteve sociale, për të marrë pak kohë për të kaluar me familjarët e tij.

Në disa intervista që ka dhënë së fundi për mediat, Luizi është shfaqur disi i lodhur, dhe i mbingarkuar me informacione të ndryshme që i janë dhënë për kohën që ai ka qenë pjesë e realit show-t.

Luiz Ejllit i ndodh e papritura me rrjetet sociale Read More »

Neda bëhet nënë për herë të tretë, këtë herë me një vajzë…

Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë. Ish-banorja e “Big Brother” e njëkohësisht opinionistja e “Përputhen” ka sjellë në jetë pas dy djemsh, një vajzë.

Ka qenë pikërisht Bora Zemani, moderatore e “Për’puthen”, e cila ditën e djeshme e nisi dating show-n me lajmin e bukur se Neda është bërë nënë për herë të tretë, teksa ka sjellë në jetë vajzën e saj.4

Bora u shpreh shumë e lumtur për Nedën, bashkë me protagonistët e tjerë të programit, ndërsa e vlerësoi për punën e palodhur të kësaj periudhe, e sigurisht i uroi shumë lumturi.

Neda bëhet nënë për herë të tretë, këtë herë me një vajzë… Read More »

Nuk përmbahet Nita, i kthehet keq ish-opinionistes së ‘BBV’: Znj. Lajkatari nuk paska limit…

Duket se ka nisur një debat virtual mes Zhaklin Lekatarit dhe Nita Latifit. Gjithçka nisi kur këngëtarja reagoi në lidhje me një deklaratë që gazetarja bëri teksa ndodhej në Serbi.

Lekatari u shpreh se atje ndihej e sigurt pasi nuk kishte shqiptarë. Pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti ‘hipokrizi të gjallë’ këtë deklaratë, Zhaklina e konsideroi Nitën si ‘pseudokëngëtare’.

Ndërkohë mbrëmë, Latifi ka zbuluar se ish-opinionistja e BBV i ka dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

“Zni.Lajkatari nuk paska limit! Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që m’i ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtu prej turpit që e ka mbuluar.

Gjithsesi un nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngaqë besoj mesazhin e ka marrë nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka nxjerrë veten dhe urrejtjen që ka marrë, kshtu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin.

Është injorancë e nivelit milionsh me krahasu viktimën e përdhunimit të luftes me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjana ti ki zgjedhje, ajo s’ka pasur…eh ajo ndodhta nuk ka me ta falë”, shkruan Nita në “Instastory”.

Nuk përmbahet Nita, i kthehet keq ish-opinionistes së ‘BBV’: Znj. Lajkatari nuk paska limit… Read More »

Luizit i mbyllet sërish Instagram-i, Ermiona Lekbello ka diçka për të thënë…

Instagram-et e Luizi Ejllit si kur ishte brenda “BBV” edhe tani që është jashtë vazhdojnë të jenë të paqëndrueshëm.

Së fundmi llogaria “Its Luiz Ejlli” që u hap një javë para se ai të dilte jashtë shtëpisë është mbyllur sërish. “The user it’s not found” do të lexoni nëse do ta kërkoni në Instagram emrin e këngëtarit.

Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi Ermiona Lekbello e cila shprehet e keqardhur.

“Dje shkruajta me Luizin. E tmerrshme. Kush ia mbylli prap Instagramin? Kush e kishte passëord-in e tij. Oh sa keq po më vjen,”-ka shkruar Jona në Instagram-in e saj.

Kujtojmë që kjo llogari u hap nga partnerja e tij, Kiara Tito dhe menaxhohej nga ajo derisa doli Luizi dhe e mori në dorë vetë. Madje po në të njëjtën llogari (për të cilën fituesi i “BBV” u shpreh se është e vetmja që përdor) çifti u fut “live” duke arritur shumë shikime.

Luizit i mbyllet sërish Instagram-i, Ermiona Lekbello ka diçka për të thënë… Read More »

Pas deklaratës për Kiarën, kunati i Luizit ngre pikëpyetje me postimin e fundit

Kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri, ka qenë një emër i përfolur në mediat online pas vizitës që i bëri këngëtarit brenda shtëpisë së BBV.

Direkt në ditën pasardhëse, ai hapi një ‘GoFundMe’ në emër të Luizit, gjë për të cilën ky i fundit nuk ishte aspak dakort dhe u shpreh se paratë e mbledhura do t’i dërgojë për bamirësi sapo t’i marrë.

Gjithashtu, Sokoli u përfol edhe për thirrjen që u bëri fansave pak kohë më parë për të mos ndjekur faqen e Instagramit të hapur nga Kiara, që tashmë është në duart e Luizit.

Ai ende vazhdon mos t’a ndjekë Luizin nga Instagrami i ri, ndërsa nga ana tjetër këngëtari e ndjek.

Mirëpo sot na tërhoqi vëmendje se kunati i tij është shfaqur me fituesin e “Big Brother 3”, Jetmir Salaj.

Pas deklaratës për Kiarën, kunati i Luizit ngre pikëpyetje

Ai ka qenë një figurë e përfolur në mediat sociale këto muaj për mbështetjen e madhe që ka treguar ndaj Luizit në live-t e organizuara në Instagram bashkë me Anaid Kalotin dhe të tjerë.

Mes grupit të tyre dhe Meridian Ramçajt ka pasur disa përplasje virtuale ku të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se po keqpërdorin emrin e Luizit.

Teksa së fundmi Luizi hoqi Meridianin nga Instagrami duke treguar se nuk janë miq, nuk dihet se çfarë raporti ka ai me Jetmirin dhe nëse kanë komunikuar.

Mirëpo, kujtojmë që Luizi është shprehur se shumë personazhe me të cilët nuk ka patur miqësi para hyrjes në BBV, kanë përfituar nga fama e tij duke e mbështetur publikisht dhe duke e quajtur ‘mik’.

Pas deklaratës për Kiarën, kunati i Luizit ngre pikëpyetje me postimin e fundit Read More »

‘Kishim një kimi të madhe bashkë’/ Jori flet për raportin me Luizin

Modelja Jori Delli ka sqaruar së fundmi një deklaratë të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip 2.

Në reality show, Jori dhe Luiz Ejlli u shprehën se se ishin njohur më parë jashtë. Por e ftuar në Top Albania Radio, Jori mohoi njohjen si dhe foli për raportin me artistin.

“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin.

Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile.

Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”.

Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalur.“, u shpreh Delli.

‘Kishim një kimi të madhe bashkë’/ Jori flet për raportin me Luizin Read More »

A vazhdon miqësia me Efin pas daljes nga ‘BBV2’? Luizi thyen heshtjen dhe habit me përgjigjen epike

Këtë të martë Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. .

Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për miqësinë e tij me Efin nëse ata janë sqaruar pas daljes nga shtëpis dhe për këtë është përgjigjur:

Kur pash babin e Efit kur erdhi ta takoj më erdhi turp nga vetja për fjalët që i thash… e pash se Efi donte ca shotsa të tregonte që më ka dashur dhe më do dhe e du… si jam i ngarkuar unë janë edhe ato, po do vij pjesa që do qetësohemi dhe do vij momenti që do flasim si me Efin edhe me shumë banorë.

A vazhdon miqësia me Efin pas daljes nga ‘BBV2’? Luizi thyen heshtjen dhe habit me përgjigjen epike Read More »

Meridiani tha se e ka mik, Luizi bën veprimin e papritur!

Teksa Luizi ndodhej brenda shtëpisë, Meridiani ka deklaruar se e ka mik dhe ka folur shpesh për të.

Mirëpo Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur.

Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga Big Brother VIP 1, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë:

“Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”. Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto.

Së fundmi këngëtari ka vendosur që të heqë nga lista e ndjekësve në Instagram pikërisht Meridian Ramçajn duke lënë të kuptohet se në “prapaskenë” ka patur debate mes tyre.

Meridiani tha se e ka mik, Luizi bën veprimin e papritur! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com