ShowBiz

Marrëdhënia e Teas dhe Arjonit, tek ‘Përputhen’, duket se ka pësuar krisje/ Ja dhurata që i bën…

Marrëdhënia e Teas dhe Arjonit, tek “Përputhen’, duket se ka pësuar krisje.

Kjo gjë u konfirmua me “dhuratën” që Tea i bëri djalit.

Pas disa takimeve tepër të mira mes tyre, ajo tha se ka një dhuratë të sugjeruar nga publiku për Arjonin.

Djali hezitoi fillimisht, duke thënë se nuk dëshiron dhurata nga Tea, por shtoi se po e pranon për respekt ndaj publikut. Konkurrentët në studio kërkuan që dhurata të hapej, pasi të gjithë, u mbërthyen nga kurioziteti.

Dhurata ishte një bulze, që kishte të stampuar një shkrim “mend s’donte, mend s’kishte dhe mend shiste”.

“Dhuratë për Arjonin më ke munguar këtë ditë, nuk ishte ideja ime, por këtë ma ka dhënë publiku si ide”, – tha Tea.

Arjoni iu përgjigj se, “do e marr por nuk e dëshiroj, nuk e dëshiroj, kam qenë e qartë me Tean. Unë e mora për respekt dhe kuriozitet. Do e shikoj më pas. Nuk e di sa i qartë kam qenë. Unë nuk e hap, e mora nga respekti”./NOA.al

Marrëdhënia e Teas dhe Arjonit, tek ‘Përputhen’, duket se ka pësuar krisje/ Ja dhurata që i bën… Read More »

‘Këto këpucët i ke veshur 3 herë’/ Ja si i përgjigjet Bora Zemani fanses

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm.

Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit.

Largimi i kësaj të fundit nga “3shat”, emision që moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj, shkaktoi jo pak polemika asokohe.

Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”.

Pak më parë moderatorja na ka treguar edhe look-un e ditës së sotme, ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe e kuruar në detaj.

Sot Bora kishte zgjedhur të vinte e veshur bardh e zi, ndërsa flokët i kishte drejtuar, duke paraqitur një look të thjeshtë por shumë të bukur.

Por, siç e dimë ka edhe persona detajistë që kapin gjëra që neve mund të na shpëtojnë. Kështu, një fanse i ka shkruar Borës se këpucët i ka veshur 3 herë.

Ky koment i ka rënë në sy edhe moderatores, e cila ia ka kthyer: “Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh.”

E pranojmë se të gjithë e gjejmë veten tek komenti i saj dhe sigurisht besojmë se njerëzit që i kanë këpucët si gjëra “njëpërdorimshe” janë të rrallë
/NOA.al

‘Këto këpucët i ke veshur 3 herë’/ Ja si i përgjigjet Bora Zemani fanses Read More »

Kush janë më të mirë në seks të huajt apo shqiptarët? Ja si përgjigjet Soni Malaj

Soni Malaj është një nga ato këngëtaret të cilat shpesh herë lakohet nga mediat jo vetëm për jetën e saj profesionale por edhe për atë private.

Ndarja e saj nga balerini italian bëri bujë aso kohe dhe përsëri mbas disa vitesh Soni bëri që mediat të flasin për të dhe fejesën e saj, kësaj here me biznesmenin Klevi nga Tirana.

E ftuar mbrëmjen në emisionin Why Not në Rtv Ora Soni ka zbuluar shumë gjëra të cilat nuk i dinim për të.

Krah pyetjeve serioze gazetari i emisionit nuk kishte si të mos e ngacmonte dhe me disa pyetje pikante të cilave këngëtarja i’u përgjigj në një mënyrë mjaft diplomatike.

Një ndër pyetjet ishte se sipas këngëtares kush janë më të mirë në seks të huajt apo shqiptarët, dhe përgjigja e Sonit ishte kjo.

“Duhet të provohen shumë të huaj që të arihet një mendim. Varet se çfarë personi transmeton, çdo gjë është çështje energjie. Ne kemi receptorë, kemi energji jemi transmetues energjie varet se si dy persona ndërlidhen dhe kjo është e rëndësishme”. /noa.al/

Kush janë më të mirë në seks të huajt apo shqiptarët? Ja si përgjigjet Soni Malaj Read More »

Luana Vjollcës i sh katërrojnë ferrarin: ‘U qyqa kush e bëri këtë?!’ (foto)

Ditën e djeshme Luana Vjollca e kaloi në xhirimet e një projekti për të cilin nuk ka zbuluar shumë. Moderatorja publikoi foto e video teksa bëhej gati për xhirime, por një i ncident i prishi mbrëmjen.

Luanës i kanë sh katërruar makinën e saj Ferrari duke i thyer xhamin përpara. Moderatorja postoi një foto të makinës, duke pyetur se kush e ka bërë këtë dhe për çfarë arsye.

“U qyqa kush e bëri këtë?!”, shkruan Luana. Nuk dihet ende ç’ka ndodhur në të vërtetë.

Luana Vjollcës i sh katërrojnë ferrarin: ‘U qyqa kush e bëri këtë?!’ (foto) Read More »

Bëri ‘bujë’ me hyrjen e saj në ‘Përputhen’, zbulohet e shkuara e bukuroshes së njohur

Vajzat e emisionit “Përputhen” duket se janë të mësuara me kamerat dhe nuk është hera e parë që shfaqen në televizion.

Tea dikur ishte postiere në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Melisa ka qenë në rolin e “Sophies” tek “Zonë e lirë” dhe tani mësohet se Anën e kemi parë në një klip muzikor.
Bëhet fjalë për klipin e këngës “Lule pa erë” nga Irkenc Hyka.

Ana shfaqet me bjonde në klip dhe ky detaj e bën të duket ndryshe në pamje.

Bukuroshja iu bashkua “Përputhen” pak javë më parë dhe deri tani ka dalë në takim me Fatjonin.

Bëri ‘bujë’ me hyrjen e saj në ‘Përputhen’, zbulohet e shkuara e bukuroshes së njohur Read More »

Vjen nga Amerika në Librazhd,Emina Çunmulaj do iu emocionojë të gjithëve me arsyen e veçantë

Kanë kaluar më pak se 2 muaj, kur zëvendës Presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, Emina Çunmulaj dha lajmin se do të merrte përsipër realizmin shtëpisë për familjen Poçi në Librazhd. Prej atëherë është punuar me ritme të shpjeta me qëllim që familja të mos e kalojë më dimrin në çadër.

Sot, teksa punimet janë drejt përfundimit, për familjen do të nis një jetë e re. Arben Poçi jeton në fshatin Hotolisht, në Librazhd, së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët. Prej kushteve shumë të rënda ekonomike, ata jetonin në çadër.
Arbeni e kishte shumë të vështirë të kujdesej për familjen e vetë, pasi ishte i pamundur për të punuar. Një incident në moshën 2-vjeçare i solli dëmtimin e njërës dorë. Pavarësisht kësaj çdo ditë ai dilte të mblidhte bimë medicinale, por paratë e mbledhura nga shitja e tyre nuk mjaftonin për të ushqyer fëmijët, e aq më pak të siguronin të ardhurat për të realizuar ndërtimin e shtëpisë.

Emina Çunmulaj sapo u njoh me rastin, premtoi që në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” do e ndërtonte ajo shtëpinë e re për këtë familje dhe tashmë dy muaj më pas, familja e Arben Poçit po shikon se si po ndërtohet streha e tyre e re.

Vjen nga Amerika në Librazhd,Emina Çunmulaj do iu emocionojë të gjithëve me arsyen e veçantë Read More »

Surprizon Kujtim Gjuzi/ Shikoni si shfaqen deputeti në emision (foto)

‘Maskat’ është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell” në Top Channel. Kjo rubrikë, drejtohet nga moderatorja Megi Pojani, e cila për arsye se ka rezultuar pozitive me COVID-19, nuk është e pranishme në studio, e në moderim këto javë të izolimit atë e ka ndihmuar Edi Manushi.

Një nga të ftuarit e “Maskave” ishte deputeti konservator Kujtim Gjuzi.

I veshur me kostum tradicional të trevës së Tiranës dhe me një “kobure” në dorë, Gjuzi suprizoi jurinë e përbërë nga Olti Curri, Zajmina Vajsari dhe Eranda Libohova, me këngën “Tirona Kampion”.

Edhe pse Zajmina u “frikësua” nga gjuajtjet në ajër të “kobures” që Gjuzi mbante në dorë, deputeti theksoi se princeshave dhe zonjave të bukura nuk i gjuhet, prandaj, atë nuk duhet ta kenë frikë.

Surprizon Kujtim Gjuzi/ Shikoni si shfaqen deputeti në emision (foto) Read More »

Aktorja Monika Lubonja rrëfen historinë e saj prekëse: ‘Shoqëria më thoshte ua ç’të gjeti ty’

Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer në rubrikën “N’fermë në “E Diell” historinë e saj prekëse.

Aktorja, tregoi se në kohën kur ishte studente në Akademinë e Arteve, mbeti shtatzëne ashtu siç e quan ajo “në mënyrë aksidentale”.

Ndonëse vajza e saj Tea sot është 24 vjeçe, Monika tha se asokohe mendoi të bënte abort, pasi kishte frikë se fëmija do ta pengonte në rrugën e saj drejt aktrimit.

Por një gjë të tillë e pengoi e ëma, mjeke me profesion, e cila e sugjeroi të ndryshonte mendje dhe të sillte në jetë fëmijën.

“Isha e dashuruar në shkollë, ngelëm pak shtatzënë, aksidentalisht. Shoqëria më thoshte ua ç’të gjeti ty. Më pas kisha në plan të parë të bëja filma teatër se sa kisha filluar të luaja dhe vajta ta abortoj vajzën. Mamaja ime duke qenë mjeke e sinjalizuan, të merr s’të merr këtë fëmijë do ta bësh, edhe ne do të dalim për zot”, tha Monika.

Aktorja Monika Lubonja rrëfen historinë e saj prekëse: ‘Shoqëria më thoshte ua ç’të gjeti ty’ Read More »