ShowBiz

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë

Stresi ka hapur zemrën në emisionin “Një gotë rose”, ku ka rrëfyer të gjitha dhimbjet e fëmijërisë së tij dhe vështirësitë të cilat ka kaluar.

Ai tregon se i thërriste dajës së tij “baba”, pasi i ati ishte internuar dhe reperi kishte qenë tepër i vogël për ta mbajtur mend.

Stresi rrëfen se ka qenë një djalë i prapë dhe kur ishte fëmijë, askush nuk kishte patur mundësinë t’i tregonte vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

“Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur ka ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”,- ka treguar reperi.

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë Read More »

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall
Dr. Flori është ndarë nga jeta si sot 8 vite më parë, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Vajza e tij, që tani është rritur e kujton të atin në çdo ditë të rëndëishme për të, siç ka bërë edhe sot.

“Më mungon”, ka shkruar ajo krah fotove të veçanta me babain.

Të njëjtin postim e ka ndarë dhe nëna e saj, partnerja e Dr Florit duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Dr. Flori la pas 2 fëmijë, për të cilët Blerina është kujdesur si një heroine.

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall Read More »

Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime

Santiana Maloku është një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë pak muaj më parë.

Ajo ka treguar se si e ka marr vesh në moshën shtatëvjeçare se ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.

Santiana ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.

“Kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushëri të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, ka rrëfyer Santiana.

Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime Read More »

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Mariza me një postim në rrjete sociale ku tregon se është bërë me vajzë. E vogla mban emrin Melody.

“Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron të gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen e saj.

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë Read More »

Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit

Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Jetën e saj private këngëtarja nga Kosova e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mendiave dhe publikut.

Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa, vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.

Mirëpo, çifti i dha fund martesës në 2021-shin. Edhe për këtë Alma ka folur shumë pak. Mirëpo së fundmi në T7 ajo shpalosi detaje edhe për një periudhë të vështirë të jetës së saj. Edhe pse nuk ndaloi në detaje se për çfarë konkretisht ishte fjala, nuk duhet shumë për ta kuptuar.
Në përiudhën e divorcit u bë me dije se Sokol Stafa e ka tradhtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Alma Bektashi në një intervistë me parë ka treguar se përveç probleme psikologjike, emocionale ajo është përballur dhe me vështirësi financiare pasi pohon se ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit Read More »

Serena Sula: ‘Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik’

Serena Sula ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private.

Ajo tregoi se i ka shkruar një sheik dhe se i ka kërkuar të shkojë në Dubai.

Serena tha se këto kohë ka qenë e zënë me muzikën, por do ta pranojë ftesën.

“Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram, është nga Dubai. Më kishte ndjekur në Tik Tok gjithë kohës, bashkë familjen dhe më ka çmendur.

Do të presë biletën që të shkoj në Dubai. Për momentin kam qenë duke u marrë me muzikën, por do ta pranoj, si jo mos ta pranoj. Unë mendova që të vijë ai këtu.

Ai tha ose do vish ti këtu ose do vij unë atje. Është fiksuar! Do ta takoj dhe me familjen, unë gjithë me kë jam njohur, i kam prezantuar dhe me familjen.

Të jetë në dijeni familja me kë person jam. Mua më pëlqen shumë, kemi komunikuar, është tipi im”, tregoi ajo.

Serena Sula: ‘Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik’ Read More »

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy

Nuk është më një tabu por është një fakt. Prirjen për t’u orientuar drejt kirurgjisë plastike nuk e kanë vetëm gratë por dhe burrat. Trendi i të dukurit perfekt, pa rrudha në fytyrë, pa ngarkesa dhjamore në trup ka përfshirë edhe meshkujt shqiptarë, me prirjen më të madhe tek ata që shfaqen edhe në median vizive.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku i ftuar ishte mjeku estetist, Panajot Papa.

I pyetur ‘a duket se ndërhyrjet estetike ose ndërhyrjet kirurgjikale estetike nuk janë më një privilegj vetëm i femrave, duket se meshkujt janë shtuar pafund tashmë?’, Papa u përgjigj:

“Ne mund të themi që kirurgjia plastike ndahet në dy degë, që është mjekësia estetike dhe kirurgjia plastike e operacioneve. Po të shkojmë të marrim të dhëna në Amerikë, ku kemi të dhëna, mund të themi që trajtimet estetike janë shumë herë më lart se kirurgjia në vetvete. E sigurisht po të shkojmë të shohim anën e pacientëve meshkuj, gjëja e parë që shikojmë është që rreth 1.5 milionë amerikanë kanë bërë trajtimin e botoksit. Domethënë në një popullsi që është rreth 300-330 milionë, është një popullsi shumë e theksuar mund të themi. E po të shohim trendin kemi një rritje shumë të lartë. Kirurgjia plastike ose mjekësia estetike është një nga gjërat më të bukura në momentin që bëhet bukur. Në momentin që ti ose pacienti jashtë, ose miqtë e tu të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke bërë diçka’, automatikisht aty nuk është suksesi. Suksesi është harmonia dhe harmonia ka të bëjë te fakti që nëse e bën punën tamam në një mjek dhe tjetri nuk arrin të kuptojë se çfarë ke bërë, aty suksesi është më i madh”,
Ndërsa duke folur për në Shqipëri, ai u shpreh se meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike.

“Në Shqipëri nuk është më tabu. Në momentin që miqtë vërejnë që t’i ke bërë ndërhyrje, atëherë trajtimi estetik nuk është bërë mirë. Kompanitë po zgjerojnë trendin duke bërë ndërhyrje dhe për 24 orë, kjo do të thotë që t’i mund ta bësh botoks në mëngjes që të japë efekt në mbrëmje”, tha Papa.

Ky i fundit madje tregoi edhe një rast kur ka shkuar një djalë dhe i ka kërkuar që t’i bëjë buzët si të reperit të njohur, Noizy.

“Më ka ndodhur që më ka ardhur një çun i shoqëruar me dy vajza edhe më thoshte i dua buzët si një këngëtar mashkull. Donte të frynte buzët. Ai këngëtari mund t’i ketë vetë se ia ka dhënë mami dhe babi. I donte si Noizy”, tha kirurgu estetik.

Doktori sugjeron që duhet të kenë kujdes me mënyrën dhe vendin ku zgjidhet për të bërë ndërhyrje.

“Një pacient përballë një mjeku e ka ndarë mendjen. Por mjeku duhet ti thotë që cila është më e mirë për të. Botoksi dhe ndërhyrjet pa kulturën e duhur është një dëm kolosal për veten”, tha mjeku.

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy Read More »

Si agravoi sherri mes dy banorëve të BBV, konkurrentët ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike! Përjashtohet nga gara njëri prej tyre

Njëri prej banorëve të “Big Brother VIP” Kosova, Meti Alshiqi, ka përfunduar rrugëtimin e tij në këtë edicion, pasi është përjashtuar nga produksioni.

Përjashtimi i tij erdhi pas një konflikti mes tij dhe njërit prej banorëve të shtëpisë, Blerando, më të cilin është përplasur, pasi Meti nuk donte t’i bindej urdhrave të tij, i cili ishte zgjedhur kapiten.

Pas konfliktit mes konkurrentëve, për Metin mbërriti në shtëpi një zarf i zi, i cili lajmëronte përjashtimin e tij nga gara.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara.

Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në zarfin e zi.

Pjesë nga debati mes konkurrentëve:

Meti: Vetëm të shtyva, mos fol pa lidhje këtu. Mos u sill si gangster.

Blerando: Rri qetë.

Meti: Kujdes çfarë flet, nuk je drejtor këtu.

Pasi banorët e tjerë ndërhynë që sherri të mos agravohej, Meti shtoi: “Kapiten je, por sillu mirë, jo si drejtor. Me urdhra, këtu, bëj këtë, e bëj atë. Nuk bëhet me urdhra. Më tregon ai se çfarë duhet të bëj. Nuk bëj asnjë më, t’i bëj kush të dojë”.

Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

Si agravoi sherri mes dy banorëve të BBV, konkurrentët ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike! Përjashtohet nga gara njëri prej tyre Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com