ShowBiz

Enxhëll u largua nga emisioni, flasin vajzat: Ja kush i ushtronte presion

Pas largimit të Enxhëllit nga “Love Story”, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, një nga konkurrentet, Suela ka deklaruar se Enxhëll kishte presion nga i ati dhe familja.

“Jo ne nuk na kishte thënë asgjë fare. Presioni ishte nga babi, nga familja, nuk e përballon dot”, tha Suela.

Ndërkohë Meri u shpreh:

“Nuk e prisnim vetëliminimin e Enxhëll, por ishte dëshira e saj. Mendoj se ajo e kishte menduar më parë këtë gjë. Ne nuk e dinim, mbetëm aty të gjitha të habitura”.

“Se di çfarë ndodhi. Ajo po thoshte që është ndjerë pak keq kur e sheh Saimirin në takime të tjera, ashtu siç ndihem edhe unë”, tha Xhesi.

Enxhëll u largua nga emisioni, flasin vajzat: Ja kush i ushtronte presion Read More »

Shqipja publikon audion ‘e bujshme’ të Andit, ja çfarë thotë ai për Tean

Disa javë më parë, e ftuar në “Përputhen” e ëma e Andit u shpreh: “Me Shqipen ka qenë më tepër për të provuar veten, për të parë reagimin e Teas se jo që kishte ndonjë gjë”. Kjo deklaratë e saj nuk është pëlqyer aspak nga Shqipja, e cila ka reaguar në Instastory.

Ajo shprehet se Andi është një i pafytyrë, i cili ka mohuar para të gjithëve të vërtetën. Shqipja shkruan se pëlqimi mes tyre ishte i vërtetë dhe nuk janë tallur me njëri-tjetrin.
“Kush më ka njohur për aq pak sa më ka parë e di që unë familjen e kam të shenjtë dhe nuk dua që asnjë familje të cënohet. Gjëja që më ka prekur më shumë është se si një prind cënon publikisht fëmijën e një prindi tjetër aq më pak kur është vajzë. Edhe sikur djali i saj të ishte tallur me ndjenjat e një vajze absolutisht prindi i tij duhet të ishte kundër këtij gjesti të ulët.

Dhe ta dini mirë që askush nuk është tallur me mua në realitet por kjo është ajo që shihni ju. Andi si një i pafytyrë që është dhe nuk kam njohur kurrë një djalë me karakter kaq të dobët, shfrytëzoi emrin dhe sinqeritetin tim për të ngritur famën e tij se unë asgjë nuk do bëja publike. Ishte e kaluar dhe Andin e kisha falur.

Pëlqimet ishin por më vonë u shuajtën dhe askush nga ne të dy nuk u tall me njëri-tjetirn për të bërë xheloz persona të tjerë. As unë nuk kisha gjë me ty dhe as ti me mua në momentin që mbylla kontaktet me ty”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Shqipja ka ndarë me ndjekësit disa audio, ku dëgjohet Andi teksa thotë: “Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ti…ça sa mbarova, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situata në përfitimin tënd.”

Biseda në fjalë, i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debati me Shqipen. Menjëherë pas saj doli dhe Andi.

Më pas, ish-konkurrentja ka bërë një paralajmërim se ka prova të tjera, me foto, video apo audio.

https://www.instagram.com/p/CKUg_ZbjMXd/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Shqipja publikon audion ‘e bujshme’ të Andit, ja çfarë thotë ai për Tean Read More »

Moderatorja flet hapur, tregon sa energji harxhohet nga ‘aktiviteti’ në krevat

Në emisionin “Ftesë në 5” të Bieta Sulos në Top Channel, ditën e sotme u diskutua një studim i fundit që tregonte se falë punëve të shtëpisë shpenzohen më shumë kalori sesa gjatë aktivitetit në palestër.

Pjesë e bisedës ishte Elona Duro, Raina Kovaçi dhe Brikena Xhixha, të cilat ndanë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

“Që në mëngjes fillon gjimnastika”, tha Raina, ndërsa pak më vonë ndërhyri Elona.

“Në fakt fillon që natën. Llogarit rreth 70 kalori për një orë gjumë. Llogarit rreth 500 kalori për gjithë natën, nëse bëjmë 7-8 orë gjumë, pa bërë gjë tjetër.

Nëse bën ndonjë aktivitet tjetër natën mund të shkojë dhe 800 kalori pa ngrënë fare”, tha Elona, deklaratë kjo që u shoqërua me shumë të qeshura në studio.

Moderatorja flet hapur, tregon sa energji harxhohet nga ‘aktiviteti’ në krevat Read More »

Enxhëll u largua nga ‘Love Story’ pas takimit me Saimirin/ Bukuroshja zbulon arsyen e vërtetë pse braktisi emisionin

Një nga surprizat e spektaklit “Love Story” javën e kaluar ishte veteliminimi i Enxhëll, një prej vajzave që fitoi edhe zemrën e publikut. Enxhëll e bëri vendimin e saj të ditur papritur, madje menjëherë pasi ishte transmetuar takimi i saj romantik me Saimirin në kinema.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, -u shpreh Enxhëll gjatë spektaklit të hënën.
Ndërsa pak orë më parë, Enxhëll ka bërë një falënderim për fansat dhe produksionin, duke theksuar edhe arsyen kryesore që e bëri të hiqte dorë nga programi. Ajo la të kuptohet se nuk kishte ndjenja për Saimirin dhe nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e spektaklit duke bërë show.

“Dëshiroj të bëj një falënderim special për produksionin e Love Story që më dhanë mundësinë të isha pjesë e spektaklit. Mësova shumë shumë gjëra të reja, të cilat nuk do t’i harroj kurrë, përgjatë gjithë jetës.

Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story, ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normalisht ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrsesi nuk mund të bëhesha një showgirl! Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, -shkroi ajo. /CLASS

Enxhëll u largua nga ‘Love Story’ pas takimit me Saimirin/ Bukuroshja zbulon arsyen e vërtetë pse braktisi emisionin Read More »

Rrëfimi i Atdheut: Kam bërë b urg për dashurinë

Atdheu mbrëmjen e sotme në Për’Puthen në Top Channel, ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë që askujt nuk ia priste mendja. Ai thotë se iku pa letra vetëm për të takuar vajzën që dashuronte, e cila qëndronte në një shtet evropian, madje ka bërë edhe bu rg për këtë shkak, por në fund pavarësisht sakrificave janë ndarë.

“Kam pas ikur një herë pa letra në një shtet evropian pastaj u ktheva në Kosovë, ishin disa probleme siç janë shqiptarët me fjalë. I kishin thënë që ai është tip aventurier, ka pasur shumë goca. U dashurova në atë kohë dhe ia futa prapë në të zezë, jam bërë copë copë këmbët gj ak, kam bërë edhe bu rg kam ik e kam taku. Sa arrita erdhi ndarja”, tha Atdheu.

Pas rrëfimit emocionues të tij erdhi edhe një reagim i Melisës.

Melisa: Po mos e gjetsha!

Atdheu: Mos u gjetë kurrë!

Melisa: Ajo faleminderit…

Arjan Konomi: Po të mos kishte ndodhur as do të ishte këtu.

Rrëfimi i Atdheut: Kam bërë b urg për dashurinë Read More »

Çiljeta reagon e revoltuar: ‘Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas për politikë’

Ditën e djeshme në një pjesë të madhe të mediave qarkulloi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës.

Si një besnike e përhershme, që ka shprehur hapur përkrahjen për PD-në, kjo gjë i habiti jo pak ndjekësit.

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni.

Mirëpo duket se ky lajm ka qenë i rremë dhe këtë gjë e ka thënë vetë këngëtarja. Ajo është shprehur se kjo intervistë është shpikur dhe se nuk ka thënë asnjë fjalë të tillë. Çiljeta shprehet se ajo nuk ka për të folur më për bindjet e saj politike, sepse është diçka personale dhe nuk dëshiron t’i ngatërrojë me profilin e saj publik.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan Çiljeta.

Çiljeta reagon e revoltuar: ‘Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas për politikë’ Read More »

Një nga konkurrentët e emisionit Për’puthen, vendos të largohet nga programi: ‘Po iki, këtu janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin’

Një nga konkurrentët e emisionit Për’puthen, Fation Kuqari, vendosi të largohet nga programi.

Vendimi erdhi pas sherrit me Erin, një nga djemtë e rinj që hyri ditën e premte në program.

Ata dje patën një debat verbal që përfundoi në fjalë fyese dhe djemtë u bënë gati për konfrontim fizik, por konkurrentët e tjerë ndërhynë menjëherë dhe produksioni vendosi ti pezullonte.

Me anë të një postimi në Instagram, Fationi theksoi se vendimin e largimit e mori pasi nuk arrin të pranojë intrigat e mashtrimet, të cilat sipas tij bëhen mes konkurrentëve.

Ai hodhi dyshime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se “janë bërë dashnorë”.

Para disa javësh ai i dha fund njohjes me Melisën duke hedhur dyshime se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një person tjetër, pa dhënë detaje më tej.

Postimi i plotë i Fatjonit:

Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores, ju njoftoj se do largohem nga Përputhen. Kjo për shkak sepse nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe fytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut.

Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe, ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lart, dua t’ju them që Fatjoni del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi, ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “He thuaje ti se je mësuar me sulme”.

Ka pasur disa puntata të cilat i kam rënë pishmanit që ka degraduar situata jo për ata që janë atje, por për familjen që më ndjek apo këdo që ka pasur simpati për mua.

Por këto puntatat e fundit nuk po më pëlqejnë as mua më, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjërat por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleanca për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku nëpërmjet zërit tim dhe pse u lodha nga të tilla gjëra, janë bërë motra vëllezër dhe dashnor me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe as nga produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj për gjëra të vogla, në dukje aq keq në puntata sepse jepet aty dhe shoh më shumë se ç’shihni ju.

I kërkoj falje produksionit dhe autores Olsës, ndjesë për vendimin tim të papritur që mora. Gjithashtu dhe Arjan Konomit i kërkoj shumë falje sepse realisht është një nga opinionistët më të mirë. Paçka se disa herë e kemi tepruar dhe kemi dalë nga vetja. I kërkoj falje dhe Borës që kam respekt maksimal sepse e kam bërë disa herë të dalë nga vetja.

I uroj shumë suksese disa nga djemve dhe vajzave aty që janë vërtetë me këmbë në tokë dhe me zemrën me vete aty. Kërkoj falje dhe nga ju miq pasi e di që kishit pritshmëri ndaj meje që të dilja i përputhur por çfarë t’ju them më shumë “Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra”.
NOA.al

Një nga konkurrentët e emisionit Për’puthen, vendos të largohet nga programi: ‘Po iki, këtu janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin’ Read More »

Arbri i nxjerr të ‘palarat’ Anës

Takimi 4 minuta e Anës me Edisonin një nga djemtë e rinj në Përputhen në Top Channel, ndezi de batin në studio.

Ana tha se takimi i la shije të mirë dhe Edisoni është një djemtë më të pjekur që ka pasur takim të paktën për nga mosha.

Duke përmendur moshën Mevlani ishte i pari që reagoi duke thënë se vajzat gjithmonë sa herë vijnë të rinjtë i hedhin poshtë “ të vjetrit”.

Debati kulmoi më vonë me deklaratën e Arbrit i cili më herët ka pasur dy takime me Anën, kur tha se Ana i ka propozuar atij të dalin çift nga emisioni.

D ebati:

Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh.

Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet me moshën?

Mevlani: E ka me kilometrat kjo.

Ana: Pse grricesh kot?

Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thenë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar. Je arrogante.

Je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.

Ana: Bravo të qoftë.

Arbri: Ti kur ishim te ‘Shiko Kush Luan’ më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe.

Ana : A je i sigurt që t’i kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha.

Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.

Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dhe më ka thënë dua të dal çift me ty.

Ana: Kjo Bora është paturpsi. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbri i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.

Arbri: Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj.

Arbri i nxjerr të ‘palarat’ Anës Read More »