Aktori shumë i dashur për shqiptarët, Kivanc Tatlitug, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare.
I famshëm për rolet e tij në shumë seriale turke, një pjesë e mirë e të cilëve janë transmetuar edhe në ekranet shqiptare, Behlul nuk i ka harruar rrënjët. Përkundrazi.
Në një intervistë të dhënë për stacionin turk CNN, pasi u bë protagonist në shumë prej serialeve turke dhe u shpall si një ndër aktorët më të mirë në vend, Kivanc, ndërsa ka folur për fëmijërinë, adoleshencën e më tej edhe si u fut në botën e aktrimit, ka treguar edhe origjinën shqiptare:
“Po, jam shqiptar”, – ka pranuar ai me krenari ndërsa është pyetur nga moderatorja e emisionit, duke shtuar:
“Im atë është me origjinë nga Prishtina, ndërsa ime më është nga Adana.”
Gjatë një interviste për “Daily Love Story”, Saimiri ka treguar se vajza që i ka pëlqyer me shikim të parë ka qenë Meri, me të cilën ka pasur disa takime.
Cila nga vajzat të ka pëlqyer që në shikim të parë? Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin.
Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur.
Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave.
Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete.
Sa shqiptar është Saimiri?
Saimiri është 100% shqiptar, por jetesa atje, shkollimi, më kanë edukuar pak më ndryshe.
Çfarë të mungon më shumë nga Gjermania?
Ajo qetësia.
Ti në jetën tënde në Gjermani, ke përzgjedhur apo të përzgjidhnin?
Unë gjithmonë kam përzgjedhur në jetë, kështu që nuk është se erdha këtu për të zgjedhur se m’u dha rasti.
Po të ishte bërë Love Story me një vajzë dhe 18 djem, a do ishe ti njëri nga konkurrentët?
Në qoftë se vajza do më pëlqente aq shumë, do isha futur sepse kam shumë besim tek vetja dhe mendoj se do fitoja. Unë jam njeri që luftoj dhe rëndësi ka kush e fiton be tejën.
Sa i ke vlerësuar puthjet që vajzat të kanë dhënë ose nuk të kanë dhënë?
Kur një vajzë nuk jep puthje do të thotë që nuk është gati, nuk e ndjen dhe e respektoj këtë gjë. Është edhe presioni i njerëzve, kamerave sepse vajzat kur shohin komentet negative, sigurisht që kanë fr ikë dhe stepen nga kjo gjë. Por unë dua që të jenë më shumë vetvetja sepse njerëzit sido që të jesh, do kesh gjithmonë njerëz pro dhe kundër.
Si do e vazhdosh lidhjen me vajzën e zgjedhur nga Love Story?
Do vazhdojë njohja jonë pa kamera dhe më intensive.
Ti do kthehesh menjëherë në Gjermani pas spektaklit?
Sigurisht që do kthehem. Unë jam shumë tip aventure, humori… në program nuk të jepet mundësia që ti të dalësh nga vetja, të jesh shumë i lirë. Por vajza që do marr në fund do ketë fatin të njohë edhe këto anë të miat.
As i ftohti nuk mund ta ndalojë dekoltenë “e mermertë” të Elizabeth Hurley. Modelja, e cila në 10 qershor të këtij viti mbush 56 vjeçe, në fakt ka publikuar një seri fotosh me gji njtë e saj gjysmë të mbuluara nga një gëzof i butë i bardhë, në dëborë.
“Si mund të kisha rezistuar?”, – thotë ajo. Një pyetje “djallëzore” për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. .
Nuk ka rëndësi nëse bie dëborë jashtë dhe termometri tregon vetëm pak gradë, është gjithmonë verë në profilin e Hurley në Instagram.
Një nga ikonat se ksi të modelingut në botë, gjithnjë e bukur dhe plot klas, nuk hu mbet asnjë rast për të promovuar linjën e saj të rrobave të banjës edhe në mes të dimrit … edhe pse “kthesat” e trupit kujdesen për ngritjen e temperaturës. /noa.al/
Ndërsa fotot e publikuara së fundmi, po bëjnë namin në rrjet, mes personave që kanë reaguar është edhe moderatorja, Fatma Haxhialiu.
Fatma i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, apo atyre që janë të fiksuar pas personazheve të ndryshëm televizive, që atë kohë e dashuri t’ia japin atyre që i kanë bërë kokën dhe jo idhujve televizivë.
Morali është: Mjaftë bëtë idhull ça shikoni në tv dhe atë kohë e dashuri jepjani atyre që ju kanë bërë kokën, se me para jepni jeten per Tean, Bean, Lean se sa per njerezit e shpise”, shkruan Fatma.
Po ashtu ajo ka ironizuar të gjithë ata që kanë hapur fanpage për të mbështetur çiftin Tea dhe Andi.
“Perpara se t’i rikthehemi normalitetit cfare do behet me adresat e fansave te tipit: TeaAndi? Do fshihen apo do konvertohen ne TeaBearti?” përfundon Fatma.
Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Tea u përpoq të përgënjeshtronte akuzat e Shqipe Hysenajt, se ajo ishte duke mashtruar publikun, pasi në realitet ishte çift me Beartin dhe se Andi e kishte brenda në “Për’puthen” vajzën e tij, duke lënë të nënkuptohet se ishte Melisa.
Prej ditësh ishte përfolur se Tea Trifoni dhe ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Beart Rexhepi ishin në një lidhje bashkë, por kjo nuk ishte pranuar derisa sot ata e bënë publike.
Ishte një foto duke u puthur në buzë në Bogë që përhapi me shpejtësi lajmin në rrjetet sociale. Pas fotot, Beart Rexhepi reagon me zë dhe me figurë, duke pranuar se janë bashkë.
“Rrethanat erdhën t’ju them se çfarë keni marrë vesh është e vërtetë. Tea është me mua. Jemi bashkë. Tea është e pafajshme. Është një dashuri e vërtetë”, thotë midis të tjerash./panoramal
Gjatë puntatës së fundit të “Love Story”, Enxhëll i surprizoi të gjithë me një video-mesazh, ku i shprehu dëshirën Saimirit që të rikthehej në program.
Së fundmi, konkurretja Meri Murrizi në një intervistë për “Love Story” ka deklaruar se do të largohet nga spektakli nëse Enxhëll kthehet.
“Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu.
Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, tha Meri.