ShowBiz

Befason Françeka Jaçe me deklaratën e fortë: Do kandidoj për deputete në Vlorë

Ish-banorja e Big Brother ka rrëfyer se do të hedhë kandidaturën për deputete në Vlorë. Në intervistën ‘60 sekondëshe’ për Prive, Jaçe u pyet nëse ishte me Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike dhe nuk dha një përgjigje të prerë.

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë,”- tha Jaçe.

Siç duket vajza e njohur e showbizit i është futur politikës por deri më tani është kujdesur për ta mbajtur të fshehtë partinë me të cilën do të kandidojë.

Na mbetet të presim…

Befason Françeka Jaçe me deklaratën e fortë: Do kandidoj për deputete në Vlorë Read More »

Kush ia bëri surprizën Anës, që h umbi toruan në mes të emisionit

Një surprizë në ditën e dytë të prezantimit të Për’Puthen.

Ana ka mbetur pa fjalë, pasi edhe personazhi mbeti po aq enigmatik.

Kanë nisur aludimet në rrjetet sociale se nga kush e mori surprizën konkurrentja e ‘Për’puthen”.

Dikush i kushtoi asaj një buqetë të bukur me lule dhe një pusullë brenda duke i kërkuar një kërcim në fund të emisionit.

Nuk dihet ende se cili është dhe dyshohet të jetë një nga djemtë.

Ana e h umbi toruan dhe kërkoi publicitet që të merrte veten, pas surprizës. /NOA.al

Kush ia bëri surprizën Anës, që h umbi toruan në mes të emisionit Read More »

H umbi 10 kg/ Ish-moderatorja e Top Channel, Albana Osmani zbulon sekretin e rënies nga pesha

Ish-moderatorja e Top Channel, Albana Osmani njihet për fizikun dhe linjat e saj perfekte.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka humbur 10 kg.

“Nga 55 kg në 65 nje ndjenje e mrekullueshme , kur fryn ere e vetmja gje qe mund të tundet eshte ndonje rreth tuli i sapo filluar rreth e perqark Them qe keto kg ti mbaj . Se fundja suksesi eshte tek të qenurit njeri i shendetshem dhe pa Photoshop në jete . Vetem po fillova te ha me me kujdes jo 3 pica e gjys në dite dhe u riktheva në palester qe per hir të se vertetes kam ushtruar vetem nje 1 vit rregullisht pjesen tjeter , kot kam kaluar kohen duke bere qofte dhe ndonje foto per qejf. Se fundja mire ndjehesha per të mos ta tepruar per të thene perfekt se ska njeri perfekt.

Perkundrazi sic cdo femer në kte bote kemi plot detaje qe mbetemi të pakenaqura. Ja keshtu nis sot mirë e mbare , dhe me shume kenaqesi do shoh mos realizoj ndonje video , ta pasqyroj në kanalin tim në YouTube si pjese e life style of mine .

Të shikoni qarte qe të besh vertete palester nganjehere nuk eshte dhe aq veshtire sa c’na duket Në jete jane nje sere gjerash qe të bejne njeri pervec pamjes kjo dihet.Por kujdesi per të tjeret në fakt nis nga kujdesi per veten. Kush thote të kundertern apo vepron ndryshe , nuk arrin të beje në fakt hiç gjenë . Keshtu hajde forca me vitamina C dhe D dhe pak aktivitet fizik tia dalim deri në fund me mendjen dhe trupin e shendoshe,”-ka shkruar moderatorja.

H umbi 10 kg/ Ish-moderatorja e Top Channel, Albana Osmani zbulon sekretin e rënies nga pesha Read More »

S tresi paralajmëron: ‘Çdo mik çdo shok që mu shëndrrua në armik.Dijeni mirë…’

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik St resi, prej disa kohësh është shpallur në kë rkim pol icor. Ai mësohet se ka qenë në Londër kohët e fundit, ndërkohë që nga jashtë vendit ka bërë së fundmi publik një mesazh.

St resi i cili organizoi pr otestat që u nxitën nga vr asja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha ka shprehur pakënaqësi nga disa miqtë e tij, të cilët tha se i janë kthyer në ar miq.

“Çdo mik çdo shok qe mu shëndrrua në ar mik”.

“Dijeni mirë!

“Më ka urr yer që nga dita e parë… sepse unë ndoshta përulem para tyre por nuk në nshtrohem sepse jetoj me krenari Dhe dinjitet…. ju se keni këtë gjë. Mua s’më bëjnë përshtypje (Ar miqtë)”, tha St resi në reagimin e tij.

/NOA.al

S tresi paralajmëron: ‘Çdo mik çdo shok që mu shëndrrua në armik.Dijeni mirë…’ Read More »

Bora Zemani infektohet me Covid-19, ja kush do të jetë në rolin e moderatores së ‘Përputhen’

Bora Zemani është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë në programin “Për’puthen” dhe i uroi shërim të shpejtë.

Edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti ka publikuar këtë pjesë në Instagram dhe ka shkruar: “Na mori malli që sot. Të shkuara!”.

“Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”, i është përgjigjur Bora.

Në rolin e moderatores, ditën e sotme vendin e saj e zuri, Ana Kauri. Madje Arjan Konomi e ngacmoi duke e pyetur se si i duken djemtë nga syri i moderatores. Ajo u shpreh se i duken të strukur, ndërkohë që provën si moderatorë e kaloi shumë mirë, duke qenë se kjo ishte eksperienca e saj e parë në këtë pozicion.

Ana nuk do të jetë e vetmja që do të marrë rolin e prezantueses këto ditë, sepse edhe vajzat do të marrin drejtimin në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që secila prej tyre të provojë veten përtej pozicionit të konkurrentes nga karrigia. Nga ana tjetër nuk dihet se sa do të zgjasë kjo periudhë, duke qenë se infektimin me koronavirus nuk e përjetojnë të gjithë njësoj.

/NOA.al

Bora Zemani infektohet me Covid-19, ja kush do të jetë në rolin e moderatores së ‘Përputhen’ Read More »

Pse u largua Flavia nga ‘Love Story’, zbulohet arsyeja e vërtetë

Flavia ishte vajza e rradhës që zgjodhi të vetëeli minohej nga “Love Story” të hënën. Konkurrentja ia bëri më të lehtë ceremoninë e ndarjes së trëndafilave Saimirit, duke deklaruar se do të largohej pasi pëlqimi ndaj princit i ishte zbe hur.

“Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia”-i tha Flavia Saimirit.
Ndërkohë sot në një intervistë për “Daily Love Story” ka treguar se arsyeja e vërtetë ishte komplet diçka tjetër.

“Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vetë si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin”, tha Flavia.

Pse u largua Flavia nga ‘Love Story’, zbulohet arsyeja e vërtetë Read More »

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, ja sa vjec mbush

Elvana Gjata sot feston 34 vjetorin.

Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja zgjodhi të sjellë këngën e radhës, teksa i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

“Thirr” titullohet kënga me të cilën Elvana Gjata rikthehet në muzikë. “Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik.

Në faqen e saj në Instagram, Elvana postoi videon kur prindërit vijnë për ta uruar, teksa tregon me humor momentin kur i ati ndaloi për të mbërthyer këpucët dhe pastaj vazhdon t’i këndojë “Shumë urime për ty”.

Këngëtarja e ka lënë më pas gjithçka ‘mi ster’ festën e ditëlindjes. /NOA.al

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, ja sa vjec mbush Read More »

Ermal Mamaqi kërkon ndjesë për trajnimin: ‘Babai im e ka kaluar rëndë Covidin’

Producenti, aktori dhe kantautori i njohur në vend, Ermal Mamaqi, ka kërkuar ndjesë publike për trajnimin me dhjetëra të rinj në një sallë të mbyllur, për të cilën u kritikua nga publiku i gjerë.

Në një lidhje telefonike për “Wake Up”, ai u shpreh se nuk dëshiron të bëhet burim për përhapjen e sëmundjes, pasi edhe babai i tij e ka kaluar në gjendje të rëndë.

Teksa i kërkoi ndjesë të gjithëve, Mamaqi sqaroi me detaje se si ndodhi që një trajnim doli jashtë parashikimeve dhe u mblodhën aq shumë njerëz.

“I kërkova ndjesë njerëzve, se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit, pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim. Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte ‘online’. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe, – tha ai. – Ajo që ndodhi, është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli”.

Megjithatë, ai shpreh rezerva kur thotë se “ajo që ndodh gjithë kohës, është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim”.

Ashtu siç konfirmoi para disa ditësh kryeministri Rama, nuk ka munguar gjoba për aktorin, pasi shkeli rregullat për përhapjen e koronavirusit. /noa.al/

Ermal Mamaqi kërkon ndjesë për trajnimin: ‘Babai im e ka kaluar rëndë Covidin’ Read More »