ShowBiz

Hyrja e re në Për’puthen i lë të gjithë pa fjalë, ja deklarata e tij…

Arsim Abdyli është djali më i ri që është bërë pjesë e Për’puthen në Top Channel.

Ai është nga Maqedonia e Veriut, por prej vitesh jeton në Zvicër dhe ka një firmë me shokun e tij.

Arsimi është 28 vjeç dhe është baba i një fëmije.

Djali i tij quhet Lion, është 3 vjeç, i cili jeton me nënën e tij në Zvicër. Takimet e tyre bëhen vetëm në fundjavë.

Kjo deklaratë ka lënë pa fjalë vajzat, për të cilat Arsimi tha se janë të gjitha të bukura, por ka simpati më të madhe për Anën, Antonelën dhe Jaseminën. /noa.al/

Hyrja e re në Për’puthen i lë të gjithë pa fjalë, ja deklarata e tij… Read More »

Meri gati të jetë ‘nuse për shtëpi’?/ ‘Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi, por jo nusja tipike shqiptare’

Meri Murrizi, një nga tre konkurrentet e mbetura të spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer pak më shumë rreth jetës së saj private pasditen e sotme.

Ajo ka folur për programin “Daily Love Story”, për babanë që u nda nga jeta disa muaj më parë, por edhe ka nënvizuar se te Saimiri ka parë disa cilësi të ngjashme me ato të të të atit:

“Mua më ka dhënë babi një forcë tepër të madhe që as vetë nuk e imagjinoja asnjëherë që do ndodhte ashtu. Jam në atë botën time që unë gjej veten. Bota ime është arti dhe është gjëja që dëshiroj më shumë. Kam njohur njerëz të rinj, kam gjetur edhe Saimirin aty dhe e kam pasur mbështetjen e tij që prej ditës së parë që kam ardhur.

E kam diskutuar këtë gjë me mamin dhe ka nja dy tri gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin”.

Duke ndarë me publikun një pjesë nga jeta e saj e përditshme, pasionet dhe projektet që ka dëshirë të ndjekë në të ardhmen, Meri ka zbuluar edhe si e imagjinon jetës pas “Love Story”, nëse e zgjedhura e fundit e Saimirit do të jetë ajo.

“Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi, por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë, por edhe të punoj për veten, sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë.

Por pyetjes nëse do ngrihej në mëngjes për t’i bërë kafen mamasë së Saimirit, po do të jetonte me të, Meri i përgjigjet pa u menduar: “Pse jo, normalisht që do ia bëja, ashtu siç ia bëj mamit tim, në shenjë respekti. Mua më pëlqen të zgjohem herët, nuk më pëlqen të fle shumë. Unë fle shumë vonë, kam pasur problem me gjumin dhe tani po përpiqem ta rregulloj pak orarin.”

Meri gati të jetë ‘nuse për shtëpi’?/ ‘Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi, por jo nusja tipike shqiptare’ Read More »

Së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj, ja sa vjec mbushi këngëtarja e mirënjohur Ledina Çelo

Ledina Çelo edhe pse ka vite që është shkëputur nga muzika, vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar i showbiz-it shqiptar.

Së fundmi, ajo ka festuar 44 vjetorin e lindjes së saj, por ka treguar edhe njëherë se mosha është vetëm një numër.

Në disa foto të publikuara së fundmi në Instagram, Ledina shihet me rrobabanjo të zeza dhe ka nxjerrë në pah format e saj trupore.

Së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj, ja sa vjec mbushi këngëtarja e mirënjohur Ledina Çelo Read More »

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e saj, por festa nuk u mbyll siç pritej, merr në qafë të gjithë të ftuarit

Këngëtarja Diona Fiona festoi ditëlindjen e saj, duke ftuar miq dhe të afërm.

Ajo postoi foto dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku tregoi se po ia kalonte shumë mirë me të ftuarit.

Por festa nuk u mbyll siç pritej, pasi po licia duket se pa fotot dhe ndërhyri në lokalin ku po zhvilloheshin festimet.

Sipas informacioneve të “Prive”, festa e këngëtares është ndërprerë nga p olica, pasi këngëtarja në ditëlindje kishte shkelur masat anti-Covid.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe të ftuarit janë gjo bitur me nga 200 euro.
/NOA.al

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e saj, por festa nuk u mbyll siç pritej, merr në qafë të gjithë të ftuarit Read More »

‘Më thanë që do dalësh në televizor dhe do gjesh nuse’/ Djali i ri në Për’puthen jeton në shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para

Juljan Lala është hyrja më e re në Për’puthen në Top Channel, që nxiti menjëherë debate në studio pasi tha se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para. Ai u shpreh se nuk është brenda botës së teknologjisë dhe nuk i njeh vajzat, por i thanë që ka një format ku mund të dalë në televizor e të gjejë nuse.

Melisa: Ke jetuar në shpellë dhe udhëton në botë pa para.

Juli: Jam 29 vjeç. Kam hobi, profesion, jetë udhëtimin.

Melisa: Pse vjen në Përputhen?

Juli: Thashë të bëj një ndryshim të jetës. Të gjej një nuse dhe të udhëtojmë.

Melisa: Të udhëtosh pa lekë me nuse?

Juli: Po.

Antonela: I kam valixhet shumë të mëdha.

Juli: Po s’ke çi do.

Antonela: Të vi lakuriq thua ti?

Juli: Më thuaj të di kush bën autostop e të iki. Më thanë që do dalësh në televizor, të gjesh nuse e thashë mbaroi.

‘Më thanë që do dalësh në televizor dhe do gjesh nuse’/ Djali i ri në Për’puthen jeton në shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para Read More »

Hyrje e re në Për’puthen/ Nisin batutat: ‘Shyqyr na erdhi një kacurrels’

Ervis Kurti është një tjetër hyrje e re në Për’puthen.

Ai është 31 vjeç, jeton në Tiranë, ku menaxhon një biznes dhe është me origjinë nga Dibra. Ai zbuloi emrat e vajzave që i kanë bërë më shumë përshtypje.

“Nga tipi, komunikimi e sjellja jam në dy zgjedhje. Është Ana, e mirë fizikisht dhe mënyra si komunikim.

Zgjedhja e dytë është Jasmina, është goxha simpatike dhe më pëlqen mënyra si flet, është e prerë”, tha Ervisi.

Por Ana duket se po e drejtonte nga Antonela duke i treguar se ajo ka shprehur pëlqimin për meshkujt e mëdhenj në moshë, ndërsa më pas bëri batutë duke thënë: “Shyqyr na erdhi një kacurrels.” /tch

Hyrje e re në Për’puthen/ Nisin batutat: ‘Shyqyr na erdhi një kacurrels’ Read More »

‘Përputhen + 40’/ Flet zonja protagoniste e spotit: ‘Kur më pa burri në televizor, më tha…’

Dje në “Ftesë në 5” u diskutua për nisjen e “Përputhen + 40”, formati i ri që do të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel.

Moderatorja Bora Zemani nuk zbuloi shumë detaje, por pohoi se ka shumë aplikantë që kanë marrë pjesë në audicione, duke premtuar një super program.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Meri, zonja protagoniste e spotit të “Përputhen +40”.

Ajo sqaroi se nuk do të jetë konkurrente, por thjesht është zgjedhur për të realizuar klipin.

Meri nuk ngurroi të tregonte se është e martuar dhe se burri i saj e kishte pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në klip.

“Burrit i pëlqeu shumë, por më tha ‘sikur të të kishte kapur pak më nga larg kamera’ se donte të dilja mirë”, tha zonja Meri, deklaratë që shkaktoi të qeshura në studio.

‘Përputhen + 40’/ Flet zonja protagoniste e spotit: ‘Kur më pa burri në televizor, më tha…’ Read More »

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira: ‘Jam shqiptare por në Greqi buka ka tjetër shije’

Në të shkuarën ajo ka qenë gjithnjë e paqartë sa i takon emrit, jetës, por para së gjithash origjinës së saj.

Por së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka sqaruar gjithçka, duke i dhënë fund dyshimeve dhe arsyes, pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.

Në një intervistë në një televizion grek, ajo ka treguar se kur ishte fëmijë, nuk pranohej në shoqëri për shkak të origjinës dhe kishte frikë se nuk do i jepej kurrë mundësia për të qenë ajo që është tani.

”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan, por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.

Sakaq, këngëtarja 33-vjeçare e ka cilësuar Greqinë si vendlindjen e saj, ku pranon se edhe buka ka një shije tjetër.

”Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”- është shprehur Foureira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi, në festivalin Europian të Muzikës në vitin 2018 në Eurovision, përfaqësoi Qipron, ku dhe foli për origjinën e saj shqiptare.

Në këtë festival ajo ishte shumë afër fitores, ku mori vendin e dytë me këngën “Fuego”. /noa.al/

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira: ‘Jam shqiptare por në Greqi buka ka tjetër shije’ Read More »