ShowBiz

Anxhela Peristeri gati për në Eurovision

Anxhela Peristeri publikoi versionin zyrtar të këngës saj “Karma”, me të cilën fitoi festivalin në RTSH dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Në videoklip, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me dekolte të hapur.

Fustani kishte një të çarë deri në bel, ndërsa ajo në klip ecte e zbathur në rrugë.

Një detaj që binte në sy dhe tërhoqi vëmendjën është se Anxhela Peristeri dukej se nuk kishte veshur të brendshme.

Madje në pjesën e çarë të fustanin i zbulohen pjesët intime, megjithatë këngëtarja ia ka dalë të tërheqë menjëherë vëmendjen për këtë fakt, ndërsa ajo po përgatitet seriozisht për të përfaqësuar sa më denjësisht Shqipërinë në Eurovizion./NOA.al

Anxhela Peristeri gati për në Eurovision Read More »

Ardit Gjebrea i drejtohet me një mesazh Marsela Çibukaj: Faleminderit për emocionet

Ardit Gjebrea nuk i shpëtoi koronavirusit dhe për këtë arsye ju desh që për 2 javë të izolohej në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe vendin e tij në “E Diela Shqiptare”, e zunë disa figura shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.

Secili prej tyre prezantoi nga një rubrikë, por ajo që e surprizoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kishin eksperienca në moderim.

Këngëtarja e kaloi me sukses provën dhe publiku i ka kërkuar që të jetë më shpesh prezente në ekran.

Edhe të dielën e sotme ajo prezantoi dy rubrika “Gjysma ime” dhe “Ka një mesazh për ty”.

Pavarësisht se Arditi e fitoi bet ejën me Covid-19, ai nuk është kthyer ende në program, sepse i duhet të rikuperohet plotësisht.

Sot ai duket se është emocionuar shumë nga rubrika “Ka një mesazh për ty” dhe i është drejtuar Marselës me një mesazh shumë të thjeshtë, por domethënës.

“Faleminderit për emocionet”, ka shkruar Arditi, duke etiketuar në postim Marselën.

Ardit Gjebrea i drejtohet me një mesazh Marsela Çibukaj: Faleminderit për emocionet Read More »

Ardit Gjebrea zbulon se kur do të rikthehet tek ‘E diela shqiptare’ pas infektimit me Covid

Pas infektimit me Covid, Arditit i duhej të qëndronte për disa ditë pushim e për këtë arsye vendosi që emisionin “E diela shqiptare” ta prezantonin 3 personazhe shumë të njohur e të dashur për publikun, Marsela Çibukaj, Gentian Zenelaj dhe Enkel Demi.

Prej dy javësh tre prezantuesit kanë marrë në dorë emisionin dhe ia dolën me sukses, por tani ka ardhur koha që Arditi të rikthehet në shtëpinë e tij të dytë. Moderatori i ka falenderuar të tre përmes rrjeteve sociale duke thënë nga dy fjalë për secilin.
“Faleminderit për emocione”-i shkruan Arditi Marselës, e cila prezantoi rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

“Sa shumë gëzim solle sot”- janë fjalët që moderatori i thotë Gentit, i cili për dy javë prezantoi “Telebingon shqiptare”.“Javën që vjen nuk të lë më vetëm”-i drejtohet Arditi Eni Çobanit duke zbuluar kështu se javën tjetër do të rikthehet.

Ardit Gjebrea zbulon se kur do të rikthehet tek ‘E diela shqiptare’ pas infektimit me Covid Read More »

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe rrëfen një periudhë të vështirë të jetës

Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe, ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë.

Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëll imet që kishte. Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara “ballëndritur”.
“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luf toja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe rrëfen një periudhë të vështirë të jetës Read More »

Jonida Maliqi flet për herë të parë rreth ndarjes dhe romancës së re të aktorit: ‘I uroj jetë të lumtur çiftit’

Pak javë më parë Jonida Maliqi zbuloi se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me Romeo Veshajn prej disa muajsh, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, pas kësaj deklarate mediat zbuluan se aktori kishte nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes. Madje, raportohet se ata kanë nisur edhe bashkëjetesën.

E teksa Romeo ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kohës, Jonida ka folur sot për herë të parë rreth ndarjes dhe romancës së re të aktorit. Në një intervistë për “Prive” këngëtarja u shpreh se mes tyre nuk ndodhi asgjë konkrete thjeshte gjërat u zbehën. Ajo shtoi se nuk ka përjetuar asnjë dramë nga ndarja e tyre, pasi siç shtoi ka arritur pjekurinë e duhur dhe nuk i përjeton më gjërat si 15 vjeç.
“Ka qenë një histori shumë e bukur dhe përsa kohë që ishte e tillë e ndave me publikun. Siç i ndodh çdo kujt vjen një moment kur gjithçka zbehet. Më besoni, nuk ka asnjë arsye tjetër. Nuk doja të thoja fare nga erdhi, si erdhi…por ramë në një konsesus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Në momentin kur ti je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie.”

Sa i përket romancës së re të Romeos, që nga publiku është konsideruar si një veprim i nxituar, Jonida ritheksoi se ata kanë disa muaj të ndarë. Po ashtu, ajo tha se kur dy persona ndahen, ata nuk mund të vazhdojnë të mendojnë për romancën e lënë pas, por janë në kërkim të një partneri të ri. Këngëtarja u shpreh se ka marrëdhënie miqësore me Romeon dhe i uroi atij dhe Aleksias jetë të lumtur.

“Është një pyetje që më është dashur të bllokoj Instagramin. Është thënë edhe po e them edhe unë. Unë kisha 4 muaj që isha ndarë dhe nuk doja ta bëja publike sepse na takonte vetëm ne të dyve. Jemi ndarë si miq dhe vazhdojnë të komunikojmë. Kur një çift ndahet, partnerët janë në kërkim. Nuk ka këtu afat skadence, ti duhet të rrish dy muaj të reflektosh pse u ndave. I uroj jetë të lumtur çiftit.”

Jonida Maliqi flet për herë të parë rreth ndarjes dhe romancës së re të aktorit: ‘I uroj jetë të lumtur çiftit’ Read More »

Atdheu do të mungojë për disa ditë në ‘Përputhen’, Bora tregon arsyen

Atdheu dhe Sindi nuk ishin të pranishëm në puntatën e mbrëmjes së sotme të emisionit “PërPuthen”.

Në hyrje të emisionit, moderatorja Bora Zemani sqaroi se Atdheu mungon për shkak se është infektuar me COVID, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

Ndërsa Sindi nuk është e pranishme, pasi një i afërmi i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me COVID, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio.

Edhe Sindi nuk do të jetë pasi ka një të afërm në gjendje të rëndë.

Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe sigurisht edhe atë e presim sa më shpejt në studio”, tha Zemani.

Atdheu do të mungojë për disa ditë në ‘Përputhen’, Bora tregon arsyen Read More »

Balerina shqiptare rrëfen mes lotësh historinë e dh imbshme

Adel Lami është një ndër balerinat më të njohura në vend dhe falë talentit të saj ajo ka arritur një karrierë të suksesshme edhe përtej oqeanit.

Prej disa vitesh ajo jeton në SHBA, ku ka arritur të zhvillohet akoma më shumë brenda profesionit të saj.

Mirëpo e ftuar mbrëmjen e sotme në emisioin “E ardhmja është vajzë”, Adel tregoi se jeta e saj ka qenë gjithmonë e dyzuar mes baletit dhe degës që studion, politikës.

Edhe pse i kanë kërkuar të zgjidhte njërën ose tjetrën ajo tha se është treguar “kokëfortë” dhe i ka vazhduar paralelisht.

Ndër të tjera Adel rrëfeu një histori shumë pre këse nga jeta e saj, të cilën pranoi se nuk e ka ndarë me shumë njerëz. Balerina e njohur tregoi për kohën kur ishte ende në universitet, në prag të debutimit në “Dancing with the Stars” kur kishte marrë vesh që shoqja e saj e ngushtë ishte shtruar në spital. Ndërsa Adel kishte shkuar për të kuptuar se ç’kishte ndodhur, motra e mikeshës së saj e kishte njoftuar se ajo kishte ndë rruar jetë. Mes lotësh ajo tha se kjo ngjarje ka lënë shumë gjurmë në jetën e saj dhe se ndarja nga jeta e mikeshës ka qenë shumë e dh imbshme, sepse ajo kreu vetëv rasje.

“Për vite me radhë pas kësaj, kam studiuar dhe kam lexuar se si mund të evitohet një gjë e tillë. Ndihesha pafund fajtore, jo vetëm për mua qe kisha dështuar si shoqe, por për të gjithë që na rrethonin. Nisa të kisha një mllef me botën dhe si nuk e kuptuam këtë. Ajo ishte e mërzitur sepse shoqet e saj kishin nisur punë në televizione të ndryshme, ndërsa ajo nuk po mundej. Ne kishim sakrifikuar shumë dhe ajo donte që puna e saj të shpërblehej, ishte e shqetësuar sepse donte të kërcente, të ngjitej në skenë. Unë përpiqesha t’i thoja të mos shqetësohej, megjithatë nuk e mendoja kurrë që do të shkonte deri aty. Mendoja që kur do mbaroja angazhimet do ta merrja më shpesh, do ta ndihmoja, por nuk e dija që nuk kisha më kohë. Ka qenë një ditë e vështirë, pasi në mëngjes unë humba mikeshën time më të mirë, ndërsa në darkë duhet të kërceja dhe të qeshja për publikun në televizion”, tha Adel.

Balerina shqiptare rrëfen mes lotësh historinë e dh imbshme Read More »

Jona Spahiu zbulon surprizat/ Do të prezantojë spektaklin më të ri të humorit të Altin Bashës

Jona Spahiu do të jetë moderatorja e spektaklit më të ri të humorit ‘Kosherja’ që pritet të fillojë.

Ditën e sotme, e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, moderatorja Jona Spahiu ka zbuluar se si i erdhi oferta nga autori i programit, Altin Basha.
“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”.

Më tej, ajo ka treguar edhe disa nga surprizat e ‘Kosheres’, duke theksuar se përveç emrave të mëdhenj, aktorët e rinjë janë ata që premtojnë shumë.

“Kur kam parë të rinj të talentuar më ka mbushur me energji shumë pozitive. Të rinjtë janë ‘A-ja’ e këtij projekti, duke parë që ka edhe një lloj skepticizmi tek ata. Audicionet janë të hapura, po punohet gjatë gjithë kohës”.
Sakaq Jona ka thënë se: “Duke ditur edhe situatën dhe jemi përpara fushatës zgjedhore do të jemi politika. Nuk do të thotë që fushata e tjera nuk do të preken. Do të ketë vërtetë humor”.

Jona Spahiu zbulon surprizat/ Do të prezantojë spektaklin më të ri të humorit të Altin Bashës Read More »