Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra ishte në emisionin Për’puthen+ 40 për të gjetur “shpirtin binjak”.
Ai është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë ku kujdeset për biznesin e tij.
Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program, por djali i tij 13-vjeçar ndikoi që të bëhej pjesë e programit.
“E bëri një reagim para se të vija këtu. Mendoi se nuk ishte mirë të vija këtu, por pas një bisede dhe me djalin… Djali më dha mbështetjen, pastaj edhe me mamin. Kam diku 8 vite i divorcuar. Mendonte se televizioni mund të ndikonte tek fëmija”.
Gjashtë meshkuj janë bërë pjesë e Për’puthen +40. Ata janë prezantuar në puntatën e fundit të Për’puthen Prime.
Njëri prej tyre është Sami Flamuri, baba i dy vajzave. Profesioni i tij është përkthyes dhe autor i disa librave. Është 51 vjeç, ku i cili ka lindur në Sidnei, jeton në Ulqin dhe kërkon dashurinë e jetës Për’puthen + 40.
Ndërsa Armando Abazi sapo është kthyer nga jashtë vendit vetëm për të qenë pjesëmarrës në Për’puthen +40. Ai Ka lindur në Elbasan dhe është 44 vjeç.
Ilir Lara është 44 vjeç dhe është me origjinë nga Përmeti. Pjesën me të madhe të kohës ka qenë jashtë shtetit, në Itali.
Ndriçim Gjeci është një tjetër konkurrent në Për’puthen + 40. Ka lindur në Kavajë ku po atje jeton dhe është 54 vjeç. Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë. Në Instagram është një profil trendi i një zotërie beqar.
Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra vjen në Për’puthen+ 40 për të gjetur përputhjen e jetës. Është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë. Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program.
Naun Bera me profesion farmacist është 42 vjeç. Ka lindur në Berat, por jeton në Gjermani.
Takimi i parë 4 minutësh mes konkurrentëve të Për’puthen +40 është realizuar mes Gilberta Simonit dhe Sami Flamurin.
Ata filluan të rrëfenin të përbashkëtat që kanë mes njëri tjetrit.
Samiu: Babai im ka lindur nga Lushnje, ditën e flamurit dhe hoxha i dha emrin Flamur.
Gilberta: Do të të ftoj edhe në Lushnje.
Samiu: Është një ëndërr e imja se nuk kam qenë kurrë.
Gilberta: Të ftoj të vish. Kemi dhe një të përbashkët tjetër, letërsinë. Kur the që shkruan e të pëlqen letërsia, thashë do zgjedh Samiun. Më fol pak për vajzat.
Samiu: Vajza e madhe është 26 vjecare, e dyta 25. Ato janë të lindura në Australi dhe kanë jetën e tyre.
Gilberta Simoni është 43 vjeçe, e cila jeton në Lushnje. Edhe pse vjen nga një qytet i vogël ajo thyen çdo barrierë dhe e bën realitet dëshirën e saj. Profesioni i saj është mësuese dhe vjen në Për’puthen për të gjetur dashurinë e jetës.
Njëri prej tyre është Sami Flamuri, baba i dy vajzave. Profesioni i tij është përkthyes dhe autor i disa librave. Është 51 vjeç, ku i cili ka lindur në Sidnei, jeton në Ulqin dhe kërkon dashurinë e jetës Për’puthen + 40.
Eni Çobani e ka nisur rubrikën “Shihemi në Gjyq” duke uruar të gjithë mësuesit 7 Marsin.
Ajo ka bërë edhe një urim mjaft të veçantë për nënën e saj, ku kjo datë përkon me profesionin dhe mëmësinë e saj.
Juristja Çobani theksoi se kurrë më parë nuk e ka bërë këtë gjë për shkak se nëna e saj është shumë modeste, mirëpo, ajo thotë se e ndjen për detyrim pas kaq shumë vitesh në media të bëjë një përshëndetje direkte për të.
“Sot jemi në një ditë të veçantë është 7 Marsi dhe nesër është 8 Marsi, një urim të veçantë të gjithë mësuesve para të cilëve i ulemi dhe përulemi me shumë respekt për dashurinë e jashtëzakonshme dhe mësimet e vyera që ata na kanë dhënë. Ne jemi sepse ata na kanë edukuar të tillë. Një urim të jashtëzakonshëm për çdo njerin prej jush të cilët janë ata që ne na keni krijuar të tillë, faleminderit.
Megjithatë Ardit më lejo që për herë të parë ndoshta është dhe rastësi që ka rënë data të bëj një urim të veçantë për nënën time. Asaj i përputhen të dyja sot, edhe profesioni edhe mëmësia. Kështu që urimet më të mira nënë e dashur, unë jam sepse t’i më ke bërë të tillë, kështu që unë kam një emocion shumë të veçantë sot për këtë urim sepse e di që ajo është shumë modeste dhe nuk i pranon këto gjëra, por unë nuk e di, e ndjej personalisht që pas kaq shumë vitesh në media, një herë të vetme të paktën ta uroj nënën time publikisht. Urime nëna ime!”, është shprehur Eni Çobani.
Moderatori Ardit Gjebrea kalon me sukses Covid-19. Ai mungoi dy javë në drejtimin e emisionit të së dielës “E Diela Shqiptare”, pasi u infektuar nga koronavirusi.
“Unë jam bërë gati, po ju?”, tha Ardit Gjebrea teksa u shfaq i qeshur në ekran.
“Sot rikthehem dhe do jemi në “E Diela shqiptare bashkë”.
“Përfitoj nga rasti të uroj festën e 7 Marsit për gjithë mësuesit tanë – Gëzuar me shumë dashuri!”, tha Ardit Gjebrea.
Ai në nisje të emisionit nuk kurseu edhe falënderimet. Për të gjitha ata që u interesuan për shëndetin e tij dhe i uruan shërim sa më të shpejtë. “Mbështetja juaj më dha forcë të përballoj sëmundjen, mua dhe familjes”, tha Arditi, teksa iu rikthye gazmor sot në punët e përditshme./NOA.al
Obeziteti dhe mbipesha klasifikohen si sëmundja e shekullit të fundit, e cila po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien e milionave njerëzve në mbarë botën.
Pavarësisht përpjekjeve nga më të ndryshmet për të humbur peshë, shumë njerëz nuk ia dalin dot dhe për këtë arsye humbasin vetëbesimin. E tillë ishte edhe historia e Nexhit që u trajtua mbrëmjen e sotme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Historia e Nexhit kishte nisur në momentin që ajo ishte martuar nga familja që në moshën 15 vjeçare. Nexhi për 6 vite të tëra ishte përpjekur që të sillte në jetë fëmijë, por nuk i’a kishte dalë dot mbanë.
Nga një sërë komplikacionesh dhe problemesh, asaj i ishte nevojitur që të mjekohej, por ishte pikërisht përdorimi i ilaçeve të tepërta që kishte sjellë si rezultat mbipeshën e saj. Nexhi kishte sjellë në jetë 3 fëmijë të mrekullueshëm, por fatkeqësisht të gjitha këto shtatëzani kishin lënë gjurmë dhe kile të tepërta në trupin e saj.
Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur motra e Nexhit, Lola e cila rrëfeu se Nexhi ishte tepër e pakënaqur me pamjen e saj dhe se kishte humbur besimin në vetvete. Për t’i ndryshuar këto mendime Nexhit, Lola kishte kërkuar ndihmën e programit duke i përgatitur një surprizë të veçantë. “Dua që të jesh e lumtur dhe të mos mërzitesh kurrë se çfarë të thonë të tjerët. Bëhu e fortë dhe jeto jetën si gjithë ne të tjerët! Të gjithë kemi difekte në trup, mjafton të kemi shëndetin.”,- ishin fjalët me të cilat iu drejtua Lola motrës së saj.
Nexhi tregoi se për të ka qenë tepër e vështirë që të humbasë peshë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të saj. Ajo rrëfeu se paragjykohej shumë nga njerëzit e tjerë për peshën e saj dhe se kjo kishte ndikuar në vetëbesim.
E ftuar surprizë për Nexhin ishte Tea, ish-konkurentja e “Përputhen”, e cila ka vuajtur nga i njëjti problem i mbipeshës, por ka arritur t’a kalojë si sfidë. “Duhet të duash veten për atë që je. Ti je shumë e bukur, por duhet që para pasqyrës t’i thuash vetes ato fjalë që do i thoje shoqes tënde të ngushtë. Prandaj mos u dorëzo dhe përpiqu të jesh sa më e lumtur, sepse asnjë prej nesh nuk është perfekt, as ata personazhe që shikon në ekran.”.- ishte mesazhi që i dha Tea, Nexhit.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me klinikën “Dermo Life” i ofruan mundësinë Nexhit që të kryente procedurën e balonit Gastrik, një procedurë që edhe Tea vetë i ishte nënshtruar, në mënyrë që të humbiste peshën pa kryer asnjë aktivitet fizik.