ShowBiz

Luizi zbulon ofertën që ka marrë pas Big Brother

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, është kryefjala e mediave rozë dhe intervistat që ky i fundit ka dhënë këto ditë kanë qenë të shumta. Së fundmi, ai u është përgjigjur shumë pyetjeve dhe thashethemeve si dhe ka treguar projektet e reja.

Luizi ka reguar se përveç koncerteve të shumta, datat e të cilave janë zënë për këtë vit, ka pranuar se do jetë pjesë edhe të një filmi.
E duke marrë parasysh që çmimin në koncerte e ka tepër të larta, gjithashtu edhe atë të reklamave, pa dyshim që edhe për filmin do të jetë paguar mjaft mirë.

Luizi zbulon ofertën që ka marrë pas Big Brother Read More »

‘Kam ardhur të përndjek Kristin’/ Dea habit me deklaratën: Ka 3 ditë që nuk më hap…

Dy ish-finalistët e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel dhe Krist Aliaj, ishin sot të ftuarit specialë të rubrikës “Dielli apo Hëna” në “E Diell”.

Kur moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, po i prezantonte, Dea shprehet se nuk është e ftuar, por ka ardhur për të përndjekur Kristin.

Dea: Kam ardhur për të përndjekur Kristin se ka tre ditë që s’më hap telefonin ka 3 ditë

Kristi: Ça ka ajo me mua

Kristi: Pse më merr mua në telefon

Dea: Të të takoj, mos të të marr fare?

‘Kam ardhur të përndjek Kristin’/ Dea habit me deklaratën: Ka 3 ditë që nuk më hap… Read More »

Gent Hazizi: Ja si degjeneroi debati mes tezes, Kiarës dhe Zhaklin Lekatarit

Gent Hazizi është përfshirë në një debat me opinionisten e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari, ku kjo e fundit ka treguar se aktori ka qenë prezent në debatin që ka bërë ajo me familjarët e Kiarës.

Sipas Zhaklinës, familjarët e Kiarës, konkretisht tezja dhe burri i tezes e kanë kërcënuar në ambientet e Top Channel, por Gent Hazizi e ka kundërshtuar, duke i thënë se nuk ka marrë asnjë kërcënim, thjesht ishte një debat. I ftuar në rubrikën “Mop i bjer me top”, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë përballjes së Zhaklinës me familjarët e Kiarës.
Ronaldo Sharka: Çfarë ka thënë konkretisht tezja e Kiarës?

Gent Hazizi: Tha si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj? Zhaklina iu kthye me gisht. Kujt i flet ti kësht? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt.
Ronaldo Shkarka: Si e shpjegon faktin që Diola ka pohuar që ka pasur kërcënim?

Gent Hazizi: Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën.

Gent Hazizi tregon se Zhaklina i ka shkruar një mesazh në privat dhe shprehet se i ka folur shumë rëndë, por refuzon që ta bëjë publike sepse nuk është tipi i njeriut që bën të tilla gjëra.

Gent Hazizi: Ja si degjeneroi debati mes tezes, Kiarës dhe Zhaklin Lekatarit Read More »

Kristi bën deklaratën e papritur për Zhakun

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.

Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të.

Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.

Gjatë rubrikës Kristi është pyetur edhe për ish të dashurën e tij, Zazën se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes nga “BBV2”.

Kristi bën deklaratën e papritur për Zhakun Read More »

Kristit i kërkohet të telefonojë Keisi Medinin, ja veprimi epik që bën finalisti i BBV

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Në një lojë të rubrikës teksa është pyetur nëse ka komunikuar me Keisi Medinin pas daljes nga “BBV2”, Kristi e ka mohuar e për këtë i është kërkuar të telefononte Keisin live në emision për ta ftuar për kafe, por ai nuk ka pranuar dhe ka pirë një shots si dënim.

Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të. Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.

Kristit i kërkohet të telefonojë Keisi Medinin, ja veprimi epik që bën finalisti i BBV Read More »

Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku? Habit aktori: Do e shmang atë pjesën ku e vras…

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Gent Hazizi ishte i ftuar në “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.

Gjatë intervistës moderatori Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse me të vërtetë Olta do të jetë pjesë e filmit ku dhe ai është protagonist, ku në role Genti vret Oltën dhe për këtë Genti është përgjigjur:

‘Jo nuk është te “Tryeza e zezë” mund të jetë në ndonjë film tjetër, unë e kam thënë që nuk kam ndonjë gjë me Olta Gixharin, ne jemi aktorë edhe nëse do kemi ndonjë film të tillë do e shmang atë pjesën që vras Oltën…ajo le të më vrasi mua nuk e kam problem… ‘, tha aktori me humor!

Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku? Habit aktori: Do e shmang atë pjesën ku e vras… Read More »

Luizi zbulon debatin me Efin pas daljes nga BBVip

Në Post Big Brother-in e sotëm u sqaruan shumë debate që ndodhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një prej tyre ishte video e Efit që mbrojti Luizin në përballjen që pati me Kiarën në një lojë të bërë ku moderatorja doli e lënduar.
Në shpjegimin që dha Luizi se si e kishte kaluar këtë situatë, këngëtari tha se nëse Arbana pyet një nga banorët se si e mendon një konflikt të caktuar ajo duhet të japë përgjigje.

“Nëse të pyet Arbana për një konflikt të caktuar duhet të japësh përgjigje, por kur nuk ta kërkon njeri, mos jep përgjigje se preken të dy palët.

Unë në një bisedë që pata me Efin lidhur me këtë para 2 javësh, i thashë Efit ik pirdhu, me idenë që ta lëmë këtë bisedë se unë kam raport të mirë me të dy, si me Efin dhe me Kiarën,” tha Luizi.

Luizi zbulon debatin me Efin pas daljes nga BBVip Read More »

Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën

Debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve mbrëmjen e sotme në Post Big Brother.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin.
Kjo gjë u mohua nga Zhaklina, e cila tha se ka mbrojtur vetëm vlerat që Kristi ka shfaqur.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com