ShowBiz

U përfol se ka blerë ndjekësit në Instagram, Olta Gixhari tregon hapur ‘followers-at’ në rrjetet sociale

Olta Gixhari së fundmi ka publikuar një video në instastory-n e saj teksa sqaron zërat mbi blerjen e mundshme të ndjekësve të saj.

Aktorja shprehet se lajmet janë krejtësisht të rreme teksa fton të gjithë ata që dyshojnë të shikojnë videon ku ajo ka treguar të gjitha të dhënat e saj personale mbi numrin e ndjekësve të arritur, numrin e atyre që nuk e ndjekin por vetëm i shikojnë profilin etj…

“Kam lexuar disa lajme që unë kam blerë followers në rrjetin tim social Instagram ,dhe kjo nuk është aspak e vërtete ndaj sot unë këtu bashkë me ju do të futem tek të dhënat e telefonit tim dhe ju do të keni mundësi të shikoni se çfarë ndodhë në instagramin tim”-sqaron Olta në video.

U përfol se ka blerë ndjekësit në Instagram, Olta Gixhari tregon hapur ‘followers-at’ në rrjetet sociale Read More »

Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj Nitës: ‘Të nxora nga frigoriferi ku të kishin futur, mosmirënjohëse’

Dasma brenda ‘Big Brother VIP Albania’ mes Bledi Manes dhe Nita Latifit do mbetet vetëm aty, pasi jashtë shtëpisë së njohur janë kthyer në ‘armiq’.

Para pak javëve Nita u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bledit për vajzat nga Kosova. Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.
E mëngjesin e sotëm Bledi ka vendosur t’i përgjigjet përmes një postimi në Instagram.

Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.

Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”-shkruan ai.

Bledi Mane ‘shpërthen’ ndaj Nitës: ‘Të nxora nga frigoriferi ku të kishin futur, mosmirënjohëse’ Read More »

Po me Zhaklinën ç’pati? Stresi habit me deklaratën e tij

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi,

ka bërë një deklaratë të fotrë kur ëhstë pyetur se me cilin nga personazhet pubikë nuk do të martohej.

Stresi është përgjigjur se Zhaklin Lekatari është personi me të cilin nuk do donte të kishte lidhje, dhe as nuk do të martohej.

Reperi tha gjithashtu se ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë big brotheri që do të bëhet në vendin tonë.

Kujtojmë që Stresi është fituesi i Big Brother Vip Kosova.

Po me Zhaklinën ç’pati? Stresi habit me deklaratën e tij Read More »

Sherri i bujshëm me Noizyn, Stresi zbulon si qëndron e vërteta: Na merrnin në telefon familjarët…

Stresi tek “Mos i bjer me top”, ka folur edhe për rrengun që bëri me Noizyn përpara se të nxirrnin bashkëpunimin e tyre të parë.

Ai shprehet se e bënë këtë lojë për të parë se kujt do i bëhej qejfi për prishjen e marrëdhënies mes tyre e kujt jo, prandaj u përpoqën ta bënin më të besueshme. Madje Stresi tregon se shumë familjarë e kanë marrë në telefon sepse ishin mërzitur.

Stresi: Kjo është bërë për të parë reaksionin e njerëzve. Sepse njerëzit nëse të duan realisht të mirën nga ky bashkëpunim apo nga kjo që na ka ndodhur neve, njerëzit do mërziteshin shumë nga kjo rreng. Ne kemi dashur të nxjerrim ato mbeturinat që sjell deti në sipërfaqe. Kemi dashur të shohim njerëzit që i bëhet qejfi si në publik dhe brenda nesh. Ishte ideja e të dyve.

Ronaldo Sharka: Shumë fansa u mërzitën.

Sherri i bujshëm me Noizyn, Stresi zbulon si qëndron e vërteta: Na merrnin në telefon familjarët… Read More »

Luizi dhe Kiara të ftuar Vip në dasmën e vajzës së Tom Doshit, momenti kur çifti ia marrin valles

Figura të njohura të politikës, biznesit dhe showbiz-it u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë madhështore të organizuar nga vajza e Tom Doshit, Briana dhe bashkëshorti i saj Bruno Çela.

Përveçse kurorëzuan dashurinë e tyre, Briana dhe Bruno festuan edhe një vjetorin e dashurisë më të madhe, vogëlushes së tyre.

Të ftuar special ishin edhe çifti Kiara dhe Luizi, pasi ky i fundit të gjithë e dini që ka marrëdhënie miqësore me familjen Doshi.

Luizi kishte përzgjedhur të vishte një kostum smoking të zi, ndërsa Kiara si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen. Ajo kishte vendosur të vishte një fustan të kuq saten, të ngushtë, në të cilin dukej e mrekullueshme.

Përveç, pamjeve nga festa madhështore, dekori mbreslënës, të cilin duhet ta themi që nuk e kishim parë në asnjë event tjetër në Shqipëri, në rrjet po bëjnë xhiro dhe pamjet ku çifti Luiz-Kiara shihet duke kërcyer.

Luizi dhe Kiara të ftuar Vip në dasmën e vajzës së Tom Doshit, momenti kur çifti ia marrin valles Read More »

Ish-banori i ‘BBVA’ ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë

Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në reality show “Big Brother Albania 5”, megjithatë karrierën e vazhdoi si prezantues.

Bëhet fjalë për Meti Alshiqin, i cili për shumë kohë qëndroi larg televizionit e kamerave. Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

Megjithatë, së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

Meti mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

Ish-banori i ‘BBVA’ ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com