ShowBiz

Përfundojnë pushimet e Dua Lipës: ‘Vendi i ëndrrave në botë Shqipëria dhe nuk dua të largohem kurrë’

Përfundimisht Dua Lipa është magjepsuar nga bukuritë shqiptare ve♪5anërisht të jugut. Këngëtarja me famë botërore duket e më rzitur që po largohet. dhe kjo zbulohet përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan se nuk dëshiron që të ikë.

Dua ka postuar në “Instastory” një foto të mrekullueshme nga vendi ku ka kaluar pushimet.

“Vendi i ëndrrave në botë. Kalova çdo ditë këtu ndërsa isha në bregdetin e Shqipërisë dhe nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua bashkëngjitur me foton.

Gjithashtu ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj edhe disa imazhe ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj të tonifikuara. Edhe krahas këtyre fotove, ajo shkruan se nuk ka dëshirë që të largohet nga aty.

Më pas Dua ka postuar edhe një foto ku shfaqet një bunkier e krahas saj shkruan: “Një botë që dikur ekzistonte, e cila tani shërben vetëm si një kujtesë e forcës dhe elasticitetit të popullit shqiptar”.

Kujtojmë se ylli me famë botërore erdhi në Shqipëri disa ditë më parë, e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Vizita e saj në vendin tonë ishte për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Gjatë kësaj vizite, Dua u prit fillimisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama dhe më pas nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa të gjithë po mendonin se ajo erdhi thjesht për punë, gabuan.

Lipa së bashku me familjen dhe Anwar vizituan edhe qytete të tjera të Shqipërisë si Krujën dhe Durrës. Më pas ata shkuan në jug të Shqipërisë, ku kaluan disa ditë të bukura në plazh.

Përfundojnë pushimet e Dua Lipës: ‘Vendi i ëndrrave në botë Shqipëria dhe nuk dua të largohem kurrë’ Read More »

Dua Lipa publikon foto duke konsumuar ushqim tradicional: ‘Qebapa direkt nga Kosova’

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me familjen.

Dua është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Këngëtarja me anë të një story në Instagramm nuk ka harruar të konsumojë produkte shqiptare teksa ka shkrepur foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovarë.

“Qebapa direkt nga Kosova”, ka shkruar Dua sipër fotos së publikuar.

Dua Lipa publikon foto duke konsumuar ushqim tradicional: ‘Qebapa direkt nga Kosova’ Read More »

Lajm i fundit, ndahet Çimin me Stelën

Një nga çiftet e “Për’puthen +40” nuk janë më bashkë. Është fjala për Çimin dhe Stelën. Ka qenë kjo e fundit, ajo që ka bërë të ditur lajmin për fansat e saj.

Ajo shkruan në një postim në “Instastory” se e ka marrë vesh për ndarjen kur ai ka hequr nga “Instagram”-i i tij fotot që kanë dalë bashkë. Stela tregon se ka ndodhur papritur dhe pa asnjë komunikim.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Teksa poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen”, ajo shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë ndjekësve, të cilët e kanë pyetur se pse nuk ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Çimin.

“Mirëmëngjes! Shumë persona më shkruajnë pse nuk i heq fotot me Çimin nga Instagram-i… Unë nuk jam fëmijë si disa të tjerë, ato janë kujtime të bukura për aq sa zgjati… Ditë të mbarë e faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Stela mëngjesin e kësaj të shtune.

Lajm i fundit, ndahet Çimin me Stelën Read More »

Jul Deda bën urim special për babain e tij artistin Zef Deda: ‘Mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një ur agan me energji’

Aktori Julian Deda i ka bërë një urim special babait të tij, artistit të madh shqiptar Zef Deda me rastin e 71-vjetorit të tij.

“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një ur agan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj.

Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri.

Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndët të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…! Të du fort artist…!”, shkruan Julian Deda.

Jul Deda bën urim special për babain e tij artistin Zef Deda: ‘Mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një ur agan me energji’ Read More »

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani i vendosur: Nuk sh koj më me meshkuj shqiptarë

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, i cili e ka shprehur hapur orientimin e tij se ksual (homos eksual), ka qenë këtë fundjavë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai teksa iu përgjigj Arian Çanit lidhur me lukun e tij si femër, foli edhe për meshkujt shqiptarë.

Ilirjani u shpreh se nuk dëshiron të ndryshojë gjininë.

Gjithashtu ai tha se është shumë i kënaqur që nuk do të shkojë më me meshkuj shqiptarë.

Arian Çani: Ti ende nuk e ke ndryshuar gjininë? Ke ndryshuar look-un, nga çun je bërë gocë, por gjininë nuk e ke ndryshuar akoma?

Elton Ilirjani: Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi sek sual të bën femër apo mashkull.

Arian Çani: Edhe të bën, Elton le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara se të ikje, kur të takova për herë të parë, totalisht, po them normat e dukjes, deri këtu ka ca gjëra bazike që i kuptoj, ti ke qenë totalisht mashkull, pa buzë të fryra, ishe normal, por tani je gocë. Gocë në look po them.

Elton Ilirjani: Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra. Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam në Amerikë. Meshkujt shqiptarë edhe kur shk ojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Kam frikë që një tr ansgjinor në Shqipëri bëhen të tillë se duan të kën aqin meshkujt. Kjo është gabim.

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani i vendosur: Nuk sh koj më me meshkuj shqiptarë Read More »

Eli Fara reagon për herë të parë për ak uzat: ‘Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë!

Kengetarja Eli Fara ka reaguar ne lidhje me akuzat se ka qene e punesuar padr ejtesisht ne dikasterin e drejtuar nga Fatmir Mediu. Pas perfoljes disda ditore ne media, kengetarja e njohur ne faqen e saj zyrtare ka reguar duke thene versionin e saj te ngjarjes:

Reagimi i Eli Fares: Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abu zojne me jeten e te tjereve duke shp ifur pafytyresisht!!! Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rre me nga disa portale keto dite! Nuk di te kem ma shtruar apo vje dhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te k eqiave, ma shtrimeve, vj edhjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe ab uzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shk ulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne! Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te go dasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje li gjore. Ndersa per ata qe u shqe tesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!

Eli Fara reagon për herë të parë për ak uzat: ‘Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë! Read More »

Urimi i vecantë i kantautorit Elton Deda për ditëlindjen e të birit: ‘Do të të dua ashtu si të desha sot para 16 vjetësh’

Ditën e sotme, i biri i kantautorit Elton Deda, Fjordi feston 16-vjetorin e lindjes dhe artisti i ka dedikuar një urim përmes një statusi në “Facebook”.

Teksa i shpreh dashurinë, artisti tregon se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba.

“Do të të dua ashtu si të desha sot para 16 vjetësh”, shkruan ndër të tjera Elton Deda.

“Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane.

Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu siç di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkruan Elton Deda.

Urimi i vecantë i kantautorit Elton Deda për ditëlindjen e të birit: ‘Do të të dua ashtu si të desha sot para 16 vjetësh’ Read More »

liri dhe Gilberta zyrtarizojnë lidhjen/ Foto nga festa me familjarë

Ata zbuluan se Iliri ka organizuar së fundmi një festë në Përmet me miq e familjarë të të dyve, ku dhe kanë zyrtarizuar lidhjen.

Në emision u transmetuan pamje nga festa. Gilberta shfaqej e veshur me një fustan të zi, ndërsa Iliri me këmishë të bardhë e pantallona. Dyshja dukeshin shumë të lumtur, duke biseduar, duke kërcyer e duke prerë bashkë tortën.

liri dhe Gilberta zyrtarizojnë lidhjen/ Foto nga festa me familjarë Read More »