ShowBiz

E akuzojnë se paguhet për të sulmuar qeverinë, Flor Binaj u përgjigjet të gjithëve

Flor Binaj ishte i ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçin teksa ndau me shumë kënaqësi rrugëtimin e mbarë të filmit të animuar ‘Skëndërbeu’. Binaj tha se nisma është përkrahur shumë nga shqiptarë anë e mbanë botës fal donacioneve të bëra.

I pyetur nga Ermali se përse nuk ka kërkuar edhe mbështetje institucionale, aktori tha se shpesh në të tilla projekte suporti i tyre është minimal edhe pse mbetet i hapur ndaj çdo ndihme.

A është kthyer ai në një personazh jo të preferuar të politikës aktuale?

‘Na mbyllën ‘Piranjat’ në ABC. Ka pasur raste ku më kanë penguar edhe shfaqje duke mos më dhënë salla teatri. Më xhonglojnë dhe nuk më japin një sallë teatri. Shumë shpejt do kem një shfaqje për publikun’.

Flor Binaj iu përgjigj edhe zërave se ai paguhet për të atakuar qeverinë apo se ndoshta pret ndonjë post politik për të ndryshuar qëndrim.

‘E dëgjoj shpesh sidomos nga trimat e rrjeteve sociale tingëllon çuditshëm kur mendon ndryshe. Por këto njerëz që flasin kështu jetojnë si kali nuk dinë të shohin majtas djathtas’, u shpreh Binaj.

E akuzojnë se paguhet për të sulmuar qeverinë, Flor Binaj u përgjigjet të gjithëve Read More »

Plas keq me dy ish- banorëve të BBV

Të ftuar në rubrikën “Në trotuar” në E Diel, Bledi Mane dhe Nita Latifi janë përplasur sërish pas debateteve virtuale në rrjete sociale.

Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.

Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.

Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.

Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!

Plas keq me dy ish- banorëve të BBV Read More »

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë?

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari.

E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Efi zbuloi se gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre në prapaskenë, ku vajzat kishin ngritur tonet me njëra-tjetrën. Ajo tha se Zhaklina i është afruar shumë, duke treguar se debati ka qenë i ashpër.
“Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone në larta mes ne të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t’i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Edhe ajo u kap te ajo gjë që i interesonte të kapej. Te veprimi që do bëja unë më përpara, por harron që unë nuk jam si më parë.

Më erdhi shumë afër, është reagimi i saj, sepse dallohet që është njeri që flet me duar, me gjeste, ishte më i afërt se ‘duhej. Dhe zëre se unë po ja shprehja vetes time, sepse prandaj e kam psikologen. Në momentin që unë dua të them dika, dua të shprehem, e kam folur me të.

Por fatkeqësisht, u bë pak më e madhe se duhej.

Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë, më bëri mua të kuptoj që okej, paskam ndryshuar, sepse nuk lejoj njeri të më vijë ashtu. Ishte pak e tepërt. Kjo ka ndodhur para rihyrjes sime. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte tepër sepse nuk kishim debat tonin, asgjë personale, sepse ishte thjesht një përplasje mendimesh.

A e ka goditur Zhaklina? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë? Read More »

Si është historia sot mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt

Historia e dashurisë mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit, vazhdon të rikujtohet edhe sot nga fansat e dy artistëve.

Megjithatë kjo romanca e tyre nuk zgjati shumë gjatë dhe secili prej tyre vendosi të vazhdonte jetën e tij. Por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite ish-çifti kanë ruajtur një raport miqësor ku herë pas herë kanë kontakte me njëri-tjetrin.
Disa javë më parë, Flori i habiti të gjithë me postimin e tij në Instagram duke u bërë nostalgjik ku publikoi një foto të puthjes së bujshme me Sonin kur ishin bashkë dhe një foto të çiftit më të komentuar të momentit Luiz dhe Kiara. Asokohe fansat aluduan menjëherë se mbase do të kishte një rikthim të mundshëm të ish-çiftit.

E pas këtij veprimi të këngëtarit ka ardhur dhe për herë të parë reagimi i Sonit e cila ishte e ftuar së fundmi në “Se Luan Topi”. Këngëtarja theksoi se mes saj dhe Florit ka mbetur vetëm raport miqësor dhe nuk ekziston asnjë mundësi për rikthim pasi secili prej tyre po vazhdon jetën e tij.

“Unë me Florin tashmë jemi miq edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Unë me Florin kemi qenë shumë miq përpara pastaj ndodhi një romancë dhe ju rikthyem pastaj dashurisë tonë të parë që është muzika dhe si miq sërish. Kemi vazhduar jetët tona”- u shpreh Soni.

E pyetur gjithashtu se cila mund të ishte arsyeja që Flori rikujtoi puthjen e tyre të famshme, artistja tha:

“Ka qenë një emocion në rini, ka qenë diçka shumë e sinqertë dhe e ka rikujtuar ndoshta për të bërë diçka analoge që dhe Luizi me Kiaran kanë një dashuri të sinqertë. Unë me Florin nuk është se flasin për jetët tona ne thjesht kemi mbetur miq kontaktohemi herë pas here i themi njëri- tjetrit si je mund të marri ndonjëherë ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore kështu që nuk ka asnjë rikthim”.

Si është historia sot mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt Read More »

Olsa Muhameti habit me deklaratën e fundit

Autorja Olsa Muhameti teksa po diskutohej për marrëdhëniet me diferencë të madhe në moshë në “Më lër të flas”, tha se me kalimin e kohës kanë ndryshuar preferencat e saj.

Ajo tha se ndihet me e re për moshën që ka dhe prandaj kanë ndryshuar perceptimet për diferencat në lidhje.

“Unë nuk pasur marrëdhënie me diferenca të mëdha të moshës. Por me rritjen time kanë ndryshuar preferencat e mia. Unë ndihem më e re për moshën që jam ndoshta prandaj. Unë mendoj që idealja është 5-vjeçari, 5 plus apo 5 minus,”-tha Olsa.

Iva Tiço tha se cilat janë avantazhet e një partneri më të madh në moshë.

“Për një vajzë po ta nisim qëkur bëheshin martesat me shkuesi kur shiheshin këto diferenca, një vajzë në moshë të re është pjellore ndërsa një mashkull më i madh është i zoti për të mbajtur familjen. Ndjenja e sigurisë kur ajo mund të japi pasardhës dhe ai duhet të jetë dalë në punë e të ketë krijuar për të mbajtur familjen”,-tha Iva Tiço.

Olsa Muhameti habit me deklaratën e fundit Read More »

A do jetë Maestro pjesë e filmit ku luan Olta & Luizi? Çudit me përgjigjen ish-banori i BBV

Luizi dhe Olta thuhet se do të marrin pjesë në një film, i cili do të xhirohet së shpejti.

I pyetur nëse edhe ai do të jetë pjesë e tij, Armaldo Kllogjeri ka mohuar të ketë rol në atë film.

Armaldo Kllogjeri: Kam dëgjuar që do të bëhet një film ku do të jetë Luizi dhe Olta por unë nuk jam.

Romeo: Kam dëgjuar se ke filluar të dublosh filma për të rritur?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk është e vërtetë.

A do jetë Maestro pjesë e filmit ku luan Olta & Luizi? Çudit me përgjigjen ish-banori i BBV Read More »

E shkarkuan nga puna si tenor? Armaldo sqaron të vërtetën

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri ka sqaruar sesi qëndron e vërteta për shkarkimin nga puna pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.”

Kur ke ndërmend të rikthehesh?

“Sapo të rihapet audicioni, do jem sërish në punë.”

E kupton ca të bëri Bigu, të la pa punë

“Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”-tha Armaldo.

E shkarkuan nga puna si tenor? Armaldo sqaron të vërtetën Read More »

Këngë me Luiz Ejllin? Maestro ‘plas’ deklaratën epike

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri u pyet sonte në “Më lër të flas” nëse ka kërkuar bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Armaldo, i njohur si Maestro tha se kjo nuk është e vërtetë, madje mes tyre nuk ka pasur fare komunikim.

A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

“Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.

Pagesa që ti merr për një koncert është 10 mijë euro?

Këngë me Luiz Ejllin? Maestro ‘plas’ deklaratën epike Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com