ShowBiz

Monika kapet me Arjolën: Ajo ka pr obleme…

Dukej se mes tyre kishte një marrëdhënie të mirë, por Monika sot është shprehur e pakënaqur për sjelljen e Arjolës. Gjatë një bisede me Ilirin dhe Sabianin, Monika u shpreh se sipas saj edhe Arjola ka pr obleme sepse nuk e kundërshton dot.

“Nuk e kundërshton dot, edhe Arjola ka pr obleme”, tha Monika.

“Po, por kur merr një gjë përsipër, Arjola çohet e bën”, ia ktheu Iliri.

Monika kapet me Arjolën: Ajo ka pr obleme… Read More »

Arjola Demiri flet për jetën private, zbulon arsyen pse nuk është lidhur me dikë pas divorcit

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin. Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhu nonte fizikisht. Edhe pse kanë kaluar disa vite dhe Arjola ende po l ufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, ajo nuk ka bërë publike asnjë li dhje dashurie.

Ditën e djeshme, gjatë lojës së sinqeritetit, Arjola u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.
Ndër të tjera, Iliri tha se e sheh Arjolën si një konkurrente të fortë, e cila do të arrijë deri në finalen e këtij spektakli.

Arjola Demiri flet për jetën private, zbulon arsyen pse nuk është lidhur me dikë pas divorcit Read More »

Graniti vendos të largohet nga Big Brother, kush e ndalon…

Graniti ka pasur de bate të shumta me pjesën tjetër të banorëve gjatë ditës së sotme. Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërsia me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

“Mos më fol më sepse po te penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”, i tha e përlotur Fifi një mbrëmje më parë. Banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.

Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.

Pas kësaj përballje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia. Banorët janë nisur në drejtim të tij me misionin për ta bindur të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Graniti vendos të largohet nga Big Brother, kush e ndalon… Read More »

Zbulohet foto e ish të fejuarës së Granitit

Granit Cana ka treguar brenda në Big Brother VIP se ka qenë në një lidhje të komplikuar me një vajzë dhe madje ka shprehur dëshirën tek Fifi për ta takuar atë.

Por, përpara kësaj Arjola ka treguar se njihej me Granitin që jashtë nga një shoqja e saj. Madje ajo ka thënë se nëse tregon tmerret që ajo vajza ka përjetuar nga Graniti do t’i nxjerrë atij fytyrën e vërtetë si njeri. Sigurisht që kjo ishte një deklaratë mjaft intriguese.

Se fundmi burime kanë zbuluar se vajza për të cilën flet Arjola që shprehet së është shoqe e saj, është një aktore nga Kosova. Ajo quhet Adelina dhe është një emër i lakuar në Kosovë në aktrim por në profesion është farmaciste.Graniti dhe Adelina thuhet se kanë qenë të fejuar prej 1 viti, por shkaqet e qarta të ndarjes së tyre nuk dihen. Ndonëse është thënë se ka qenë një marrëdhënie problematike që ka shkaktuar mjaft stres e probleme.

Zbulohet foto e ish të fejuarës së Granitit Read More »

Meliku nxjerr zbuluar Brunon

Meliku ka nxjerrë zbuluar Brunon duke thënë se ai ka pëlqim të vërtetë për Alvisën. Sipas tij, kanë bërë një bisedë në prapaskenë ku e ka pranuar një gjë të tillë. Ndërsa Bruno e mohoi duke e cilësuar si intrigant.

Meliku: Bruno po shkon nga fryn era. Filloi pëlqimin me Mikelën, e ndryshoi, filloi me Alvisën. Tani e ndryshon mendimin si do vetë dhe nuk pranon. Në backstage bën tjetër veprim, këtu bën tjetër veprim.

Bruno: Çfarë kam thënë jashtë që nuk e them këtu?

Meliku: Ti ke pëlqim të vërtetë për Alvisën.

Bruno: E kam pasur.

Meliku: Jo e kam pasur. E ke akoma. Më ke thënë pardje.

Bruno: Më intrigant se ky nuk kam parë.

Meliku nxjerr zbuluar Brunon Read More »

Fifi e preferuara e publikut në ‘Big Brother VIP’

Publiku pati mundësinë që përveçse të eleminuarit të zgjidhte edhe të preferuarin e tyre. Banori i cili do të gëzojë këtë titull do të këtë disa benefite, përfshirë edhe një rol vendimtar në nominimet e ardhshme.

Numrin më të lartë të votave e gëzonte pikërisht Fifi, e cila shpërtheu në lot kur Arbana i komunikoi se ishte zgjedhur e preferuara e publikut.

Më pak të preferuarit rezultuan të ishin Arditi, Monika, Graniti, Sarah dhe Semi.

Fifi e preferuara e publikut në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Sh erri me Ilirin, flet Donaldi: I kërkoj falje të gjithë banorëve dhe publikut

Mbrëmjen e sotme në “Big Brother Vip” është trajtuar konflikti i Ilirit me Donaldin, gjatë kohës që mësonin k ërcimin për provën javore.
Iliri nuk pranoi të komentonte shumë gjatë, duke thënë se kjo pjesë kishte kaluar tashmë. Ndërsa Donaldi u ndal gjatë duke thënë se duhej sqaruar një publik i tërë. Ai tha se problemi më i madh i tij është fakti se përfshihet dhe toni i lartë.

Iliri: Në një ambient pune duhet të dominojë disiplina dhe rëndësi ka rezultati final. Nga këto video del shumë qartë, kush foli, foli, kush përdori epitete i përdori, bravo i qoftë skam asgjë tjetër.
Donaldi: Mendoj se ajo gjë ishte tendencioze nga ana e Ilirit. Unë ndoshta nuk dua të kërcej fare dhe dua të ulem aty. Unë arrij ta kuptoj kur e ka tendencioze. Herën e dytë kur nisëm të mësojmë kam bërë batuta? Po kam bërë. Pjesa që më preku më shumë ishte pjesa që më the i paedukatë. Unë kam pr oblem që përfshihem dhe i kërkoj falje Arjolës dhe gjithë banorëve.

Sh erri me Ilirin, flet Donaldi: I kërkoj falje të gjithë banorëve dhe publikut Read More »

Një banor i ri hyn në ‘Big Brother VIP’ dhe ka një kërkesë të pazakontë

Një konkurrent i ri i është bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, Ai është Igli Zarka, aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës.
Hyrja e tij nisi me një kërkesë të pazakontë. Ai kërkoi që të flinte në divan dhe jo në dhomën e Gjumit si të gjithë banorët.

“Mendoj se situatat brenda shtëpisë do t’i menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungoj qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, tha ai në klipin prezantues.

Një banor i ri hyn në ‘Big Brother VIP’ dhe ka një kërkesë të pazakontë Read More »