ShowBiz

‘Unë sugjeroj që Arbëri të pijë nga kjo birrë që të vijë në vete’

Në emisionin Expuls është komentuar dhe programi ‘Big Brother”.

Ish-Konkurentja e “Big Brother” Fjorentina Halili është shprehur se Arbër Hajdari është më mirë për të bërë bamirësi sesa për të dhënë opinione për konkurrentët që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë së “Big Brothor”

Fjorentina Halili: Arbëri jep opinione me raste të mira, por je më mirë për të bërë bamirësi. Kështu mendoj unë.

Ndërkohë Elton Tozaj është shprehur: Unë sugjeroj që Arbëri të pijë nga kjo birrë që të vijë në vete. Për gjumë le të rrijë në shtëpi.

‘Unë sugjeroj që Arbëri të pijë nga kjo birrë që të vijë në vete’ Read More »

‘Donaldit i fshihen komentet negative’/ Arditi hedh dyshime ndaj produksionit

Ardit Çuni i eleminuari i radhës në Big Brother VIP, sot ishte i ftuar ne FanClub dhe gjatë bisedës nuk la pa përmendur mjaft ankesa që kishte ndaj produksionit duke e quajtur të njëanshëm.

“Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”,- tha ai.

Ndërkohë prezantuesja e FanClub, Dojna Mema, i tha se komentet denigruese dhe cënuese fshihen për këdo, por Arditi tha se ka lexuar mjaft për veten dhe nuk i ka parë që të fshihen. Ai ceku dhe faktin e zarfit të zi, që e mori vetëm ai, kur ka parë që Donaldi e ka bërë disa herë shkeljen e të njëjtit rregull, por atij nuk i ka ardhur asnjë zarf paralajmërues.

Arditi shprehu pakënaqësi edhe për faktin se nuk i është bërë asnjë surprizë, i vetmi nga banorët sipas tij, por këtu Dojna e kundërshtoi duke i thënë se as Donaldit nuk i është bërë pasi Bora erdhi për Semin.

Sipas Arditit, Paloma ka qenë e infiltruar. Ai sqaroi se tani i ka sheshuar marrëdhëniet me të, pavarësisht se e konsideron person tendencioz.

Përsa i përket Beniadës ai tha se me shumë mundësi do vazhdojnë diçka jashtë dhe se ka pëlqim për të e tregoi se ajo e vlerëson shumë si person.

‘Donaldit i fshihen komentet negative’/ Arditi hedh dyshime ndaj produksionit Read More »

Cfarë po ndodh me Luana Vjollcën?

Luana Vjollca mbetet një nga ‘yjet’ e televizioneve shqiptare. Për sa kohë ajo drejtoi emisioni u bë mjaft e dashur dhe karizmatike për audiencën e çdo moshe.

Pas 15 vitesh karrierë duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.

Para pak kohësh ajo u shpreh se diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Por sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit? Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta shtrëngoni mirë rripin, shkruan një komentues.

Çantat e saj në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro. Për dy produktet, kostoja totale e kësaj vere ishte 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri. Ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja në “Top Channel”, Luana ka vendosur të tërhiqte nga teelvizioni.

Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që ajo jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe të marrë vendimin më të vështirë për një vajzë që është rritur në ekran, pra të tërhiqet nga ekrani në moshën 30-vjeçare.

Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.

Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit. E ndërkohë që ndjekësit i thonë se ka bërë ka bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendos të përgjigjet vetë në “Instagram”.

Duke qenë se po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, Luana Vjollca ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, ku na ngacmon hera herës me postimet e saj. Pasi konfirmoi vendimin e largimit nga “Top Channel” dhe lajmëroi epokën e re të jetës, Luana thotë ka marrë mesazhe pafund mbi këtë temë.

Së fundmi teksa po bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo sërish mori shumë mesazhe për mbylljen e programit. Madje, njëri prej tyre i thoshte se e quan “mëkat” mbylljen e emisionit “Shiko kush luan”.

“Më duket se ke hyrë në mëkat nga mbyllja e emisionit ‘Shiko Kush LUAN’ hahaha”, shkruan fansi/fansja. Ndërsa Luana ia kthen kështu: “Kur lexoj dhe dëgjoj kaq shumë kërkesa, realisht gjindem në ca momente të vogla pendese, por më besoni të jesh për 15 vite nonstop pa ndalesë në ekran me ritmin, oraret dhe përkushtimin tim ndaj punës, nuk gjen kohë të merresh me asgjë tjetër. E di që do më mirëkuptoni…!”, përfundoi Luana, duke lënë të kuptohet se televizioni tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmika ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën. Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov.

Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re, që është po ashtu një nga synimet e saj kryesore për ta kthyer edhe muzikën në biznes. Ndërkohë duke folur për bizneset, ajo dhe “Instagramin” e ka kthyer në biznes.

Kohët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit, dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në Instagram “showgirl”-i shqiptar, Luana Vjollca. Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim”.

Por në portalin e saj, Luana tha se në fakt vlera e vërtetë e çmimit për një postim në feed-in e “Instagram” të Luana Vjollcës është 5000€, shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë”, ka thënë Luana.

Ajo theksoi se nuk bën qoka apo klering. Ndërkohë që sa i takon lidhjes me Krenar Çoçajn, çifti e anuluan martesën në vjeshtë pasi kaluan një krizë. Thuhet se tashmë gjërat mes tyre janë përmirësuar pasi ata tashmë kanë blerë edhe vilën e tyre luksoze në një kompleks VIP në Kosovë.

Prej disa vitesh, Luana dhe biznesmeni nga Kosova kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë, derisa vitin e kaluar Krenari u vendos në Tiranë, për të mbështetur karrierën në televizion të Luanës. Mirëpo, mediat e Kosovës njoftuan se çifti firmosën ca kohë më parë edhe një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë.

Luana dhe Krenari kanë blerë një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës. Raportohet se ajo ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje të mrekullueshme të Prishtinës. Ndonëse kanë pasur shumë ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe mosprezencën e Krenarit në 29-vjetorin e lindjes së moderatores, tashmë duket se 30-vjetori do e gjejë në kapitull të ri si nga jeta private, ashtu dhe ajo e sipërmarrëses në biznes.

JETA PRIVATE E LUANA VJOLLCËS, SI ISHIN VITET E DASHURISË DHE KARRIERËS

E si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn, duke qenë se dhe në karrierë ajo arriti kulmin e saj? Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit.

Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika. Gati tre vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ve nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Së fundi ata kanë bashkëjetuar në një rezidencë luksoze në Tiranë, ndërkohë që thuhet se pas shkëputjes nga ekrani ata do të vendosen në Kosovë./noa.al

Cfarë po ndodh me Luana Vjollcën? Read More »

Ja momenti kur Bora i merr dhuratën e Donaldit, si reagoi ajo

Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj mbrëmë ia ka dërguar një dhuratë moderatores Bora Zemani, për përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre, shkruan Express.

E dhurata ka mbërritur tek sot në duart e Borës, e cila e ka ndarë këtë moment edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Në instastoryt e publikuara, shihet gëzimi i saj kur i pranon qaforen dhe pakon me çokollata.

Ndryshe, mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi./Gazeta Express

*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Ja momenti kur Bora i merr dhuratën e Donaldit, si reagoi ajo Read More »

‘I ke dhënë shpresa një femre që s’ke interes’/ Ish-e dashura i dërgon mesazh Granitit

Një mesazh i ka ardhur Granitit në Big Brother Vip nga vajza për të cilën ka thënë se është ende i dashuruar.

Në letër ajo është shprehur se nuk lumtur me lojën që Graniti ka bërë deri tani dhe ka thënë se shpreson që ai të reflektojë. “Zemra nuk bën lojëra”, ka shkruar ajo në fund, teksa menjeherë pasi letra u lexua Graniti është shfaqur i prekur.

‘’Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interest ë ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojra’’,- tha ajo ndër të tjera.
Ai ka thënë se e ka marrë shumë malli për vajzën në fjalë dhe ka treguar se ata ishin shumë të dashuruar dhe të pandarë.

Ndërkohë, Arbana ka treguar se vajza nuk ka pranuar të vijë në studio dhe ka dërguar vetëm letrën. Pas mesazhit emocionues edhe opinionistët në studio u përlotën dhe Balina u shpreh se siç duket Graniti nuk është aq i pandjeshëm sa shfaqet Brenda shtëpisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme gjatë bisedave me banorët e tjerë Arditi kishte deklaruar se ishte në dijeni të një lidhjeje të Granitit jashtë Big Brother Vip.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera”, tha Arditi

I pyetur në emisionin e sotëm nga Arbana Osmani, Graniti ka thënë se kur ka hyrë në shtëpinë e BBV, nuk ka qenë i lidhur jashtë.

‘I ke dhënë shpresa një femre që s’ke interes’/ Ish-e dashura i dërgon mesazh Granitit Read More »

Donaldi bën gjestin e veçantë për Borën

Si sot para tre vitesh Donaldi ka lidhur dashurinë e tij me moderatoren Bora Zemani.
Dhe sot aktori ka vendosur të bëjë një gjest shumë të veçantë nga shtëpia e “Big Brother”.
Ai vendosi që brenda një kutie me ëmbëlsirë të vendoste varësen e tij dhe ta hi dhte përtej murit.

Donaldi tha se shpreson se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit.

Donaldi bën gjestin e veçantë për Borën Read More »

Çfarë ndodhi në shtëpinë më të famshme?/ Arbana ndërpret emisionin

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur pak minuta më parë në Big Brother VIP.

Pas daljes nga shtëpia të Arditit, modelja Beniada Nishani është bërë keq ndërsa Arbana është detyruar të ndërpresë fjalën e saj.

Të gjithë banorët janë larguar nga holli, duke shkuar në drejtim të dhomës së gjumit që të ndihmojnë modelen e cila e përjetoi keq largimin e Arditit

Arbana Osmani: Çfarë po ndodh?

Igli: I ka ndodhur diçka Beniadës, i ra të fikët

Arbana Osmani: Beni, po çfarë ka Beni….Si jeni mor Zot, s’na latë një ditë rehat, një ditë pushim s’na latë…

Igli: Këtu Arbana sikur vdes dikush

Sabiani: Ilir, o Ilir, i ra të fikët çupës.

Çfarë ndodhi në shtëpinë më të famshme?/ Arbana ndërpret emisionin Read More »

Prova e sinqeritetit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ja kush e fitoi sfidën në rrjetet sociale

Ditë më parë sponsori i ‘’Big Brother Vip’’, birra ‘’Peja’’ i vuri banorët përbllaë një loje tepër interesante.

Ata do duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhet të ishin sa më të sinqerta.

Publiku zgjodhi në rrjetet sociale banorin më të sinqertë sipas tyre.

I përzgjedhuri ishte Donaldi i cili mori si shpërblim disa shishe birre.

Prova e sinqeritetit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ja kush e fitoi sfidën në rrjetet sociale Read More »