ShowBiz

DJ i njohur shqiptar: ‘Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek ‘Big Brother VIP’

DJ i njohur shqiptar, Vin Veli, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku mes të tjerash ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura.”-tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Mirëpo, pas kësaj vajzat në program, Shqipja dhe Erjola, e kanë ngacmuar duke thënë përgjigja nuk ishte e sinqertë. Madje, Erjola i tha se me këtë përgjigje po i duket “i akulltë si Bora”. Me sportivitet, Vini tha se është thjesht i sinqertë dhe si ai ka edhe njerëz të tjerë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë.”- mbylli ai fjalën e tij.

DJ i njohur shqiptar: ‘Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek ‘Big Brother VIP’ Read More »

Aktori Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother, ja arsyeja…

Aktori Igli Zarka, është larguar sot nga shtëpia e Big Brother. Kjo u bë e ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpinë e Big Brother.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Banorët thanë se Igli kishte probleme me apandesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Banorët kanë mbetur të hutuar nga ky mesazh, derisa e kanë pasur të paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi. Igli hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të martën e kaluar. Gazetaexpress

Aktori Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother, ja arsyeja… Read More »

Ngjarje e papritur në ‘Big Brother VIP’

E papritur në BBV. Sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë nisur ditën me një zarf të zi,

Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve.

Është fjala për Igli Zarkën, i cili ka vendosur të lërë menjëherë lojën, edhe pse ka vetëm pak ditë që ndodhet brenda në “Big Brother VIP”.

Bëhet e ditur se shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.

Banorët dhe ne i urojmë Iglit të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë.

Ngjarje e papritur në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Fifi tregon gjendjen e vështirë të Semit: ‘Ka qenë në një gjendje mjaft të keqe dhe konsumonte vetëm cigare, alkool dhe ilaçe’

Marrëdhënia mes Fifit dhe Semit duket se nuk është aspak e mirë dhe ato i kanë bërë “block” njëra tjetrës në rrjetet sociale para se të futeshin në Big Brother Vip. Gjatë bisedës me Granitin, Fifi ka treguar se Semi ka qenë në një gjendje mjaft të keqe dhe konsumonte vetëm cigare, alkool dhe ilaçe.

“Edhe pasi e mora vesh gjendjen e Semit. Kjo as nuk hante, as nuk ka pirë. Cigare, alkool, veç kaq. Cigare edhe alkool, edhe ilaçet. Nisi të rrinte me mua, nisi edhe të hante, nisi të pinte kafe, gjëra të tjera. Alkool pinim veç në darkë, kur mblidheshim në studio, ose kur dilnim. U sëmur, e mora të shtëpia, e mbajta afër, sikur një njeri që kisha vite që e njihja. Kjo është esenca, që unë kur jap, jap 100%. Nuk jam “prit të rezervohem ndopak, të shoh si po më del”, ka thënë Fifi.

Më tej ajo ka treguar se e ka marrë Semin kudo me vete për moa ta lënë vetëm, ndërsa raportet e tyre u ftohën pas “Këngës magjike.

“Kam pasur koncert e kam marrë me vete, për mos ta lënë vetëm, që të dilte nga gjendja që ishte. E kam bërë të hajë bukë, me muaj nuk kishte ngrënë… kur ajo me shkruajti për të më kthyer sendet, se ka pasur edhe tesha që ia kam dhënë dhe unë s’i kam kthyer përgjigje. Dy javë para se të hynim brenda më thotë Flori që Semi është në Big Brother…dy javë para se të hynim brenda i shkruajta dhe i thashë të takohemi, por nuk i thashë që do hyja”, tregoi Fifi.

Fifi tregon gjendjen e vështirë të Semit: ‘Ka qenë në një gjendje mjaft të keqe dhe konsumonte vetëm cigare, alkool dhe ilaçe’ Read More »

Ermal Mamaqi tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja: ‘Pse ç’jam unë, k*rvë’

Personi që Ermal Mamaqi ka insistuar ta kishte në serialin “H.O.T”, ka qenë pikërisht Ana Lika, aktorja e cila na ka bërë të gjithëve të qeshim me rolin e “Lorit”. Por që Ana të pranonte këtë rol nuk ka qenë e lehtë.
Në një intervistë për “Prive”, Ermali ka treguar se Ana kur lexoi vazhdimin e skenarit u ofendua dhe u largua nga zyra. Megjihatë me insistimin e Ermalit, aktorja është rikthyer dhe sot ka një nga rolet më të pëlqyer nga publiku.

“Ana Lika nuk ka qenë përzgjedhja ime, por insistim i imi që ajo të qëndronte. E morëm Anën, erdhi bëri provat, por kishte ndodhur një çudi sepse ajo kishte lexuar vetëm dy skenarët e serive të para, ndërkohë që tek seritë e tjera ajo duhet të flejë me tre burra dhe të puthet me të gjithë aktorët. Kur lexoi vazhdimin e skenarit, tha: ‘Po pse çfarë më dini ju mua, ku*vë?’, i hodhi skenarët dhe iku nga zyra. Pastaj e ndryshuam pak skenarin dhe e rikthyem”, tregoi Ermali.

Ermal Mamaqi tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja: ‘Pse ç’jam unë, k*rvë’ Read More »

Vjen zarfi me lajmin e papritur në ‘Big Brother VIP’

Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore.
Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.

Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.

Vjen zarfi me lajmin e papritur në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Fjolla Morina, publikon foto me njeriun e saj të shtrenjtë nga Dubai

Artistja shqiptare Fjolla Morina e ka dëshmuar se është një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh e vetme me fëmijët, vazhdon të shfaq publikisht dashurinë ndaj tyre.
Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja ku shfaqet me vajzën e vogël, Alayah. Këto imazhe të 35-vjeçares duket të jenë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar ajo referuar të bijës.

Nuk dihet nëse Morina është duke kaluar ca kohë në Dubai, apo nëse këto janë bërë më herët.

Sidoqoftë, ajo këtë kohë pas lirimit nga paraburgimi ka qenë duke u komentuar për një ndarje me të dashurin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla

Fjolla Morina, publikon foto me njeriun e saj të shtrenjtë nga Dubai Read More »

Arjola Demiri i shtang të gjithë me deklaratën: ‘Meshkujt më kanë f rikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë dot’

Banorët e ‘Big Brother VIP’ kanë vijuar diskutimet mes tyre për tema nga më të ndryshmet.

Gjatë diskutimeve ishte aktorja, Arjola Demiri e cila mori vëmendjen pas një deklarate që bëri li dhur me meshkujt. Ajo ndër tjera tha se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen dhe se nuk mund ta përballojnë.

“Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë”, ka thënë Arjola duke qeshur.

Kujtojmë që Arjola është nënë e tre fëmijëve nga martesa e kaluar, ndërsa ka deklaruar se aktualisht është beqare dhe e fokusuar ndaj familjes së saj. Ndërkohë, në spektaklin e së premtes, në Big Brother VIP, Arjola u befasua nga mikesha e saj prej shumë vitesh, aktorja tjetër Adriana Matoshi.

Arjola Demiri i shtang të gjithë me deklaratën: ‘Meshkujt më kanë f rikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë dot’ Read More »