ShowBiz

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ shpërthen në lot dhe bën kërkesën e papritur

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja Beatrix Ramosaj sh përtheu në lot. Shkak ka qenë mungesa që ndjen për familjarët e saj.

Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri i janë gjendur pranë duke u munduar që me humor ta qetësojnë dhe t’ia rikthejnë buzëqeshjen.

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Beatrix: Dua të dal dhe…

Arjola: Mos e prish makeup-in se je bërë shumë e bukur se t’kapa në shpulla

Einxhel: Pse po qan?

Beatrix: Sepse qëparë e kuptova sa shumë më ka marrë malli

Më pas janë bashkuar edhe Sabiani me Donaldin, të cilët gjithashtu i janë gjendur pranë këngëtares në këto momente emocionale.

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Çfarë ndodhi? Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ shpërthen në lot dhe bën kërkesën e papritur Read More »

‘Keq të jesh mik, keq të jesh armiku yt’

Spektakli i mbrëmshëm nxiti një krisje në marrëdhënien mes Ilirit dhe Fifit.

Raporti mes tyre është ftohur ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë gjë dyshja ka vendosur të sqarohet njëherë e mirë me njëri-tjetrin.

‘’Kur kam parë reagimin tënd për sa i përket Arditit kam thënë se hall të jesh mik me Fifin hall të jesh armik. Është njësoj si t’ja bëja unë Sabianit këtë gjë’’,- tha Iliri.

Nga ana tjetër Fifi pranoi se është distancuar nga Iliri për shkak të disa dyshimeve që ka shfaqur ai lidhur me alencat që Fifi po krijon në shtëpi.

‘’Në një klip kam parë që ke pyetur se me cilin grup jam unë, dhe mua kjo më ka mërzitur. Gjithashtu ka pasur disa gjëra për Granitin që ndryshe m’i ke thënë mua dhe ndryshe kanë dalë gjatë sektaklit’’,- tha Fifi.
Fifi shtoi se e gjitha ishte pjesë e një provokimi për të parë se si do të reagonte Iliri.

‘Keq të jesh mik, keq të jesh armiku yt’ Read More »

Kledi zbulon se përse zgjodhi Arjolën dhe jo Donaldin për lojën dyshe

Duke filluar që nga e premtja banorët do të luajnë të ndarë në çifte.
Banorët do duhet të përshtaten në lojën me partnerët e tyre për një afat të pacaktuar kohor.

Kledi, si i preferuari i banorëve, ishte i pari që pati mundësinë të zgjidhte konkurentin me të cilin do të donte të bashkëpunonte.

Ai zgjodhi aktoren Arjola Demiri dhe për këtë zgjedhje duket se janë habitur disa prej banorëve.

Disa prej tyre pritën që ai të zgjidhte mikun e tij Donaldin, kureshtje të cilën zgjodhi ta shuante Iliri.

“Pse Arjolën dhe jo Donaldin”,- e pyeti Iliri-Kledin.

Kësaj pyetje Kledi i dha këtë përgjigje: Në fillim nuk e kuptova, mendova se ishte për provën javore. Gjithësesi nuk ka lidhje se të dy i kam miq. Njësoj do ishte për mua si Arjola, si Kledi

Kledi zbulon se përse zgjodhi Arjolën dhe jo Donaldin për lojën dyshe Read More »

‘Vëllai i madh’ surprizon Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të mbarojë BBV

Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP” kishte rezervuar një surprizë të madhe për Beniadën, e cila ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Shqipëri pas përfundimit të reality showt.

Asaj iu desh të largohej për disa minuta nga shtëpia dhe me sytë e lidhur u drejtua për në studion e “Proçesit Sportiv”.

Edi Manushi zbuloi se pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, Beniada është e ftuar të jetë moderatore e “Proçesit” krah tij dhe Alesia Bamit. Bukuroshja e pranoi me shumë dëshirë këtë ftesë.

‘Vëllai i madh’ surprizon Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të mbarojë BBV Read More »

Banorët VIP marrin surprizën e papritur

Graniti, Monika, Sarah dhe Iliri ishin të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një nga të katërt duhet të linte sonte shtëpinë. Gjatë javës, u largua aktori Igli Zarka, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhje nevojës për t’u trajtuar në spital.

Kështu, moderatorja Arbana Osmani, njofton se, meqë një banor e ka lënë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sonte askush nuk do të largohet, ndërsa nominimet vlejnë për ditët në vazhdim dhe një prej tyre do të eliminohet të premten.

Ra në sy përqafimi plot emocion i Fifit me Sarën. E pyetur nga Arbana, ajo thotë se “tani po e bën kunatë”, duke iu referuar flirtimeve që ka pasur këto ditë mes Sarën dhe Dj Pm.

Banorët VIP marrin surprizën e papritur Read More »

Ardit Çuni: Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër

Ardit Çuni, banori që u eliminua javën e kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka folur për “Shqipëria Live” duke thënë se i mungojnë shumë të gjithë banorët, mes tyre edhe Beniada.

Ai tha se mori mësim që duhet të qëndrojë larg telefonit për të shijuar momentet e bukura ndërsa zbuloi arsyen përse u masakrua me komente në ditët e para të izolimit.

Ardit Çuni: Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër, Beniada, Iliri, Semi, Donaldi, Fifi. Ishte një lloj detoxi arsyen përse pranova të hyj. Kisha shumë orë para celularit, Covidi e kështu gjërash dhe më shërbeu shumë se kam gjetur paqe. Ishte e vështirë por jam nga ata njerëz si uj qërit që kudo që ta hedhësh, e merr formën e vet.

Pas rikthimit tim, mendoj që njerëzit e kanë parë me çfarë gj akftohtësie veproja unë. Doja që njerëzit të shihnin dikë që nuk e kishin parë në festivale e këngë. Pashë që 2 javët e para më kishin mas akruar. Unë e di që jam i vështirë për tu thithur, por kur më njohin, e dinë se kush jam unë. Kur dola unë atë natë, kam marrë lum komentesh me “bravo”. Jam krenar për veten.

Sa i përket fitores, tha se në finale shkon Arjola, Iliri, Donaldi dhe Fifi por fitoren e merr Iliri.
Ndërsa rezerva të shumta dukej se kishte për Fifin, të cilën e ka konsideruar si mikeshë, por ndikoi në largimin e tij nga Big Brother pasi zëvendësoi Donaldin me Granitin për të dalë në nominim me Arditin.

Ardit Çuni: Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë. Nuk mund ta bënte në fillim.

Ke diçka për ti thënë Beniadës?

Ardit Çuni: Do doja që ti thoja që më ka marrë shumë malli. Nuk e prisja që do të mërzitej aq shumë. Madje u shqe tësova dhe kur dola i thashë Arbanës se çfarë ndodhi me Beniadën. E kemi lënë që do njihemi jashtë. Këto ditë po shmang video të postuara mes meje dhe Beniadës që kanë një muzikë tri shtuese dhe po mundohem t’i shmang.

Ardit Çuni: Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër Read More »

‘Vëllai i Madh’ iu dërgon një tjetër zarf, banorët reagojnë të pakënaqur

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një tjetër zarf/ Kësaj here ata janë surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ me një njoftim të rëndësishëm.

“Vëllai i Madh” ka vendosur t’u tregojë banorëve disa komente nga publiku. Personazhet e njohur do të kenë mundësinë të lexojnë një vlerësim dhe një vërejtje.

Në letrën e lexuar nga Iliri, thuhet se në monitor do të shfaqen komente me emrin e tyre të fshirë. Mbasi të shikojnë njërin koment të gjithë me radhë duhet të thonë se cilët prej tyre janë përfshirë në koment.

Në duar do të kenë letrat me emrin e secilit prej banorëve. Ndërkohë në momentin që ata do të shikojnë një koment do të mendojnë se kujt i është drejtuar komenti dhe në duar do të mbajnë letrën me emrin e atij personi.

Në disa raste mund të jetë shkruar më shumë se një emër. E menjëherë pasi të gjithë të kenë shprehur një mendim do të shfaqet foto e papërpunuar për të parë nëse e kanë gjetur saktë apo jo.
Pasi Iliri përfundoi së lexuari letrën, disa nga banorët u shprehën se janë të pakënaqur nga kjo lojë dhe se nuk e pëlqejnë aspak.

‘Vëllai i Madh’ iu dërgon një tjetër zarf, banorët reagojnë të pakënaqur Read More »

Graniti s’përmbahet ndaj Fifit: A je shpirti im?

Sipas dyshes raporti i tyre ka mbetur vetëm shoqëror.

Por sot nuk u duk aspak kështu ku ishte Fifi ajo që nuk reshti së puthuri Granitin.

Graniti nga ana tjetër edhe pse shprehu deklaratën e tij për ish partneren duket se ende nuk është i qartë me veten e tij.

Të shohim nëse marrëdhënia e dyshes do të jetë vetëm shoqërore apo do ndodhi dicka që nuk e presim./TCH

Graniti s’përmbahet ndaj Fifit: A je shpirti im? Read More »