ShowBiz

La Borën për Beatrixin, Donaldi bën komentin e papritur: ‘Kushedi çfarë mund të jetë bërë jashtë’

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Antonela e ka pyetur Donaldin mëngjesin e sotëm sesi ndihet pa Semin brenda shtëpisë.

“Edhe keq edhe mire. Më vjen keq se e di sa e donte këtë gjë”, është shprehur Donaldi.

Antonela ka vazhduar ta pyes se për çfarë ndihet mirë dhe ai ka shtuar sepse nëse do të ishte brenda shtëpisë do të ndihej shumë në siklet.

Pas këtij momenti Donaldi shtoi se Semi nuk ka bërë lojën e tij, por të sajën.

“Kushedi çfarë mund të jetë bërë jashtë”, ka aluduar Donaldi në bashkëbisedim me Antonelën, e cila i pohoi se imagjinonte një “hallakamë” të vërtetë.

La Borën për Beatrixin, Donaldi bën komentin e papritur: ‘Kushedi çfarë mund të jetë bërë jashtë’ Read More »

Donaldi puthi Beatrix, ‘sh përthen’ Bora Zemani: Do të futem sonte në BBV për…

Dr ama vazhdon! Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.

Burimie bëjnë me dije se ka mësuar se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.

Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë të hyrjes në shtëpi vendosi vetë të takohej me Borën duke i dhuruar edhe një puthje, edhe pse kjo e fundit kishte ardhur për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj.

E gjithë kjo situatë e krijuar po bën namin në rrjet, ndaj duket se sonte do të sqarohet gjithçka!

Donaldi puthi Beatrix, ‘sh përthen’ Bora Zemani: Do të futem sonte në BBV për… Read More »

Pas puthjes me Donaldin, vjen për herë të parë reagimi i mamasë së Beatrix

Emocione të jashtëzakonshme përjetuar mbrëmjen e të enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Donaldi dhe Beatrix kanë shkëmbyer puthe pasionante teksa ishin veshur si dhëndër e nuse e po shijonin ‘dasmën’ e tyre!
Një reagim ka ardhur edhe nga mamaja e Beatrixit, Antigone Ramosaj, e cila si gjithë mamatë e ka mbështetur të bijën!

Megjithëse një pjesë e publikut i ka dalë haptazi ‘kundër’ marrëdhënies Donald-Beatrix, ka edhe një pjesë tjetër që e pëlqen shumë dyshen e re dhe e mbështesin në çdo hap.

Fansat e Beatrixit kanë shkruar shpesh në rrjet mesazhe për këngëtaren, ndërsa ky i fundit i ka rënë në sy Antigone Ramosajt. Madje, ajo ka qenë aq dakord me fjalët e shkruara, sa e ka ripostuar duke lënë të kuptohet se ky është qëndrimi i saj për lidhjen e të bijës.

“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge! drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria… Mjaft e gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”, është shkruar në postim.

Pas puthjes me Donaldin, vjen për herë të parë reagimi i mamasë së Beatrix Read More »

Ha kmerret Semi Jaupaj i jep fund miqësisë së saj me Donald Veshajn pas puthjeve që shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosaj

Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ka vendosur që t’i japë fund miqësisë së saj me Donald Veshajn pas puthjeve që shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pas këtyre skenave, Semi nuk e ndjek më Donaldin në Instagram. Por, për dallim prej saj, Donaldi ende e ka atë në listën e personave që ndjek.

Ditë më parë, ajo u shpreh e zhgënyer me Donaldin për afërsinë me Beatrixin. Gjatë spektaklit të së martës, kërkoi që Donaldi t’i kthente delen prej pelushi dhe më pas u largua nga studio.

Nga ana tjetër Donaldi duket se u lirua pas daljes së Semit nga Big Brother, duke iu afruar më shumë Beatrix, dhe tashmë janë një çift.

Ha kmerret Semi Jaupaj i jep fund miqësisë së saj me Donald Veshajn pas puthjeve që shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosaj Read More »

Beniada rr ëzohet dhe mezi lëviz/ ‘I fiton provat me gj ak’

Prova e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother Vip” është fikja e gongut për 10 sekonda. Banorët vrapojnë për të fikur alarmin ndërsa kur kishte radhën modelja Beniada Nishani, vrapoi nga dhoma në kuzhinë por u rr ëzua keq.

Ajo është vr arë tek krahu dhe nuk ka arritur të lëvizë për disa sekonda.

Të gjithë banorët janë mbledhur rreth saj, të cilët janë munduar që ta qetësojnë. Beatrix ka tentuar që ta kthejë situatën në humor duke i thënë ‘I fiton provat me gj ak’.

Ndërkohë balerini Ilir Shaqiri i ka vendosur akull tek brryli./noa.al

Beniada rr ëzohet dhe mezi lëviz/ ‘I fiton provat me gj ak’ Read More »

Iliri dhe Sabiani komentojnë çiftin e ri: ‘Kjo është tamam një histori dashurie, kur të shkëlqejnë sytë, kur ke ndjesi’

Teksa po qëndronin të ulur në tavolinë Iliri me Sabianin kanë komentuar çiftin më të ri në shtëpi,Donaldin me Beatrix.
“Kjo është tamam një histori dashurie, kur të shkëlqejnë sytë, kur ke ndjesi. Ata nuk shkëputen më tani, shkojnë shumë si çift,”-tha Iliri.

Nga ana tjetër edhe Sabiani u shpreh se ishte shumë i lumtur për dyshen.

“Marshallah, mu bë vërtët shumë qefi,”-tha ai.

Iliri dhe Sabiani komentojnë çiftin e ri: ‘Kjo është tamam një histori dashurie, kur të shkëlqejnë sytë, kur ke ndjesi’ Read More »

Fifi ‘hyn’ sërish në Big Brother VIP/ Ja si reagojnë banorët

Ata ishin të parët që e panë teksa nisi të realizohej si projekt nga Fifi. Por banorët e shtëpisë së Big Brother kanë dëgjuar dhe shijuar mbrëmjen e të mërkurës për herë të parë këngën më të re të Fifit që është publikuar si “demo” në Youtube.

Kënga “Diell” u luajt nga “vëllai i madh” teksa disa nga banorët ishin në oborr dhe i ka kapur ata të papërgatitur.

Në momentin që kuptuan që ishte kënga e Fifit, ata e shijuan, disa me lot në sy si Arjola dhe disa të tjerë u çuan dhe në këmbë.

Kështu pak ditë pasi la shtëpinë e Big Brother, Fifi “hyri” sërish aty me këngën e saj më të re.

Fifi ‘hyn’ sërish në Big Brother VIP/ Ja si reagojnë banorët Read More »

Fituesi i ‘Big Brother 6’: ‘Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi’

Treshja Donald-Beatrix-Bora, është në qendër të vëmendjes dhe kudo komentohet rreth marrëdhënies së tyre.

Së fundmi dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaltoi dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina.

Fituesi i Big Brother 6, ka folur me ke qardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani duke treguar detaje rreth saj: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një li dhje që ke, para se të nisësh një të re.”

Ndër të tjera, Anaidi ka përmendur faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatriksën, Donaldi e këshillonte si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën.

Pjesë nga Biseda mes personazheve VIP

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e ketë kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Ndër të tjera gjatë kësaj bisede Anaidi nuk lë pa përmendur dhe pse tërthorazi, edhe produksionin. Ai ka vënë në dukje që atë mbrëmje aktorit iu bënë 5 surpriza dhe se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Big Brother. Ndërkohë Atdheu, i cili ka qenë pjesë gjithashtu e një reality shoë, hodhi dyshime mbi produksionin.

Atdheu: Pse është duke ndodhur?

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy….

Fituesi i ‘Big Brother 6’: ‘Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi’ Read More »