ShowBiz

Kiara Tito poston pamjet e shtëpisë së re të Luizit?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur.

Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku

Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Pak kohë më parë, Luizi bëri me dije se kishte marrë një apartament në një rezidencë të kryeqytetit dhe se nuk do të qëndronte si “kollovar” tek shtëpia e Kiarës.

Ditën e sotme Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit të njohur.

Në fotot në fjalë çdo gjë është e bardhë dhe duket shumë moderne. Ndërkohë fansat janë kuriozë të shohin sa më shumë detaje nga shtëpia e tyre.

Kiara Tito poston pamjet e shtëpisë së re të Luizit? Read More »

Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës

Mejreme Hajdaraj, bukuroshja shqiptare nga Kosova është shpallur fituese e çmimit ‘Miss Elite World 2023’ në Egjipt.

Bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e jurisë, duke i dhënë shqiptares kurorën e më të bukurës e duke na bërë të gjithëve krenarë.

“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

Mejreme ka fituar edhe ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.

Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës Read More »

Ka rënë në dashuri? Enca Haxhia habit me postimin e fundit

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente si nga jeta e saj personale ashtu edhe nga ajo profesionale.

Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Enca ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është në një lidhje dashurie.

“Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det, ku shihej ajo e shtirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhi i të cilit nuk duket.

Nuk dihet nëse artistja ka rënë me të vërtetë në dashuri, apo postimi i saj është thjeshtë një paralajmërim për këngën e saj më të re.

Dashuri e trishtë, por e vërtetë, kafkiane/ Letra që Franc Kafka i shkruan së dashurës, Felice Bauer në 1912-n, 3 muaj pas takimit të parë
Kujtojmë që Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë bujë, ku ndër to ishte edhe kjo e fundit.

Ka rënë në dashuri? Enca Haxhia habit me postimin e fundit Read More »

Sherret dhe tensionet gjatë BBV, i ‘kushtojnë’ vendin e moderatores Zhakut! Lei Kraja i merr punën

Pushime On Top” është prezantuar prej shumë vitesh nga Ori Nebiaj. Por me largimin e saj, u tha se do të ishte pikërisht Zhaklin Lekatari ajo që do të vijonte aventurën e verës.

Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

“Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndjeh edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.

Sherret dhe tensionet gjatë BBV, i ‘kushtojnë’ vendin e moderatores Zhakut! Lei Kraja i merr punën Read More »

Ronaldo nuk lë rehat Nitën, ja çfarë i komenton në fotot në ‘Instagram’

Këngëtarja e njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi, ka postuar mbrëmë disa fotografi të reja në profilin e saj në “Instagram”.

Këto imazhe janë realizuar teksa ajo po bënte klipin e këngës së saj më të re që mban titullin “2 Gota”.

Tag personin që për dashni i çon 2 Gota”, shkruan këngëtarja krahas pozave që kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

E me siguri që fansat po prisnin ndonjë reagim të ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ronaldo Sharka, pasi ky i fundit e ka ‘ngacmuar’ këngëtaren herë pas here me komente apo postime në “Instagram”-in e tij.

E komenti i gazetarit nuk mungoi dhe i shkroi: “Nita shumë të bukur vathët”. Nita e ka lexuar komentin e tij dhe dukej sikur po e priste pasi i përgjigjet:

“Hajde se ty t’pritsha, na mori malli”, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemre.

Ronaldo nuk lë rehat Nitën, ja çfarë i komenton në fotot në ‘Instagram’ Read More »

Ish- banorët e BBV po ‘bëjnë namin’ në ‘Instagram’, e pabesueshme kush e ka ‘mundur’ Luiz Ejllin

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

6. Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 2” për shkak të lidhjes që patën. Pas daljes Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu. Së fundmi Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qëndruar të dy në një tavolinë. Ai ka shtuar 2 mijë fansa në Instagram.

5. Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Së fundmi Kiara ka postuar në Instastory dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

4. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.

3. Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në Instagram.

2. Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka vendosur të telefonojë me video call një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi. Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruajtur edhe një shkrim falenderues për të gjithë.

1. Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. /Top Albania Radio/

Ish- banorët e BBV po ‘bëjnë namin’ në ‘Instagram’, e pabesueshme kush e ka ‘mundur’ Luiz Ejllin Read More »

Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi

Luizi dhe Olta aktualisht janë në xhirimet e filmit më të ri, në të cilin do jenë protagonistët kryesorë.

Ditën e djeshme, Luiz postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.

Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot, janë zbuluar detaje të reja.

Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi Read More »

Ja kush do ta zërë vendin e Ori Nebiajt në Top Channel

Prej kohësh përflitej se Zhaklina Lekatari do drejtonte gjatë verës emisionin “Pushime On Top”. E mesa duket lajmi nuk paska qenë aspak i vërtetë.
Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

“Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

Mezi po presim të shohim Lei Krajën dhe Eni Shehun të funksionojnë si dyshe në ekran.

Ja kush do ta zërë vendin e Ori Nebiajt në Top Channel Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com