ShowBiz

Fifi tregon cfarë fitoi nga Big Brother VIP, i befason të gjithë me përgjigjen

Duke qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Filloreta Raçi, e realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në YouTube. Kjo këngë është bërë një hit i madh dhe numëron mbi gjashtë milionë dëgjime në këtë platformë.

Ndërkaq, ajo është shpërndarë edhe në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se fansat e kanë pëlqyer shumë. Gjatë të enjtes, Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit të grupuar interpretojnë hitin e saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.

Nder te tjera, kujtojme se Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime. Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.

Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegetaNë këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .”.

Pak ditë më parë, Fifi ka realizuar një video live në Instagram. Teksa ndodhet në Turqi, Fifi ka gjetur kohë për fansat e saj në Instagram. Ajo është futur live ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, që shkaktoi një debat shumë të madh dhe mori vëmendje të gjerë.

Fifi tregon cfarë fitoi nga Big Brother VIP, i befason të gjithë me përgjigjen Read More »

Ja kush pritet të hyjnë sot në Big Brother Vip

Ledri Vula dhe Yll Limani sot pritet të hyjnë në Big Brother Vip.

Siç shkruan lajmi.net sonte pritet që edhe Ylli dhe Ledri të jenë pjesë e Big Brother Vip.

Nuk dihet nëse artistët e njohur kosovarë do kenë rolin e banorëve të rinj apo do jenë thjesht mysafirë për ti argëtuar banorët e tjerë brenda

Si çdo spektakël edhe sonte pritet që të jetë mjaft interesant, e sidomos pas lajmit për Ledrin dhe Yllin.

Ani pse nuk dihet roli i tyre sonte në spektakël një gjë është e sigurtë, që fansat e Ledrit dhe të Ylli do gëzohen shumë pasi të lexojnë këtë lajm.

Përndryshe, Ledri dhe Ylli ende nuk kanë ndonjë bashkëpunim së bashku.

Ja kush pritet të hyjnë sot në Big Brother Vip Read More »

Në Big Brother Albania Vip,nuk janë vetëm 100 mijë € në lojë, ja sa paguhen banorët për qëndrimin brenda shtëpisë…

Big Brother Albania Vip, ‘Rreality Show’ më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre. Përgjatë 100 ditëve të izòlimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përbàllen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.

Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000 Euro. Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk lu ftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda. Arsyeja? Fare e thjeshtë! Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izoluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë. ‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi.

Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’. Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda. Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro. Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP. Epo jo keq! Të gjithë banorët përveç katapultimit të tyre në showbizin shqiptar përfituan edhe para për të ‘kënaqur’ këtë popull me ‘dràmat’ dhe ‘lojërat’ e tyre./shqiperiaime

Në Big Brother Albania Vip,nuk janë vetëm 100 mijë € në lojë, ja sa paguhen banorët për qëndrimin brenda shtëpisë… Read More »

Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e e motrës Beatrix

Motra e këngëtarit të njohur, Alban Ramosaj, Beatrix Ramosaj, prej disa javësh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe ka pak kohë që ka nisur një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Fillimisht vëllai i këngëtares së njohur u shpreh se ka qenë dakord me hyrjen e saj në BB VIP.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente, tha Albani.

Ky i fundit foli gjithashtu dhe për raportin e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar komentet në rrjet.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, tha Albani.

Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e e motrës Beatrix Read More »

Iliri ngacmues: Dua të di kur ka nisur romanca ne Trixën

Gjatë spektaklit të së martës, Iliri provokoi Donaldin me një pyetje që i bëri në lidhje me Beatrix dhe Kledi Hysën.

“Çfarë mendoje kur përgatisje Kledin në darkën me Beatrix?”, ishte pyetja e balerinit të njohur, të cilit aktori i humorit iu përgjigj: “Mendoja se Trixa mund të kishte një farë pëlqimi bashkë. Në atë kohë rrija larg Beatrix. Kledi e kishte qejf, ça ti thosha unë atij. Plus që në atë periudhë kam qenë i paqartë me veten time”.

Iliri mendon se Donaldit i ka mbetur hatri për këtë pyetje dhe gjatë bisedës me Sabianin shprehet se donte ta dinte nga ana kohore se kur kishte filluar romanca mes tyre.

Biseda mes Ilirit dhe Sabianit:

Iliri: Unë sinqerisht e vura re vetëm Ditën e Pavarësisë.

Sabiani: Jo vetëm ti, por të gjithë vetëm atë ditë.

Iliri: Kur është shprehur, është shprehur se që kur e ka parë ka ndjerë. Ti e mban mend se si e përgatisnim Kledin nga ana shpirtërore, veshjen, bëj këtë e bëj atë. Prandaj thashë. Po të thoshte ka filluar pas daljes së Kledit, është tjetër histori, por para daljes së tij më bën çudi. Prandaj bëra pyetjen, doja të shikoja si reagonte Trixa.

Sabiani: Nuk ishte e tepërt. Si logjikë e kuptoj dhe mund ta bëj edhe unë një pyetje të tillë. Por s’më intereson ajo pjesë.

Iliri: Mendoj se kjo gjë, me aq sa arrij të kuptoj unë, kjo gjë ka filluar pas daljes së Kledit, jo në fillim.

Sabiani: Ka qenë edhe Semi.

Iliri: I shikoja që bënin shaka, por shaka bëjnë edhe me Sarah.

Sabiani: Njerëzit disa gjëra i mbajnë përbrenda. Muhabete që nuk na përkasin fare as mua e as ty.

Iliri: Thjesht më mungon një pjesë e puzzel që të kompletoj kuadrin.

Iliri ngacmues: Dua të di kur ka nisur romanca ne Trixën Read More »

Vajza e Niko Peleshit fotografohet në spital

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, është fotografuar e shtruar në spital. Ka qenë vetë Aleksia, e cila ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon se është në gjendje jo fort të mirë shëndetësore.
Këto momente të vështira vijnë pikërisht një natë pasi ish-i dashuri i saj, Romeo Veshaj i shprehu hapur pëlqimin modeles Beniada, mbrëmjen e kaluar në BBV.

Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.

Vajza e Niko Peleshit fotografohet në spital Read More »

Burri i Fjolla Morinës ka një këshillë për Donaldin dhe Beatrix

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar. Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Nuk ka munguar as bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla.
Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar: “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”! Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj. Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ndër të tjera, ajo shkruan se Beatrix mos të merret me komentet e tjerëve dhe mos ta lëshoj Donaldin.

Burri i Fjolla Morinës ka një këshillë për Donaldin dhe Beatrix Read More »

Zbuloni ndryshimin e papritur të Fifit pak javë pas largimit nga ‘Big Brother’ (foto)

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi, ka qenë një nga banorët më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Edhe pse fansat e saj e donin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo vendosi që të largohej që të kujdesej për veten.
Pas një situate të pakëndshme gjatë një spektakli, kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur. Prej disa javësh, Fifi i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.
Këngëtarja mjaft e dashur për publikun ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

Zbuloni ndryshimin e papritur të Fifit pak javë pas largimit nga ‘Big Brother’ (foto) Read More »