ShowBiz

Big Brother VIP/ Konkurrentja ndryshon pamje dhe vështirë se mund të njihet

Spektakli i kësaj të marte ka nisur dhe banorët si gjithmonë i kanë kushtuar një vëmendje të madhe paraqitjes së tyre.
Diferencë të theksuar e kësaj puntate bëri Einxhel e cila vështirë se mund të njihet.

Që në momentin e hyrjes në shtëpi Einxhelin e shoqëruan flokët e gjatë me gërsheta ndërkohë që nga sot ajo ka vendosur të lërë pas këtë formë të paraqitjes.

Që nga sot atë do të mësohemi ta shohim me flokë të shkurtër dhe baluke.

Big Brother VIP/ Konkurrentja ndryshon pamje dhe vështirë se mund të njihet Read More »

Disa persona sulmojnë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, me gurë e sende të forta

Kjo javë ka qenë e nde zur me de bate mes banorëve të “Big Brother VIP”. Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-showt. Teksa sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprec edentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Teksa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në oborr duke diskutuar, disa persona kanë su lmuar shtëpinë e “Big Brother”. Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqe tësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lën duar as dë me materiale.

“Kryefjala” shkruan se janë dëgjuar edhe sirenat e pol icisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas kësaj situate.

/News31

Disa persona sulmojnë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, me gurë e sende të forta Read More »

Fifi flet për lidhjen e dashurisë së Donaldit me Beatrixën

Ka disa javë që Fifi është larguar nga Big Brother VIP për arsye shëndetësore.

Gjatë ditës ajo ka pranuar disa pyetje në llogarinë e saj në Instagram, të cilave nuk ka hezituar t’u përgjigjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Njëra nga pyetjet ka qenë se çfarë mendon për lidhjen e Donaldit dhe Beatrixit.

Këngëtarja ka zgjedhur që të mos e komentojë këtë raport.

Ajo është shprehur se më mirë mos të mendojë asgjë, por që duke qenë se tani nuk është në lojë, mendimin që ka do e mbajë për vete./Reporteri.net/

Fifi flet për lidhjen e dashurisë së Donaldit me Beatrixën Read More »

Nuk e dinim! Greta Koçi tregon të vërtetën: ‘Jam martuar dhe jetoj në…’

Lajmet për martesën e Greta Koçit kanë qarkulluar prej muajsh në median online ndonëse të pazyrtarizuara nga ana e këngëtares e cila nuk kanë dhënë asnjë komunikim në lidhje me këtë aspekt të jetës së saj. Por Koçi vendosi të thyej heshtjen në ‘Abc e Pasdites’, ku pohoi pas shumë zërave se ajo është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri.”, shprehu këngëtarja në lidhje me çështjen.

“Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar.”, shprehu ajo, ku gjithashtu shtoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik.

Pas këtij lajmi shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

Greta tha se ende nuk kanë kryer një dasëm tradicionale. Ndërkohë planet për të rritur familjen?

“Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” – tha këngëtarja duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.

Nuk e dinim! Greta Koçi tregon të vërtetën: ‘Jam martuar dhe jetoj në…’ Read More »

‘Në jetën e Donaldit qenka edhe një vajzë e tretë’, flet Olti Curri

Takimi i Romeos dhe Donaldit gjatë spektaklit të së martës na emocionoi të gjithve. Mirëpo, u shoqërua edhe me hipoteza të shumta dhe njëra është se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit kur e përqafoi në fund. E kur kjo do mbetet mister gjithnjë, një tjetër dyshim është ngritur sot nga Olti Curri.

Përmes disa videove në Instastory ai shprehet se nga burime të brendshme ka mësuar se Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë por nuk është lejuar nga produksioni. Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora dhe ngre dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë veç Borës dhe Beatrix.

“Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”-thotë Olti.

Romeo e ka treguar herë pas here që e mbështet vëllain e tij Donaldin në çdo zgjedhje të tij dhe e ka vërtetuar këtë gjë edhe me postimin e fundit. Ai ka ndarë dy foto me Donaldin, njërën nga hyrja e tij në Big Brother Vip dhe tjetrën nga fëmijëria ku shkruan “Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”.

‘Në jetën e Donaldit qenka edhe një vajzë e tretë’, flet Olti Curri Read More »

Arditi shp ërthen nga Eixhel: ‘Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar’

BBV mbetet në vëmendjen e mjaft komentuesve. Këtë radhë është një nga vetë banorët.

Ardit Çuni edhe pse doli nga BBV vijon të jetë i përfshirë dhe t’i kushtojë vëmendje programit në rrjetet sociale.

Së fundmi ai i është kundërvënë Einxhelit dhe përmes një postimi në Instastory ka kërkuar që publiku ta votojë për të dalë jashtë.

Arditi shkruan: Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar.

Einxhel është në televotim me Ilirin, Arjolën dhe Klaudion.

Arditi shp ërthen nga Eixhel: ‘Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar’ Read More »

Beatrix ndihet keq brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

Në mbledhjen e kryedemokratit, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana. Nuk dihet se cila ende fokusi i takimit të tyre, por “News 24”, me kamerat e saja ndodhet në seli dhe pritet të mësohen detaje të tjera në minutat në vijim.

Beatrix ndihet keq brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ Read More »

Dalin pamjet, Donaldi i dhuron një unazë Beatrixit

Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur për momentin, e që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas hyrjes së vëllai binajk të Donaldit, Romeos, ndjekësit dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por siç duket ai ka ndryshuar përseri duke u afruar prapë bashkë si më parë.

Në rrjete sociale është bërë virale një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrixës.

Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën dhe një puthje.

Kujtojmë që e përfshirë në gjithë këtë histori është edhe moderatorja, Bora Zemani, e cila ishte duke e pritur Donaldin që të dilte nga programi.
Në emisionin e fundit të cilin e udhëheq vetë Bora, komentoi përballjen e treshes Mikela-Erjon-Ritvana, duke dhënë mendimin e saj, i cili u morr si një mesazh për Donaldin.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e konkurrentëve.

Dalin pamjet, Donaldi i dhuron një unazë Beatrixit Read More »