ShowBiz

Zbulohet befasia e madhe që Big Brother do t’i bëjë Beatrix Ramosajt

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka filluar Festivali i Këngës ku 16 këngëtarë do të prezantojnë këngët e tyre.
Ndërsa, në promon e “Big Brother VIP” për natën e spektaklit të sotëm u tha se Beatrix do të ketë befasinë më të madhe ndonjëherë nga ‘Vëllai i Madh’.

“Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”, thuhej në promo.

“Kryefjala.com”, raporton se bëhet fjalë për një lidhje direkte nga BigBrother VIP me Festivalin. Beatrix do të shkoj në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar performancën e vëllait të saj Albanit me këngën “Theje”.

Zbulohet befasia e madhe që Big Brother do t’i bëjë Beatrix Ramosajt Read More »

Iliri dhe Monika e thonë troç se kush do dalë sot nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ Iliri dhe Monika kanë diskutuar për emrin e banorit që rrezikon të largohet sot nga shtëpia.

“Unë mendoj se del Antonela, Meridiani i duhet akoma shtëpisë”, tha Monika.

“Po dhe unë ashtu mendoj,nuk është ai i ditëve të para, me të mund të bësh një muhabet, kur ka diçka direkt ta thotë”, u shpreh Iliri.

Iliri dhe Monika e thonë troç se kush do dalë sot nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ Read More »

‘Donaldi është tradhtar’, Aleksia Peleshi i mbyll gojën ndjekësit

Aleksia Peleshi së fundmi ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram.
Njëri nga ndjekësit e Aleksia ka kritikuar aktorin duke e cilësuar si “tradhëtar”, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix.
“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kry qëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe”, është përgjigjur Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.

‘Donaldi është tradhtar’, Aleksia Peleshi i mbyll gojën ndjekësit Read More »

Kush do jetë fituesi i Big Brother VIP? Arber Hajdari zbulon për herë të parë emrin dhe i çudit të gjithë

Arbër Hajdari ka marrë vëmendjen e çdokujt së fundmi edhe si opinionist në reality show Big Brother. Kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç shprehu edhe vetë Arbrin, nga familjarët të konkurrentëve.
“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën.”

Tashmë gara është bërë e ashpër dhe shumë shpejt do të shohim se kush do të dalë fitimtar. Por kush është fitimtari sipas sipërmarrësit?

“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur.” – tha Hajdari për modelen e cila sipas tij mund të ishte një shembull shumë i mirë për publikun dhe e meriton fitoren.

Kush do jetë fituesi i Big Brother VIP? Arber Hajdari zbulon për herë të parë emrin dhe i çudit të gjithë Read More »

Semi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Çfarë ka ndodhur me të?

Këngëtarja Semi Jaupaj ka trembur ndjekësit e saj me një foto të postuar së fundmi. Ajo duket e ënjtur dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar: Është ok të mos jesh mirë. Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ajo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në BBVA, ku u përfol shumë për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn brenda shtëpisë. Shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani ka uruar festat pak ditë më parë me disa foto të publikuara ku shfaqet e përqafuar me Semin.

Semi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Çfarë ka ndodhur me të? Read More »

Sarah merr surprizën emocionuese në ‘Big Brother VIP’

Sarah është një nga banoret më të ndjeshme të “Big Brother VIP”. Ajo shpesh është shfaqur e përlotur duke u shprehur se nuk e përballon dot presionin. Duket se dalja e PM ia ka vështirësuar gjendjen emocionale, pasi këtë javë ajo ka kaluar disa ditë jo të mira.

Andaj, sot fansat e kanë surprizuar në mënyrën më të bukur dhe i kanë dhënë një mesazh. Ata i dërguan në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri një parashutë në të cilën shkruhej një dedikim shumë i ëmbël:

“Sarah supergirl. Çika e Pm, vajza me shpirtin e bukur si ty i duhet shoqërisë. Love you, your fans”.

Kjo surprizë e ka gjetur të papërgatitur blogeren e cila është lumturuar shumë. Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Sarah merr një surprizë të tillë. Pak javë më parë fansat i dërguan në shtëpi një bluzë me foton e saj me PM dhe një dedikim. Asokohe edhe DJ ishte pjesë e “Big Brother”.

Sarah merr surprizën emocionuese në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Donaldi nuk i mban dot nervat, ‘shp ërthen’ ndaj Beatrix

Vëllai i madh i ka caktuar banorëve të shtëpisë më të famshme provën e ardhshme javore. Ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.

Por këtë radhë prova ka dë shtuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për hu mbjen, Donaldi u nevrikos me Beatrix.

Kjo e fundit e mori me sportivitet. “Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, kështu iu drejtua ajo Donaldit.

“Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi. Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.

Më pas ajo i tha se përse nuk qesh ndërkohë që ajo qeshte, kurse Donaldi ia ktheu një buzëqeshje, që sipas saj ishte ironike, çka bëri që mes çiftit të shtëpisë të niste një ‘luftë’ me jastëkë.

Donaldi nuk i mban dot nervat, ‘shp ërthen’ ndaj Beatrix Read More »

Çfarë do të ndodhë sot në ‘Big Brother VIP’?Beatrix do marrë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë

“Top Channel” ka publikuar përmbledhjen e asaj çka do të ndodhë në PRIME-n e rradhës së ditës së martë në “Big Brother VIP”

Gjatë videos, ka tërhequr vëmendjen një frazë që i referohet Beatrix, ku theksohet se këngëtares do t’i bëhet një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë.

“Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”

Ndërkohë, rikujtojmë se emisioni i së martës, përkon me natën e dytë të “Festivalit të Këngës”, ku pjesmarrës në garën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovison” është vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj.

Mos ndoshta kjo surprizë kaq e madhe për Beatrix bëhet fjalë për një vizitë të saj në Pallatin e Kongreseve për të parë te vëllain e saj nga afër teksa performon?

Çfarë do të ndodhë sot në ‘Big Brother VIP’?Beatrix do marrë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë Read More »