ShowBiz

Bora Zemani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush moderatorja

Bora Zemani është një ndër moderatoret me të dashura për publikun shqiptarë dhe është mjaft aktive nëpër rrjete soiale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme të përditshmërisë së saj.

Bora në rrjetin social “Instagram” ka publikuar disa fotografi, kështu duke na treguar se si e ka kaluar natën e mbrëmshme për festen e ditëlindjes.

Moderatorja ka lindur më 9 janar të vitit 1992 dhe sot ajo ka mbushur 30 vite.
Kujtojmë se ajo kohëve të fundit ka qenë një ndër personat më të komentuar në rrjete sociale dhe media rozë./Express

Bora Zemani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush moderatorja Read More »

Ish-banori i tregon të gjitha/ A paguhen pjesëmarrësit për qëndrimin në ‘Big Brother VIP?

Valon Shehu, i cili tërhoqi vëmendjen me eksperiencën e tij të fundit televizive në reality show, ka thënë për moderatoren Ester Bylyku, se nuk është paguar për asnjë ditë qëndrimi.

Ai madje hodhi poshtë shumë thashetheme, sipas të cilave artistët merrnin 1500 euro në javë.

“Nuk jam paguar, jo vetëm unë por asnjë. Dhe këtë e them me plotë bindje, sepse kam dëgjuar që është si aferë e madhe që ka pagesa 1500 euro ose 1000 euro. Jo nuk është e vërtetë aspak.”

Kujtojmë se në media u raportua se banorët e Big Brother Vip paguhen 1500 euro për një javë qëndrimi në shtëpi.

Ish-banori i tregon të gjitha/ A paguhen pjesëmarrësit për qëndrimin në ‘Big Brother VIP? Read More »

Zgjidhet banori i preferuar i Big Brother VIP për këtë javë, ja kush është

Publiku vendosi që banori i preferuar të jetë Donaldi.

Ai u shpall fitues në televotimin e hapur brenda spektaklit të së premtes.

Statusi i banorit të preferuar vjen për të fill pas nominimit, ku i shpëtoi eleminimit në garën me Ilirin dhe Meridianin.

Donaldi do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në nominimet e kësaj jave. Do të kete fuqinë e vetos.

Zgjidhet banori i preferuar i Big Brother VIP për këtë javë, ja kush është Read More »

‘E bëri vilën në Lalëz ai, vajtoni për Sabianin ju…’

Situata në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ nuk është aspak e qetë dhe ethet e finales janë duke u ndjerë edhe pse na ndajnë thuajse 1 muaj nga nata e madhe.

Ditën e djeshme gjatë kohës kur banorët ishin duke biseduar në oborr është vendosur kënga e Sabianit “Tradhtare” dhe menjëherë banorët kryesisht Monika dhe Arjola kanë filluan të këndojnë duke “vajtuar” e kërcejnë duke ironizuar titullin e këngës “Tradhtare” pasi kështu u shpreh dhe Sabiani ndaj Monikës në debatin e lartpërmendur.

Ndërkohë Donaldi i është drejtuar Monikës duke i thënë se: “ E bëri vilën në Lalëz ai, vajtoni për Sabianin ju”. Me këtë koment kanë qeshur të gjithë banorët por nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Ilirit apo Monikës.

Ky projekt i Sabianit është publikuar pak ditë pas largimit të tij nga spektakli BB VIP, në të cilin qëndroi për më shumë se 50 ditë.

‘E bëri vilën në Lalëz ai, vajtoni për Sabianin ju…’ Read More »

Beatrix Ramosaj shpërthen sërish në lot, çfarë ndodhi këtë herë?

Këngëtarja e përfolur Beatrix Ramosaj është veçuar shpesh për natyrën e saj emotive gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.

Kësj here Betrix teksa në shtëpi u vendos kënga e vëllait të saj Alban Ramosaj ‘Theje’, këngë e cila fitoi çmimin e dytë në festivalin e Këngës, banorja sh përtheu në lot.

Menjëherë Donaldi ka shkuar ta komfortojë duke ë përqafuar teksa këngëtarja përlotej. Rikujtojmë se gjatë festivalit ku Albani mori pjesë Batrixa ishte prezente dhe ndoqi live performancën e tij së bashku me të ëmën.

Beatrix Ramosaj shpërthen sërish në lot, çfarë ndodhi këtë herë? Read More »

Fitoi shumë para me sfidën në TikTok, Noizy bën gjestin e bukur

Noizy ka organizuar një sfidë në TikTok, ku ishte në garë me një person nga Turqia dhe prej saj fitoi shuma të mëdha parash.

Pasi gjithçka përfundoi me një postim në Instastory reperi njoftoi se paratë do të shkojnë për ndërtimin e tri shtëpive në tre qytete të ndryshme të vendit.

“3 shtëpi do ndërtoni të gjithë ju që morët pjesë në lojë mbrëmë. 1 në Kukës, 1 në Tropojë dhe 1 në Durrës. Puna nis sot”, shkroi Noizy dhe kaq u desh që kuptohet ku shkuan paratë e fituara.

Reperi ka bërë të tilla vepra edhe më herët me fitimet e tija nga karriera e gjatë në muzikë.

Fitoi shumë para me sfidën në TikTok, Noizy bën gjestin e bukur Read More »

Ndjekësja e quan budallaçkë të mbushur me botox, ja si përgjigjet Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit.
Në një postim në “Instagram”, ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj. Shpesh herë moderatorja është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”, madje i kanë publikuar edhe disa foto të vjetra të saj për krahasim.Krahas videos, janë vënë re disa komente të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje.

“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!

Ndjekësja e quan budallaçkë të mbushur me botox, ja si përgjigjet Bora Zemani Read More »

Iliri apo Donaldi, kush e fiton Big Brother VIP?/ Ja kë nxjerr fitues ‘Sondazhi’

Të dy janë bërë pjesë e Big Brother Vip që nga dita e parë, me 5 tetor 2020.

Kanë kaluar tre muaj nga dita e nisjes së këtij spektakli dhe dy nga banorët që kanë spikatur më shumë janë Iliri dhe Donaldi.

Të dy, kanë qenë vazhdimisht të preferuarit e publikut sipas televotimeve e gjithashtu edhe të preferuarit e banorëve brenda shtëpisë.

Vazhdimisht nëpër rrjete sociale po bëhen sondazhe mes Ilirit dhe Donaldit, ku me një diferencë të vogël, Iliri del të jetë më i pëlqyer, shkruan Lajmi.net.

Së fundmi, Olti Curri në Instagramin e tij ka bërë një sondazh se kush duhet të dal nga Big Brother mes Ilirit dhe Donaldit dhe rezultatet ishin 27 mijë vota për Ilirin që të dalë dhe 30 mijë për Donaldin.
Se cili do të fitojë këtë Big Brother na mbetet të shohim në finalen e madhe që do të mbahet me 18 shkurt.

Iliri apo Donaldi, kush e fiton Big Brother VIP?/ Ja kë nxjerr fitues ‘Sondazhi’ Read More »