ShowBiz

Të nominuarit në ‘BBV’ reagojnë se për çfarë do u vinte keq nëse do largoheshin sonte

Arbri apo Monika? Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e sotme.

Në nisje të spektaklit kanë treguar se për cfarë do t’i vinte keq nëse do të largoheshin sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Arbri: Do më vinte keq që nuk kam shfaqur dimensionet e mia, që jam afër finales dhe mendoj se e meritoj.

Monika: Do më vinte keq se ka qenë një rrugëtim shumë i lodhshëm me plot emocione, shumë ndryshe për mua dhe do më vinte keq se e dua shumë finalen, më së shumti për nënën time se është vetëm fillikat. Nëse të tjerët kanë ndonjë motër apo vëlla, ajo është vetëm. Kur vjen puna tek prindi prekesh. Gjërat e tjera kalojnë.

Të nominuarit në ‘BBV’ reagojnë se për çfarë do u vinte keq nëse do largoheshin sonte Read More »

Fifi sonte futet në shtëpinë e Big Brother VIP, zbulohet se cila është arsyeja

Me të nisur spektakli i Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani ka prezantuar opinionistët si dhe ish-banorët.
Fifi, Arditi dhe Paloma janë tre banorët që ndodhen sonte në studion e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Arbana ka bërë të ditur se sonte Fifi do të futet sërish në shtëpi, por kësaj radhe për të surprizuar dikë.

Vet këngëtarja ka treguar se do jetë ajo që sonte do të futet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar një nga mikeshat e saj më të mirë gjatë qëndrimit atje, Monika Lubonjën./Reporteri

Fifi sonte futet në shtëpinë e Big Brother VIP, zbulohet se cila është arsyeja Read More »

Konkurrentët e ‘BBV’ rrëfejn sekretet e jetës: ‘Kur isha 23 vjeç u li dha me një 47-vjeçare’

Banorët e Big Brother VIP kanë rrëfyer shpeshherë detaje nga jeta personale.
Mirëpo, së fundmi, Vëllai i Madh iu ka kërkuar që të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë.

Ata kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit sekretet që kanë dhe më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret që kanë thënë.

Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion. Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk duhet të thonë më shumë se një emër për një sekret.

Lista e sekreteve përmban:
1. Kam patur një piercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2. Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3. Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.

4. Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5. Kam ndjekur kurset e dance sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të li dhesha me të.

6. Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7. Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga fr ika kam rënë dhe kam th yer këmbën.

8. Në pasaportë emri im është ndryshe.

9. Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.

Konkurrentët e ‘BBV’ rrëfejn sekretet e jetës: ‘Kur isha 23 vjeç u li dha me një 47-vjeçare’ Read More »

Beniada flet pa komplekse për jetën para se të bëhej modele: Kur isha 16 vjeçe punoja në…

Beniada Nishani, një nga banoret më pa komplekse dhe të dashura në shtëpinë e Big Brother Vip, ka treguar punët që ka bërë para se të bëhej modele.
“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Beniada nuk ka ngurruar as të pozojë nudo dhe të reklamojë ndër firmat më të njohura. Modelja ka marrë pjesë dhe në një rol në filmin e njohur italian të vitit 2018 “Loro”.

Beniada flet pa komplekse për jetën para se të bëhej modele: Kur isha 16 vjeçe punoja në… Read More »

Ja çfarë tatuazhi ka bërë Donaldi për Bora Zemanin

Donald Veshaj u shndërrua në një nga personazhet më të përfolur të muajve të fundit.
Aktori i njohur që vëmendje të madhe po merr me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip” brenda nisi një lidhje dashurie me Beatrix Ramosaj duke shkaktuar shumë zhu rmë pasi brenda shtëpisë ai takoi edhe ish-të dashurën Bora Zemani dhe dërgimi i një dhurate për 3-vjetorin e lidhjes u mor si sinjal se dyshja do të bashkoheshin.

Por nuk ndodhi kështu, ai vazhdoi lidhjen me Trixën, së cilës pak ditë para se kjo e fundit të dilte i premtoi se do të realizonte një tatuazh për të.

E Donaldi me sa duket i paska ves tatuazhet pasi po flitet se në trup ka të gdhendur edhe një për Borën.

Ja çfarë tatuazhi ka bërë Donaldi për Bora Zemanin Read More »

Elgiti reagon pas daljes së Beatrixës: ‘Kaq shumë mllef si me i pas marr bukën te shpia’

Dalja e Trixës ka zgjuar shumë reagime të shumta si në rrjete sociale edhe në mënyra të tjera.
Ajo është gjykuar aq shumë për lidhjen e saj me Donaldin, shkruan lajmi.net.

Madje këto reagime e kanë shtyrë atë që mos të reagojë që nga dalja e saj.

Ajo po merr mbështetje nga persona të caktuar. Edhe këngëtari Elgit Doda, njëherit miku i Donaldit, ka reaguar pas daljes së Trixës.

Përmes një postimi në Instagram ai i ka dalur në krah Trixës.
‘Nuk e di pse një pjesë e këtij mileti ka kaq shumë mllef si me i pas marr bukën te shpia. Bëhu njeri më i mirë se të bën mirë për shëndetin mendor.’, ka shkruar ai.

Beatrixa është gjykuar gjoja se ka ndarë Donaldin nga Bora./Lajmi.net/

Elgiti reagon pas daljes së Beatrixës: ‘Kaq shumë mllef si me i pas marr bukën te shpia’ Read More »

Kërkon të dalë nga shtëpia, Donaldi thirret urgjentisht në dhomën e rrëfimit

Në spektaklin e së premtes, Beatrix Ramosaj ishte banorja që la shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania”.

Kjo situatë duket se ka mërzitur dhe Donaldin, i cili ende se ka marrë veten dhe është ndjerë këto dy ditë keq dhe “i vetmuar”, pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t’i qëndruar pranë.

Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në shtëpinë dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai nuk është ndjerë mirë as nga ana shëndetësore.

Kërkon të dalë nga shtëpia, Donaldi thirret urgjentisht në dhomën e rrëfimit Read More »

Nga puthja me Edi Ramën tek momenti më i bukur/ Sonila Meço kujton fillimet e saj në ekran

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe takimi me Edi Ramën.

Teksa transmetohej puthja me Ramën, Meco tha: “Atë puthje nuk e mbaja mend”.

Ndërsa raportimin për ngjarjen e 9 janarit e cilëson si moment të bukur, pavarësisht se ishte ngjarje e trishtë pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

“Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve.

Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha Meço.

Nga puthja me Edi Ramën tek momenti më i bukur/ Sonila Meço kujton fillimet e saj në ekran Read More »