ShowBiz

Iliri rrëfen ëndrrën e pazakontë me bashkëshorten e tij

Gjatë bisedës me Einxhelin, Iliri u shpreh se ka dëshirë që të zgjerojë familjen, ndërsa ajo i tregoi rastin e një mikeshës së saj që kishte bërë vizita mjekësore pasi e kishte me shumë dëshirë dhe nuk po bëhej dot me fëmijë.

Biseda me Einxhel:

Iliri: Unë pashë Emanuelën në ëndërr që më tha, doli pozitiv testi.

Einxhel: Kur të dalësh do ia jepke bam bam. Nëse e keni mirëmenduar dhe e doni patjetër, nuk keni pse torturoheni se mjekësia ka avancuar shumë.

Iliri: Kam qejf po e solli Zoti se unë jam okej.

Einxhel: Zoti të ka sjellë dëshirën. Një shoqe ime që donte aq shumë fëmijë, kishte vite që po tentonte dhe nuk po ngelte. Derisa i thamë, kur e shikon që nuk po ndodh, mjekësia ka avancuar. I pa të gjithë problemet që kishte, i zgjidhi, lindi çunin.

Rikujtojme se bashkëshortja e Ilirit ka treguar se si e ka pare Ilirin brenda shtepise:

Emanuela: Ka diçka që më ka habitur. Në të mirë dhe në të keq, ashtu është, një njeri që i pëlqen të bëjë shumë shaka, të jetë hokatar. Pastaj ironinë shqiptare nuk e di si e ka. Shpesh herë qesh por nga dikush mund të shihet si tepri. Ka diçka që më habit dhe është aftësia që të ruajë qetësinë përpara shumë sulmeve, ndoshta për të pasur një moment në kamera. Duke e njohur atë, ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim.

Iliri rrëfen ëndrrën e pazakontë me bashkëshorten e tij Read More »

Sabiani flet për marrëdhënien me dy gratë e tij: Do jem shërbëtori i tyre gjithë jetën

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Sabiani. Ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.

Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Më tej ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

Sabiani flet për marrëdhënien me dy gratë e tij: Do jem shërbëtori i tyre gjithë jetën Read More »

Iliri dhe Donaldi i lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tyre

“Vëllai i Madh” u ka dhënë banorëve një lojë, ku përfshihen edhe dë nime.
Banorët duhet që të fikin të parët një gong që bie në vende të ndryshme të shtëpisë, e më pas do japin dë nimet që “Vëllai i Madh” u ka vënë në dispozicion.

Teksa Donaldi dënoi Einxhel dhe Ilir që të rrinin të ka pur dorë për dore për tre orë, vetë ai më pas u dënua nga Beniada. Kjo e fundit i tha se duhej që të përqafonte Ilirin për 5 minuta.

Gjatë këtij 5-minutëshi banorët kanë qeshur pafund nga batutat dhe skenat që krijuan Einxhel, Ilir dhe Donald.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Vëllai i Madh kur do mbarojë që të jetë Iliri i imi

Beniada: Ta thotë Vëllai i Madh, kanë kaluar 3 minuta zemër

Einxhel: U bëra xheloze tani

Donaldi: Do na marri malli, pas 3 javësh për njëri-tjetrin

Iliri: Duhet ta bëjmë këtë terapi 1 herë në ditë

Donaldi: Do hapen fanpage tani për mua dhe Ilirin

Einxhel: Unë jam si ato memet që është ai robi i tretë, ata të dy duhen ai tjetri duke kthyer kokë

Egzona: Sa bukur po dukeni

Beniada: Se kam parë Donaldin kaq të skuqur, as me Trixën

Donaldi: Pse nuk ke veshur taka?

Iliri: Imagjino me taka unë, çfarë çifti jemi

Einxhel: Po pres puthjen e tyre. Po vazhduan edhe i çik do puthen në buzë. po bien në dashuri

Iliri: Mos na ngel njeri me barrë

Iliri dhe Donaldi i lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tyre Read More »

Monika për Ilirin: Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë ‘Big Brother’

Në një bisedë me Donaldin dhe Egzonën, Monika ka folur për Ilirin.

Ajo është shprehur se për Ilirin kjo lojë nuk është asgjë dhe se ai është gati ti shkeli të gjithë me këmbë.

“Atij i është dashur të bëj një jetë e vështirë që kjo lojë që po bën këtu brenda të mos i duket asgjë, është gati ti shkel të gjithë me këmbë.

Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë “Big Brother”,tha aktorja.

Monika për Ilirin: Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë ‘Big Brother’ Read More »

Donaldi preket kur dëgjon këngën e Beatrix: ‘Ah sa më ka marrë malli’

Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.

I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.

Arjola: Trixa e duam këngën kësaj jave. Donald të vijë këtu e të thojë kjo është kënga e re dedikuar dashurisë sonë.

Donald: Thua? Jo.
Arjola: Pse jo? Trixa e bën këtë.

Donald: Ah sa më ka marrë malli.

Arjola: Nuk duket si shqiptare, anglishtja i tingëllon shumë bukur.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren. Sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.

Donaldi preket kur dëgjon këngën e Beatrix: ‘Ah sa më ka marrë malli’ Read More »

Fifi hyn sërish në Big Brother, ja çfarë i tha në vesh Donaldit

Fifi ka hyrë mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”.

Fifi hyn sërish në Big Brother, ja çfarë i tha në vesh Donaldit Read More »

Ç’po paralajmëron Arbana Osmani? Moderatorja tregon çfarë do ndodhë në natën finale të BBV

Këngëtarja Fifi ka hyrë sërish në Big Brother VIP, por këtë herë për të surprizuar Monika Lubonjën. Teksa këngëtarja ishte në shtëpi, ato krijuan një lidhje të fortë miqësie.

Mbrëmjen e djeshme ajo erdhi posaçërisht për të duke i kënduar edhe këngën që kompozoi brenda “Diell”.

Gjatë lidhjes live Arbana Osmani tha se kënga më e fundit Diell, numëron më shumë se 15 milion klikime dhe se Fifi do të lançojë një projekt tjetër muzikor me 18 shkurt.

Kujtojmë se pikërisht me 18 shkurt është caktuar të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP. A është kjo këngë një dedikim për spektaklin më të bujshëm në Shqipëri? Mbetet për t’u parë.

Ç’po paralajmëron Arbana Osmani? Moderatorja tregon çfarë do ndodhë në natën finale të BBV Read More »

Olti Curri nxjerr foton e Monikës dhe Arjolës që po ‘thyen’ rrjetin

Për më shumë se një javë, publiku ka votuar se kë dëshiron të largojë nga Big Brother VIP mes Arbrit dhe Monikës.
Kjo rezultoi të ishte një përballje e fortë për aq kohë sa po i afrohemi gjithnjë e më shumë finales.

Fatkeqësisht Arbri ishte ai i cili ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme.

Siç pritej reagimet për daljen e Arbrit kanë qenë të shumta. Blogeri Olti Curri ka zgjedhur të reagojë për largimin e Arbrit duke publikuar një foto të montuar të Arjolës dhe Monikës.

“Sa keq iku ky Arbri mi”, shkruhet në foton që ka shkaktuar të qeshura në rrjet.

Olti Curri nxjerr foton e Monikës dhe Arjolës që po ‘thyen’ rrjetin Read More »