ShowBiz

Xhemi Shehu njofton rikthimin e saj në televizion dhe jep lajmin e madh

Moderatorja Xhemi Shehu i suprizoi të gjithë teksa njoftoi shkëputjen e saj nga ekrani. Mirëpo duket se tashmë ia ka ndjerë mungesën ekranti dhe ka njoftuar se do të rikthehet sëshpejti.
Ajo thotë se po shqyrton dy projekte që i janë ofruar dhe më pas do të marrë një vendim.

“Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile.

Ishte një moment pauze, e shijova dhe kuptova që më mungon ekrani. Është koha për një rikthim”, rrëfeu Xhemi, e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”.

Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Xhemi Shehu dhe Altin Basha do të vijnë bashkë në ekran me një emision që ka në thelb transformimin e ‘Portokallisë’. Një lëvizje kjo që sikurse u pëfol do të spostojë moderatoren Fjoralba Ponari nga ky format televiziv.

Xhemi Shehu njofton rikthimin e saj në televizion dhe jep lajmin e madh Read More »

Sabiani poston foton e rrallë me partneren e tij

Sabiani ishte një prej konkurentëve më të komentuar të këtij Big Brotheri, edhe pse u largua nga shtëpia më e famshme e këtyre muajve, në një pjesë kur loja ishte ende në mesin e saj.
Pas daljes nga “BBV”, Sabiani është plotësisht në mbështetje të Ilirit, mikut të tij më të mirë gjatë kësaj eksperience.

Edhe jeta private e Sabianit u vendos në fokus të mediave rozë, pasi ai për shumë vite kishte mbajtur disi të fshehtë faktin që kishte një djalë të vogël, nga martesa e dytë e tij.

Së fundi ai ka postuar një foto përkrah partneres, me të cilën ka edhe djalin, Emes.

Sabiani ka treguar se i vlerëson nënat e dy fëmijëve të tij, që kanë qenë heroina, dhe janë kujdesur për mirërritjen e tyre./noa.al

Sabiani poston foton e rrallë me partneren e tij Read More »

Zbulohet vendimi që ka marrë Beatrix për Donaldin

Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t’u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.

Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në “Top Channel” dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t’i kërkojë një sqarim “për tradhtinë” mes mikeshash që i bëri.

Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.

Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi “unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s’jam robot”, ishte një nga shprehjet e tij.
E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s’ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.

Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga “Instagram” i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.

E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në “Instagram”, u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.

“Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”, shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej “Qëndro e fortë dashuria ime!”. Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së “Big Brother”, Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.

Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.

Zbulohet vendimi që ka marrë Beatrix për Donaldin Read More »

Rrëfehet Graniti, zbulon çfarë marrëdhënie ka me Fifin

Tashmë të gjithë banorët apo ish-banorët e “Big Brother VIP” janë herë pas here në qendër të vëmendjes së publikut. Ato komentohen për çdo gjë.

Një ndër banorët e komentuar është Granit Cana, i cili edhe pse nuk qëndroi gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, bëri që të gjithë të flisnin për të. Ai u komentua gjatë për marrëdhënien që krijoi me këngëtaren e njohur, Fifi.

Së fundmi, gjatë një interviste 60-sekondëshe për “Privé”, Graniti ka rrëfyer disa sekrete rreth të gjithë eksperiencës së tij në reality show-n më të ndjekur të momentit si dhe relatat që ka me Fifin.

I pyetur se cilën video të tijën në në BB VIP do të donte ta fshinte nga rrjetet sociale, ai u përgjigj duke thënë “asnjërën”. Pyetja u specifikua duke thënë nëse do të donte të fshihej ndonjë video në lavanderi (vendi që ai kalonte më shumë kohë me Fifin), ai qeshi dhe pasi u mendua pak, tha sërish se nuk do donte të fshiheshin.

Gazetari: Cilën video në Youtube nga aventura e “Big Brother” do e fshije?

Graniti: Asnjërën.

Gazetari: As ndonjërën në lavanderi?

Graniti: (qesh) Nuk di çfarë të them, jo”

Graniti u pyet gjithashtu se me çfarë numri do ta vlerësonte eksperiencën e tij në reality show dhe ai u përgjigj me numrin 7.

Ai theksoi gjithashtu se me Fifin mban ende marrëdhënie shumë të mira, ku shkruhen shpesh me njeri-tjetrin, por nuk kanë shumë kohë për t’u takuar shpesh, pasi kanë angazhimet e tyre.

Rrëfehet Graniti, zbulon çfarë marrëdhënie ka me Fifin Read More »

Iliri habit rrjetin me deklaratën befasuese për Monikën

Iliri dhe Monika janë shndërruar në dy protagonistët më të përfolur të BBV.
Pas një kr ize bukur të gjatë në raportet e tyre tanimë banorët e BBV janë rikthyer sërish në miqë të afërt, shkruan lajmi.net.

Jo rrallëherë pla sin edhe batutat mes njëri-tjetrit duke u ngacmuar me fjalë e veprime të ndryshme.

Së fundmi derisa rrinë në oborr Iliri i thotë Monikës se s’ka mbetur më gjë tjetër për këto 120 ditë vetëm të dashurohemi me Monikën.

Kjo u prit me shumë shaka nga ana e aktores e cila tanimë është mësuar me ngacmimet dhe batutat e Ilirit.
Theksojmë se në nominimin me zingjir mbrëmë gjatë transmetimit live Monika zgjodhi Ilirin./Lajmi.net/

Iliri habit rrjetin me deklaratën befasuese për Monikën Read More »

A do rikthehet Einxhel në Big Brother,Produksioni merr vendimin

Edhe pse th eu krahun brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë një loje që po zhvillonte me banorët e tjerë, produksioni i “Reality Show-t” ka dhënë lajmin se moderatorja Einxhel Shkira do të vazhdojë lojën dhe do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm moderatorja tregoi se ndërhyrja kishte shkuar mirë dhe se ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por nuk u dha vendimi final për rikthimin e saj në shtëpi ose jo. Vendimi u mor ditën e sotme pas konsultimit të ekipit mjekësor, duke parë dhe ecurinë e gjendjes së Einxhel.

Lajmi për rikthimin e saj në shtëpi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku theksohet se mjekët kanë vlerësuar se gjendja shëndetësore është e mire dhe se “Big Brother ka vendosur që ajo të rikthehet”.

Postimi i plotë:

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!
In cidenti i rëndë ndodhi teksa Einxhel Shkira po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të. Në fillim banorët e pritën me të qeshura dhe me shaka por moderatoja shprehu mbrëmë se në momentin e inc identit nuk ka dashur të përhapë pa nik ndaj e ka kaluar me të qeshur. Gjithashtu ajo falendëroi banorët që i kanë qëndruar afër.

A do rikthehet Einxhel në Big Brother,Produksioni merr vendimin Read More »

‘Lu ftë’ e ashpër në Top Channel, Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, zbardhen prapaskena e rikthimit të bujshëm të moderatores në ekran

Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, duke larguar partneren e tij aktuale në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.
Pas rreth 1 viti e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, Xhemi dhe ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

“Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri, që nuk ka të bëjë me ‘Portokallinë’. Ky program është prodhim i ‘TCH’, por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do ta moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në programin “Goca dhe Gra”.

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se në fakt bëhet fjalë për transformim të “Portokallisë” në një tjetër show të ri që të ketë më shumë audiencë, nga “Portokallia” që Altin Basha ka bërë dhe “Kosherja” që bënte aktualisht, në një tjetër ekran konkurrent.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Dhe ja, pra, çudia paska ndodhur, edhe pse s’dihet për Fjoralbën, të cilën Xhemi e komplimentoi publikisht kur ajo e pasoi në “Portokalli”. Kur Fjoralba publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të realizuar gjatë kohës që ishte në skenën e programit të humorit, Xhemi ishte ajo që e mbështeti.

“Më uroni fat!”, shkroi Ponari krahas saj. Nisur nga kjo, urimet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte komenti i Xhemi Shehut. “Suksese, e meriton!”, shkruante Shehu shoqëruar edhe me ‘emoji’- n e një zemre të kuqe. Kujtojmë që Xhemi ka qenë prezantuese e “Portokalli” prej disa vitesh, por zgjodhi të largohej vitin e kaluar, shkruan Panorama.

Para Xhemit, në këtë pozicion ishte Eneda Tarifa, por ajo zgjodhi të shkëputej, pasi sipas saj është momenti më i mirë për të sjellë projekte të reja në muzikë. Dhe kështu në vend të saj erdhi Fjoralba, e cila si një ish-konkurrente e talent show, u përshtat duke bërë edhe këngëtaren e aktoren në “Portokalli”.

Ndërkohë, Xhemi, pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Pas kësaj eksperience, ajo tha për “Top Albania Radio” se: “Nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tri ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni, të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do ta përsëris më si eksperiencë”.

Në intervistë, Xhemi Shehu shprehu dëshirën për t’u rikthyer në ekranin e “Top Channel”, e cila iu bë realitet. “Vetes dhe dëgjuesve u uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në ‘Top Channel’!”, tha moderatorja.

Ndërkohë, Altin Basha po rikthehet në TCH ku punoi për 17 vjet, pas një shkëputje mbi 1-vjeçare ku u largua në një televizion tjetër, “ABC News”, si regjisor i emisionit të humorit “Kosherja” me moderatorë Bes Kallakun dhe Jona Spahiun. Po ashtu, edhe Xhemi kthehet në TCH, pas gati dy vitesh që u largua, kur prezantonte bashkë me Salsano Rrapin “Portokallinë”.

Ndërkohë, lart e poshtë po flitet se nuk dihet çfarë programi do të moderojë Fjoralba tani e tutje, pasi “Portokallia” rrezikon të mbyllet pasi nuk po funksionon si duhet në variantin “cabaret show”. Me largimin e Ben Blushit si drejtor i “Top Channel”-it, në zyrat e Kasharit pritet të rikthehet regjisori Altin Basha, i cili duket se do të zëvendësojë “Portokallinë” me këtë projekt të ri televiziv, për të cilin foli i pari Salsano.

Salsano Rrapi, ndërkohë, dihet se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Xhemi Shehun dhe nuk diskutohet se do të jenë një dyshe e paparë në skenë, pasi gjithmonë kanë funksionuar, sepse janë edhe miq të ngushtë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e këtij programi të ri dhe ç’do të ndodhë me trupën e aktorëve dhe balerinëve të “Portokallisë”, nëse do të bëhen ose jo pjesë e këtij projekti të ri televiziv.

‘Lu ftë’ e ashpër në Top Channel, Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, zbardhen prapaskena e rikthimit të bujshëm të moderatores në ekran Read More »

Mozzik i tregon Donaldit mendimin e publikut, ndërhyn Arbana

Banorët u suprizuan mbrëmjen e djeshme nga reperi i njohur Mozzik, i cili hyri në shtëpinë e Big Brother për t’i argëtuar me muzikën e tij.
Pasi takoi banorët, Mozzik u ndal tek Donaldi duke i thënë se i uron fitoren dhe se sipas tij ky është dhe mendimi i publikut.

“Unë vij nga jashtë, vij me idenë e publikut, me atë pëlqimin e publikut, kam ardhur t’i argëtoj të gjithë, por më së shumti kam ardhur t’i uroj fitoren Donaldit.

Të mirë jeni të gjithë, ju kam ndjekur sa kam patur kohë, por mjalti i shtëpisë është Donaldi. I uroj suksese”, tha Mozzik ndërsa Arbana e ndërpreu duke i thënë se ky është mendimi i tij personal.

“Ky është mendimi i Mozzik dhe vetëm Mozzik”, i tha Arbana.

Mozzik i tregon Donaldit mendimin e publikut, ndërhyn Arbana Read More »