ShowBiz

Sara dhe Lori Hoxha zbulojnë të vërtetën: A paguhen 1500 euro në javë banorët e Big Brother Vip?

Big Brother VIP është formati më i komentuar përgjatë më shume se 3 muajve. Kanë mbetur pak banorë dhe me 18 Shkurt është finalja e madhe. Krahas dinamikave, Big Brother është shoqëruar me shumë teori konspirative.

Shpesh është spekuluar se banorët që qëndrojnë brenda paguhen. Është përfolur se një banor paguhet me 1500 euro për çdo javë qëndrim brenda shtëpisë. Por sa e vërtetë është ky informacion. Lidhur me këtë ka folur vetë Sara dhe Lori Hoxha për Top Albania Radio.

A paguhen banorët për qëndrimin brenda në shtëpi? Motrat Hoxha thonë se ata nuk paguhen. Ata gjithashtu i kanë dhënë një përgjigje spekulimeve se fituesi është përcaktuar që në fillim të programit. “Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim.”, thotë Lori.

A ka banorë të infiltruar nga produksioni? “Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.”, shton Lori. Kush është “Vëllai i madh”? Lori thekson: Jo, sigurisht që nuk jemi ne “Vëllai i madh”. “Vëllai i madh” është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.”

Sara dhe Lori Hoxha zbulojnë të vërtetën: A paguhen 1500 euro në javë banorët e Big Brother Vip? Read More »

Habit Einxhel, thotë se Donaldi e ka përdorur për lojë lidhjen me Bora Zemanin

Ajo sërish i qëndron prapa mendimit të saj.
Teksa po bisedonte me Beniadën, Einxhel tha se ai i ka përdorur romancat e tij, shkruan lajmi.net.

Kur e kishte fjalën për romancat, ajo ceki të dyjat, atë me Bora Zemanin dhe atë që nisi brenda shtëpisë me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Sipas Einxhelit, Donaldi i ka përdorur të dyja për lojën e “Big Brother” teksa për Borën tha se Donaldi ka folur me banorët gati tri javë.

Ndryshe, Donaldi dhe Einxhel, ndër të tjerë, janë të nominuar ku njeri nga ta do e lë shtëpinë nesër./Lajmi.net/

Habit Einxhel, thotë se Donaldi e ka përdorur për lojë lidhjen me Bora Zemanin Read More »

Ja çfarë bën Arjola Demiri sa herë që është në nominim

Mbështetja ndaj ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në Ha gë është e padiskutueshme.
Deri më tani, ata kanë marrë mbështetje edhe nga artistë të njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.

Përtej kësaj, mbështetja ka shkuar deri në shtëpinë e Big Brother VIP.

Arjola është banorja që ka dhënë mbështetje brenda në shtëpi duke e veshur bluzën me mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

Por, ajo që ka rënë në sy është fakti se ajo vesh bluzën sa herë që ndodhet në nominime.

Nuk dihet nëse ajo po e bën këtë për të marrë më shumë mbështetje nga Kosova, ndërsa bluzën e ka mbajtur veshur edhe sot teksa ndodhet në nominim./Lajmi.net/

Ja çfarë bën Arjola Demiri sa herë që është në nominim Read More »

Arjola i lë pa fjalë të gjithë me deklaratën e saj

Banorët e ‘Big Brother VIP’, Einxhel, Arjola, Monika dhe Iliri kanë biseduar mbrëmjen e djeshme me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit. Sipas Einxhelit, Iliri është tip pasionant.

Ndërkohë Arjola ka bërë një koment të tipit “Iliri po të futi llapën të shkriu”.

“Iliri po të futi llapën të…”, Arjola i lë pa

Einxheli: Ti Ilir dukesh që je tip pasionant

Iliri: Unë të shkrij fare

Einxhel qesh

Arjola: Iliri po të futi llapën të shkriu

Einxhel: Lëviza dhe krahun nga e qeshura

Arjola i lë pa fjalë të gjithë me deklaratën e saj Read More »

Gafa e Arbana Osmanit gjatë spektaklit live që nuk e vuri re askush

Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Enxhel bënë një nga de batet më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Janë përplasur me njëri-tjetrin për një “çështje” që kanë pasur që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në momentin e nominimive, kur erdhi radha e Donaldit dhe ai ishte në dhomën e rrëfimit, Arbana si për ti ngritur pak moralin i tha se ky Big Brother po bëhet gjithmonë edhe më…më i shpifur, ia ngeci fjalën në mes Donaldi.

Po pse më i shpifur, vazhdoi Arbana. Ti nuk e ke idenë se çfarë bëhet jashtë, duke i thënë se ky Big Brother do mbahet mend si Big Brother i Donaldit dhe se publiku e ka të preferuar.

As më shumë e as më pak se “informacioni” që dha Mozzik, për të cilin Donaldi hëngri edhë dënimin. Fiks si informacioni i Fifit kur hyri dhe e përqafoi.

Informacion që Arbana bërtet nga studio që të ftuarit që hyjnë në shtëpi të ndalojnë së dhëni sepse nuk është korrekte për banorët e tjerë dhe thyejnë rregullat e lojës. Lind pyetja, po Arbanën kush e dënon për informacionet që jep.

Kjo është situata tipike “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Por është e kuptueshme, edhe Arbana lodhet dhe bie në gabime, njeri është edhe ajo.

Gafa e Arbana Osmanit gjatë spektaklit live që nuk e vuri re askush Read More »

A do shohim më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit? Arbana Osmani kujton me nostalgji

Bjordi dhe tanimë e ndjera, Adelajda Xhamani, kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në Big Brother.

Romanca e tyre bëri bujë të madhe gjithandej nëpër mediat shqiptare dhe u diskutua në masë të madhe.

Historinë e tyre të dashurisë dhe puthjen e famshme e ka kujtuar së fundmi edhe Arbana Osmani, prezantuese e Big Brother për nëntë vite radhazi.

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata u puthën duke menduar që ne nuk e dinim që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja për emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Arbana më tej shtoi se emocionet që i kanë dhuruar ata publikut janë të pashlyeshme.

A do shohim më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit? Arbana Osmani kujton me nostalgji Read More »

A do të ketë ‘Big Brother Vip 2’? Ja si përgjigjen producentët

Lori: “Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të tillë.”

Sara: “Është dhe koncepti VIP-a, pasi që javën e parë ti fillon krijon një afrimitet me dikë që e njihje edhe më parë, fansat janë apasionuar që javën e parë, që muajin e parë.”

Duke qenë se sezoni i parë i “Big Brother VIP” është fare pranë finales, pyetja kryesore që kanë fansat është se a do të ketë një ‘Big Brother Vip 2’ me personazhe të famshëm. Dhe më në fund vjen përgjigja e shumëpritur:

“Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e Big Brother Vip Albania”.

A do të ketë ‘Big Brother Vip 2’? Ja si përgjigjen producentët Read More »

Iliri flet për herë të parë për historinë e Donaldit me Borën

Mbrëmja që lamë pas në “Big Brother VIP” u shoqërua me de bate shumë të forta mes Einxhel dhe Donaldit.
Pas një periudhe “ar mpushimi”, dje gjithçka shkoi me letra hapur, deri në akuzat rec iproke që ata dy kishin sa i përket kohës së shkurtër kur kanë punuar bashkë në emisionin “Binjakët”.

Në lidhje me këtë, diskutimi ka vazhduar mes Einxhel dhe Ilirit gjatë darkës ku ky i fundit, për herë të parë e ka zënë në gojë situatën ish partneren e Donaldit, Borën.

Në diskutim e sipër, mes tjerash Iliri është shprehur:

Gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij se unë e kisha gati një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort dhe boll t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe pas dy javësh ka bërë një gjë tjetër dhe unë e dë rrmoja”
Einxhel ka vazhduar diskutimin duke thënë se kjo gjë “nuk i është përdorur Donaldit asnjëherë”.

Iliri flet për herë të parë për historinë e Donaldit me Borën Read More »