ShowBiz

Nuk do iu shkojë mendja kurrë se çfarë profesioni do zgjidhte Ilir Shaqiri, nëse nuk do ishte bërë balerin

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku tregoi për eksperiencën në “BBV”dhe deri tek detajet e jetës personale.
Një prej gjërave që ai ishte penduar në lidhje me eksperiencën brenda në shtëpi ishte besimi që u kishte dhënë personave që nuk e meritonin.

Një detaj tjetër që ai tregoi ishte në lidhje me profesionin e tij. Ai tha se do të ishte bërë pilot nëse nuk do të ishte balerin.

Moderatorja Sidorela Gjoni bëri një lojë ku Ilir Shaqiri duhej të përfundonte fjalinë e nisur prej saj.

Në fjalinë e bërë pjesa e parë i përket moderatores ndërsa pjesa tjetër Ilirit :

Jam krenar që… jam shqiptar.

Tek Arjola më pëlqen… fisnikëria.

Pika ime e dobët në “BBV” ishte… lëshimi në disa gjëra.

Jam penduar që… i kam dhënë besim disa personave.

Emrin ma kanë vendosur… prindërit.

Mbaj gjithmonë me vete… tatuazhin e “BBV” jam i lumtur që e kam bërë.

Në gatim jam… dhjetë me yll.

Qyteti im i preferuar është… Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj.

Data më e rëndësishme… dita e lindjes së vajzës, do nisem të mërkurën për Itali për ta takuar.

Nuk bëhem pishman për… durimin që kam pasur.

Kohën e lirë e kaloj duke… peshkuar.

Nëse nuk do isha balerin do isha… pilot avioni.

Filmi im i preferuar… filmat shqiptarë.

Këshillat ia dëgjoj vetëm… gjithë atyre që më duan.

Premtoj që… do jem prezent në Shqipëri.

Nuk do iu shkojë mendja kurrë se çfarë profesioni do zgjidhte Ilir Shaqiri, nëse nuk do ishte bërë balerin Read More »

Kiçja ka një kërkesë për Arbana Osmanin: Më fut në BBVIP, bukuria dhe rrobat nuk më mungojnë

Kiçja, fenomeni i Instagram-it ka qenë e ftuar në studion e #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Kiçja u rikthye në ekran pas një mungese të gjatë në ekran ku foli për jetën e saj të re.

Ajo tregoi se është single dhe po punon në një lokal nate në Durrës.

Ndër të tjera, ajo shprehu dëshirën e saj për të punuar si moderatore por edhe për t’u futur në Big Brother.

“Si thua ti Ronaldo do më marrin mua ato? Unë dua të futem. Bukuria s’më mungon, rrobat i kam të miat jo me clering. I kërkoj falje Lori Hoxhës që e shava”- u shpreh ajo.

Kiçja ka një kërkesë për Arbana Osmanin: Më fut në BBVIP, bukuria dhe rrobat nuk më mungojnë Read More »

Cfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës, Donaldit dhe Romeos

Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel.
“Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP dhe emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon paralajmëruese të programit.

Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar. Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP.

Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë. Dje shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte.

Cfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës, Donaldit dhe Romeos Read More »

Donaldi i jep fund marrëdhënies me Beatrix, ja çfarë ka bërë…

Pasi Beatrix Ramosaj konfiromi nd arjen nga aktori Donald Veshaj, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Aktori i humorit ka fshirë Ramosajn nga lista e ndjekësve të tij duke ia kthyer kështu “me të njejtën monedhë” këngëtares, pasi kjo e fundit e i bëri unfollow atij dhe vëllait të tij binjak.

Gjithashtu ish-çifti kanë fshirë të gjitha fotot dhe videot që kishin në Instagramin e tyre ku shfaqeshin me njëri-tjetrin. Ndërsa këngëtarja ka lënë në profilin e saj vetëm postimin e këngës “Faj”, të cilën ia dedikoi aktorit.

Kujtojmë se pak minuta më parë këngëtarja postoi një status ku pohonte ndarjen nga aktori duke theksuar se “e ka fajsuar për humbjen në BBV”. Megjithatë pak momente pas publikimit Beatrix e ka fshirë nga profili i saj foton, e cila është ruajtur nga ndjekësit.

“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju”, shkruhet në storyn e publikuar

Donaldi i jep fund marrëdhënies me Beatrix, ja çfarë ka bërë… Read More »

Nuk kanë fund fund gafat e Beniadës, modelja bëhet sërish virale në rrjet

Beniada është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Gjatë gjithë aventurës së saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beniada tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë dhe pozitivitetin që e karakterizonte por dhe për “gafat” që bënte pasi nuk fliste mirë shqip.

Një ndër shprehjet që përdorte shpesh dhe që u bë virale, ishte “Për kokë të Zotit”. Së fundmi, në intervistë për Pardon My French, Beniada ka treguar për angazhimet pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip dhe interesat e saj. Teksa fliste Beniada ngatërrohet dhe thotë “dua të jem e realizuar 316 gradë”.

“Mua s’më intereson vetëm bota e modës sepse mendoj që një vajzë ka nevojë edhe për kurse. Kam filluar të bëj kurse për të përmirësuar anglishten, kam filluar të bëj një kurs për aktrim sepse dua të jem e realizuar në 316 gradë,” tha Beniada. /abcnews.al

Nuk kanë fund fund gafat e Beniadës, modelja bëhet sërish virale në rrjet Read More »

Monika zbulon çfarë i tha Iliri pasi fitoi çmimin: Nuk e prisja!

Në emisionin “Breaking” Monika Lunonja ka folur për finalen e Big Brother VIP, duke treguar dhe se çfarë i ka thënë Iliri pasi fitoi çmimin. Monika ka treguar se teksa ju afrua për ta uruar, Iliri i tha në vesh se e kishte xhan.

“Menjëherë pasi fitoi unë ju afrova për ta uruar, ndërsa ai më tha në vesh ‘të kam xhan’. Më ka suprimuar por që, gjithsesi unë me Ilirin vazhdojmë të jemi miq.”- zbuloi Monika.

Ndër të tjera ajo komentoi dhe deklaratat e bashkëshortes së Ilirit, e cila tha se Monika e ka zhgënjyer në lidhje me komentet që ka bërë pas daljes nga shtëpia.

“Nuk e prisja. Se di ku mund ta kem zhgënjyer. Un nuk e kam sharë, çfarë i bëra unë?-ka thnënë ajo.

Monika zbulon çfarë i tha Iliri pasi fitoi çmimin: Nuk e prisja! Read More »

Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’

Është zbuluar personazhi i parë që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 2”. Bëhet fjalë për këngëtaren Keisi, e cila njihet ndryshe edhe si e bija e Sabianit.

Ishte pikërisht ky i fundit që e ka bërë të ditur, duke u shprehur se: “Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e Big Brother VIP 2”.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Keisi do të dashurohej aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sabiani tha:

“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Kujtojmë që këngëtari doli shpejt nga loja, por loboi gjatë gjithë kohës që miku i tij, Iliri të fitonte çmimin e madh./abcnews/

Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’ Read More »