ShowBiz

Nëna e Beatrix Ramosajt habit me veprimin ndaj Ilir Shaqirit

Mamaja e Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në Instastory ku e bija dhe Ilir Shaqiri kërcejnë kur ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo u ka bërë tag të dyve duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në llogarinë e tij.
Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se është një lloj ha kmarrjeje ndaj Donald Veshajt pas ndarjes së tij nga Beatrix. Kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj.

Ndonëse pritej që pas mbarimit të formatit dyshja të kishte një marrëdhënie të mirë, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ata jo vetëm që nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë por madje Iliri edhe e ka ironizuar Donaldin. Kujtojmë këtu se kur Donaldi e ftoi t’i bashkohej iniciativës së tij për bamirësi për të ndërtuar katër shtëpi, Iliri iu përgjigj duke thënë: “Ka kush ngre tulla, unë kam qëllime të tjera”.

Nëna e Beatrix Ramosajt habit me veprimin ndaj Ilir Shaqirit Read More »

Ndahet çifti i njohur i showbizit

Andrew Garfield dhe Alyssa Miller i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktori i “The Spider-Man “No Way Home” dhe modelja u ndanë një muaj më parë, megjithëse të dy kanë arritur të mbajnë raportet shoqërore.

Miller ndau një foto të saj me Garfield në Instagram dhe shkroi: “Nëse duhet të bëni thashetheme, të paktën përdorni një foto të lezetshme. Të dua AG”.

Miller ka qenë e lidhur me Garfield që nga vjeshta e kaluar dhe për herë të fundit ata u fotografuan së bashku në “Screen Actors Guild Awards” më 27 shkurt. Ata nuk u fotografuan së bashku në “Oscars 2022” më 27 mars, ku Garfield u nominua për aktorin më të mirë për “Tick, Tick … Boom!”.

Modelja më parë kishte lidhje me Jake Gyllenhaal, me të cilin u ndanë në vitin 2014

Ndahet çifti i njohur i showbizit Read More »

Armina Mevlani aks identohet me makinë, detaje nga ngjarja

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aks ident rrugor pasditen e kësaj të marte te kryqëzimi i “Astirit”, shkruan newsbomb.al.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti Audi SQ5, ngjyrë e bardhë, është dë mtuar në pjesën e përparme, nga ana e djathtë.

Lajmin e jep gazetari Bledi Mane, i cili thotë se blogerja është përfshirë në një aks ident tr afiku bashkë me një mjet tjetër Mercedes Benz.

Fatmirësisht, nga përpl asja nuk ka persona të lënduar por vetëm dë me materiale në të dy mjetet.

Shërbimet e Po licisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po marrin pretendimet e palëve, si dhe po bëjnë h etimet e tyre për të zbardhur shkaqet e ak sidentit.

Nga një verifikim i newsbomb.al në databazën e të dhënave, del se mjeti Audi SQ5 ngjyër e bardhë është në pronësi të Armina Mevlanit.

Blogerja njihet dhe si partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Armina Mevlani aks identohet me makinë, detaje nga ngjarja Read More »

Po ‘çmend’ të huajt, kush është 20-vjeçarja shqiptare (foto)

Melissa ose ndryshe Melimtx aka është një prej vajzave shqiptare e cila i ka vënë fla kën rrjetit dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

Fotot e bukura dhe se nsuale që ajo poston në llogarinë e saj në “Instagram”, kanë arritur që të kualifikohen në fotot më seksi duke tërhequr me mijëra fansa në llogarinë e saj.

Mirëpo kush është Melissa? Ajo ka lindur më 10 prill 2002 në një familje shqiptare në Shqipëri. Emri i saj i vërtetë është Melissa dhe shenja e saj e zodiakut është Dashi. Etnia e saj është shqiptare boshnjake, megjithatë, nuk ka shumë detaje për prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj.

Melissa e ka filluar karrierën e saj si modele duke publikuar foto në Instagram dhe me falimin e kohës fotot e saj arritën qindra mijëra klikime.

Ajo ka arritur që të bëjë 3 milionë ndjekës në Instagram dhe mbi 700.000 ndjekës në TikTok. Pasuria neto e bukuroshes shqiptare është 750.000 dollarë dhe burimi kryesor i të ardhurave janë sponsorizimet.

Po ‘çmend’ të huajt, kush është 20-vjeçarja shqiptare (foto) Read More »

Nuk do e besoni si dukej Valbona Selimllari shumë vite më parë (foto)

Vitet kalojnë por Valbona Selimllari vazhdon të mbetet një ikonë bukurie në vendin tonë. Ajo është mjaft aktive në ekran, e me bukurinë dhe elegancën që e karakterizojnë gëzon simpatinë e shumë njerëzve.

Selimllari është aktive dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto me ndjekësit e saj. Së fundmi, bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë. E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.

Duke shikuar këto foto, duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për Selimllarin, e cila është konsideruar shpesh si shembulli i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër.

Nuk do e besoni si dukej Valbona Selimllari shumë vite më parë (foto) Read More »

Spartak Ngjela i bëri komentin pikant në foto, këngëtarja e njohur vlonjate: Nuk është hera e parë që e bën

Rovena Ibrahimi ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Pak kohë më parë, një koment publik i bërë nga Spartak Ngjela në profilin e saj në Facebook, bëri xhiron e rrjetit

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”- shkruante Ngjela ndër të tjera.

Këngëtarja foli për herë të parë për këtë gjë pasi u vendos në fokus të mediave roze:

“Nuk e prisja kurrë që do isha në qendër të mediave rozë, dhe kjo është pyetje shumë e bukur. Në fillimet e mia pasi dhashë një intervistë u keqkuptova, edhe prandaj kam qëndruar larg medias. Ngjela është njeri i nderuar dhe unë e falenderoj dhe publikisht. Nuk është hera e parë që e bën”- u shpreh ajo.

Spartak Ngjela i bëri komentin pikant në foto, këngëtarja e njohur vlonjate: Nuk është hera e parë që e bën Read More »

Ish-banorja e ‘Big Brother’ bëhet nënë për herë të dytë

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, e njohur nga të gjithë si Noçja, Najada Konomi, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga shtatzënia dhe dorën e bebushit.

Noçja është bekuar me një djalë, pas vajzës më të madhe. Ajo ka zbuluar se e ka pagëzuar me emrin Brendon.

“22.03.2022 Lindi Brendon Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, ka shkruar Najada krahas fotove.

Kujtojmë që ajo prej disa vitesh jeton në Itali me partnerin e saj, Fationin.

Ish-banorja e ‘Big Brother’ bëhet nënë për herë të dytë Read More »

Bora Zemani bën ‘lëmsh’ rrjetin, ja si qëndron e vërteta e këngës së saj

Bora Zemani na bëri “lëmsh” të gjithëve teksa në Instagramin e saj njoftoi se do të publikonte një këngë të titulluar “Nuk jam si ti”. Kënga pritej të publikohej mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në të njëjtën kohë kur “rivalja e saj” Beatri do publikonte këngën “As unë si ti”.

Gjithçka dukej si një përballje “kokë më kokë” mes dy vajzave, por Bora ka treguar se e gjitha ishte një lojë për ditën e 1 prillit. Ajo ka sqaruar fansat nëpërmjet disa postimeve story në Instagram, ku thotë se gjithçka ishte bërë për ditën e gënjeshtrave dhe nuk do të publikojë asnjë këngë.

Nga ana tjetër Beatrix, duket se e ka seriozisht me produksionin e saj.

Bora Zemani bën ‘lëmsh’ rrjetin, ja si qëndron e vërteta e këngës së saj Read More »