Aktori i humorit, Donald Veshaj konfirmoi së fundmi se programi në bashkëpunim me vëllain e tij binjak në Top Channel, do të realizohet dhe madje ka shtuar se do të vijë së shpejti.
Ai nuk ka preferuar të japë detaje, megjithatë duket se gjatë ditës së sotme ai ka qenë në ambientet e Top Channel.
Nuk dihet arsyeja e vërtetë se vizitës së aktorit, nëse ka të bëjë me emisionin e tij të ri apo jo, por ajo çfarë mund të thuhet është se ai ka qenë afër Bora Zemanit, të paktën kështu duket nga fotoja e publikuar nga një konkurrent i emisionit të saj Për’Puthen.
Sami Berisha ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto nën shoqërinë e Donald Veshajt, ku në mbishkrimin e fotos ka vendosur një emoji “borë.” Dyshja duken mjaft që buzëqeshur në foto.
Donald Veshaj vazhdon të jetë kryefjalë e showbizit shqiptar edhe pas daljes nga Big Brother. Aktori fitoi vëmendje dhe me veprimet e tij kontradiktore.
Ai reagoi pas daljes për herë të parë vetëm ditën e djeshme. Një shkrim i gjatë mori vëmendjen e mediave, pasi aktori pranonte se kishte gabuar me Beatrixen dhe donte rikthimin me Borën.
“Shpresoj që Bora të shkrijë me ardhjen e verës. Mbylla dyer që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë”, shkruajti ai në story-n e publikuar në Facebook.
Burimet të Revista.ai bëjnë me dije se Donaldi është parë sot në ambientet e Top Channel. Ai ka patur një takim kokë me kokë me drejtuesit për projektin e tij.
“Më lër të flas”, ka qenë projekti i tij i prezantuar së bashku me Romeon. U mendua se do të niste shpejt, por më pas Donaldi e Romeo patën hatërmbetje për faktin se doli i dyti në garë.
Duket se situatat janë qetësuar dhe tashmë Donaldi do të rikthehet në Top Channel dhe do të bëjë emisionin e tij me Romeon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
Aktori Donald Veshaj ditën e djeshme i “la gojë hapur” të gjithë me deklaratën e bërë. Ai shprehu hapur pendesën për Bora Zemanin dhe tregoi se që prej momentit që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, po përpiqet që të rifitojë moderatoren. Kaluan disa orë , mirëpo Donaldi nuk po merrte asnjë sinjal nga askush për deklaratën e tij. Së fundmi, ka qenë shoqja en gushtë e Borës, Semi, ajo e cila ka publikuar disa foto në “Instagramin” e saj, ku bëri edhe një mbishkrim ku lart e poshtë po thuhet se i’a dedikoi Donaldit.
“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”, shkruan Semi.
Ndonëse është nënë e dy fëmijëve këngëtarja Ledina Çelo vijon të ketë linja perfekte që të lënë pa frymë.
Këtë gjë e ka dëshmuar sërish gjatë ditës së sotme pasi ka postuar disa foto në të cilat shfaqet e veshur me rroba banje ku ka ekspozuar të pasmet e tonfikuara.
Ledina shfaqet teksa po shijon pushimet në një super resort luksoz në Dubai dhe menjëherë të shumta kanë qenë komentet që kanë “vërshuar” në postimin e këngëtares, të cilat padyshim që janë pozitive.
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin më të ri “Ma shumë se ti”, në bashkëpunim me DJ Geek. Teksti, muzika dhe melodia është realizuar nga Vig Poppa, ndërsa Trixa shfaqet me kostum të zi si ‘Catwoman’.
Bazuar te teksti, kuptohet se është një ‘diss’ drejtuar Donald Veshajt, i cili dje deklaroi se e ka lënë dhe po pret që Bora Zemani ta fali.
“Unë të deshta ti më perdore”, thotë Ramosaj në një varg të këngës, një dedikim i hapur për aktorin me të cilin u lidh në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”.
Në puntatën e djeshme të “Ftesë në 5” moderatorja Bieta Sulon, mori një surprizë të këndshme nga stafi dhe nga publiku.
Të shtunën ajo festoi 37-vjetorin e lindjes, një detaj që e përmendi edhe në hyrje të emisionit të sotëm. “Sot po vij një vit më e pjekur para jush”, tha me humor Bieta, pas kësaj ajo u surprizua me buqeta me lule që i ka ndarë edhe me ndjekësit në Instastory.
Bieta i fryu qirinjtë në orën 12 të natës me bashkëshortin e saj, Alban Dudushin dhe djalin e tyre, Kroi Art.
“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës Ps. shija e tortës edhe kësaj here ishte përzgjedhur nga shef Kroi: me shuuuumë fruta të freskëta pylli”, shkroi në rrjetet sociale moderatorja dhe autorja e emisionit të pasdites në Top Channel.
Moderatorja prej vitesh drejton “Ftesë në pesë”, një emision pasditeje. Edhe pse është përfolur shpesh për një largim nga Top Channel, pasi bashkëshorti i saj është tashmë pjesë e një ekrani jetër, Bieta ka vijuar në po të njëjtin televizion.
Eleni Fourerira ishte duke performuar në një klub të Athinës ku u përball me një situatë të pakëndshme.
Këngëtarja me origjinë shqiptare po kërcente me balerinat përreth, ku për një moment rrë zohet. Mirëpo, një pjesë e mirë nuk e kuptuan se këngëtarja u rrë zua.
Ajo reagoi menjëherë duke bërë të duket pothuajse si një lëvizje kë rcimi.
Dy balerinë nxituan ta ndihmonin dhe vazhdoi të kë rcente sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Këngëtarja e ka marrë me sportivitet pasi e ka postuar videon dhe në profilin e saj.
Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ku doli i dyti.
Ndonëse shkoi deri në fund, ai nuk arriti të rrëmbente dot çmimin e parë.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe, Donaldi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga Beatrix Ramosaj dhe për një rikthim të shumëpërfolur me Bora Zemanin.
Vetëm pak minuta më parë, Veshaj i ka dhënë fund thashethemeve përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe bora te shkrihet”, ka shkruar ndër të tjera aktori, duke lënë të kuptohet gjithçka.
Reagimi i plotë:
Une nuk ju njoh shume ju por mund te them me bindje qe ju me keni njohur disi mua. Ne muajt e kaluar perpara syve tuaj kam dare nje piese te vetes time; kam gezuar, kam qare, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar.
Nuk kam folur qe nga mbarimi i Big Brother, sepse une besoj qe cdo gje qe kisha per te treguar e thashe aty me te mirat e te kegiat e mia dhe jam i lumtur per eksperiencen por i penduar per humbjen time aty; nje humbje qe po mundohem ta rifitoj qe ne momentin qe dola e ketu nuk po flas per cmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe une mendoj qe i mora por dhe i dhashe maksimumin tim.
E nderkohe qe kamerat jane fikur, uroj te kuptoni e te respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe bora te shkrihet.
Deri atehere do bej me te miren qe artin tim ta shpreh ne format qe une di dhe dashamiresine qe kam mar gjithe kesaj kohe te kem mundesi te ju a kthej.