ShowBiz

Më të lumtur se kurrë, 2 ish-banorët e BBV iu rikthehen pozave së bashku

Getinjo dhe Vivien dhe pse kanë shumë pak kohë që janë çift kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e ndjekësve me historinë e tyre.

Dyshja pas një krize duket se kanë rigjetur rrugën e dashurisë.

Getinjo i është rikthyer postimeve me Vivien në rrjete sociale.

Shumë lajme kanë qarkulluar se Vivien është në pritje të ëmbël megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë gjë.

Pak më parë Getinjo dhe Mozzik u përfshinë në një aksident automobilistik por fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime.

Më të lumtur se kurrë, 2 ish-banorët e BBV iu rikthehen pozave së bashku Read More »

Nuk do ta besoni sa kushtoi fustani që Arbana Osmani veshi në Toskana

Të gjitha detajet rreth dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Toscana duket se kanë mjaft interes për publikun.

Tundues ka qenë edhe fakt se Arbanën nuk e kemi parë ende si u duk nuse në ditën e saj speciale, por detajet nga ceremonia dhe festa nuk kanë munguar.

Moderatorja ka publikuar së fundmi një foto e cila është shkrepur ditët e qëndrimit të saj në Toscana dhe mban veshur një fustan mjaft të këndshëm.

Fustani është i markës Dolce & Gabbana dhe kushton 2935 euro.

Nuk do ta besoni sa kushtoi fustani që Arbana Osmani veshi në Toskana Read More »

Kë mban në zemër ish-banori i ‘BBV’? Babai i tij godet me përgjigjen epike

Dje në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Alket dhe Xhonatan Islami, të cilët zbuluan më shumë nga marrëdhënia e tyre babë e bir.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” e quajti Alketin një baba “cool” që e ka mbështetur dhe falë së cilit ka mundur të shijojë Shqipërinë nga ajri.

Më tej ata u vendosën në disa situata përballë njëri-tjetrit për të kuptuar sa mirë njiheshin.

Në pyetjen e parë drejtuar Alketit lidhur me tiparin që Xhoni sheh me prioritet tek një vajzë, Alketi vizatoi një zemër, ndërsa Xhoni veçoi karakterin.

Kjo ishte një përgjigje që u prit me të qeshura në momentin që u ballafaquan.

Kë mban në zemër ish-banori i ‘BBV’? Babai i tij godet me përgjigjen epike Read More »

Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

Moderatori Ronaldo Sharka ka reaguar me një mesazh prekës në lidhje me humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa muaj më parë.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Ronaldo ka treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit ku ka theksuar se ai po përpiqet të jetojë me kujtimin e babait, dhe se po përpiqet ta përshtasë në këtë ‘luftë’ dhe nënën e tij.

“Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem te përshtat ne këtë lufte edhe mamin.

Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, ka shkruar ai.

Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij…. Read More »

E trishtë/ Finalistja e BBV humb njeriun e shtrenjtë

Finalistja e Big Brother Vip Kosova Mbresa ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram se ka humbur gjyshen e saj.

“Lamtumirë gjyshe. Ka me më marr malli shumë për erën tone, zanin tan e për darkat e tua ku nak e mbledh krejt me nipa e mbesa.

Shpresojmë me i trashëgu krejt vlerat tua e me i vazhdu traditat e familjes. Krenare me ty gjithmonë.

Pusho lehtësisht gjyshinka jem. Të dua’’, ka shkruar Mbresa sipër një fotografie të gjyshes.

E trishtë/ Finalistja e BBV humb njeriun e shtrenjtë Read More »

Arbana dhe Eduarti nisin muajin e mjaltit, ja vendi përrallor që kanë zgjedhur të sapomartuarit

Çifti i sapomartuar nuk ka humbur aspak kohë dhe ka nisur menjëherë muajin e mjaltit pas dasmës të shumëpërfolur në Toscana.

Duket se Italia është një vend speical për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, pasi ata e kanë zgjedhur edhe për muajin e mjaltit.

Arbana dhe Eduarti kanë publikuar foto nga një provincë e Trentos ku duket se po shijojnë qetësinë pas gjithë zhurmës që shkaktoi dita e tyre speciale.

Kujtojmë se dasma e Arbanës dhe Eduartit ishte mjaft private dhe të ftuarit u porositën të mos publikojnë pamje të çiftit në rrjetet sociale./albeu.com/

Arbana dhe Eduarti nisin muajin e mjaltit, ja vendi përrallor që kanë zgjedhur të sapomartuarit Read More »

Kiara Tito del me reagimin e papritur në rrjetet sociale: ‘Ju lutem kush ka informacion të më ndihmojë’

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara Tito nuk është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Megjithatë, sot ajo ka kërkuar ndihmën e të gjithë ndjekësve të saj për gjetjen e një qeni që ka humbur.

Në instastory, moderatorja ka publikuar foton e një qeni që quhet Lusi, ndërsa thotë se ka humbur në plazhin e Divjakës. Moderatorja shton se qeni është marrë nga një makinë “Benz”, ndërsa ofron dhe shpërblim për këdo që ka informacion. Nuk dihet nëse qeni është i moderatores, apo i dikujt prej të afërmve të saj.

Kiara Tito del me reagimin e papritur në rrjetet sociale: ‘Ju lutem kush ka informacion të më ndihmojë’ Read More »

Kiara nuk e shoqëroi, por Luiz Ejlli shfaqet me familjen e nuses në Amerikë

Prej disa javës,h Luiz Ejlli ishte i pranishëm në SHBA, aty ku mbajti koncerte për shqiptarët që e duan atë dhe muzikën e tij.

Mungesa e Kiarës u vu re nga të gjithë, e për ta justifikuar, Luizi tha se partnerja e tij kishte angazhime të tjera, ndaj nuk mund të vinte.

Por, mesa duket Kiara nuk e la dhe aq vetëm Luizin. Në rrjet ka qarkulluar një foto ku shihet Luizi me tezen e Kiarës dhe burrin e saj.

Ato shihen në një lokal në SHBA, e Luizi shfaqet shumë i buzëqeshur krah tyre.

Këngëtari ka arritur të krijojë një raport shumë të mirë me familjen e Kiarës.

Nuk dihet nëse tezja e Kiarës shkoi në SHBA në të njëjtën kohë me Luizin apo kishte shkuar më parë.

Kiara nuk e shoqëroi, por Luiz Ejlli shfaqet me familjen e nuses në Amerikë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com