ShowBiz

Getoari i dedikon fjalë të ëmbla Marinës në ditën e saj të lindjes: ‘Ti më bën të lumtur’

Marina Vjollca feston sot datëlindjen dhe ndër urimet e shumta që ka marrë, ai që tërhoqi vëmendjen tonë është sigurisht ai i partnerit.
Getoar Selimi zgjodhi fjalët më të bukura për të uruar moderatoren në 32 vjetorin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes sime të dashur dhe mamasë së ëngjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që ndërtojmë bashkë,” – shkroi rreperi krah një fotoje të Marinës dhe vajzës së tyre Marget.

“Të dua jeta jem,” – ishte komenti që pasoi Marina, ndërsa Luana shkroi “një familje ëndrrash”.

Vetë Luana postoi një foto me të motrën duke kënduar këngën e tyre të parë në festivalin e fëmijëve me mbishkrimin “Tërë jetën bashkë. Gëzuar ditëlindjen gjysma ime më e mirë”.

Getoari i dedikon fjalë të ëmbla Marinës në ditën e saj të lindjes: ‘Ti më bën të lumtur’ Read More »

U fotografua me Bora Zemanin mbrëmjen e kaluar, ja si përgjigjet Donaldi

Stilisti Valdrin Sahiti ka organizuar mbrëmjen e djeshme sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë, e ku morën pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria.

Të ftuar në këtë promovim kanë qenë edhe aktori, Donald Veshaj e moderatorja, Bora Zemani. Raporti i të cilëve duket se është përmirsuar pasi dyshja u panë mbrëmë duke qëndruar krah njëri tjetrit në një klub nate në Prishtinë.

Donaldi u pyet se a do ta takoj apo flas me Borën pasi që edhe ajo do të jetë pjesë e këtij eventi. E që në një përgjigje për emisionin “#gjesi” në T7 u shpreh: “Këto pyetje i bëjmë më vonë”.

U fotografua me Bora Zemanin mbrëmjen e kaluar, ja si përgjigjet Donaldi Read More »

Bora dhe Donald kapen bashkë në festë (foto)

Bora Zemani është tashmë personazhi më i komentuar në mediat rozë. Bora-Donald janë dyshja më e përfolur e mediave dhe rrjeteve sociale. Ndarjet dhe bashkimet e tyre bëjnë shumë bujë ashtu si edhe çdo veprim tjetër nga ana e gjithësecilit.

Veç Borës dhe Donaldit në qendër të vëmendjes është edhe Beatrixa, vajza e cila sapo u fut në BBV u dashurua me aktorin i cili ndonëse i ndarë festonte përvjetorin e lidhjes, shprehte dashurinë ndaj Borës dhe tani në fund i dedikoi dhe një këngë moderatores.

Ndonëse ata vet nuk e kanë pranuar publikisht që janë kthyer bashkë, disa foto të qarkulluara kohët e fundit tregojnë se dyshja jo vetëm që janë në krahët e njëri-tjetrit, por shijojnë çdo moment feste. Thashethemet dhe lajmet për ribashkimin e tyre nuk kanë fund, ndërsa përforcohen nga fotot që nxjerrin zbuluar çiftin që ka arritur të marrë vëmendje nga të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme Bora ka qenë e ftuar si modele në një pasarelë mode në Prishtinë, teksa afër saj është parë Donaldi. Po, po e lexuat mirë! Donald Veshaj ka qenë afër dashurisë së tij në mbështetje të saj, teksa janë fotografuar afër njëri-tjetrit në një tavolinë duke festuar bashkë.

Me këtë foto nuk na ngel gjë tjetër veçse të urojmë çiftin dhe t’u bëjmë thirrje që mos të fshihen më, por të jetojnë romancën e tyre telenovelë hapur dhe pa u fshehur nga publiku.

Bora dhe Donald kapen bashkë në festë (foto) Read More »

Nga dasma, krisja e miqësisë me Sabianin te Donaldi, flet Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për revistën Class, ku ka folur për lajmet që qarkulluan se do të bënte një dasmë. Ai është ndalur gdhe te raporti me Sabianin pasi është përfolur për një përçarje ndërsa pati një koment dhe për emisionin e “rivalit”, Donaldit.

Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.

“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi.”, tha ai.

Pse u prish marrëdhënia me Sabianin?

“Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt.”, tha balerini.

Pyetjes se përse nuk ka shkuar në programin e Donaldit, ai iu përgjigj: “Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit.”

Ai nuk kurseu ironinë dhe ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi në lidhje me dasmën që u përfol se do të bëhej në Durrës. “Dasmë kam gjithmonë, jam me familjen time. Adhuroj surprizat dhe emocionet që ato japin.

Për momentin, jam duke menduar koreografinë në spektaklin e radhës që do mbahet në Shqipëri së shpejti. Sa për dasmë, një të tillë e bëra duke zënë peshq, fotot dhe artikujt 2 javë para në plazh. Ne peshkatarët kemi një shprehje, QËLLOFSHI!”, tha balerini.

Nga dasma, krisja e miqësisë me Sabianin te Donaldi, flet Ilir Shaqiri Read More »

Bora dhe Donaldi rikthehen bashkë? Ja çfarë ka bërë moderatorja e ‘Top Channel’ për aktorin e humorit

Fansat e dyshes së njohur Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë kërkuar prej kohësh rikthimin e tyre bashkë. Mirëpo me sa duket kjo dëshirë e tyre është plotësuar.

Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka pasur në Kosovë.

Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

Madje sipas të njëjtit burim, në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

Mirëpo, prezantuesja nuk mohoi që mund të ketë dedikime dhe falje.

Ja ç’shkruante Bora Zemani më herët:

“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tjetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, shtoi ajo në shkrim.

Bora dhe Donaldi rikthehen bashkë? Ja çfarë ka bërë moderatorja e ‘Top Channel’ për aktorin e humorit Read More »

Këngëtarja shqiptare në gjendje të rënduar, ndan pamjet nga spitali

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, këngëtarja është shtruar në spital dhe ka ndarë disa pamje në Instastory, ku shihet e bija teksa i qendron te koka.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Fjollën, por ajo shfaqet me sërum dhe shumë e lodhur.

Kujtojmë që këngëtarja është komentuar prej disa javësh për ndarjen nga biznesmeni, Fisnik Syla dhe tashmë për nisjen e një romance të re.

Gjithçka nisi nga disa foto, ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre.

Këngëtarja shqiptare në gjendje të rënduar, ndan pamjet nga spitali Read More »

Zbardhet tabela e vlerësimit për këngën shqiptare/ Pse dështoi Ronela Hajati dhe cili ishte i vetmi vend që i dha 12 pikë

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurentë në natën e parë të Eurovision, duke mos arritur të dalë në finale.

Organizatorët e festivalit në Torino kanë publikuar sot rezultatet zyrtare të natës së parë ku janë detajuar votat që kanë dhënë juritë dhe publiku për secilën këngë.

Kënga shqiptare ka marrë gjithsej 58 pikë, ndërkohë që Islanda, e kualifikuara e fundit ka marrë 103 pikë.

Nga 58 pikë në total, juria profesioniste i ka dhënë Ronela Hajatit vetëm 12 pikë.

Publiku grek ka qenë i vetmi që i ka dhënë pikët maksimale këngës shqiptare.

Zbardhet tabela e vlerësimit për këngën shqiptare, ja pseZbardhet tabela e vlerësimit për këngën shqiptare, ja pse
Pikët për Shqipërinë

Juria 12 pikë

Zvicra 8 pikë

Sllovenia 6 pikë

Bullgaria 1 pik

Kroacia 2 pikë

Austria 2 pikë

Greqia 12 pikë

Armenia 2 pikë

Franca 5 pikë

Italia 8 pikë

Zbardhet tabela e vlerësimit për këngën shqiptare/ Pse dështoi Ronela Hajati dhe cili ishte i vetmi vend që i dha 12 pikë Read More »

‘Shkoja me femra të tjera, luaja bi xhoz’, Endri Prifti zbulon si e kaloi nd arjen nga gruaja

Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka vite që është nd arë nga gruaja me të cilën ka një djalë.
Gjatë ditës së djeshme këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka rr ëfyer momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij.

Ai është pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar brengën e nda rjes, teksa është përgjigjur se ndarja kalon duke bërë aventura duke pirë alkool ,duke luajtur bixhoz dhe patuar në krah shumë femra.

Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekz agjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abu zuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo.

‘Shkoja me femra të tjera, luaja bi xhoz’, Endri Prifti zbulon si e kaloi nd arjen nga gruaja Read More »