ShowBiz

Lori Hoxha i zbulon Sarës sekretin

Sara Hoxha do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë. Ajo dhe Ledioni më në fund do të bëhen me vajzë, pas dy djemve.
Në dy shtatzënitë e tjera, Sara nuk ka ngurruar të postojë foto me barkun e rrumbullakosur, por këtë shtatzëni ka preferuar ta mbajë më private.

Falë Lorit së fundmi pamë edhe si duket Sara shtatzënë me bebin 3. Ajo ka postuar një foto ku dy motrat kanë pozuar bashkë në dhomën e veshjeve.

Sara shfaqet e veshur me fustan jeshil, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Lori Hoxha i zbulon Sarës sekretin Read More »

Çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Atdheut?

Miqësia mes Arjola Demirit dhe Atdhe Xharavinës u bë publike gjatë kohës që aktorja ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa dyshja u panë shpesh herë bashkë .
Megjithatë, duket se tashmë kjo miqësi nuk është më si më parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Atdheu deklaron se nuk kanë të njëjtin raport, duke zbuluar edhe arsyet pse.

Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetin social Instagram, teksa Atdheu gjatë intervistës përmendi dhe gjyqin.

“Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Thjesht ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të e 4-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.”- tha ai teksa shtoi: “Do iki në Gj ykatë, do ta padis”.

Gjithsesi, në lidhje me këtë situatë të krijuar aktorja e njohur e humorit akoma nuk ka reaguar.

Çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Atdheut? Read More »

Donaldi i ‘çmendi’ të gjithë me dedikimin që bëri për Borën LIVE në emision: ‘E ka ndjerë gjithë Shqipëria’

Edhe ju menduat se Semi Jaupaj do të ishte e fundit që mund t’ia falte Donald Veshajt lidhjen me Beatrix Ramosajn? Këngëtarja i surprizoi të gjithë duke u shfaqur ditën e djeshme krah aktorit në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme ajo është e ftuara e radhës në “Më lër të flas”.

Dhe sikurse pritej i tha të gjitha. Fillimisht ajo zbuloi se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm më shkruante.
Donaldi: A u gëzove që nuk fitova?

Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.

Mes të tjerash Semi pranoi se “Mos u kthe ishte dedikim për Donaldin dhe Borën dhe se Ylli Limani e ktheu në këngë historinë e tyre.

Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?

Semi: Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.

Donaldi i tha se ka shkruar versioni tjetër të këngës ku përmendte martesën me Borën.

Donaldi: Unë kam shkruar versionin tim: “Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria.”

Semi: Më ka bërë përshtypje që njerëzit menduan se kemi lidhje.

Donaldi: Ishe në një event me Borën. Çne i ndeze cigaren? Çfarë ndodhi?

Semi: Rastisëm. Se më pak sikleti dhe nuk dua të flas shumë.

Donaldi: Unë ty nuk të hodha kurrë posht, po ti pse më hodhe?

Semi: Pse çfarë të bëra unë që të më hidhje poshtë? Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit. Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuas asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

Donaldi i ‘çmendi’ të gjithë me dedikimin që bëri për Borën LIVE në emision: ‘E ka ndjerë gjithë Shqipëria’ Read More »

Këngëtarja shqiptare habit me kërkesën: ‘Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu’

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, ka rrëfyer për lidhjet e saj me Kosovën. Në një intervistë për ATV ajo ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se ndihet si në shtëpi.

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndjerë si në shtëpinë time”, ka thënë Stefa.

Me nota humori këngëtarja ka kërkuar edhe që t’ia gjejnë një burrë nga Kosova, duke thënë se nuk do të largohet më që këtej.

“Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka deklaruar këngëtarja Rovena Stefa.

Këngëtarja shqiptare habit me kërkesën: ‘Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu’ Read More »

Agron Llakaj e vë në siklet: ‘A u bashkove me Borën?’, Donaldi ‘habit’ me përgjigjen

Aktori Agron Llakaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”.
Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?

Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?

Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Doanld dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.

Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për çdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.

Agron LlakajL: Hë pra fol!

Agron Llakaj e vë në siklet: ‘A u bashkove me Borën?’, Donaldi ‘habit’ me përgjigjen Read More »

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj vjen me klipin e ri si ‘vajzë fshati’, tund dybekun…

Maya Aliçkaj, këngëtarja e njohur e muzikës folklorike ka sjellë prej pak ditësh kolazhin e saj të këngëve. “Këngë tabani”, “Xha Cane”dhe “Dudia” e kanë rikthyer artisten në këngët ku i fle zemra, por edhe disi në ditët e fëmijërisë. Në njërën prej skenave, Maya tund edhe dybekun, ku siç tregon në “Rudina” në Tv Klan, ka qenë veprim që e ka bërë edhe kur ishte fëmijë, por kësaj here ishte…bosh.

Rudina Magjistari: Ke një skenë aty duke tundur dybekun në videoklip. Ishe duke bërë gjalpë prej vërteti aty apo…

Maya: Aty unë jam kaq shumë e vërtetë se unë jam aktore, më falni për mungesën e modestisë.

Rudina Magjistari: Ashtu duket sikur po bën gjalpë.

Maya: Në fakt dybeku është bosh, por lëvizja ime është shumë e vërtetë. Unë jam rritur në fshat, natyrisht që dikur më ka takuar dhe mua një, dy herë, e kam bërë këtë punë, ia di kësaj gjëje./tvklan.al

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj vjen me klipin e ri si ‘vajzë fshati’, tund dybekun… Read More »

Atdheut ‘i këputet’ shpirti për Triksën, bën deklaratën e papritur

Trinomi Donald-Bora-Atdhe sërish është vendosur në qendër të mediave online, nga njëra anë për shkak të festës së stilistit Valdrin Sahitit dhe nga ana tjetër prej postimit në Instagram të bërë nga vetë Atdheu.
Gjatë programit në Abc e Pasdites ai sqaroi se ishte i li dhur dhe se postimi nuk ishte aspak për moderatoren Bora Zemanin.

Madje nënvizoi se, nëse lajmet që qarkullojnë janë të vërteta, del ajo që ai ka thënë më herë për një ribashkim të tyren.

“Bëhet nami dhe e marrin për persona të tjerë. Po tash unë jam në lidhje unë me dikë tjetër, prandaj e vura një story tjetër shumë më përparadhe mua më ka shku mesazhi aty ku dua unë. Është Instagrami im, bëj ca të dua.”

Ai shtoi se nuk ka aspak lidhje me Borën dhe Donaldin: “Unë jam i vetmi që e kam parashikuar që do ndodhë, dhe nëse janë bashkuar, është tu m’ardhë mirë. E kam dit që Beatrix është vi ktima”.

Historia e Donaldit dhe Borës mesa duekt do vazhdojë të jetë objekt bisedash në tavolinat e bareve por edhe të studiove televizive dhe personazheve të ndryshëm që japin mendimin e tyre për dicka që nuk iu përket dhe nuk i lidh fare.

Atdheut ‘i këputet’ shpirti për Triksën, bën deklaratën e papritur Read More »