ShowBiz

E gjeni kush është vogëlushja në foto? Sot moderatore e suksesshme dhe shumë e komentuar (foto)

Teksa e shihni mund të krijoni një ide, pasi tiparet nuk kanë ndryshuar shumë.

Sot ajo është një nga moderatoret më të komentuara të momentit e cila ka qenë kryefjalë e mediave dhe ka mbi 1 milion folloëers në Instagram.

Bëhet fjalë për moderatoren Bora Zemani. E cila në këtë foto është mjaft e vogël gjithësesi e këndshme.

E gjeni kush është vogëlushja në foto? Sot moderatore e suksesshme dhe shumë e komentuar (foto) Read More »

Iliri tregon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij

Ilir Shaqiri dhe Sabiani krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë kohës që ishin në “Big Brother VIP”. Balerini dhe këngëtari i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër ndërsa ky i fundit theksonte shpeshherë se Iliri ishte “100 mijë euroshi” i tij, duke i uruar fitoren.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Sabani vazhdoi që të mbështeste publikisht balerinin ndërsa ky i fundit ndodhej në një garë të fortë me Donald Veshaj për trofeun e madh. Pas përfundimit të BB VIP, ku balerini u shpall fitues, ata u panë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dedikimet dhe postimet e përbashkëta nuk mungonin në rrjete sociale. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe miqësia e tyre pësoi krisje. Ishte vetë Sabiani që konfirmoi këtë gjë kur ishte i ftuar në emisionin e Donaldit, Më lër të flas.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Kur këngëtari festoi ditëlindjen, ndërsa nuk munguan urimet e shumta nga ish banorë të BB VIP, Iliri nuk u duk gjëkundi.

Kur Iliri u pyet për mikun më të mirë pas BB, ai tha se ka disa ish banorë me të cilët mban marrëdhënie të mira, por pa përmendur Sabianin. “Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij.”

Megjithatë, ndonëse Sabiani u përpoq që të hidhte poshtë këto thashetheme, gjithçka u vulos nga mungesa e tij në dasmën e balerinit të shtunën mbrëma. Arjola Demiri, Ardit Çuni, Arbër Sulstarova, Meridian Ramçaj, Sheila Haxhiraj dhe Valon Shehu ishin ish banorët e BB VIP që morën pjesë në dasmën e tij.

Ndërsa Sabiani, gjatë kohës që po mbahej ceremonia ka treguar se ndodhej në Vlorë bashkë me të birin. Ky veprim nga ana e balerinit, duke mos ftuar në dasmë këngëtarin, i ka vënë vulën raportit miqësor mes tyre.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Pak kohë më parë, Panorama raportonte se mes tyre nuk kishte pasur një sherr por një distancim pas disa këndvështrimeve të ndryshmeve që kanë pasur për tema të caktuara.

Iliri tregon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij Read More »

Spartak Ngjela nuk i ndahet Bora Zemanit: ‘Ka pu shtuar gjithë mediat, e ka të mirë…’

Avokati i njohur, Spartak Ngjela vijon me komentet ndaj moderatores Bora Zemani.
Një koment i tij për moderatoren Bora Zemani ku ai shprehu simpatinë, pak kohë më parë bëri xhiron e rrjetit.

Ngjela ka komentuar deklaratën e tij për moderatoren.

“Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj.

Moderatorja: Pse thoni nivelin aktorial?
Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.

Spartak Ngjela nuk i ndahet Bora Zemanit: ‘Ka pu shtuar gjithë mediat, e ka të mirë…’ Read More »

Nuk ishte në dasmën e balerinit/ Ç’po mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit

Balerini Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë me një ceremoni martesore buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit.

Në dasmë u panë miq të shumtë apo familjarë të çiftit. Balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Arbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.

Mirëpo të gjithë duan të dinë nëse miku i tij Sabiani ishte pjesë e dasmës. Për fat të keq jo dhe duket se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.

Por ku ndodhej këngëtari gjatë kohës ku po zhvillohej dasma?

Ai ka zbuluar nëpërmjet një InstaStory se ndodhet në Vlorë, Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij.

Rikujtojmë se teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, Sabi nuk i kurseu deklaratat për “vëllanë” e tij.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.

Menjëherë pas deklaratës së këngëtari, erdhi dhe reagimi i balerinit. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, është shprehur Iliri.

Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë, me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.

Nuk ishte në dasmën e balerinit/ Ç’po mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit Read More »

U kapën ‘mat’ sëbashku në Itali, reagon për herë të parë Bora Zemani dhe konfirmon gjithçka

Prej ditësh në rrjet qarkullojnë lajme se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar. Këto lajme sikur u konfirmuan ditën e djeshme pasi dyshja u kapën mat në Genova të Italisë.

“Kryefjala.com” siguroi disa foto të tyre duke bërë pazar.

Pas këtij lajmi, moderatorja Bora Zemani ka reaguar duke publikuar një selfie të saj nga Italia, e cila është marrë si konfirmim i lajmeve të ribashkimit.

U kapën ‘mat’ sëbashku në Itali, reagon për herë të parë Bora Zemani dhe konfirmon gjithçka Read More »

Kurorëzojnë dashurinë e tyre, Ilir Shaqiri dhe Emanuela martohen

Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në perëndim të diellit, duket se Emanuela dhe Iliri i kanë thënë “po” njëri tjetrit, ndërsa janë publikuar fotot brenda dasmës së tyre që mesa duket nuk ka pasur shumë të ftuar.

Ashtu siç ka thënë edhe më parë balerini, ata kanë bërë dasmën e tyre në një restorant buzë detit në Durrës.

Ka qenë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka martuar çiftin.

Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.

Kurorëzojnë dashurinë e tyre, Ilir Shaqiri dhe Emanuela martohen Read More »

Beatrix Ramosaj flet për herë të parë edhe për ribashkimin e bujshëm Bora-Donald

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.
Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.
Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”

Në fakt, Anotnela Berisha ka treguar se Beatrix ka qenë me të kur doli videoja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela para pak ditësh.

Beatrix Ramosaj flet për herë të parë edhe për ribashkimin e bujshëm Bora-Donald Read More »

‘M’u grisën bikinit poshtë dhe…’/ Ish-konkurrentja e Për’puthen tregon situatën e sikletshme që i ka ndodhur

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po i ndodhin së fundmi.
Në një video që postoi në Instastory, Efi rrëfeu se gjatë ditës së djeshme ka qenë në spital, por pa zbuluar më shumë detaje rreth arsyes.

Më tej ajo vijon duke treguar një incident që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme me bikini, duke pyetur ndjekësit nëse këto “gjëra të këqija” që po i ndodhin janë rastësi apo sy i keq.

“Kam disa ditë që po më ndodhin vetëm gjëra të këqija. Dje isha në spital, gjëja e parafundit. Ndërsa e fundit, unë tani sapo u ndërrova sepse mu grisën bikinit poshtë, nuk ndodhi ndonjë gjë… mos mendoni keq.

Më thoni ju është syri i keq apo rastësi?”– shprehet Efi gjatë videos.

‘M’u grisën bikinit poshtë dhe…’/ Ish-konkurrentja e Për’puthen tregon situatën e sikletshme që i ka ndodhur Read More »