ShowBiz

Largohet nga ‘Përputhen’ Bora Zemani, ja kush do ta zëvendësoj

Pas dy sezoneve Bora Zemani është larguar nga roli i prezantueses së “Përputhen”.

Siç po flitet moderatorja do ta marrë një tjetër emision që nis së shpejti në “Top Channel”, “Dancing with the stars”.

Ndërsa po ashtu po flitet se vendin e saj në “Për’puthen” do ta zërë Dojna Mema, e cila momentalisht është në pritje të ëmbël.

Të dyja lajmet mbesin në kuadrin e thashethemeve pasi deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar nga asnjëra prej vajzave të ekranit.

Largohet nga ‘Përputhen’ Bora Zemani, ja kush do ta zëvendësoj Read More »

Ardit Gjebrea përballet me të papriturën në mes të natës

Ardit Gjebrea feston sot 59-vjetorin. Surpriza më e bukur për Gjebrean, ishte në mesnatë, sapo ora 00:00 kaloi.

Djali i tij, i cili jeton në Amerikë, Joni, surprizoi familjen kur u shfaq për ditëlindjen e të atit. I befasuar nga kjo surprizë Gjebrea postoi në rrjetet e tij sociale një foto me familjen e tij, të katërt të lumtur duke festuar.

“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur. Tani që jemi të katërt bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, shkruan ai krahas fotos.

Ardit Gjebrea përballet me të papriturën në mes të natës Read More »

A do t’i hysh politikës? Arjola Demiri befason me përgjigjen e saj

Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vijoi më pas me karrierën e saj ai aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha mbrëmjen e djeshme Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.
Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

A do t’i hysh politikës? Arjola Demiri befason me përgjigjen e saj Read More »

In cidenti i papritur, moderatorja Alketa Vejsiu rr ëzohet në mes të emisionit

Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, ka gjithnjë të papritura dhe kështu ndodhi dhe sot.

Në hyrje të emisionit, Amari dhe Roani, dy fëmijët e përzgjedhur të spektaklit kanë rr ëzuar moderatoren Alketa Vejsiu.

Alketa e mori me sportivitet situatën dhe iu bashkua energjisë së fëmijëve duke dëgjuar këshillën e tyre.

Moderatorja hoqi takat dhe u ul këmbëkryq me ta për të biseduar.

In cidenti i papritur, moderatorja Alketa Vejsiu rr ëzohet në mes të emisionit Read More »

Zbardhen shifrat maramëndëse/ Zbulohen shumat për artistët shqiptarë gjatë sezonit, ja surpriza e kësaj stine

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar. Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta. Por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.

Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert. Megjithatë emrat më të famshëm kanë një agjendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar. Madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë. Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro.

Por në realitet, shpeshherë shifrat janë edhe më të fryrë. Në showbizzin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Shumica e koncerteve të tyre janë në clubet bregdetare, por edhe jashtë Shqipërie. Zvicra është shteti që i paguan më shumë, ku për një natë koncert, së bashku me reklamimin në rrjetet sociale që Donaldi dhe Romeo i bëjnë kap shifrat deri në 10 mijë euro.

Nuk mbetet pas as Noizy, i cili këtë vit ka një rritje në tarifat e tij, por gjithashtu një numër më të madh të koncerteve brenda Shqipërisë. Ndonëse pak vite më parë ‘zbriti’ nga froni më të paguarit, këtë sezon ai ka fituar sërish ‘titullin’ e mbretit të netëve live. Kështu, për këtë sezon, Noizy është sërish në krye të listës, duke lënë pas kolegët e tij. Deri në 5 mijë euro është tarifa që ai merr për të performuar brenda kufijve dhe deri në 8 mijë euro jashtë vendit.

Një tjetër këngëtar që është ndër më të paguarit këtë sezon është Alban Skënderaj. Ndonëse është më selektiv në përzgjedhje të clubeve dhe eventeve që ai zgjedh, këngëtari ka një axhendë mjaft të ngarkuar këtë verë, ku çmimet për të shkojnë deri në 5 mijë euro.

Edhe ‘mbretëresha e netëve live, Elvana Gjata ka një rritje në kërkesat e saj. Që nga 2018, ajo e humbi fronin e saj, duke zbritur në tarifën 3 mijë euro. Duket se largimi i saj në SHBA, mungesa ekëngëve të reja në tregun tonë e ‘rrëzoi’ Elvanën nga ky fron. Por me t’u rikthyer, artistja e rifilloi edhe njëherë karrierën, aty ku e la. Tanimë Elvana merr deri në 5 mijë euro për një natë dhe dyfishin e kësaj shume për koncertet jashtë Shqipërie. Duket se këngët e reja e kanë rikthyer edhe njëherë në top këngëtaret e përzgjedhura.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mugnesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke marrë deri në 2 mijë euro për performancat e saj.

Por krejt ndryshe duket situata me këngëtarët e muzikës popullore, që këtë vit do të ketë një sezon të begatë, kryesisht me dasmat. Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Fatmira Breçani janë në krye të listave, ku kanë edhe tarifat e tyre deri në 5 mijë euro për dasma jashtë Shqipëri, kryesisht në diasporë. Një tarifë më të ulët kanë në koncertet e tyre në clube.

Surpriza e kësaj stine është padyshim Beatrix, që është shndërruar ndër artistet më të paguara kohët e fundit. Duket se drama e ndarjes me Donaldin i ka shërbyer në jetën profesionale, duke rritur tarifat. Pas këngëve të reja dhe popullaritetit që i dha historia në Big Brother, Beatrix do të marrë nga 3 deri në 5 mijë euro për koncerte që do të mbajë përgjatë verës. Aktualisht këngëtarja e njohur po punon për të tjera këngë dhe përgjatë sezonit do të jetë në clube të ndryshme, ku do të performojë së bashku me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj, Dj Geek.

Ajo që vëmë re për këtë sezon është një tërheqje e Flor Mumajesit nga netët live. Artisti i njohur vitet e fundit është shfaqur më i tërhequr nga koncertet, duke preferuar të jetë më shumë pjesëmarrës në festa private, ku performon së bashku me djemtë e Three Dots. Së bashku ata kanë një tarifë deri në 8 mijë euro, megjithatë larg çmimit prej 5 mijë eurosh që ka pasur vetëm Flori sezone më parë.

Më interesante duket lista e artistëve kosovar, që përditë e më shumë shndërrohen në të preferuar edhe në vendin tonë. Ledri, Ylli Limani, Getoari dhe Capital T janë disa nga këngëtarët që kanë një sezon të ngjeshur, ku rekordin e mban Ledri deri me 3 koncerte brenda ditës. Këta artistë marrin nga 3 deri në 8 mijë euro për një natë./Panorama.al

Zbardhen shifrat maramëndëse/ Zbulohen shumat për artistët shqiptarë gjatë sezonit, ja surpriza e kësaj stine Read More »

Balerini Ilir Shaqiri zbulon emrin e vajzës së Arbana Osmanit

Nga 1 ne 10 sa mundësi ka që emri i vajzës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt që do vijë së shpejti në jetë të jetë Aria?
Një koment i Ilir Shaqirit në postimin e fundit të moderatores ka marrë gjithë vëmendjen. Arbana ndodhet në Bogë, një kabinën që Eduart Grishaj i ndërtoi në mal vitin e kaluar bashkë me regjisorin dhe djalin e tyre Diellin. Ajo ka postuar disa foto nga natyra me të birin teksa ka shkruar: “Jeta e thjeshtë”.

Ndërkohë balerini i ka komentuar duke shkruar: “Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve që përdoren zakonisht për ardhjet në jetë të bebeve. Ai dhe Arbana kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të “Big Brother VIP” dhe shkëmbejnë shpesh komente.

Fundjavën e kaluar Arbana bashkë me partnerin e saj ishin në dasmën e fituesit të BBV. Kështu, nisur nga raportet e tyre ndoshta moderatorja mund t’i ketë thënë emrin e të bijës duke qenë se ditët e sotme emrat zgjidhen muaj apo edhe vite përpara ardhjes në jetë të fëmijëve.

Vlen të theksohet se Aria do të thotë “këngë” ose “melodi” në italisht. Por nuk e bëjmë dot lidhjen e kësaj domethënie me fotot e Arbanës, ndonëse komenti mund edhe most ë ketë aspak lidhje me emrin e vajës së Arbanës. Për më tepër, Arbana nuk i ka kthyer përgjigje Ilirit.

Balerini Ilir Shaqiri zbulon emrin e vajzës së Arbana Osmanit Read More »

Flori Mumajesi ndan lajmin e ëmbël, mesazhi emocionues i këngëtarit

Këngëtari Flori Mumajesit është bërë dajë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Flori në rrjetet sociale. Ai ka ndarë foton e bebushit që mban një arush në duar i cili sipas Florit është arushi i tij i fëmijërisë.
Flori është shumë hermetik rreth jetën private. Postimi i tij i fundit me të motrën në rrjetet sociale daton dy vite më parë kur e uroi për ditëlindje.

Përsa i përket jetës së tij personale nuk dihet nëse është në një marrëdhënie edhe pse emri i tij është lakuar shumë në media. Shumë fansa të tiij kanë aluduar se ai është në një lidhje me moderatoren Liberta Spahiu por të dy e kanë mohuar.

Flori Mumajesi ndan lajmin e ëmbël, mesazhi emocionues i këngëtarit Read More »

Ndahen një nga çiftet më të dashura për publikun

Pas më shumë se 1 vit lidhje Michael B. Jordan dhe Lori Harvey ndajnë rrugët.

Dyshja konsideroheshin një nga çiftet më të bukura ndërsa debutimin e parë si çift e kishin bërë në festën e “Oscars” të Vanity Fair 2022 në Beverly Hills më 27 mars.

Thashethemet për ndarje filluan pasi Lori u shfaq e vetme në tapetin e kuq të Cannes.

Jordan tha në dhjetor se “më në fund zbuloi çfarë ishte dashuria” në marrëdhënien e tij me Harvey.

Arsyet e ndarjes mbeten akoma të paqarta teksa asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë akoma rreth kësaj çështjeje.

Ndahen një nga çiftet më të dashura për publikun Read More »