ShowBiz

Beatrix Ramosaj komenton për herë të parë ribashkimin e Borës me Donaldin

Në një intervistë televizive këngëtarja dhe mjaft e përfolur, Beatrix Ramosaj, tha se ndihet më e frymëzuar se kurrë, ndërsa shtoi se po punon për projekte të reja.

Beatrix Ramosaj: Jam më e frymëzuar se kurrë, më e angazhuar se kurrë, projektet janë të shumta po punoj shumë. Jam e rrethuar me shumë dashuri, jo vetëm nga familja e miqtë por edhe nga publiku. Dua të veçojë mbështetësit e mi.

Ramosaj ka komentuar dhe për ribashkimin e Bora Zemani dhe Donald Veshajt, duke thënë se i vjen mirë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Çfarë mendimi ke për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në shoëbizin shqiptar me disa personazhe?

Beatrix Ramosaj: Ribashkime të kujt?

Po flitet gjithandej për Donald dhe Bora?

Beatrix Ramosaj: A shumë mirë gëzohem, më vjen mirë.

Beatrix Ramosaj komenton për herë të parë ribashkimin e Borës me Donaldin Read More »

‘Vesi’ i djalit të Miriamit dhe Albanit do t’ju shkrijë së qeshuri, i fiksuar pas pastërtisë

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.

Bukuroshja prej shumë vitesh ka qenë pjesë e tregur muzikor dhe edhe pse shkëputet me kohë të gjatë për shkak të familjes nga lansimi i projekteve të reja muzikore sërish nuk harron të surprizojë ndjekësit e saj.

Artistja gjithashtu është dhe mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj. Por postimi më i fundit në Instastory padyshim që na ‘i shkriu zemrat’. Këngëtarja ka postuar një foto të djalit të saj teksa fle gjumë dhe na tregon gjithashtu fiksimin e tij, që është furça e dhëmbëve të cilën Duam e mban gjithmonë me vete madje edhe kur fle gjatë natës.

Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën.

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.

‘Vesi’ i djalit të Miriamit dhe Albanit do t’ju shkrijë së qeshuri, i fiksuar pas pastërtisë Read More »

Kapet ‘mat’ Monika Lubonja duke…

Monika Lubonja i kushton gjithnjë shumë rëndësi pamjes së saj. Gjë që e vërtetoi edhe gjatë katër muajve që qëndroi në “Big Brother VIP”. Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it.

Aktorja ka marrë komplimente të shumta për sharmin dhe elegancën, madje jo rrallëherë është cilësuar edhe si një nga banoret më të bukura të shtëpisë së famshme.

E duket se përkujdesjen ndaj pamjes së jashtme Monika “e ka në gjak” dhe nuk e bënte vetëm, sepse ishte nën syrin e kamerave për njëzetë e katër orë.

Paparaci ka fotografuar aktoren në një prej bareve të Tiranës ku ajo shihet vetëm. Mirëpo, në vend të ndonjë kafeje a pije në duar ka disa “make up”-e. Siç mund të shihet në foto, aktorja është duke freskuar grimin e saj dhe nuk ka ngurruar që tualetet t’i vendosë në tavolinën e karrigen ku është ulur.

Kapet ‘mat’ Monika Lubonja duke… Read More »

Martohet aktorja e njohur turke shumë e dashur për shqiptarët, ja pamjet nga dasma e saj mbresëlënëse në Ohër

Aktorja e famshme turke, Ebru Sahin, i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman ditën e djeshme. Ceremonia është mbajtur në Ohër, vendlindja e basketbollistit.
Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase. Ata do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çe?me më 7 korrik. ?ahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.

Duke folur asokohe për propozimin për martesë, Cedi tha: “Ishte gjëja më e bukur në jetën time. Isha shumë i emocionuar dhe shumë i stresuar. Ajo është vërtet e veçantë për mua. E dija që ditën që e pashë. Unazën e kisha që vitin e kaluar dhe mora guximin dhe ia ofrova. Ngjarja më e mirë në jetën time.”

Martohet aktorja e njohur turke shumë e dashur për shqiptarët, ja pamjet nga dasma e saj mbresëlënëse në Ohër Read More »

Bora Zeman i vë ‘fl akën’ rrjetit me fotot nga pushimet në Turqi

Pasi përfundoi sezoni i radhës i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Bora Zemani, ka nisur disa ditë pushime me familjen e saj. Ajo po shijon rrezet e diellit dhe plazhin në Turqi.

E teksa ndodhet me pushime, moderatorja e njohur ka vendosur që të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet.

Së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram”, Bora ka postuar disa foto duke pozuar me bikini ngjyrë të verdhë teksa i nxirrnin në pah dhe linjat e saj perfekte trupore.

Fotot kanë marrë komente të shumta pozitive, por ato çka ranë më së shumti në sy ishin tatuazhet që kishte ekspozuar moderatorja.

“Kur bleta largohet nga kosherja për të shijuar perëndimin buzëdetit”- shkroi ajo krahas fotove.

Bora Zeman i vë ‘fl akën’ rrjetit me fotot nga pushimet në Turqi Read More »

Olsi Bylyku dhe Romeo Veshaj shkëmbejnë puthjen ‘pasionante’ në buzë

Kënga e Elvana Gjatës në sfond do ishte e duhura për paraqitjen e radhës së bashku në televizion për Romeo Veshajn dhe Olsi Bylykun.

Nuk ndodh shpesh në ekranet shqiptare, por dy aktorët nuk kanë ngurruar të japin një puthje në buzë, sigurisht për një skeç të emisionit “Më lër të flas”.

Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistuar disa ditë më përpara. Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë ndërsa reagimi i të gjithëve ishte pikërisht ky i Donaldit:

Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.

Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore. Në intervista ata kanë treguar madje se kur ishin respektivisht pjesë e ‘Portokalli’ dhe “Al-Pazar’ shpesh shkruanin tekste për njëri-tjetrin.

Olsi Bylyku dhe Romeo Veshaj shkëmbejnë puthjen ‘pasionante’ në buzë Read More »

Moderatorja e njohur zbulon kushtin që duhet të plotësojë partneri i saj

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Goca dhe Gra”, në Top Channel, ku ka zbuluar se si do ta dëshironte partnerin ideal për të.
Moderatorja e njohur u shpreh se kushti kryesor është që ai person të mos jetë mediatik ndërsa për sa i përket cilësive të tij, ajo tha se idealizimet që ka nuk do të realizohen kurrë.

Biseda në studio:

Armina Mevlani: Ti je në një lidhje?
Kiara Tito: Jo nuk jam në një lidhje momentalisht.

Armina Mevlani: Si do e dëshiroje partnerin?

Kiara Tito: Nuk është se kam një tipologji, sepse duke kaluar vitet e kam kuptuar që ato idealizimet që kam në kokë për partnerin janë të kota sepse asnjëherë nuk do të realizohen.

Për të gjithë djemtë beqarë, moderatorja e njohur

Dalina Buzi: Këngëtar do e doje?

Kiara Tito: Jo nuk do ta doja. Nuk do të doja të ishte njeri i medias.

Moderatorja e njohur zbulon kushtin që duhet të plotësojë partneri i saj Read More »

Serena Sula ‘sh okon’ me deklaratën: ‘Kam bërë s*ks me…’

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Serena Sula, vijon me deklaratat e forta kundrejt Ilir Shaqirit.

Ajo tha pak kohë më parë se është takuar në prapaskena me Ilir Shaqirin dhe se ka shkëmbyer numrat e kontaktit me të. Madje Serena shtoi se kanë pasur edhe një takim të dytë. Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale e shkëputur nga një intervistë e Serena Sulës në “Shqipëria Live”, ku ajo deklaron se ka kryer marrëdhënie sek suale me fituesin e “Big Brother Vip.”

Gjatë intervistës Serena rikujton se muaj më parë ka deklaruar se nëse do të ishte në “Big Brother” personat me të cilët do bënte se ks ishin Iliri dhe Donaldi. Ajo shprehet se këtë gjë që ka thënë e ka realizuar me balerinin, ndërsa shton se ky i fundit nuk do të mundet ta mohojë pasi ajo ka edhe prova.

Biseda:

Serena: Më pyete ti mua “me kë do bëje se ks ti” edhe unë e plotësova atë që thashë. Thashë do bëja me Ilirin, po të isha në Big Brother…

Moderatorja: Pra po thua që ke kryer marrëdhënie se ksuale me të (Ilirin)?

Serena: Unë e plotësova…

Moderatorja: Unë duhet ta mbyll sepse regjia më thotë gjatë gjithë kohës mbylle… Por është e vërtetë kjo deklaratë e jotja nuk është shaka?

Serena: Po vërtet pse?

Moderatorja: Mban përgjegjësi për këtë që thua?

Serena: Po, pse?

Moderatorja: Po sepse është deklaratë shumë e fortë dhe…

Serena: Shumë e fortë? Okej…

Moderatorja: I lind e drejta Ilirit të flasë dhe të reagojë dhe ta hedhi poshtë ose jo këtë që po thua.

Serena: S’ka çfarë të hedhë poshtë ai se kam… mesazhe kam gjëra kam…

Serena Sula ‘sh okon’ me deklaratën: ‘Kam bërë s*ks me…’ Read More »