Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi ka reaguar ndaj një videoje që është bëë virale në rrjete sociale, ku kritikohej se vesh shpesh rroba të njëjta. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari shprehet se nuk njihet për jetën luksoze pasi nuk vjen nga një familje e pasur por për zërin e tij
“INFO : Ti qe e ke postu ket sen po ta baj qefin vendosa me ti than do fjale!
Mos mendo qe me perul mu ose karrieren tem pse e kam pas njejten veshje nje Emision dhe nje darsem nje shokut tem une nuk vi nga familje e milionerav dhe sjam milioner ! nuk besoj qe kam dhez prej teshav se me nje duks 10€ ne videon tem te par BETOHEM e kam pas vesh! po une njina per zanin tem respektin ndaj qdo njerit qe mka ba support paret qe i fitoj normal qe si kom nda me ble 10.000€ tesha po jau kam nda Nanes edhe Babit per me ba naj shpi etj.
Veq deshta me tu pergjigj se nuk ke fitu kurgjo me ket video qe je mundu mem ofendu se ti spaku as ftyren as veshjen se ke tregu po kulturen. i pasun jam perderisa familja jem i ka krejt tmirat e zotit qe ai ma ka dhuru mu me ju ndimu ❤️ edhe 1 sen mos e harro multi milioner me kan skom me e jetu jeten e milionerit kur e di qe veni jon osht shumi varfun edhe qona e flej me nje rreth te tille 🫡”, shkruan ai.
I ftuar në ‘Abc e Pasdite’ me Ermal Peçin, Florjan Binaj, hodhi dritë mbi shumë diskutime që protagonist kanë pasur pikërisht të. Një ndër to është dhe aktivizmi i tij, apo përfshirja në të ardhmen në politikën, ku shpesh është aluduar se lëvizjet e Binaj kanë qenë në drejtim të tillë.
“Nevoja e ka sjellë këtë gjë. Mua më bëhet qejfi që njerëzit gjejnë të unë një model se si duhet të jetë sot qeveria shqiptare. Kam plot shok, miq, që i quaj motra e vëllezër që ndajmë plotësisht të njejtat ide. Por mendoj se në 32 vite, ata që janë sot e që kanë qenë dje, kanë krijuar mirë kushtet. Muret i kanë bërë aq të trasha, sa për çdo të ri ose të re, e vetmja mundësi për të hyrë brenda këtyre mureve është të konvertohet si ata. Për momentin nuk e shoh të arsyeshme, besoj se kontributi im më i madh është në art. Në fjalën time të lirë siç e ndjej. Do u thoja të rinjve dhe të rejave të rrijnë më pak në TikTok dhe të marrin guximin, të hedhin zërin e tyre, sepse më përpara e haje me jetë.”
Një imazh shumë i dashur për publiku, Florjan Binajn e ndjekim në ekranin e Abc duke moderuar emisionin “Piranjat” në krahë të Arilena Arës. Ai shprehu se me Arilenën është takuar vetëm një javë përpara emisionin por janë çuditur nga kimia që kishin me njëri tjetrin.
Gjithashtu ai rrëfeu se preferon që kujtimet t’i mbaj private. Për pasojë nuk shohim shpesh fotografi me familjen ne rrjetet e tij sociale.
“Fëmijët sikletosen, ngelin si të pikëpyetur. Ndodh shpesh që në rrugë më ndalojnë për foto dhe unë detyrohem t’i heq dorën fëmijëve të mi dhe ti them largohu sa të bëj një foto. Kam filluar të them jo, sepse jam me familjen. Në fund të ditës kam familjen më të shenjtë sesa një fotografi.” – tha aktori i mirënjohur.
Ndër të tjera Florjan Binaj zbuloi se do të ketë një rikthim të tij në ekran nën petkun e aktorit apo humoristit, si personazhet që publiku i ka dashur shumë përgjatë karrierës së tij.
Në një segment tjetër të intervistës, Florjan Binaj kategorizoi Bes Kallakun si shokun më të mirë të “Portokalli”. Ndërkohë për Ermal Mamaqin u shpreh se është një njeri jo i vërtetë, dhe se Xhemi Shehu është prezantuesja më e bukur.
Armina Mevlani i jep mundësinë ndjekësve të saj në Instagram, të shprehin mendimin e tyre dhe të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi dhe padyshim që mesazhet kanë qenë të shumta.
Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundëm. Madje e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë. Ndërsa, Mevlani ia ka kthyer:
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”.
Këto fjalë ajo i ka shoqëruar edhe me një foto nga dasma, ku kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor.
Gazetarja e njohur, Elona Duro ka performuar në skenën e “Dancing With The Stars”, e cila arriti të marrë goxha vëmendje.
Gjithashtu edhe juria pati komente pozitive për të.
Mirëpo, anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari tha se e ka paragjykuar shumë Elonën e për këtë i kërkoi ndjesë. Valbona mendoi se gazetarja nuk do të jepte maksimumin.
“Të kam paragjykuar”, Valbona Selimllari i kërkon
“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, nënvizoi Valbona.
Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë, por asnjëherë nuk e konfirmuan nëse pati diçka mes tyre.
Thashethemet nisën që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, ku fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çift”.
Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.
Dys himet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.
Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partnerë deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, por tani jo më.
Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në “Instagram” nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”.
Ndërsa, Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë”.
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni. “Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.
Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Së fundmi, Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë. Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është “single” dhe për momentin “nuk ka të dashur”.
Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.
Nga ana e Bojkenit, këngëtari ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe e ka lënë pas historinë me këngëtaren. Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht.
Mbrëmjen e djeshme çifti janë fotografuar në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. E dashura e artistit është e panjohur për publikun, por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.
Madje, edhe në një ambient ku ndodhet ish-e dashura e tij. Semi ka postuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren dhe menaxherin, ndërsa të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të Bojken.
Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.
Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë, sepse kështu është si të thuash maja e shpërndarjes së thashethemit dhe lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale, normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë”, tha ai duke mos dhënë shumë detaje.
Pavarësisht të gjithave, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.
“Shoku im më i mirë i jetës”, shkruante Semi krahas videos. Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.
Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”. Sa i përket çiftit Bora-Donald, dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së dyshes. Fakti që ishte brenda me ishtë dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport, Semi, shoqja e Borës, ose Semi, shoqja e Donaldit.
Gjatë “reality show’-t, ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuar asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.
Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte pasur gjithashtu “dorë”. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën, Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas, ai i kishte shkruar Borës, së cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte, por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4- 5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase. “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them”, i thashë.
Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thosha “më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo”. Para disa ditësh, po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thënë më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë”, tregoi Donaldi.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Semi nuk mund të mos pyetej për çiftin. Ajo tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre. “Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar tashmë në mediat rozë. Përveç dyshes, ajo që tërheq shumë vëmendjen në media është marrëdhënia e aktores me fëmijët e Frrokut.
Vajza e madhe e Markut, Mara Frroku nuk ishte prezente në dasmën e babait me Rudinën dhe kjo për shkak se jeton në SHBA.
Pak ditë më parë, moderatorja zbuloi se me Marën ka marrëdhënie të mira, ndërsa për këtë gjë ka folur së fundmi edhe vajza e Mark Frrokut.
“Si është marrëdhënia jote me Rudinën?”, e pyeti një ndjekës në Instagram, ndërsa Mara ka treguar një konflikt që ka pasur së fundmi me moderatoren.
“Konflikti im me Rudin ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kg nga gatimet e saj. Stop Rud”, u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se kanë një raport shumë të mirë.
Atdhe Xheravina ishte së fundmi i ftuar në një emisjon, ku gjatë intervistës u pyet nëse do të kalonte një darkë pasionante apo miqësore me Beatrix Ramosajn.
Atdheu u shpreh me fjalët më të mira për këngëtaren, por tha se darka me të do të ishte miqësore.
“Beatrix është yll, është shumë e bukur dhe ka një super stil, vishet shumë bukur. Më vjen keq nga Antigona, mamaja e Beatrix (qesh) dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që po e zgjedh një darkë miqësore më mirë”, u shpreh ai.
Në puntatën e radhës të “Më lër të flas” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.
Në pjesën e dytë të emisionit, Xhensila foli rreth familjes së saj dhe pak për planet e së ardhmes.
Në një lojë të zhvilluar gjatë emisionit, vëllezërit Veshaj i kanë drejtuar disa pyetje duke u bazuar në titujt e këngëve të saj, ku një ndër to ka qenë se cili është mëkati më i madh i saj.
Xhensila: Nuk ka njerëz pa mëkate, por e rëndësishme është ti falësh me dashuri, por dashuria në ditët e sotme mungon…i thoni më shumë njerëzve të dua…Dashuria lan çdo mëkat, jo çdo mëkat por…